Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Receta

Kategoria Receta ka për qëllim të ndaj me ju receta, gatime nga me te ndryshmet. Tradicionale dhe europiane, të ëmbla dhe të kripura. Ne ju japim ide për vaktet tuaja!

  • Sallatë me speca të mbushur – Një recetë shumë interesante dhe e veçantë!

    Sallatë me speca të mbushur – Një recetë shumë interesante dhe e veçantë!

    Më poshtë ju njohim me një mënyrë të re të mbushjes së specave, dhe këtë herë ato nuk kanë nevojë të gatuhen, por mund të kosumohen siç janë.

    Një sallatë e freskët verore, plot me vitamina, minerale, antioksidanë dhe proteina falë përbërësve të përdorur.

    Ndiqni recetën hap has hapi dhe provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.

    Përbërësit

    • 220 g fasule të zeza (të konservuara, të kulluara)
    • 3 lgj miser i zier (i konservuar)
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 kërcell qepë e njomë
    • Lëng nga ½ limoni jeshil
    • 5 lgj lëng perimesh
    • 2-3 speca të verdhë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Nenexhik
    • Kripë dhe piper për shije

    Përgatitja

    Shpëlani e më pas kulloni fasulet dhe misrin në një sitë. Më pas pastroni qepën e njomë dhe priteni në rrathë të hollë.

    Lani mirë gjethet e nenexhikut. Ruani mënjanë disa për zbukurim dhe copëtoni imët pjesën tjetër.

    Në një enë bashkoni lëngun e limonit, lëngun e perimeve, vajin e ullirit.

    Shtoni kripë e piper sipas shijes dhe hudhrën e shtypur.

    Bashkoni fasulet, misrin, qepën, nenexhikun e grirë imët dhe përzierjen e lëngut të perimeve.

    Shpëlani specat, thajini mirë dhe prijini në gjysmë për së gjati. Hiqni farat dhe shpëlajini sërish.

    Mbushni gjysmat e specit me përzierjen që përgatitët dhe zbukurojini me gjethet e mbetura të nenexhikut.

  • Kasatë shtëpie me qumësht – E ftohtë, e freskët, ideale në këto ditë të nxehta!

    Kasatë shtëpie me qumësht – E ftohtë, e freskët, ideale në këto ditë të nxehta!

    Recetat e freskëta dhe të ftohta janë ideale në këto ditë të nxehta.

    Ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së kasatës me qumësht në shtëpi, një recetë e shëndetshme dhe me shije të lehtë e cila do t’ju freskojë mendjen dhe trupin me ftohtësinë e saj por edhe do t’ju ëmbëlsojë gjithashtu.

    Mund ta kombinoni me arra, fruta të thata dhe biskota nëse preferoni ajo do t’ju kënaqë me shijen që ka.

    Mjaftonë vetëm disa hapa të thjeshtë dhe më pas ajo do të jetë gatu për t’ju freskuar me shijen e saj.

     Kasatë Shtëpie Me Qumësht

     Përbërësit

    • 1 l qumësht
    • 1 filxhan çaji sheqer
    • 2 kokrra vezë
    • 1 filxhan çaji me arra të shtypura
    • 1 lugë çaji vanilje
    • 3 lugë gjelle niseshte

    Përgatitja

    Si fillim, vendosni qumështin në një tenxhere shtoni aty sheqerin dhe përzjeini mirë.

    Më pas shtoni niseshtenë dhe përzjeheni me një lugë druri deri sa niseshteja të tretet.

    Në vijim, ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.

    Shtoni të verdhat e vezëve në tenxheren me qumësht dhe përzjeini derisa të treten me masën.

    Të bardhat e vezëve mbajini mënjanë.

    Vendosni tenxheren me qumësht në zjarr duke e trazuar përmes një luge druri pa ndërprerje.

    Shtoni arrat e shtypura dhe vijoni ta trazoni derisa masa të nisë të vlojë dhe të nxjerrë flluska.

    Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

    Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e palëvizsshme.

    Kur masa e qumështit në tenxhere të jetë ftohur tamam shtoni të bardhat e vezëve që keni rrahur, shtoni edhe vaniljen.

    Përzjeheni mirë të gjithë masën dhe vendoseni tek një tjetër enë drejtëndëshe ose si të preferoni.

    Vendoseni kasatën e përgatitur në ngrirje  në frigorifer dhe lëreni aty për 3-4 orë derisa të ngrijë plotësisht dhe më pas nxirreni nga frigoriferi priteni në feta dhe shijojeni me pak reçel qershie sipër apo edhe me biskota.

  • Menemen – Ja si të përgatisni omletën turke

    Menemen – Ja si të përgatisni omletën turke

    Kjo recetë tradicionale turke e njohur me emrin Menemen, është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.

    Vetëm me pak përbërës bazë dhe tepër e shijshme kur shoqërohet me pak bukë të thekur.

    Nëse nuk kishit dëgjuar më parë për këtë pjatë, ajo përgatitet duke skuqur perimet si speca, qepë dhe domate, së bashkur me disa vezë. Atyre iu jepet më tepër shije me një përzierje erëzash.

    Një kombinim jashtëzakonisht i shijshëm, i cili sugjerohet të shërbehët sa është ende i nxehtë.

    Gjithashtu duhet të dini se nëse dëshironi ka shumë mënyra për të personalizuar këtë pjatë.

    Ju mund të shtoni, djathë, sallam, proshutë apo spinaq, kjo mbetet në dorën tuaj.

    Më poshtë ju njohim me recetën bazë të omletës turke, menemen.

    Përbërësit

    • 1 qepë e vogël e bardhë
    • 1 spec i madh jeshil
    • 4 domate të prera në kubikë
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 lugë çaji piper i zi
    • kripë për shije
    • 3-4 vezë

    Përgatitja

    Fillojeni këtë recetë duke skuqur fillimisht perimet në pak vaj ulliri. Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe shtoni qepën dhe specat e prerë në kubikë. Skuqini për 5 minuta duke i trazuar herë pas here derisa të zbuten.

    Kur perimet të jenë zbutur, ulni nxehtësinë dhe shtoni domatet, gjalpin, piperin dhe kripë për shije.

    Përziejini derisa të bashkohen dhe gatuajini për pak minuta.

    Më pas shtoni sipër vezët dhe lërini në zjarr për rreth 1 minutë. Përdorni një lugë për të thyer të verdhat dhe përzieni vezët së bashku me domatet.

    Vazhdoni gatimin derisa vezët të jenë mpiksur. Shërbejeni menjëherë së bashku me pak bukë të thekur.

  • Ja si të përgatisni mjaltë me petale trëndafili – Plot vlera dhe shije!

    Ja si të përgatisni mjaltë me petale trëndafili – Plot vlera dhe shije!

    Ëmbëlsia e mjaltit dhe aroma e trëndafilave nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër.

    Nuk kanë të ngjashëm apo zëvendësues e të dy për qëllime të ndryshme janë pjesë e jetos tonë të përditëshme.

    Mendoni pak sa interesant dhe i shijshëm do të ishte kombinimi i këtyre dy përberësve.

    Mjalti në vetëvete një kurë e vërtetë për organizmin ndërsa trëndfilat janë një bimë e mrekullueshme për t’u konsumuar.

    Kombinimi i mjaltit me trëndafila ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e të gjithë organizmit.

    Mësoni në vijim të këtij artikulli se si të përgatisni lehtë në shtëpitë tuaja këtë delikatesë të shëndetshme.

    Përbërësit

    • 6 trëndafina të natyralë me aromë (trëndafila të egër apo Persian)
    • 500 ml mjaltë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim mblidhni trëndafila të freskëta e të ngrënëshëm.

    Pastrojini ata nga gjethet, insektet e vogla dhe ndani petalet një nga një për të vazhduar me përgatitjen.

    Ndërkohë vini mjaltin të ngrohet derisa të përfitoni një masë të hollë në formë shurupi.

    Bëni kujdes të mos e ngrohni më shumë se 35 gradë celcius mjaltin tuaj në mënyrë që të mos humbasë karakteristikat dhe vlerat.

    Zgjidhni një kavanoz hermetik e të serilizuar dhe mbusheni atë me gjethet e trëndëfilit duke i shtypur ato me kujdes në mënyrë që të lëshojnë esencë dhe aromë.

    Më pas menjëherë shtoni gjysmën mjatit të ngrohtë dhe përzieni në mënyrë që të çlironi bulëzat e ajrit.

    Përfunoni duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër të mjaltit dhe përzieni sërish.

    Kavanozin mbylleni hermetikisht me lëreni mjaltin në një vend të thatë e të errët për të paktën 3 ditë deri në 1 javë.

    Nëse jetoni në një vend me temperature të larta, mund ta ruani edhe në frigorifer.

    Më pas konsumojeni siç është bashkë me petalet e trëndëfilit për shumë shije dhe shëndet.

  • Tavë me kumbulla shahine – Një gatim special me një shije unike!

    Tavë me kumbulla shahine – Një gatim special me një shije unike!

    Është pikërisht sezoni i kumbullave shahine, frutat me shijen e tyre fantastike të athët e majhoshe.

    Disa preferojnë t’i konsumojnë thjeshtë si fruta, disa të tjerë i shoqërojnë me kripë, por për amvisat ato shndërrohen edhe në disa receta të shijshme gatimi, siç është tava me mish e kumbulla shahine.

    Është një recetë fantastike pjesë e gatimeve nga amvisat shqiptare.

    Një gatim special me një shije unike, kombinuar me më të freskëtat që ofron stina kumbullat shahine dhe qepët e njoma.

    Më poshtë do të gjeni recetën fantastike të këtij gatimi të veçantë, i cili padyshim do të kënaqë shijen e gjithë familjes.

    Përgatitja e Tavës me Kumbulla Shahine

    Përbërësit

    • 4-5 thela mish qengji ose viçi (sipas preferencës)
    • 300 gr kumbulla shahine
    • 6-7 qepë të njoma
    • 1 kokërr qepë e thatë
    • 4 lugë vaj ulliri
    • Kripë
    • Majdanoz
    • Kopër
    • Piper

    Përgatitja

    Si fillim prisni hollë qepën e thatë dhe ato të njoma.

    Më pas vendosni në një tenxhere me vaj ulliri dhe kaurdisini derisa volumi i tyre të bjerë.

    Shtoni thelat e mishit dhe vijoni t’i kaurdisni, më pas shtoni kumbullat, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën e prerë hollë.

    Kaurdisini të gjitha bashkë për pak minuta e më pas hidhni ujë derisa të gjithë përbërësit të mbulohen.

    Lërini të zjejnë derisa uji të shterojë në gjysmë e më pas transferojini në një tavë balte ose në një tavë tjetër pjekjeje.

    Futini të piqen në furrë të parangrohur në 180 gradë derisa tava të mbetet me lëngun e vet.

    Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës.

    Vlerat e Kumbullave Shahine

    Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

    Sipas të dhënave ato ruajnë shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

    Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

    Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

  • Pasta Frola – Ëmbëlsira me shije fantastike!

    Pasta Frola – Ëmbëlsira me shije fantastike!

    Pasta Frola është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara të shqiptarëve.

    E thjeshtë për t’u përgatitur, fantastike për t’u shijuar me një filxhan kafeje apo çaji në çdo kohë të ditës.

    Është ëmbëlsira ideale për të pritur miqtë dhe për të ëmbëlsuar më të dashurit në familje.

    Kjo ëmbëlsirë është shndërruar tashmë në një traditë të kuzhinës shqiptare.

    Pasta Frola në fakt është një tartë e përbërë nga një petë brumi e shkrifët e mbushur me reçelra të ndryshëm.

    Shija e kësaj ëmbëlsire është si ajo e një biskote të shkrifët të kombinuar me reçel.

    Përgatitja e kësaj ëmbëlsire do të shtonte edhe më shumë atmosferën duke e shijuar në familje apo mes miqsh.

    Ju sugjerojmë më poshtë recetën tipike të përgatitjes së pastës Frola në shtëpi.

    Përgatitja e Pastës Frola në Shtëpi

    Përbërësit

    • 2 gota ujë me miell
    • 5 lugë gjelle sheqer
    • 2 filxhanë kafeje margarinë
    • 1 kokërr vezë
    • Gjysmë luge kafeje me sodë
    • 5 lugë gjelle me kos
    • Një tas mesatar me reçel (lloji i reçelit zgjidhet sipas preferencës)

    Përgatitja

    Në një tas të madh rrahim si fillim vezën, më pas shtojmë sheqerin dhe sodën, i përzjejmë dhe shtojmë kosin.

    Vijojmë përzjerjen derisa masa është bërë homogjene.

    Në vijim, masën e përgatitur e shtojmë nga pak tek mielli që kemi vendosur në një tas dhe përgatisim brumin me dorë.

    Pasi brumi është shndërruar në një masë të njëtrajtshme e hapim në tavolinën e punës në formën e një pete të trashë, e cila nuk duhet të jetë më e trashë se një centimetër.

    Para se të hapim petën kujdesemi që mënjanë të lëmë një masë brumi më vete, të cilën do ta përdorim për shiritat që do vendosim mbi tartë.

    Petën e përgatitur e vendosim në një tavë. Sipër saj shtrojmë masën e reçelit. Në fund marrim brumin që kemi lënë mënjanë, e ndajmë në shirita të hollë dhe e vendosim në formën e rombave (si në foto) mbi reçelin që kemi shtruar.

    Shiritat nëse dëshironi mund t’i lyeni me vezë me ndihmën e një furçe kuzhine.

    Piqet në furrë, derisa shiritat e sipërm të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë përreth 40 minuta.

    Pritet në pjesë dhe serviret kur është e ftohtë.

  • Petë krokante me mjaltë dhe arra – Shije fantastike!

    Petë krokante me mjaltë dhe arra – Shije fantastike!

    Një ëmbëlsirë e mrekullueshme dhe krejt e veçantë, që të rrëmben shijen menjëherë sapo e provon.

    Është mënyra më unike e përgatitjes së petëve krokante të ëmbëlsuara me mjaltë dhe arra të thërrmuara.

    Mjafton të përgatitet vetëm njeherë dhe padyshim kjo do shndërrohet në recetën e preferuar të të gjitha amvisave.

    Më poshtë, ju tregojmë hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këto petë të ëmbla lehtë në shtëpi.

    Përgatitja e Petëve Krokante të Ëmbëlsuara me Mjaltë

    Përbërësit

    • 7-8 filxhanë çaji me miell gruri
    • 2 lugë çaji me sodë buke
    • 10 korra vezë
    • Mjaltë
    • Aarra të thërrmuara
    • Kanellë
    • Një lugë çaji vanilje
    • Vaj ulliri

    Përgatitja

    Hidhni miellin dhe sodën në një tas të madh dhe përziejini me njëra-tjetrën.

    Në vijim, rrihni në një tas më vete të verdhat e vezëve me vaniljen derisa masa të bëhet kremoze.

    Në një tjetër tas rrihni të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës.

    Bashkoni masën e të verdhave të vezëve me shkumën e të bardhave të vezëve dhe më pas shtoni me ngadalë miellin.

    Përzjeini me kujdes të gjitha bashkë derisa të krijohet masa e brumit.

    Masën e brumit punojeni me duar dhe me pak vaj ulliri derisa të krijohet një brumë i butë nëse është e nevojshme shtoni edhe pak më shumë miell.

    Më pas, ndani brumin në 6 ose 8 toptha.

    Pudrosni tavolinën e punës me pak miell dhe hapni secilin prej topthave në një petë të madhe.

    Selinën prej petëve ndajeni në 4-5 shirita të gjerë. Mblidhini në formën e rolesë ose në formën që dëshironi.

    Vendosni tiganin në zjarr shtoni aty vajin e ullirit kur vaji të jetë i nxehtë hidhni të skuqen derisa të fryhen pak dhe të marrin ngjyrë të artë të zbehtë.

    Sapo të skuqen vendosini në një pjatë ku keni shtruar letër kuzhine në mënyrë që kjo e fundit të përthithë vajin.

    Vijoni kështu derisa të skuqni të gjitha petët.

    Kur ftohen pak spërkaten me mjaltë, nëse preferoni me disa pika lëng portokalli, arra të thërrmuara dhe kanellë.

    Nëse preferoni mund t’i spërkasni edhe me sheqer pudër në vend të mjaltit.

  • Receta e shpejtë dhe e lehtë e omëletës me makarona!

    Receta e shpejtë dhe e lehtë e omëletës me makarona!

    Shumë e dinë recetën dhe çmenden pas saj! Omëleta me makarona është një pjatë e thjeshtë por shumë e shijshme, e përgatitur zakonisht me makarona të mbetura nga një vakt më parë.

    Ky është një vakt perfekt si për një drekë ashtu edhe nëse konsumohet si një pjatë e vetme për një darkë të shpejtë familjare. Ju njohim më poshtë me mënyrën e përgatitjes.

    Përbërësit

    • 150 g spageti
    • ½ qepe
    • 3 vezë
    • 1 karotë
    • 200 gr bizele
    • 200 g djathë kaçkavall
    • Vaj ulliri ekstra i virgjer
    • Kripë dhe piper për shije

    Përgatitja

    Nëse makaronat nuk janë ato të një vakti më parë, filloni me zierjen e tyre.

    Ndërkohë që makaronat ziejnë, ngrohni pak vaj ulliri në një tigan dhe më pas skuqni gjysmën e qepës dhe karotës të prera në kubikë. Shtoni bizelet, pak kripë dhe kaurdisini për disa minuta.

    Merrni një tas të madh dhe në të thyeni vezët. Më pas hidhni kripë e piper për t’i dhënë shije dhe rrihini me një pirun.

    Shtoni parmixhanin e grirë dhe salcën, dhe përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë.

    Kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe trasferojni direkt në tasin e përzierjes me vezë.

    Shtoni djathin dhe përziejini mirë përbërësit.

    Tani kalojini makaronat në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini për rreth 4 minuta nga secila anë, duke e kthyer omëletën nga ana tjetër me ndihmën e një kapaku.

    Omëleta me makarona është gati për t’u shijuar.

  • Reçel karrote – Ëmbëlsia natyrale në kuzhinë!

    Reçel karrote – Ëmbëlsia natyrale në kuzhinë!

    Karrotat përcjellin një ëmbëlsi natyrale dhe një shije të butë.

    Karrotat rriten mjaft lehtë, kushtojnë pak dhe përmbajnë 1 përqind pektinë. Këto karakteristika e bëjnë karrotën të përshtatshme për përgatitjen e një reçeli të veçantë.

    Reçeli i karrotës është një ëmbëlsirë krejt e veçantë e traditës shqiptare. Ai përgatitet nga amvisat në shumë zona të Shqipërisë, veçanërisht në Përmet e Berat, ku tradita e glikove dhe reçelit është një art më vete. Ky reçel, veç shijes unike ka edhe shumë vlera, të cilat nuk humbin gjatë përgatitjes.

    Përgatitja e reçelit

    Lajini, qërojini dhe grijini karrotat. Hidhini në një tigan të thellë dhe përziejini me sheqerin.

    Grini hollë lëkurën e një limoni dhe një portokalli dhe hidheni në tigan. Shtrydheni lëngun e limonit dhe portokallit dhe shtojini së bashku me arrëmyshkun dhe kanellën, sipas dëshirës.

    Shtoni një litër me ujë dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë. Sigurohuni që sheqeri ka shkrirë.

    Lërini karrotat të ziejnë fort për pesë minuta dhe më pas për 30 minuta të tjerë në një temperaturë më të ulët deri sa e gjithë masa të ketë arritur strukturën e duhur.

    Nëse dëshironi të provoni që masa e reçelit është lidhur siç duhet atëherë hidhni një sasi të vogël në një pjatë të ftohtë të cilën e keni vendosur më parë në ngrirje.

    Nëse lëngu mblidhet si shurup apo ka trashësinë e duhur atëherë është gati për t’u hedhur në kavanozët e larë dhe të sterilizuar.

    Si fillim hiqni çdo gjurmë shkume apo bulëze që mund të jetë formuar në enën e gatimit. Nëse lëngu i karrotës nuk ka marrë trashësinë e duhur, atëherë vazhdoni ta zieni deri sa të jetë gati.

    Përbërësit

    • 1 kg karrota
    • 1.5 kg sheqer
    • 1 litër ujë
    • 2 lugë çaji me kanellë pluhur ose shkopinj kanelle
    • 1 lugë çaji me arrëmyshk pluhur ose arrëmyshk të freskët e të grirë
    • 2 limonë
    • 1 portokall
  • Hasude në tavë me bajame – Ëmbëlsira e shijshme e traditës!

    Hasude në tavë me bajame – Ëmbëlsira e shijshme e traditës!

    Diku njihet me emrin Hasude, diku tjetër me emrin Reshedi e diku tjetër edhe Revani e pjekur.

    Por ajo që nuk ndryshon është fakti që mbetet gjithmonë një nga specialitetet që është përgatitur nga të gjitha trevat shqiptare.

    Mënyrat e përgatitjes së saj janë të shumta, dhe amvisat me siguri i kanë provuar, ama nuk ka si hasudja e pjekur.

    Të gjithë mund t’i keni shijuar recetat e saj të ndryshme, por ne ju sugjerojmë më poshtë se si të përgatisni hasuden e pjekur krejt lehtë në shtëpi.

    Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

    Receta e Hasudes në Tavë

    Përbërësit

    • 200 gr niseshte
    • 100 gr gjalpë
    • 150 gr sheqer
    • Një filxhan kafeje me qumësht
    • 600 ml ujë
    • 200 g bajame të thërrmuara

    Përgatitja

    Si fillim hidhni në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet në përgatitjen e hasudesë. Shtoni aty sheqerin dhe gjalpin e shkrirë.

    Tenxheren vendoseni në zjarr të ngadaltë.

    Në vijim, në një enë tjetër tretni niseshtenë me pjesën tjetër të ujit.

    Në momentin që masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë shtojmë nga pak niseshtenë e tretur duke trazuar masën në mënyrë të pandërprerë.

    Ju sugjerojmë që të përdorni një lugë druri gjatë përzierjes ose një rrahëse vezësh.

    Përziejeni pa ndërprerje derisa masa të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.

    Në fund, shtoni edhe bajamet të cilat t’i keni thërrmuar pak me petës.

    Më pas, masën e kalojmë nga tenxherja në një tavë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e saj në mënyrë të njëtrajtshme.

    Në vijim, mbi hasuden që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj.

    Në disa raste, amvisat përdorin edhe një të verdhë veze të përzierë me qumështin dhe me të lyejnë sipërfaqen e hasudes.

    Më pas, tavën futeni në furrën e parangrohur me 200 gradë. Lëreni të piqet përreth 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

    Hasudja shërbehet e ftohtë dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me fruta të ndryshme të freskëta por edhe të thata.