Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Receta

Kategoria Receta ka për qëllim të ndaj me ju receta, gatime nga me te ndryshmet. Tradicionale dhe europiane, të ëmbla dhe të kripura. Ne ju japim ide për vaktet tuaja!

  • Pilaf i pjekur me pulë – Receta speciale me shije perfekte!

    Pilaf i pjekur me pulë – Receta speciale me shije perfekte!

    Pilafi me mish pule është një nga gatimet më të shijshme, më të thjeshta dhe më të shpejta që çdo amvisë mund ta përgatisë me mjeshtëri.

    Mënyrat e kombinimit të orizit me mishin e pulës janë të larmishme.

    Ato janë të ngjashme por edhe ndryshojnë nga tradita në traditë.

    Përveç recetës tradicionale të pilafit të zier dhe pulës së pjekur, ju rekomandojmë edhe recetën e ashtuquajtur ‘pilaf i mbuluar.’

    Kjo recetë e ka origjinën nga vendet e Lindjes së Mesme dhe e sjell orizin me mishin e pulës në një stil shumë të veçantë.

    Mishi i copëtuar i pulës përzihet me orizin dhe më pas mbështillet me një shtresë brumi.

    E gjithë masa piqet në tava të vogla deri sa të marrë një ngjyrë të kafenjtë me nuanca të arta.

    Kjo pjatë mund të serviret si antipastë ose si pjatë kryesore duke u shoqëruar me sallatë dhe kos.

    Përgatitja e Pilafit të Pjekur me Pulë

    Përbërësit

    Për Mishin E Pulës

    • 500 gr mish pule
    • 2 gjethe të freskëta dafine
    • 1 karrotë e qëruar dhe e prerë në copa të vogla
    • 1 qepë mesatare e prerë në copa
    • 2 kërcenj selino të prerë
    • 3 tufa të holla me majdanoz
    • 6 kokrriza piperi të zi
    • 6 fara karafili
    • Kripë dhe piper të zi pluhur

    Për Pilafin

    • 3 lugë e gjysëm gjelle me gjalpë pa kripë
    • 2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
    • 2 qepë mesatare të grira hollë
    • Gjysëm luge çaji me nenexhik
    • 1 filxhan çaji me oriz
    • Çerek filxhani me bajame
    • 3 peta brumi ose të gatshme
    • 1 vezë të rrahur lehtë
    • 2 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë dhe pa kripë

    Përgatitja

    Vendoseni pulën në një tenxhere të madhe.

    Shtoni gjethet e dafinës, karrotën, qepën, selinonë, majdanozin, piperin dhe karafilin.

    Mbusheni tenxheren me ujë të ftohtë dhe lëreni të marrë valë në një temperaturë mesatare.

    Më pas uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për një orë e gjysëm.

    Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

    Merreni pulën dhe hiqeni lëkurën.

    Mishin transferojeni në një tas dhe copëtojeni imët me duar.

    Lëngun e pulës kullojeni dhe ndani dy gota mënjanë.

    Pjesën tjetër futeni në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.

    Merrni një tenxhere tjetër dhe vendoseni në zjarr.

    Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kur të ngrohen hidhni qepët dhe nenexhikun.

    Kavërdisini së bashku për 5 minuta.

    Më pas shtoni orizin dhe bajamet dhe lërini të skuqen për 5 minuta.

    Më pas hidhni lëngun e pulës, kripën dhe piperin e zi.

    Pasi lëngu të marrë valë, uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për 15 minuta ose deri sa orizi të jetë zier plotësisht.

    Hiqeni tenxheren mënjanë dhe ndizni furrën në një temperaturë prej 200 °C.

    Pasi pilafi të jetë ftohur pak, shtoni copat e pulës dhe përziejini me lugë druri.

    Merrni një tas qelqi dhe hidhni vezën dhe gjalpin.

    Petat e brumit vendosini në një sipërfaqe të sheshtë, prijini në gjysmë dhe mbulojini me një napë të njomë.

    Merrni tavat e vogla dhe vendosni nga një petë në secilën prej tyre.

    Merrni pilafin e përzier me pulë dhe mbushni tavat e vogla duke i ngjeshur lehtë.

    Pasi tavat të jenë mbushur, mbështilleni me pjesët e dala të brumit dhe këtë të fundit lyejeni me vezë dhe gjalpë.

    Tavat e vogla futini në furrë dhe lërini të piqen për 20 minuta.

    Nue mungesë të tavave të vogla, të gjitha topthat e petave të mbushura me oriz dhe të lyera me masën e vezëve mund t’i vendosni edhe në një tavë të madhe duke bërë kujdes që të ruani formën e tyre.

    Për servirje duhet të prisni të paktën 5 minuta deri sa tavat të jenë ftohur disi.

    Kjo pjatë serviret e ngrohtë.

  • Hallvasi shtëpie – Sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme!

    Hallvasi shtëpie – Sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme!

    Origjina e kësaj ëmbëlsire flitet të jetë Perandoria Bizantine, më pas është trashëguar dhe përhapur në të gjithë orientin.

    Fjala ‘halvah’ në arabishten e vjetër do të thotë ‘ëmbëlsi,’ dhe pse mënyrat e përgatitjes janë të larmishme, diçka që mbetet e njëjtë është shija e mrekullueshme.

    Ju sjellim metodën më të lehtë për ta përgatitur kurdoherë për familjarët e miqtë tuaj hallvasinë.

    Përgatitja e Hallvasisë në Shtëpi

    Përbërësit  

    • 2 filxhanë çaji me mjaltë
    • 1 filxhan e gjysmë çaji me fara susami
    • 3-4 lugë me vaj ulliri
    • 2 filxhanë çaji me bajame të pjekura dhe të shtypura (por mund të përdorni dhe arror të tjerë sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Hapi i parë

    Sekreti dhe përbërësi kryesor i hallvasisë është pikërisht salca e farave të susamit. Kjo salcë nuk është gjë tjetër vetëm fara susami të bluara me pak vaj ulliri.

    Në një tigan pa yndyrë vendosni në zjarr farat e susamit, sa për t’i pjekur pak.

    Ju këshillojmë që t’i përzieni me një lugë druri, kështu do të marrin një ngjyrë të artë.

    Nëse e preferoni hallvasinë më të hidhur, mund ta anashkaloni hapin e pjekjes në tigan, duke i përdorur farat e susamit të njoma.

    Më pas hidhini në grirësen elektrike dhe shtoni vajin e ullirit që nevojitet.

    Bluajini derisa farat të jetë tretur plotësisht dhe të jetë formuar një salcë jo shumë e trashë.

    Kalojeni masën në një xhezve dhe vendoseni në ngrohet.

    Hapi i dytë

    Ndërkohë në një tenxhere të thellë vendosni mjaltin të zjarr mesatar.

    Tregoni kujdes, mjalti duhet lënë në zjarr derisa të ketë filluar të karamelizohet.

    Për të kuptuar nëse mjalti është gati, mjafton që me një lugë druri të hidhni disa pika mjalti në një gotë me ujë. Nëse formon një masë të butë dhe të ngjitshme kur e shtypni, largojeni tenxheren nga zjarri.

    Hapi i tretë

    Shtoni aty salcën e farave të susamit, të cilën e keni ngrohur, dhe me një lugë druri duhet ta përzieni ngadalë në mënyrë që masat të bashkohen.

    Nësë doni të përdorni arra, bajame, stika apo lajthi ky është momenti kur duhet t’i shtoni. Vazhdoni të përzieni derisa masa të fillojë të forcohet, përreth 6-8 minuta.

    Kalojeni masën në një tavë të lyer mëparë me vaj ulliri, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 36 orë.

    Koha e përcaktuar do të mundësojë krijimin e kristaleve të sheqerit, që i jep hallvasisë dëndësinë dhe trashësinë e saj unike.

    Më pas mjafton që ta ndani në pjesë me një thikë të mprehtë, dhe ta mbështillni me qese plastike kuzhine dhe mund ta ruani gati për 4-5 muaj në frigorifer.

    Hallvasia mund të jetë shoqëruesja e mëngjesëve për t’i dhuaruar atyre shijen e saj unike pak të hidhur dhe të ëmbël.

    Por dhe për t’ua servirur miqëve apo të afërmve tuaj bashkë me çajin apo kafen, si për t’i ëmbëlsuar ditën.

  • Supa e “Beut” – Shije nga tradita e vjetër Prizrenase!

    Supa e “Beut” – Shije nga tradita e vjetër Prizrenase!

    Tradita e hershme e të gjitha trevave shqiptare në kuzhinë është mahnitëse në të gjitha shijet që ofron.

    Gjellë të shijshme plot aromë, të pasura me erëza dhe vlera, tava karakteristike në kombinime të pafundme, zahiretë e famshme, ëmbëlsirat unike e kanë shndërruar kulinarinë shqiptare në simbol të shijes brenda dhe jashtë vendit.

    Ju sugjerojmë recetën tradicionale dhe fantastike të Supës së Beut, një recetë e vjetër autoktone e kuzhinës prizrenase.

    Cilësohet si Supa e Beut për shkak të shijes fantastike që ka por edhe vlerave ushqyese gjithashtu.

    Kjo supë shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, djathra të ndryshëm, zahiretë e shijshme të amvisave shqiptare, byrekë të ndryshëm etj

    Ndiqni më poshtë udhëzimet për të përgatitur këtë pjatë fantastike në shtëpi për familjen tuaj.

    Receta e Përgatitjes së Supës së Beut

    Përbërësit

    (Receta më poshtë është për 4-5 persona)

    • 4-5 thela mish pule
    • 2 lugë vaj ulliri
    • Pak gjalpë i freskët
    • 1 thelpi hudhër
    • 2 qepë të njoma
    • 2 karrota
    • 1-2 lugë miell
    • Majdanoz
    • Lëngu i një kokërr limoni
    • Kripë
    • Piper

    Përgatitja

    Pastroni mishin e pulës dhe vendoseni të zjejë në një tenxhere me ujë me kripë.

    Pasi mishi të jetë zbutur, lëreni që të ftohet dhe ndajeni fije fije ndërsa lëngun ruajeni mënjanë për përgatitjen e supës.

    Si fillim, karrotat, qepët dhe hudhrat grihen hollë dhe kaurdisen në një tenxhere ku kemi hedhur vaj ulliri dhe pak gjalpë.

    Më pas, në tenxheren ku po kaurdisen qepët, karrota dhe hudhra, të nisni të hidhni nga pak miellin dhe vijoni kaurdisjen.

    Shtoni lëngun e mishit të pulës dhe supën lëreni të zjejë përreth 30 minuta.

    Më pas shtoni mishin e pulës së bërë fije-fije, erëzat si dhe majdanozin e freskët të grirë hollë. Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta të tjera dhe në fund shtojini lëngun e limonit.

    Për më shumë shije supën kur ta servirni spërkateni me pak gjalpë të tretur.

  • Çokollata të shëndetshme – Ja si ti përgatisni vetë në shtëpi

    Çokollata të shëndetshme – Ja si ti përgatisni vetë në shtëpi

    Kush nuk dëshiron të konsumonjë një ëmbëlsirë sa herë t’i shkojë mendja?

    Megjithatë kjo jo gjithnjë është e mudur për shkak të efekteve që ato sjellin kohë pas kohen në shëndet.

    Prandaj të gjithë njerëzit mundohen të rezervohen pak kur vjen puna tek konsumimi i sheqernave.

    Ne ju sugjerojmë të mos hiqni dorë tërësisht nga to, por të përgatisni një recetë të shëndetshme.

    Përbërësit

    • 1 gotë gjalpë kikiriku
    • 1 filxhan çaj vaj kokosi
    • 1 lugë gjelle mjaltë
    • Pak kripë
    • ½ gotë tërshërë tërshërë
    • 60 gr çokollatë e zezë
    • 40 gr arrë kokosi e bluar

    Përgatitja

    Vendosni letër furre në një tavë dhe mbi të vendosni tërshërën dhe arrën e kokosit. Futeni atë në furrë të nxëhtë për rreth 10 minuta, për aromë më të fortë dhe shije më krokante.

    Në një tas hidhni gjalpin e kikirikut në temperaturë ambienti, mjaltin dhe i përzieni mirë derisa masa të ketë marrë një trajtë homogjene.

    Pasi keni nxjerrë tërshërën dhe arrën e kokosit nga furra i shtoni tek masa e gjalpit të kikirikut.

    Përziejeni me kujdes me anë të një spatule derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

    Me anën e një luge e ndani brumin në topa të vegjël (për t’i dhënë formën e duhur rrotullojeni brumin me pëllëmbë) dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine.

    Topat e gjalpit të kikirikut futini në ngrirje për disa minuta ndërkohë që shkrini çokollatën.

    Vendosni çokollatën dhe gjalpin e kikirikut ne banjo-mari derisa masa të shkrihen.

    Nxirrni topat e gjalpit të kikirikut nga ngrirja dhe me anë të një piruni i fusni një nga një tek tasi i çokollatës derisa të jenë mbuluar tërësisht.

    Me anë të pirunit i riktheni sërish në tavë.

    Topat spërkatini nga sipër me pak kripë dhe futeni tavën në frigorifer.

    Pas një ore mund t’i konsumoni të freskëta e të shëndetshme.

  • Puding shtëpie – Receta e shpejtë dhe me ëmbëlsi të lehtë!

    Puding shtëpie – Receta e shpejtë dhe me ëmbëlsi të lehtë!

    Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot.

    Ai është një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një vakt dhe shija e tij gjithmonë kënaq fëmijë e të rritur.

    Studimet kanë treguar se ëmbëlsirat e bëjnë njeriun të lumtur.

    Kjo vjen falë karbohidrateve që nxisin trurin të prodhojë substanca si serotonina që rrisin ndjesitë dhe emocionet pozitive.

    Studimet kanë treguar se pudingu krahas ëmbëlsirës xhelatonize është ëmbëlsira më e rekomanduar kur jeni me probleme shëndetësore .

    Kur humbasim oreksin, e kemi më të lehtë t’i gëzohemi një ushqimi të pasur në sheqerna dhe karbohidrate dhe të fusin diçka në gojë.

    Shijet e pudingut janë të larmishme por ai i vaniljes mbetet i preferuar.

    Recetën e pudingut me vanilje mund ta zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull.

    Përbërësit e Pudingut:

    • 90 gramë sheqer
    • 30 gramë niseshte
    • 650 ml qumësht
    • 1 majë lugë çaji me kripë
    • 4 të verdha vezësh
    • 4 lugë çaji me vanilje

    Përgatitja e Pudingut Me Vanilje

    Merrni një tenxhere të përmasave mesatare dhe përzieni së bashku sheqerin, niseshtenë dhe kripën.

    Në një enë tjetër rrihni të verdhat e vezëve dhe më pas shtoni qumështin.

    Përziejini mirë dhe shtojini në tenxhere duke u siguruar që të kombinohen mirë me njëri tjetrin.

    Nëse në sipërfaqe vëreni grimca të patretura vezësh hiqini me një kullesë të vogël.

    Pudingun gatuajeni në një temperaturë mesatare duke e përzier në mënyrë të vazhdueshme deri sa të valojë e të fillojë të trashet.

    Lëreni të ziejë për 1 minutë por mos ndaloni së përzieri.

    Hiqeni pudingun nga zjarri dhe shtoni vaniljen.

    Merrni një lugë druri dhe hidheni pudingun në filxhanë apo gota dhe mbështillini me qese plastike.

    Pasi te jenë ftohut nue temperaturë ambjenti, futini në frigorifer (jo tek zona e ngrirjes) dhe mbajini aty për 3-4 orë.

    Pudingu me vanilje mund të pasurohet me biskota të thërrmuara ose fara chia nëse dëshironi ta bëni atë pak më të shëndetshëm.

  • Supë me xhenxhefil dhe hudhra – Antibiotiku natyral

    Supë me xhenxhefil dhe hudhra – Antibiotiku natyral

    Kjo supë vepron drejtpërdrejt në organizëm si një shërues natyral, sidomos kundër kollës, bronshitit e të ftohtit.

    Kjo është receta tipike për një supë dimërore. E ngrohtë, plot shije e aromë, e mbi të gjitha e jashtëzakonshme në vlerat e saj shëruese.

    Falë përbërësve ushqyes të saj, kjo supë vepron drejtpërdrejt në organizëm si një shërues natyral, sidomos kundër kollës, bronshitit e të ftohtit.

    Pa dyshim, Xhinxheri është një bimë me fuqi të jashtëzakonshme mjekësore. Por i kombinuar në një pjatë supë me dy fuqitë e tjera medicinale të natyrës, hudhra dhe qepa, kjo recetë shndërohet në superfuqi mbrojtëse për organizmit.

    Jo më kot kjo supë cilësohet si një antibiotik natyral. Nëna Natyrë i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta. Një virus shkatërrohet vetëm me një antivirus. Por në rastet e nevojës së një kure immediate kundër virozave atëherë kërkoni në kuzhinë.

    Të gjithë përbërësit e nevojshëm kundër shumicës së infeksioneve bakteriale apo virozave siç janë fruthi, bronshiti dhe kolla janë brenda kësaj supe. Ata ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

    Përse janë të rëndësishëm këto përbërës?

    Xhinxheri – Ndihmon kundër gulçimeve të kraharorit si pasojë e kollës, shuan dhimbjet dhe ushqen gjithë organizmin me vlera. Xhenxhefili është antiseptik dhe i dobishëm për zemrën, mushkëritë, shpretkën dhe veshkat.

    Hudhra – Ndihmon kundër dhimbjeve të kraharorit nga i ftohti, shkatërron mikrobet dhe parazitët dhe përshpejton nxjerrjen e sekrecioneve. Hudhra parandalon rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave në lëkurë dhe në brendësi të organizmit. Hudhra stimulon tretjen dhe rikthen shëndetin në organizëm. Për më tepër, hudhra ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe të nxjerrë sekrecionet e akumuluara. Hudhra ul tensionin e gjakut dhe është ideale kur vuani nga virozat e stomakut.

    Qepa – Është ideale kundër kollës, të ftohtit dhe gripit. Ajo e ndihmon organizmin të vetëshërohet dhe është fantastike kundër parazitëve dhe krimbave. Qepa ul temperaturën, qetëson kollën dhe shërben si një tonik i shëndetshëm për të gjithë trupin.

    Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

    Çfarë ju nevojitet:

    • 1 hudhër e plotë organike e qëruar dhe e grirë
    • 1 filxhan çaji me copa të imëta të xhenxhefilit të freskët dhe organik.
    • 2 qepë të mëdhaja, të qëruara dhe të prera hollë.
    • 2 karrota.
    • 2 patate mesatare.
    • 2 lugë vaj ulliri.
    • 5 gota me lëng pule ose ujë të pijshëm.
    • Pak majdanoz.
    • Kripë (masa sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Presim në kubikë karrotat dhe patatet.

    Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit dhe i zjejmë për 35 minuta.

    Në fund i hedhim majdanozin e prerë hollë. E shërbejmë të ngrohtë.

    Receta e mësipërme është e shpejtë dhe e thjeshtë. Ju mund ta përgatisni atë në një orë.

    Ju rekomandojmë të përgatisni sasi të mëdha për të gjithë familjen. Nëse jeni prekur nga virozat apo bakteret kjo supë do t’iu sjellë një shërim më të shpejtë.

  • Tiramisu me limon – Receta me shije të veçantë!

    Tiramisu me limon – Receta me shije të veçantë!

    Një ëmbëlsirë e freskët dhe kremoze, e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

    Kjo recetë ndryshon nga tradicionalja sepse është më e lehtë dhe e freskët në shije falë kremit të limonit.

    Provoni ta përgatisni që sot këtë recetë të mrekullueshme që klikoje.info ju sugjeron, duke ndjekur hapat si më poshtë.

    Përbërësit (për 8 persona)
    200 g biskota savoiard
    500 g krem pastiçerie me limon
    250 ml pana
    150 g maskarpone
    50 g sheqer
    1 shishe me shije limoni
    ½ lugë shafran i Indisë (opsionale)
    400 ml qumësht
    1 limon
    Përgatitja
    Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, filloni të rrihni kremin e ftohtë të panës në një tas të madh. Pas disa minutash hidhni sheqerin duke vazhduar përzierjen.

    Shtoni shishkën me shije limoni dhe gjysmë luge çaji shafran Indie, i cili përdoret për të ngjyrosur kremin.

    Grini pak lëkurë limoni, shtoni maskarponen dhe përpunojeni me një mikser elektrik dore.

    Shtoni aty edhe kremin e pastiçerisë me limon, i cili duhet të jetë shumë i ftohtë. Përziejini butësisht me lëvizje nga poshtë lart. Në fund do të përftoni një krem ​​të butë dhe homogjen.

    Tani vazhdoni me përgatitjen e tavës (përmasat e përdorua janë 26 x 22 cm), ku shtresa e parë janë biskotat e ngjyera në qumësht.

    Sipër tyre vendosni një shtresë me kremin që përgatitët dhe më pas një tjetër shtresë biskotash. Përfundoni me një shtresë tjetër kremi.

    Zbukurojeni me disa feta dhe me lëkura limoni të grira.

    Pasi të jetë gati lëreni pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë përpara se ta servirni.

    Këshilla
    Për t’i dhënë tortës një ngjyrë të verdhë të ndezur, përdorni gjysmë luge çaji shafran Indie.

    Në vend të biskotave savoiard, ju mund të përdorni edhe lloje të tjera apo edhe pandispanjë për të krijuar shtresat e tortës.

    Një gjë shumë e rëndësishme që duhet të keni parasysh, është që kremi i limonit duhet të jetë i ftohtë përpara se t’i shtohet kremit të rrahur me maskarpone.

    Idealja është ta përgatisni kremin një ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer të mbuluar.

    Për një shije sa më të fresëkët ju sugjerojmë ta konsumoni brenda 24 orëve.

  • Qofte shtëpie në qull me arra – Shije e përsosur!

    Qofte shtëpie në qull me arra – Shije e përsosur!

    Tradita e kuzhinës shqiptare ofron një larmishmëri recetash e gatimesh speciale, nga ato që tërheqin oreksin me shijen e tyre fantastike.

    Një prej këtyre recetash, qoftet me qull dhe arra.

    Është ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.

    Përgatitja e qofteve dhe recetat e pafundme në kombinimin e tyre me perime nga më të ndryshme a me mish të grirë, të përgatitura thjeshtë e të shoqëruara me salcë domatesh, arrash e të tjera përbërës janë një mënyrë ideale për të kënaqur gjithë familjen.

    Ju sugjerojmë më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së qofteve të shtëpisë me qull dhe arra, një kombinim perfekt shijesh e aromash që padyshim do shndërrohet ndër gatime më të preferuara në familje.

    Përgatitja e Qofteve me Qull dhe Arra

    Përbërësit

    Për Qoftet

    • 300-400 gr mish i grirë
    • 2 feta të holla buke
    • 1 kokërr vezë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 1-2 kokrra qepë
    • 4 thelpinj hudhrash
    • Nenexhik
    • Majdanoz
    • Kripë

    Për qullin

    • 2 lugë gjelle me miell
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 3-4 garuzhde me ujë
    • 2 lugë gjelle me arra të shtypura
    • Kripë

    Përgatitja

    Në fillim përgatisni qoftet si zakonisht. Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë. Fetat e bukës lagini me pak ujë që të zbuten para se t’i hidhni tek përbërësit.

    Përziejini të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas masën e krijuar ndajeni në toptha të vegjël.

    Kalojini në miell, skuqini dhe lërini mënjanë.

    Ndërkohë në tiganin ku kemi skuqur qoftet hedhim miellin e kaurdisim për pak dhe shtojmë ujin e kripë dhe vijojmë ta përzjejmë derisa të krijohet një masë kremoze por jo shumë e trashë.

    Masa zihet për 2-3 minuta dhe hiqet nga zjarri.

    I hidhet pak uthull si dhe arra të shtypura. Sipas dëshirës hidhen edhe hudhra të shtypura.

    Në pjatë vendosen qoftet dhe mbulohen me qullin e përgatitur spërkaten me pak majdanoz të freskët dhe jani gati për t’u shërbyer.

  • Role me miell misri e mbushur me spinaq – Shije krejt e veçantë!

    Role me miell misri e mbushur me spinaq – Shije krejt e veçantë!

    Një shije krejt e veçantë e cila do t’ju lëri të kënaqur.

    Bashkimi i mbushjes kremoze me miell misri dhe petave krokante ka për t’u pëlqyer që të gjithë familjarëve tuaj.

    Hapat e përgatitjes së saj janë shumë të lehtë gjithashtu dhe pjekja nuk kërkon kohë të gjatë, ndaj është perfekte për ta provuar që sot.

    Përbërësit:

    • 500g peta byreku
    • 200g miell misri
    • 2 vezë
    • 200ml kos
    • 200ml qumësht
    • 100 ml vaj ulliri
    • kripë
    • 200 g djathë
    • 200 g spinaq

    Përgatitja:

    Si fillim ju këshillojmë që të përgatisni mbushjen e roleve.

    Në një tas hidhni vezët dhe rrihini me pak kripë derisa të bashkohet e bardha me te verdhën.

    Shtoni ngadalë kosin, 100ml qumësht dhe vajin e ullirit.

    Në këtë moment do të keni një salcë të plotë të cilës do t’i shtoni miellin e misrit ndërkohë që e përzieni.

    Në fund shtoni dhe spinaqin dhe djathin e bardhë të thërrmuar apo nëse preferoni djathë kaçkavall të grirë.

    Mbushjen lëreni në frigorifer ndërkohë që përgatisni petët.

    Kutitë e petëve të gatshme zakonisht kanë rreth 13-14 petë, ndaj dhe ju ndajini në 4 pjesë.

    Merrni grupin e parë të petëve dhe spërkatini me vaj ulliri dhe pak qumësht në mënyrë që të njomen.

    Merrni mbushjen dhe krijoni një shtresë të hollë mbi sipërfaqen e petëve.

    Mbështilleni me kujdes petën në mënyrë që mbushja të mos bjerë.

    Cilindrin e formuar, vendoseni në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.

    Përsërisni këto hapa derisa të keni mbaruar me mbushjen dhe petët.

    Spërkateni sipër përsëri me qumësht dhe pak vaj ulliri dhe piqeni në furrë të ngrohur me 200 gradë derisa të marrin një ngjyrë të artë.

    Më pas mjafton t’i nxirrni nga furra,  t’i lini të ftohen e më pas t’i shërbeni roletë tuaja.
  • Makarona me kos – Receta me shijen më speciale që keni provuar!

    Makarona me kos – Receta me shijen më speciale që keni provuar!

    Kur vjen puna tek makaronat, ato mund të kombinohen me qindra lloje salcash të ndryshme,

    Por ndonjëherë përgatitja e salcës së makaronave duket një sfidë e vërtetë, sidomos kur në kuzhinë mungojnë salcat e gatshme.

    Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një salcë të thjeshtë por jashtëzakonisht të shijshme për makaronat.

    Për përgatitjen e këtij vakti të shijshëm ju nevojiten:

    • Gjysmë filxhani me vaj ulliri
    • Një qepë e madhe e grirë hollë
    • Dy thelbinj hudhre të grirë hollë,
    • Ujë,
    • 1 kuti makarona të gjata apo në formën që dëshironi,
    • 2 filxhanë me kos,
    • Kripë dhe piper sipas dëshirës,
    • Një filxhan çaji me djathë kaçkavall deleje të grirë hollë,
    • Majdanoz të grirë hollë.

    Përgatitja:

    Hidheni vajin e ullirit në një tenxhere  dhe lëreni të ngrohet në një temperaturë mesatare për rreth një minutë.

    Shtoni qepët dhe rriteni temperaturën.

    Kavërdisini për rreth pesë minuta deri sa të zbuten.

    Më pas shtoni hudhrat, kavërdisini për një minutë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.

    Mbusheni një tenxhere tjetër  me ujë, mbylleni kapakun dhe vendoseni në zjarr.

    Kur uji të valojë, hiqeni kapakun dhe uleni temperaturën.

    Hidhini makaronat dhe ujë dhe lërini të zihen për 10 minuta.

    Makaronat nuk duhet të jenë shumë të qullëta apo të buta.

    Mbushni një filxhan çaji me ujin e makaronave dhe pjesën tjetër hidheni në kullesë.

    Vendoseni tenxheren me qepët e skuqura në zjarr dhe shtoni kosin.

    Përziejini mirë për rreth dy minuta.

    Shtoni kripën dhe piperin dhe më pas shtoni të gjitha makaronat.

    Përziejini mirë me lugë druri deri sa makaronat të jenë ‘veshur’ me të bardha.

    Nëse salca është shumë e trashë, atëherë shtoni pak nga uji i makaronave.

    Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas mbi makarona hidhni djathin e grirë dhe grimcat e majdanozit.

    Këto makarona serviren të ngrohta.

    Për këtë recetë mund të përdorni të gjitha llojet e preferuara të makaronave, por shija më e mirë edhe me spageti dhe linguini.

    Sa i përket kosit, ekspertët rekomandojnë kosin me 2 përqind yndyrë ose me yndyrë të plotë.

    Nëse nuk ju gjendet djathë kaçkavall deleje mund të përdorni djathë tjetër kaçkavall të fortë.