Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Oriz i skuqur me perime – Receta e thjeshtë por me shumë shije!

    Oriz i skuqur me perime – Receta e thjeshtë por me shumë shije!

    Orizi i skuqur plotëson të gjitha nevojat për një vakt të shpejtë e të shijshëm në një ditë të lodhshme të javës.

    Ai kërkon pak kohë përgatitjeje por ofron shumë shije dhe kënaqësi në tryezë.

    Në këtë artikull do të mësoni si të gatuani një pjatë me oriz të skuqur dhe perime.

    Përbërësit:

    • 2 vezë të rrahura
    • 1-2 filxhan çaji oriz kaf ose të bardhë,
    • Perime ( brokoli, karrota, speca) të grira hollë sipas dëshirës
    • Gjysëm filxhani kokrra misri
    • Gjysëm filxhani bizele të ngrira
    • 4-5 qepë të njoma të prera hollë
    • 1-2 lugë gjelle uthull të bardhë
    • 2-3 thelbinj hudhër
    • Salcë soje

    Përgatitja:

    Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kur të ketë avulluar uji shtoni një lugë çaji vaj ose gjalpë.

    Rrihini vezët dhe hidhini në tenxhere.

    Kur të gatuhen, hiqni vezët dhe ndajini mënjanë.

    Shtoni sërish pak yndyrë në tenxhere dhe kavërdisni orizin.

    Skuqeni për disa minuta deri sa të fillojë të marrë nuancë të artë.

    Shtoni dy lugë gjelle salcë soje, një lugë gjelle uthull të bardhë dhe hudhrën e grirë imët.

    Shtoni perimet e përzgjedhura dhe kavërdisini me gjithë orizin.

    Më pas shtoni bizelet, barishtet e qepëve dhe vezën e skuqur.

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor nuk mund të perceptohet i tillë pa praninë e drithërave të plota siç janë elbi, misri, gruri, tërshëra, thekra. Po ashtu edhe me një oriz të mirë.

    Orizi i bardhë konsiderohet një drithë i përpunuar.

    Po cili është orizi më i rekomanduar? Lexoni më poshtë informacionet:

    Ku Ndryshojnë Orizi i Bardhë Dhe Orizi Kaf

    Orizi i bardhë gatuhet më shpejt.

    Megjithatë, përpunimi i kokrrave të orizit heq pjesën më të madhe të fibrës.

    Një racion me oriz kaf ka 3 gramë e gjysëm fibër ndërsa orizi i bardhë ka më pak se një gramë fibër.

    Çdo njeri ka nevojë për 28-35 gramë fibër në ditë.

    Vlerat Shëndetësore

    Fibra e orizit kaf është shumë e mirë për sistemin tretës.

    Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Sipas të dhënave, orizi kaf përmban magnez, mangan dhe zink, të cilat nuk gjenden tek orizi i bardhë.

    Megjithatë, ky i fundit shpesh pasurohet me disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B.

    Orizi kaf është shpesh më i rekomandueshëm, ose së paku sigurohuni që orizi i bardhë që blini të jetë i pasuruar me hekur dhe vitamina.

  • Bordullak me salcë kosi dhe hudhër – Gati në vetëm 10 minuta!

    Bordullak me salcë kosi dhe hudhër – Gati në vetëm 10 minuta!

    A keni dëgjuar ndonjëherë për bordullakun?

    Bordullaku është një bimë shpesh e konsideruar si një barishte ose bar i keq. Por ai ka qenë i pranishëm në shumë kuzhina antike në mbarë botën për mijëra vite me radhë.

    Kultura të ndryshme kanë qasje personale në lidhje me përfitimet ushqyese e madje edhe për ato shpirtërore.

    E në të vërtetë bordullaku është shumë i mirë për shëndetin. Sipas të dhënave, ai është mjaft i pasur me vitaminë C dhe Omega 3, pra ky “bar i keq” ia vlen të merret në konsideratë.

    Kjo recetë e thjeshtë turke është një sallatë ose një meze e cila është shumë e lehtë për tu përgatitur.

    Gjethet e bordullakut shkojnë më së miri me kosin dhe hudhrën e shtypur.

    PËRBËRËSIT :

    • 4 gota me gjethe bordullaku
    • 3 gota salcë kos
    • 2 thelpinj hudhër (të shtypur)
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1/4 lugë çaji kripë
    • 1/4 lugë çaji piper të zi

    HAPAT QË DUHET TË NDIQNI :

    Fillimisht, ju sugjerojmë që t’i prisni rrënjët e bordullakut.

    Lajeni mirë e mirë atë me ujë të bollshëm dhe sigurohuni të keni larguar çdo papastërti. Mund të përdorni një tas me ujë dhe aty të hidhni një lugë gjelle me kripë apo sodë buke.

    Pasi ta keni larë mirë bordullakun ndani gjethet nga kërcelli dhe lërini të thahen mbi një pecetë. Nëse dëshironi mund t’i ruani kërcejtë për të përgatitur receta të tjera.

    Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e salcës duke përzier një tas të veçantë salcën e kosit, hudhrën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi.

    Ju këshillojmë që t’i rrihni me telin e kuzhinës për të arritur një masë sa më kremoze.

    Kur t’i keni dhënë salcës trajtën e duhur shtoni gjethet e bordullakut dhe përziejini ato me lugë që të mos i prishni formën.

    Mund ta shërbeni menjëherë ose mbulojeni dhe lëreni të marinohet. Nëse e lini pak do të vini re se aroma do të jetë më e fortë. Përziejeni ngadalë përpara se ta shërbeni.

  • 7 ide recetash me ushqime që ju ndihmojnë të humbisni peshë!

    7 ide recetash me ushqime që ju ndihmojnë të humbisni peshë!

    Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve.

    Përbërësit anti-inflamator në to mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave bezdisëse të inflamacionit, duke përfshirë problemet e tretjes, presionin e lartë të gjakut dhe ngurtësimin e kyçeve.

    Për më tepër, këto ushqime janë të gjitha me pak kalori dhe të pasura në fibra. Kështu ato mund të ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Ndiqni më poshtë shtatë sugjerimet:

    Qiqra të pjekura me kanellë

    Pjekja e qiqrave deri sa të bëhen krokante përbën një meze të lehtë dhe të shëndetshme. Në këtë variant, qiqrat lyhen me kanellë për t’i bërë dhënë atyre më tepër aromë, shije dhe vlera.

    Hurma të mbushura me bajame

    Hurmat e arabisë të mbushura me bajame, mund të  kthehen edhe në një meze të letë, të ëmbël e shumë të shëndeshme.

    Kos, shqeme dhe copëza frutash

    Kjo është një recetë e thjeshtë, të cilën mund ta përgatisni orë përpara dhe t’a konsumoi në mes vaktave kryesore për të mposhtur urinë.

    Salcë avokadoje

    Mjafton të shtypni avokadot dhe t’i spërkasni me pak limon, për të përftuar një salcë fantastike të cilën mund ta shoqëroni me pak bukë të thekur dhe domate.

    Kos me fiq dhe mjaltë

    Një meze e lehtë e frymëzuar nga Mesdheu, me kos, fiq të thatë ose të freskët dhe mjaltë sipër.

    Mollë me gjalpë bajamesh dhe kanellë

    Një meze e lehtë, plot shije dhe aromë, e cila do të mposhtë menjëherë ndjesitë e urisë ndërmjet vakteve kryesore.

    Sallatë me fruta të freskëta

    Një recetë shumëngjyrëshe dhe e shëndetshme për të gjitha rastet. Mjafton të bashkoni frutat e preferuara të stinës dhe të shijoni larminë e shijeve dhe vlerave që ato ofrojnë për shëndetin

  • Ëmbëlsira prej çokollate që gatuhet pa pjekje!

    Ëmbëlsira prej çokollate që gatuhet pa pjekje!

    Thonë se ngrënia e çokollatës ofron të njëjtën shije dhe eksperiencë si të rënit në dashuri e nëse është kështu, me recetën e mëposhtme, përgatituni të dorëzoni zemrën tuaj njëherë e mirë.

    Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë të dendur me çokollatë, kakao, biskota e shumë gjëra të tjera të mira.

    E veçanta e kësaj ëmbëlsire është se nuk kërkon pjekje.

    Ëmbëlsira Prej Çokollate Që Gatuhet Pa Pjekje
    Përbërësit:

    Shtresa e parë:

    200 gramë biskota
    100 gramë feta vaferi
    150 gramë gjalpë të shkrirë
    1 lugë gjelle krem kakao
    150 ml qumësht me çokollatë
    Shtresa e dytë:

    2 copa pandispanje të gatshme
    10 lugë gjelle qumësht me çokollatë
    Për mbushjen:

    500 ml pana për ëmbëlsira
    300 gramë çokollatë për gatim
    3 lugë gjelle krem çokollate.
    Lajthi të pjekura e të shtypura për sipërfaqen e ëmbëlsirës
    Përgatitja:

    Së pari përgatisni kremin e mbushjes që kërkon kohë jo vetëm për tu ftohur por edhe për tu trashur.

    Ngroheni panën për ëmbëlsira, shtoni kremin e kakaos dhe çokollatën dhe përziejini mirë me lugë druri derisa të shkrihen dhe të njëtrajtësohen me njëra tjetrën.

    Masa nuk duhet të valojë. Para se kjo të ndodhë hiqeni enën nga zjarri dhe futeni në ngrirje.

    Më pas bëni shtresën e parë të ëmbëlsirës .

    Shtypini biskotat dhe grijini vaferët.

    Shtoni qumësht, gjalpin e shkrirë dhe kremin e kakaos. Përziejini mirë dhe masën hidheni në një enë ëmbëlsirash rrumbullake.

    Shtypeni mirë dhe sigurohuni që ajo të përhapet mirë në të gjithë enën.

    Nëse masa për mbushje është ftohur dhe trashur mjaftueshëm, përdorni një pjesë të saj për të lyer shtresën e biskotave.

    Më pas shtoni një pandispanjë të gatshme dhe sipër saj pesë lugë gjelle qumësht çokollate.

    Pas kësaj hidhni sërish një pjesë të mbushjes së ftohur dhe shtresën tjetër të pandispanjës.

    Përsëriteni procedurën e mësipërme dhe lëreni ëmbëlsirën të ftohet në frigorifer.

    Kur ajo të jetë ftohur mirë, spërkateni me pak shurup çokollate dhe lajthitë e pjekura jo vetëm për një paraqitje që të tundon por edhe për një shije fantastike shpërblyese për të gjitha shqisat.

  • Mëmëligë me miell misri dhe arra – Specialiteti i kuzhinës shqiptare!

    Mëmëligë me miell misri dhe arra – Specialiteti i kuzhinës shqiptare!

    Mëmëliga është një specialitet i kuzhinës shqiptare dhe pavarësisht emërtesave të ndryshme që receta e saj ka në zona të ndryshme ajo gatuhet në të gjitha trevat shqiptare.

    Është një gatim shumë i thjeshtë dhe përgatitet në shumë pak minuta por shija e tij të përfshin tërësisht.

    Sot, ky gatim i veçantë ruan njëlloj traditën e tij e madje është pjesë e më të mirave gatime shqiptare në menutë e restoranteve tradicionalë.

    Ju sjellim më poshtë përgatitjen e Mëmëligës në shtëpi, një gatim fantastik që do bashkojë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.

    Përgatitja e Mëmëligës me Miell Misri dhe Arra

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    3 filxhanë çaji me miell misri

    5 filxhanë çaji me ujë (Në vend të ujit mund të përdoret edhe shëllirë djathi e holluar me ujë)

    2 lugë gjelle gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm ju sugjerojmë të përdorni vajin e ullirit)

    4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar (i bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës)

    4-5 lugë gjelle me arra të thërrmuara

    Përgatitja

    Në një tenxhere hedhim 5 filxhanët e çajit me ujë ose shëllirë djathi të holluar me ujë dhe e vendosim në zjarr derisa uji të nisë të valojë.

    Menjëherë sapo uji nis të nxjerrë bulëzat e para të vlimit shtojmë gjalpin e freskët dhe miellin e misrit të situr.

    Në këtë moment, masën përzieni shpejt përmes një luge druri dhe pa ndërprerje në mënyrë që të evitohet krijimi i kokërrizave.

    Përzihet derisa masa të bëhet kompakte dhe të nisë të shkëputet nga anët e tenxheres.

    I shtojmë kripë dhe e përziejmë dhe pak. Në rast se përdorni shëllirën e djathit provojeni nëse ka kripë sa duhet.

    Më pas, mëmëligën e përgatitur shtrojeni në një tepsi dhe ndajeni në racione.

    Mëmëliga mund të shërbehet në pjatanca edhe lugë-lugë.

    Kur shërbehet sipër spërkatet me pak gjalpë të skuqur , arra dhe me djathë të thërrmuar, të bardhë apo kaçkavall.

  • Sallata me grurë – Kombinimi më i mirë për rënien në peshë

    Sallata me grurë – Kombinimi më i mirë për rënien në peshë

    Gruri është një nga drithërat më të shëndetshëm dhe më të lashtë në botë.

    Ai është i pasur me vitamina, proteina, minerale dhe antioksidantë.

    Nëse konsumoni grurë të papërunuar rregullisht do të merrni doza shumë të shëndetshme të zinkut, magnezit dhe vitaminës B3.

    Zinku është i domosdoshëm për imunitetin dhe për tretjen e karbohidrateve.

    Magnezi është i nevojshëm për kocka të forta, imunitet të fortë, nerva të shëndetshme dhe funksione të mira të muskujve.

    Gruri është shumë i pasur me fibër e cila njihet për aftësinë në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

    Fibra gjithashtu stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.

    Gruri është një nga ushqimet me bazë bimore me përmbajtjen më të lartë të proteinës.

    Gruri ka më shumë proteinë se bishtajoret dhe drithëra të tjerë.

    Ai është aleat i njerëzve që duan të humbasin kilogramët e tepërt.

    Në këtë artikull do të mësoni një recetë të thjeshtë për sallatë të ftohtë me grurë dhe perime për një vakt të shëndetshëm.

    Përbërësit:

    • 160 gramë kokrra të thara gruri
    • 1 filxhan speca të kuq të prerë hollë
    • 1 filxhan e gjysmë kastravec të prerë në feta
    • 4 qepë të njoma të prera hollë
    • 2 lugë çaji majdanox të freskët të grirë
    • 150 gramë djathë të bardhë,
    • Gjysëm lugë çaji kripë.

    Për marinimin:

    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 3 lugë gjelle lëng limoni.

    Përgatitja e Sallatës së Ftohtë

    Përzieni vajin e ullirit me lëngun e limonit dhe lëreni mënjanë.

    Vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni katër gota ujë, hidhni grurin dhe lëreni të marrë valë.

    Kur të ndodhë kjo, uleni temperaturën dhe lëreni grurin të ziejë për 10 minuta.

    Kullojeni dhe kriposeni e lëreni mënjanë.

    Në enën tuaj të sallatës kombinoni kastravecat, specin, qepët dhe majdanozin,

    Shtoni grurin e ngrohtë dhe djathin e bardhë.

    Më pas vajin e ullirit të përzier me lëng limoni.

    Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe servireni.

    Ekspertët thonë se specat e kuq mund t’i zëvendësoni me domate.

  • Ja si të përgatisni një tartë limoni franceze

    Ja si të përgatisni një tartë limoni franceze

    Tarta e limonit është një ndër ëmbëlsirat më të famshme të kuzhinës franceze, të cilën të gjithë e pëlqejnë.
    Brumi anësor është mjaftueshëm i hollë, krokant dhë i ëmbël aq sa duhet. Mbushja e tartës është mrekullisht e shijshme, e pasur, e thjeshtë, kremoze, e shkrifët, e hollë dhe jo shumë e thartë.

    PËRBËRËSIT:Për mbushjen


    Lëkura e një limoni
    Lëngun e 1 limoni (të shtrydhur)
    xhelatinë
    ¾ gotë shëqer (i bardhë)
    170 gr gjalpë (të prerë në kubikë)
    3 vezë të plota
    2 të verdha veze
    Sheqer

    Për brumin
    250g miell
     75g sheqer pluhur
     ½ lç kripë
     113g gjalpë (temperaturë ambienti)
     1 vezë

    Përbërësit për merengën
    125g sheqer
     3 të bardha vezësh
     1 lç ekstrakt vanilje

    Përgatitja e kremit:Në një tigan të thellë bashkoni të verdhat e vezës, sheqerin, lëkurën dhe lëngun e limonit. E vini tiganin në zjarr mesatar dhe më pas shtoni xhelatinën. Përzieni derisa konsistenca e masës të jetë kremoze. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe e lini mënjanë.

    Përgatitja e brumit:
    Prisni gjalpin në kubikë, shtoni miellin, sheqerin dhe bashkojini bashkë me lëvizjen e duarve. Më pas shtoni vezën dhe bashkoni masën derisa të homogjenizohet.
     Brumin sheshojeni me dorë dhe më pas mbështilleni më qese kuzhine. E lini në frigorifer derisa të forcohet pak.
     Shtrojeni në tavë brumin dhe me anë të një piruni shponi mazën e tij. Mbulojeni me letër alumini dhe sipër saj shtoni oriz, në mënyrë që brumi të ruajë formën gjatë pjekjes.
     Piqeni në furrë për 10 minuta në 180°C. Më pas hiqni orizin dhe letrën e aluminit dhe piqëni edhe për 10 minuta të tjera.

    Përgatitja e Merengës:
    I përzieni sheqerin, të bardhat e vezës dhe ekstraktin e vaniljes me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet shkuma e merengës.Pasi brumi të jetë pjekur, e lini të ftohet pak. Hidhni mbi të kremin e limonit dhe e përhapni me anë të një spatule në mënyrë të njëtrajtshmë.
    Shtoni merengën në sipërfaqe dhe zbukurojeni me pak lëkurë dhe feta limoni.

  • Biskota pa pjekje – Recetë e shpejtë me ëmbëlsi të lehtë!

    Biskota pa pjekje – Recetë e shpejtë me ëmbëlsi të lehtë!

    Biskotat gjithmonë prezente dhe të shijshme për çdo person të familjes.

    Biskotat mund  t’i shoqëroni me çdo gjë dhe në çdo kohë të ditës.

    Janë ëmbëlsira ideale dhe e shpejtë për t’ju ëmbëlsuar mëngjeset, pasditet apo darkat.

    Nuk ka asgjë më të mirë se përgatitja e tyre në mënyrë të shëndetëshme në shtëpi.

    Sot ju sygjerojmë recetën e shpejtë të biskotave që mund ta përgatisni në shtëpi.

    Përbërësit

    250 gr sheqer

    64 gr gjalpë ose margarinë

    120 ml qumësht

    3 lugë gjelle pluhur kakao

    400 gr tërshërë

    1 lugë çaji ekstrakt vanilje

    Përgatitja

    Në një enë përzieni sheqerin, gjalpin e shkrirë osë margarinën derisa masa të bëhet kremoze.

    Më pas shtoni qumështin dhe vazhdoni me përzierjen.

    Për të përshpejtuar proçesin mund ta vendosni masën e përfituar në zjarr për 1 minutë duke e përzier.

    Në të kundërt vazhdoni ta përzieni masën për disa minuta derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

    Më pas shtoni kakaon dhe tërshërën dhe vaniljen sipas dëshirës.

    Formoni forma të vogla rrethore dhe vendosini në një enë të cilën lëreni për 1-2 orë në frigorifer.

    Më pas mund t’i shijoni sipas dëshirës.

  • Ëmbëlsirë në vetëm 30 minuta! E shpejtë, e lehtë, e shijshme!

    Ëmbëlsirë në vetëm 30 minuta! E shpejtë, e lehtë, e shijshme!

    Ëmbëlsira është padyshim pjata më e preferuar e ditës për të vegjël e të rritur.

    Askush nuk i reziston dot një akulloreje apo keku të ëmbël.

    Por me angazhimet e ditës, gatimi i ëmbëlsirës ndonjëherë tingëllon si një angari më vete.

    Dashamirësit e ëmbëlsirave nuk dekurajohen dhe janë gjithnjë në kërkim të recetave të thjeshta, interesante e të ëmbla.

    Një prej tyre do ta gjeni në këtë artikull.

    Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë që gatuhet shumë thjeshtë dhe lehtë.

    Gatimi i saj nuk kërkon shumë kohë ndërkohë që shurupi nuk ka nevojë të ziejë.

    Po të masni kohën e përzierjes së përbërësve të kësaj ëmbëlsire do të kuptoni që ju nevojiten tre minuta për ta përgatitur dhe ta vendosur në furrë.

    Përbërësit:

    3 vezë

    3 lugë gjelle me sheqer

    3 lugë gjelle me qumësht

    3 lugë gjelle me vaj vegjetal,

    3 lugë gjelle me miell të ashpër (miell me hime)

    3 lugë gjelle me miell shumë përdorimësh,

    5 gramë vanilje pluhur

    10 gramë pluhur pjekjeje

    Për Shurupin

    3 filxhanë çaji me qumësht në temperaturë ambienti

    1 gotë (uji) e gjysëm me sheqer.

    Përgatitja E Ëmbëlsirës

    Ndizeni furrën në 180 °C . Rrihini vezët dhe sheqerin mirë deri sa të transformohen në një masë të njëtrajtshme dhe pa kokrriza.

    Shtoni qumështin, vajin vegjetal, miellin e ashpër, miellin shumë përdorimësh dhe përziejini sërish.

    Në fund shtoni vaniljen, pluhurin e pjekjes dhe përziejini për herë të fundit

    Masën e ëmbëlsirës hidheni në një tepsi të yndyrosur lehtë.

    Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni deri sa sipërfaqja e saj të marrë një ngjyrë kafe të çelët.

    Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, ju mund të përgatisni shurupin.

    Përzieni qumështin me sheqerin deri sa ai të tretet krejtësisht.

    Hiqeni tepsinë e ëmbëlsirës së pjekur nga furra dhe lëreni të ftohet mër 10 minuta.

    Më pas hidheni shurupin sipër saj dhe lëreni që ta përthithë atë plotësisht.

    Kur ëmbëlsira të jetë ftohur, futeni në frigorifer.

    Më pas ju mund ta ndani në feta dhe ta servirni sipas dëshirës. 

  • Si të përgatisni lazanjën – Recetën e mrekullueshme e plot shije!

    Si të përgatisni lazanjën – Recetën e mrekullueshme e plot shije!

    Lazanja është një ushqim me origjinë italiane që është përvetsuar me mjeshtëri nga amvisat shqiptare.

    E ngrohtë, e sapo dalë nga furra, e plotë dhe e mrekullueshme në shijen që ofron, lazanja është receta që ka fituar zemrën e kujto në botë.

    Makaronat, mishi, djathi dhe salca e domates tek lazanja përmbajnë vitamina të kompleksit B dhe ushqyes që i vijnë në ndihmë metabolizmit.

    Mishi i viçit nëse përdorni të tillë është një burim hekuri që përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Më poshtë do të gjeni një recetë klasike të lazanjës që mund t’a gatuani lehtë në shtëpi.

    Përbërësit e Lazanjës

    12 peta lazanje

    Gjysmë kilogramë mish të grirë

    2 thelpinj hudhre të grirë

    Gjysëm luge çaji me hudhër pluhur

    1 lugë çaji me rigon të thatë

    Kripë dhe piper

    450 gramë gjizë

    2 vezë

    Gjysëm filxhani me djathë parmixhano të grirë

    1 kavanoz e gjyzëm me salcë domateje me borzilok

    2 filxhanë me djathtë mocarela

    Vaj ulliri

    Përgatitja

    Ndizeni furrën në një temperaturë prej 175 gradë.

    Ndërkohë, në një tenxhere me ujë hidhni ujë me pak kripë dhe lëreni të marr një valë.

    Shtoni petat e lazanjës dhe ziejini deri sa të zbuten për 10 minuta.

    Kullojini dhe lërini mënjanë

    Mishin skuqeni në një tigan bashkë me hudhrën, hudhrën pluhur, rigonin, kripën, piperin e zi.

    Skuqeni për 10 minuta deri sa të marrë ngjyrën karakteristike.

    Në një enë tjetër përzieni gjizën, vezët dhe djathin parmixhan.

    Vendosini petat e lazanjës në një tepsi dhe lyejini me salcën e domates.

    Më pas shtroni mishin.

    Shtresa e rradhës është masa e djathit.

    Përsëritini këto hapa deri sa tepsia të mbushet plot.

    Në shtresën e fundit, lyejeni petën me salcë dhe spërkateni me copat e vogla të mocarelës.

    Mbulojeni tepsinë me letër alumini.

    Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta deri sa djathi të ketë shkrirë dhe të ketë formuar bulëza.

    Hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni zbuluar për 10 minuta të tjera deri sa djathi të marrë një ngjyrë kafe.

    Hiqeni tepsinë nga zjarri dhe lëreni lazanjën të ftohet për 10 minuta.

    Më pas servireni.