Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Supa e “Mysafirëve” – Receta që do të mahnit miqtë në tryezë!

    Supa e “Mysafirëve” – Receta që do të mahnit miqtë në tryezë!

    Mënyra më e mirë për të mikpritur miqtë apo të afërmit më të dashur është duke u shtruar tryezën me gatime të shijshme.

    Më poshtë ju sjellim një recetë fantastike në shije dhe vlera ushqyese, atë të supës së mysafirëve.

    Kjo është një recetë e vjetër, traditë e kuzhinës së vendeve të lindjes dhe për breza me radhë përgatitej nga amvisat në raste të veçanta familjare kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.

    Sot, kjo recetë e shijshme njihet gjerësisht në vende të ndryshme të botës si dhe është pjesë e menuve të shumë restoranteve prestigjiozë.

    Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe falë përbërësve të saj, ku bajamet janë kryesore shija që të ofron është me të vërtetë e veçantë.

    Përgatitja e Supës së Mysafirëve Në Shtëpi

    Përbërësit

    Një filxhan çaji me bajame

    2 lugë gjelle gjalpë të freskët

    4 lugë gjelle miell

    4-5 gota uji me lëng pule

    1 gotë qumësht

    Kripë

    Piper i zi

    Majdanoz i grirë hollë (nëse preferoni ta shtoni)

    Përgatitja

    Si fillim, thërrmoni bajamet.

    Ndajeni sasinë e tyre përgjysmë.

    Një pjesë të bajameve të thërrmuara lëreni mënjanë ndërsa pjesën tjetër bashkojeni me qumështin dhe kalojeni në mikser derisa bajamet të njëtrajtësohen me qumështin.

    Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty gjalpin dhe pjesën tjetër të bajameve.

    Kaurdisini për maksimumi 1-2 minuta, më pas shtoni miellin dhe vijoni ta përzjeni derisa mielli të marrë ngjyrë të verdhë të artë.

    Ndërkohë që vijoni të përzieni shtoni me ngadalë lëngun e pulës duke mos e ndërprerë përzierjen në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

    Pasi masa të jetë njëtrajtësuar lëreni sa të marrë një valë ndërkohë shtoni qumështin me bajamet, kripën, piperin dhe lërini të ziejnë edhe për 10 minuta duke i përzjerë herë pas here derisa supa të bëhet kremoze por jo shumë e trashë.

    Kjo supë serviret e ngrohtë, spërkatet sipër sipas preferencës me majdanoz të grirë hollë dhe disa pika gjalpë të tretur gjithashtu.

  • I mbani mend?! Ja si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe!

    I mbani mend?! Ja si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe!

    Gurabiet e dikurshme me sheqer të kuq, apo siç njihen për një pjesë të shqiptarëve “Gurabie 5 lekëshe” janë fantastike me një shije unike dhe tipike shqiptare.

    Krahas shijes së tyre të ëmbël dhe të butë, për një brez të tërë shqiptarësh sidomos brezit para viteve ’90 këto gurabie sjellin një nostalgji të veçantë të kujtimeve të fëmijërisë, pasi ishin ndër të vetmet ëmbëlsira me të cilat jo vetëm të vegjëlit por edhe të rritur ëmbëlsoheshin.

    Edhe sot, edhe pse pastiçeritë dhe dyqanet e ëmbëlsirave janë përplot të mbushura me ëmbëlsira të shumë llojshme, gurabiet me sheqer të kuq kanë padyshim vendin e tyre dhe mbeten ndër më të preferuarat e shqiptarëve, për shijen dhe kujtimet e dikurshme gjithashtu.

    Më poshtë ju sjellim recetën e veçantë të përgatitjes së këtyre gurabieve krejt lehtë, si një mënyrë fantastike për të sjellë në shtëpi shijen dhe ëmbëlsinë e dikurshme të kujtimeve të fëmijërisë.

     Përgatitja e Gurabieve të Kuqe  

    1 kg miell

    500 gr sheqer

    2 të verdha veze

    2 gota e gjysmë ujë (375 ml)

    100-150 ml vaj ulliri ose gjalpë tër tretur

    1 lugë kafeje sodë buke

    Përgatitja e Kremit të Kuq

    Pak ngjyrues të kuq ëmbëlsirash (e gjeni në markete)

    1 të bardhë veze

    250 gr sheqer pluhur

    Përgatitja

    Në një tas të madh hedhim miellin dhe sodën e bukës. Përzjejini mirë me njëra tjetrën dhe dhe më pas të hapni një gropë në mes ku do të hidhni sheqerin, vajin e ullirit ose gjalpin, të verdhat e vezës.

    Përzjeini mirë të gjitha bashkë dhe më pas shtoni ujin.

    Brumin punojeni me duar dhe shpejtë. Brumi do të jetë pak i lëngshëm.

    E vendosim brumin në tavolinën e kuzhinës, hedhim pak miell dhe e hapim me kujdes përmes një petësi.

    Petën e hapim me një trashësi rreth 1.5 cm.

    Presim biskotat në forma rrumbullake përmes një thike ose nëse kemi forma ëmbëlsirash.

    I nxjerrim nga forma dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje.

    Futini të piqen në furrë të parangrohur në 200 gradë përreth 20 minuta.

    Përgatitja e kremit të kuq   

    Në një enë qelqi, rrihni të bardhën e vezës dhe më pas shtoni sheqerin pluhur.

    Trazojeni me kujdes derisa masa të bëhet e njëtratshme.

    Në fund, shtoni nga pak ngjyruesin derisa të arrihet ngjyra tipike e kuqe.

    Pasi biskotat të jenë ftohur, lyejini me kremin e përgatitur dhe lërini të ftohet derisa kremi me sheqerin e kuq të ngurtësohet dhe të ngrijë.

  • 3 Receta të veçanta për t’i servirur këto festa!

    3 Receta të veçanta për t’i servirur këto festa!

    Fundi i vitit karakterizohet nga moti i ftohte, festat dhe ushqimet e mira.

    Nëse ju pëlqen gatimi, me siguri sa herë vjen kjo periudhë mendoni se çfarë mund të përgatisni ndryshe për të servirur gjatë mbledhejev me të afërm e miq.

    Në këtë artikull ju këshillojmë tre ide recetash me të cilat do të merrni shumë komplimente këto festa.

    Mjedra në Raki

    Për të realizuar këtë recetë ju duhen 1 kg mjedra, 400 gr sheqer, 1 litër raki dhe 6 kavanoza të sterilizuar.

    Pasi t’i lani e t’i pastroni mjedrat, futini në kavanozë njëra pas tjetrës, sheqerin dhe rakinë duke lënë një hapsirë prej 1 cm në fillim të kavanozit.

    Mbyllini hermetikisht, vendosini në një tenxhere të madhe të mbushur me ujë dy e nga dy , mbulojini me kapak dhe zijejini për 10 minuta.

    Më pas lërini të ftohen dhe ruajini në një vend të errët derisa t’i shërbeni në formën e lëngut, shoqëruar me disa kokrra mjedre.

    Bonbone me Çokollatë

    Për të përgatitur këtë recetë ju duhen rreth 25 biskota të vogla me kakao, 1 lugë gjelle çokokrem ose çokollatë e shkrirë, 1 lugë gjelle djathë mascarpone.

    Grini biskotat në misket dhe kur të enë pluhur hidhini në një enë dhe shtoni nutellën bashkë me mascarponen.

    Përzieni mirë me lugë derisa të formoni një lloj brumi dhe merrni copëza të vogla me duar për të formuar toptha të vegjël.

    Vendosini në një tavëdhe futini në firgorifer për 1 orë.

    Kur t’i nxirrni zhytini sërish në Nutella ose cokollatë të shkrirë dhe lërini në frigorifer derisa çokollata të forcohet.

    Sipas dëshirës mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipër si kakao apo grimca arre kokosi.

    Fruta të Thata me Erëza

    Për këtë recetë ju duhen 80 gr arra, 80 gr bajamë, 80 gr lajthi, fara luledielli, kungulli apo lloje të tjera arrorësh që preferoni.

    Gjithashtu edhe 3 të verdha vezësh, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle miks erëzash, 1 lugë gjelle fara speci djegës.

    Ndizni furrën ë temperaturën 180 gradë dhe bëni gati një tavë të shtruar me letër pjekje.

    Ndërkohë në një enë shtoni të bardhat e vezëve dhe përziejini me rrahës elektrik derisa të formohet shkuma e tyre.

    Shtoni mjaltin dhe përzieni sërish derisa të bahskohen.

    Të gjithë përbërësit e tjerë futini në një qese plastike me mbyllje dhe erëza dhe tundini të gjithë bashkë.

    Në këtë mënyrë do të marrin shijen e erëzave dhe në fund hidhini tek vezët e rrahura që përgatitët më parë dhe përzieni.

    Përhapini me lugë tek tava e pjekjes duke i shtruar mirë dhe futini të piqen për 10 minuta.

    Hidhini sërish sipër pak mjaltë dhe tundini pak po aty në tavë, e më pas futini të piqen për 10-15 minuta të tjera derisa të marrin ngjyrë të artë.

    Kujdes që të mos ju digjen dhe lërini të ftohen para se t’i konsumoni apo servirni.

  • Mënyrat më të mira të përgatitjes së kërpudhave në shtëpi!

    Mënyrat më të mira të përgatitjes së kërpudhave në shtëpi!

    Kërpudhat janë një ushqim shumë i mirë për ata që kujdesen për shëndetin e zemrës.

    Ato janë shumë të pasura me fibër, kalium dhe vitaminë C, të cilat mirëmbajnë sistemin kardiovaskular.

    Kaliumi është një nga ushqyesit më të nevojshëm sepse ndihmon në rregullimin e nivelit të tensionit të gjakut.

    Në këtë artikull do të mësoni 3 receta mjaft interesante për gatimin e shijshëm të kërpudhave.

    Kërpudha me gjalpë dhe kopër

    Përbërësit

    230g kërpudha

    20g gjalpë

    1 tufë me kopër

    Kripë

    Piper

    Përgatitja

    Si fillim lani dhe pastroni kërpudhat. Lërini të thahen plotësisht para se t’i gatuani.

    Pritini në feta jo shumë të trasha. Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin.

    Kur ai të shkrijë hidhni kërpudhat dhe kaurdisini me kujdes.

    Kur kërpudhave t’u ketë rënë volumi dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë shtoni dhe pak gjalpë.

    Lërini dhe pak të skuqen dhe shtoni kripën, piperin dhe koprën e grirë.

    Supë me kërpudha

    Përbërësit

    4 lugë gjelle me gjalpë

    1 lugë gjelle me vaj ulliri

    2 qepë të grira

    4 thelpinj hudhër

    750g kërpudha

    6 lugë gjelle me miell

    4 gota me ujë

    1 gotë me qumësht

    Kripë

    Piper

    Majdanoz i grirë.

    Përgatitja

    Vendosni një tenxhere në zjarr dhe hidhni gjalpin. Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë dhe lërini të skuqen.

    Hidhni kërpudhat e prera dhe kaurdisini lehtë për 5-7 minuta.

    Spërkatini kërpudhat me miellin, kaurdisini dhe skuqini dhe për 2 minuta të tjera.

    Hidhni ujin dhe lëreni të ziejë.

    Më pas shtoni dhe qumështin, kripën dhe piperin dhe lëreni në zjarr sa të trashet lëngu duke e puerzier herë pas here që të mos krijohen kokërriza.

    Kur supa tue jetë gati hiqeni nga zjarri dhe spërkateni me majdanoz të grirë.

    Kërpudha të mbushura

    Përbërësit

    20-24 kërpudha të mëdha të pastruara nga kërcelli

    2 lugë gjelle me vaj ulliri

    250g mish i grirë

    2-3 qepë të njoma të grira imët

    3 thelpinj hudhër

    Kripë

    Piper

    125g salcë kosi

    125g dhjathë

    1 tufë majdanoz i grirë

    Përgatitja

    Ngrohni sobën në 180 gradë. Lyeni mirë me vaj dy tava.

    Qëroni dhe lani kërpudhat e lërini mënjanë.

    Në një tigan hidhni një lugë vaj dhe vëreni në zjarr. Skuqni aty mishin e grirë derisa të marrë një ngjyrë të kafenjtë.

    Kërcenjtë e kërpudhave pritini imët dhe hidhini në tigan për t’i skuqur.

    Shtoni djathin dhe salcën e kosit dhe lëreni në zjarr derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

    Shtoni hudhrat dhe qepët e njoma të grira, kripën dhe piperin dhe skuqini dhe për 2-3 minuta.

    Mbushni kërpudhat dhe vendosini në tavat e lyera me vaj.

    Spërkatini dhe pak me vaj ulliri dhe futini për t’i pjekur për 20 minuta.

  • Zupa Angleze – Shije delikate dhe e lehtë!

    Zupa Angleze – Shije delikate dhe e lehtë!

    Kuzhina është art më vete e sidomos kur bëhet fjalë për pastiçerinë.

    Ëmbëlsirat janë pjesa më delikate e të gatuarit të cilat kërkojnë shumë përkushtim kujdes e dashuri.

    Kështu mund ta përshkruajmë edhe zupën angleze e cila është një mrekulli shijesh mbledhur në një gotë.

    Më poshtë ju tregojmë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete hap pas hapi.

    Përbërësit për pandespanjën

    2 vezë mesatare

    30 gr miell

    30 gr niseshte

    60 gr sheqer

    Për kremin e pastiçerisë

    400 gr qumësht

    100 gr pana për ëmbëlsira

    4 të verdha vezësh

    45 gr niseshte misri

    140 gr sheqer

    1 pako ekstrakt vanilje

    50 gr çokollatë e zezë

    100 ml sherbet, lëng frutash  ose shurup

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e këtyre zupave si fillim përgatisni pandespanjën.

    Në një enë të thellë hidhni vezët në temperaturë ambienti e më pas përziejini me një rrahës elektrik.

    Shtoni po aty pak nga pak edhe sheqerin duke e përzier për 10 minuta derisa të formohet merengen tradicionale.

    Me anë të një site hidhni po tek ena niseshtenë dhe miellin.

    Më pas përzieni me lëvizje delikate nga poshtë lart derisa të formohet brumi i trrashë.

    Përgatisni një tavë pjekje rreth 18 cm të lyer me gjalpë dhe miell dhe hidhni brumin.

    Mundohuni ta tundni me kujdes herë pas here që të përhapet siç duhet në tavë.

    Futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 160 gradë për 40 minuta.

    Lëreni të piqet derisa keku të marrë ngjyrë të artë.

    Kremi i pastiçerisë

    Ndërkohë përgatisni kremin e pastiçerisë.

    Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’iu duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.

    Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.

    Më pas në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën, dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen. Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.

    Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.

    Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.

    Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.

    Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.

    Ju këshillojmë që të ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.

    Masa do të fillojë që të trashet ngadalë.

    Nëse dëshironi mund t’i shtoni lëkurën e limonit apo portokallit për t’i dhënë një shije më të veçantë kremit.

    Kremin do ta lini në zjarr derisa ai të fillojë të krijojë flluska, apo që të vlojë.

    Më pas hiqeni nga zjarri dhe përziheni dhe disa momente me telin e kuzhinës.

    Ndajeni kremin në dy enë të barabarta dhe tek njëra shtoni çokollatën.

    Përzieni me lugë derisa çokollata të shkrijë nga nxehtësia e kremit.

    Përgatitja e zupave

    Hiqni nga tava e pjekjes pandispanjën dhe priteni në shirita të gjatë e të barabartë.

    Më pas shiritat pritini në katrorë me gjerësi  1 cm secili dhe përzgjidhni gotat për zupën.

    Ato duhet të jenë të paktën 150 ml secila dhe në shtresën e parë vendosni një kubik nga pandispanja duke e lagur me një lugë sherbet, shurup apo lëng frutash.

    Më pas shtoni shtresën e parë me krem çokollate duke e përhapur mirë me lugë dhe në fund shtoni kremin e pastriçerisë klasik.

    Këtë proces bëjeni me të gjithë masën e mbetur të zupave dhe duhet të dalin 4-5 gota.

    Futini në frigorifer për të paktën 3 orë ose më shumë dhe konsumojini të freskëta me pak kakao pluhur sipër.

  • Lakër e ëmbël me mish të terur – Një drekë e shijshme që do të kënaqë gjithë familjen!

    Lakër e ëmbël me mish të terur – Një drekë e shijshme që do të kënaqë gjithë familjen!

    Lakra e ëmbël është jashtëzakonisht e shijshme, ndërsa mishi i terur i japin një shije të veçantë të cilës askush nuk mund t’i rezistojë

    Ata që pretendojnë se nuk u pëlqen lakra e ëmbël do ta provojnë gjithashtu të përgatitur në këtë mënyrë.

    Përbërësit:

    ▪ 2 kg lakër
    ▪ së paku 350 g mish të terur
    ▪ 500 ml lëng domate
    ▪ 2 qepë
    ▪ 1 karotë
    ▪ 4 thelpinj hudhra
    ▪ kripë, piper
    ▪ 1 lugë spec të kuq (i bluar)
    ▪ 3 lugë yndyrë
    ▪ 2 lugë uthull
    ▪ erëza për shije

    Përgatitja:

    Hidhni ujë dhe uthull në një tenxhere më të thellë, pastaj vendosni brinjë. I zieni për rreth 15 minuta, i kulloni dhe i shpëlani me ujë të vakët.

    Pritini lakrën, qepën dhe hudhrën në kube, dhe karotën në shkopinj.

    Vendoseni yndyrën në tenxhere dhe ngroheni, pastaj vendosni qepën dhe hudhrën të ziejnë me pak ujë.

    Kur qepa të marrë ngjyrë të artë, vendosni gjysmën e lakrës së prerë në feta, shkopinjtë e karotës, hidhni gjysmën e erëzave, radhisni mishin e terur, pastaj shtoni pjesën tjetër të lakrës, të cilës gjithashtu do t’i hidhni erëza.

    Hidhni të gjithë lëngun e domates dhe ujin për t’u njomur, pastaj vendosini të ziejnë. Kur lakra të jetë zbutur, hidhni më shumë ujë.

    Zieni lakrën për rreth 40 minuta, pa e trazuar, në një temperaturë mesatare.

    Shërbejeni me bukë të bërë në shtëpi.

    Ju bëftë mirë.

  • Tartë me kungull – Receta e veçantë!

    Tartë me kungull – Receta e veçantë!

    Me siguri keni dëgjuar të paktën një herë për tartën me kungull.

    Nga të gjitha mënyrat që mund ta përgatisni këtë recetë, kjo me kungull vjeshte është ndoshta më e veçanta.

    Megjithëse nuk është një recetë tradicionale vendase, jehona e saj ka udhëtuar në të gjithë botën teksa mendohet se për herë të parë është gatuar në Amerikë në fillim të viteve 1600.

    Duke qenë se jemi në sezonin e kungujve të shijshëm dhe prag festash ju servirim recetën e shijshme të tartës me kungull.

    Mësoni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj.

    Përbërësit

    400 gr kungull

    300 gr miell

    350 ml krem qumështi

    3 vezë

    65 gr sheqer kaf

    200 gr sheqer i bardhë

    Gjysmë luge çaji kripë

    2 lugë çaji kanellë

    1 lugë çaji xhenxhefil i grirë

    Lëkurë limoni

    Fara karafili

    100 ml vaj luledielli

    Gjysmë luge çaji fryrës për ëmbëlsira

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete përgatisni brumin e krostatës.

    Në një enë të thellë shtoni 1 vezë, 150 gr sheqer të bardhë dhe vajin e lulediellit.

    Përzieni mirë të gjithë masën derisa të formohet kremi dhe pak nga pak shtoni miellin bashkë me fryrësin.

    Me anë të një spatula përzieni të gjith ëpërbërësit në mënyrë që të mos formohen kokrriza dhe formoni brumin e shkrifët.

    Shtrojeni atë në një tepsi të vogël të lyer me gjalpë e të pudrosur pak me miell dhe përhapeni me duar nëpër të gjithë sipërfaqen.

    Mos harroni të ngrini anët e krostatës tuaj në pjesën rrethuese të tepsisë.

    Përgatitja e mbushjes

    Para se të filloni me mbushjen ndizni furrën në temperaturën 220 gradë në mënyrë që ta keni të ngrohtë.

    Zieni kungullin e bëjeni pure duke e shtypur ose duke e miksuar.

    Ndërkohë në një enë të thellë rrihni 2 vezë, shtoni sheqerin kaf dhe 50 gr nga sheqeri i bardhë.

    Po aty shtoni pak kripë, kanellë pak xhenxhefil të grirë, farat e karafilit, lëkurën e limonit dhe sipas dëshirës pak arrë moskat.

    Shtoni edhe kungullin bashkë me kremin e qumështit për ëmbëlsira (pana) dhe vazhdoni me përzierjen derisa të krijoni një masë kremoze.

    Këtë krem hidheni me kujdes tek peta e brumit që krijuat më parë.

    Kremi i kungullit duhet të mbushë të gjithë tavën ku është vendosur brumi dhe të jetë i njëtrajtshëm.

    Tundeni pak tavën dhe futeni të piqet në temperaturën 220 gradë përreth 15 minuta.

    Pasi të kenë kaluar këto minuta, ulni temperaturën në 180 gradë dhe lëreni krostatën të piqet për 45 minuta të tjera.

    Kur krostatat të jetë fryrë dhe të ketë marrë e gjitha ngjyrë të artë mund ta nxirrni nga furra.

    Lëreni të ftohet e më pas priteni në copa trekëndore për ta shijuar.

  • Ëmbëlsira e famshme Pavlova – Ja si ta përgatisni

    Ëmbëlsira e famshme Pavlova – Ja si ta përgatisni

    Pavlova është një tortë elegante, baza e së cilës është marenga, ndërsa mbushja bëhet me krem ​dhe fruta të freskëta e shumëngjyrëshe!

    Australia dhe Zelanda e Re kanë pretenduar gjithmonë se kjo recetë ka origjinën e tyre, por emri i saj në fakt i kushtohet një balerine të famshme ruse, Anna Pavlova, e cila i vizitoi të dy vendet në vitet 1920 dhe pati sukses të madh.

    Provoni veten duke përgatitur këtë ëmbëlsirë në bazë të këshillave si më poshtë

    Përbërësit

    Për marengën ju nevojiten:

    3 të bardha vezësh në temperature dhome

    200g sheqer

    20g niseshte misri

    10g lëng limoni

    Ekstrakt vanilje për shije

    Për kremin:

    200g pana

    20g sheqer pluhur

    Për mbushjen:

    1 kivi

    Luleshtrydhe

    Fruta pylli

    Rrush pa fara

    Nenexhik

    Sheqer pluhur

    Përgatitja

    Për të përgatitur këtë recetë, së pari ngrohni furrën në në 130 °, pastaj ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat.

    Të bardhat e vezëve shtojini në mikser dhe përpunojini me shpejtësi mesatare deri në të lartë.

    Prisni që të bardhat e vezëve të bëhen si shkumë dhe filloni të shtoni sheqer, pak e nga pak.

    Pasi të jetë shpërbërë i gjithë sheqeri, marenga do të jetë e trashë dhe kremoze. Në këtë moment shtoni lëngun e limonit, ekstraktin e vaniljes dhe prisni që të absorbohet.

    Në këtë mënyrë përbërja do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Në fund fikni mikserin dhe shtoni niseshten e misrit.

    Përzieni butësisht me një lugë nga poshtë lart dhe më pas transferojeni në një tavë të veshur me letër pjekjeje.

    Me ndihmën e një spatule, rrafshoni pjesën e sipërme dhe anëve jepini formë rrumbullake.

    Gërmoni pak qendrën për të krijuar një gropë, e cila do të shërbejë për mbushjen me fruta.

    Piqeni marengën në furrën e parangrohur për 10 minuta dhe më pas ulni temperaturën në 100 °C duke vazhduar pjekjen edhe 50 minuta të tjera. Gjatë kësaj kohe dera e furrës nuk duhet të hapet!

    Pasi pjekja të përfundojë, lëreni të ftohet për të paktën 2 orë, gjithmonë me derën e mbyllur.

    Ndërkohë kujdesuni për frutat duke i prerë në copëza.

    Në një tas rrihni panën dhe sheqerin pluhur derisa të përftoni një masë kremoze dhe të qëndrueshme.

    Mbushni me të pjesën e sipërme të marengës dhe shtoni sipër frutat, nenexhikun sipas dëshirës, e në fund spërkateni me sheqer pluhur.

    Pavlova juaj e mrekullueshme është gati për t’u shërbyer!

    Këshillohet që ta konsumoni këtë ëmbëlsirë menjëherë. Marenga është shumë e ndjeshme ndaj lagështirës, kështu që nuk është e mundur ta ruani në frigorifer.

    Ju mund ta zbukuroni pavlovën me frutat e stinës sipas dëshirës tuaj!

    Shtimi i niseshtës së misrit i jep marengës cilësinë e veçantë që e karakterizon.

  • Biskota me mollë, pa gluten – Shije dhe aromë e mrekullueshme!

    Biskota me mollë, pa gluten – Shije dhe aromë e mrekullueshme!

    Një filxhan çaji të ngrohtë dhe këto biskota, pushimi perfekt për t’u kënaqur!

    Përbërësit:

    ▪ 150 gr miell i përzier, pa gluten
    ▪ 60 gr sheqer
    ▪ gjysmë pako sheqer vanilje
    ▪ 2 vezë
    ▪ 100 gr margarinë
    ▪ gjysmë pako pluhur pjekje
    ▪ 2 mollë
    ▪ 100 gr arra ose bajame
    ▪ kanellë

    Përgatitja:

    Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius dhe vendosni në fundin dhe skajet e enës letër për pjekje.

    Përzieni sheqerin dhe sheqerin vanilje me vezët dhe margarinën, rrihini mirë derisa përzierja të shkumëzohet, pastaj shtoni miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira.

    Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla dhe shtojini në përzierje bashkë me arrat ose bajamet.

    Përhapni një përzierje prej përafërsisht një lugë gjelle në letër për pjekje dhe hidhni kanellë mbi përzierjen e përhapur.

    Piqeni për rreth 10-15 minuta.

    Ju bëfshin mirë

  • Trileçe shtëpie, ëmbëlsi që nuk i rezistoni dot – Ja si ta përgatisni

    Trileçe shtëpie, ëmbëlsi që nuk i rezistoni dot – Ja si ta përgatisni

    Një ëmbëlsirë klasike e lehtë, shumë e dashur për shqiptarët, gosti fisnike për miqtë, fantastike për festat është Trileçe.

    Është një ëmbëlsirë plot finesë, e thjeshtë në përgatitje dhe me pak përbërës por shija e saj është unike. Aq sa vështirë se mund t’i rezistosh.

    Shoqërohet në një mënyrë fantastike me çajra të ndryshëm të ndryshëm por mbi të gjitha ëmbëlsira perfekte për të mbyllur me shijen më të mirë drekat apo darkat familjare.

    Trileçe është ëmbëlsira perfekte për të ëmbëlsuar shpirtin dhe organizmin në çdo orë të ditës.

    Me shijen e saj të kombinuar mes qumështit e krem karamelit kjo ëmbëlsirë është mahnitëse dhe shumë e dëshiruar nga të gjithë.

    Më poshtë keni recetën fantastike të përgatitjes së trileçes në shtëpi, një mënyrë e lehtë për të ëmbëlsuar familjen apo të dashurit tuaj.

    Si të përgatisim Trileçen në shtëpi 

    Përbërësit

    1 l qumësht

    500 ml krem qumështi (krem pana)

    10 kokrra vezë

    10 lugë gjellë sheqer

    10 lugë miell

    350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)

    300 ml karamel (gjeni në supermarkete)

    Përgatitja e pandispanjës

    Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë.

    Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë.

    Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin.

    I përzjejmë derisa të njëtrajtësohen.

    Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë.

    Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë.

    Përmes një furçe kuzhine lyejmë me pak vaj tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur dhe e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas gradën e nxehjes e ulim në nivelin 150.

    E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

    Përgatitja e Qumështit

    Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm.

    I përzjejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht.

    Më pas shtojmë kremin e qumështit (pana). I përzjejmë mirë që të jenë një masë.

    Heqim kekun ose pandispanjën nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit.

    E lëmë derisa pandispanja të përthithë qumështin plotësisht.

    Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm.