Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Bukë e pjekur në kos – Ja si të përgatisni këtë recetë të shijshme

    Bukë e pjekur në kos – Ja si të përgatisni këtë recetë të shijshme

    Një recetë perfekte për t’u shijuar kurdoherë, me të afërmit tuaj.

    Kërkon vetëm pak impenjim por shija është e mrekullueshme dhe ia vlen çdo minutë që kërkon përgatitja e saj.

    Receta e bukës së pjekur në kos do të kthehet në të preferuarën tuaj.

    Përbërësit

    Për brumin:

    1 gotë me ujë të vakët

    1 gotë me qumësht

    1 lugë gjelle sheqer

    1 lugë çaji kripë

    dy lugë çaji me maja të thatë

    5-6 gota uji me miell në varësi të llojit të miellit

    Për mbushjen:

    300g djathë i bardhë

    Për salcën:

    1 gotë uji kos

    Një filxhan çaji me vaj ulliri

    2 vezë

    Përgatitja

    Merrni një tas të madh dhe aty përzieni një e nga një përbërësit përveç miellit.

    Përzjejeni mirë dhe lëreni që majaja të veprojë.

    Pasi majaja të ketë formuar një si shtresë ajke në sipërfaqen e tasit mund të filloni të hidhni ngadalë miellin.

    Masën përzieni mirë në mënyrë që brumi të mos ketë kokrriza.

    Në fund punojeni brumin me duar në tavolinë, kështu sipërfaqja e tij do të jetë krejtësisht e lëmuar.

    Brumi duhet të jetë i butë dhe të mos ngjitet në duar, prandaj nëse e shikoni që kërkon më shumë miell shtojeni pa frikë.

    Vendoseni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine më pas lëreni që të pushojë rreth një orë.

    Pasi koha të ketë kaluar brumi do të jetë fryrë.

    Lyeni duart me pak vaj dhe filloni ta punoni mirë, në fund ndajeni brumin në katër pjesë.

    Çdo kulaç hapeni në formën e një shiriti, më pas me dorë shtypeni në formën e një pete.

    Mbusheni me djathë të thërrmuar petën dhe mbylleni duke puthitur me duar skajet e saj.

    Tani shiritin e mbushur me djathë priteni në toptha të vegjël të barabartë.

    Vendosini kulaçët e mbushur me djathë në një tavë të lyer mirë me vaj ose gjalpë të shkrirë.

    Lini pak hapësirë mes tyre pasi brumi do të fryhet përsëri.

    Të njëjtët hapa ndiqni dhe për kulaçët e tjerë dhe kur të keni mbaruar lërini për 20 minuta që të fryhen plotësisht.

    Tani është koha që të përgatisni salcën.

    Në një tas hidhni dy vezë, një filxhan çaji me vaj ulliri dhe një gotë me kos, përzjejeni mirë që të krijoni një salcë të plotë

    Këtë salcë hidheni mbi kulaçët sa ata të jenë mbuluar.

    Për pjekjen

    Piqeni në furrën e parangrohur me 180 gradë për 30-40 minuta, ose derisa sipërfaqja e bukës të ketë marrë një ngjyrë të artë.

    Kur të jetë pjekur hiqeni direkt nga tava që të mos krijohet lagështirë.

    Buka do të jetë e butë si pambuk dhe me shije të përkryer, servireni të ngrohtë dhe për ta ruajtur mjafton që ta mbështillni me një pecetë të pastër.

  • Kek me limon dhe pa vezë – Ëmbëlsi unike dhe shije freskie!

    Kek me limon dhe pa vezë – Ëmbëlsi unike dhe shije freskie!

    Limonët në veçanti i japin ëmbëlsirave një shije freskie të pashoqe që nuk mund të konkurohet nga asnjë frut tjetër.

    Keku është një nga ato gatime që mund t’i japë shpirtin e festës çdo takimi me miq ose të afërm.

    Kjo recetë e thjeshtë, që duhet ta provoni patjetër, është e përsosur për të gjithë familjen!

    Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguar më poshtë dhe provojeni këtë ëmbëlsi unike.

    Përbërësit

    180 g miell

    50 g miell bajame

    100 g lëng limoni

    Lëkurë limoni, e grirë

    90 g gjalpë

    50 g qumësht në temperaturë dhome

    180 g sheqer

    50 g niseshte misri

    8 g maja pluhur për ëmbëlsira

    Përgatitja

    Për të përgatitur kekun me limon dhe pa vezë, fillimisht shkrini gjalpin në zjarr të ngadaltë dhe lëreni të ftohet.

    Pastaj trasferojeni në një tas bashkë me sheqerin dhe shtoni lëkurën e limonit, duke i përzier derisa këto përbërës të bashkohen.

    Shtoni më pas miellin dhe miellin e bajames, niseshten e misrit dhe pluhurin pjekës.

    Përziejini me mikserin e vezëve, pastaj shtoni me ngadalë lëngun e limonit dhe qumështin.

    Trazojini përbërësit derisa të përftoni një përzierje kremoze dhe homogjene.

    Transferoni brumin e përftuar në një enë të përshtatshme për pjekje, të lyer me pak gjalpë dhe miell.

    Përhapeni në sipërfaqen e tavës në mënyrë të njëtrajtshme dhe lëreni të piqet në një furrë në 170 °, për rreth 55 minuta.

    Pasi keku të jetë pjekur, prisni derisa të ftohet para se ta nxirrni nga ena.

    Ju mund ta zbukuroni atë me sheqer pluhur dhe disa feta limoni përsipër.

    Dhe nëse dëshironi, ju mund t’i shtoni edhe elementë të tjerë sipas shijes tuaj, si për shembull disa copëza çokollate.

  • Si të përgatisni bukën e bardhë marokene – Receta e shijshme që duhet ta provoni

    Si të përgatisni bukën e bardhë marokene – Receta e shijshme që duhet ta provoni

    Buka e bardhë Marokene, e njohur ndryshe edhe si Khobz, ka një formë të rrumbullakët, është e sheshtë dhe ka një strukturë pak të trashë.

    Mielli që përdoret për të bërë këtë bukë, preferohet të jetë miell 00 , pasi ai jep një rezultat më të mirë.

    Megjithatë ju mund të përdorni edhe lloje të tjera mielli në këtë recetë.

    Buka e bardhë Marokene përdoret kryesisht si shoqëruese për gatime të ndryshme ose si bukë për sanduiç.

    Korja e saj preferohet aq shumë, sa shumë marokenë heqin pjesën e butë dhe përdorin vetëm koret.

    Më poshtë ju njohim me recetën e thjeshtë të kësaj buke shumë të shijshme.

    Përbërësit

    4 gota miell

    2 lugë çaji kripë

    2 lugë çaji sheqer

    1 lugë maja

    2 lugë vaj

    300 ml ujë të ngrohtë

    Përgatitja

    Fillimisht përgatisni përbërësit e duhur dhe më pas lyeni tavën ose letrat e pjekjes me pak miell misri.

    Në një tas të madh shtoni dhe përzieni së bashku miellin, kripën dhe sheqerin. Më pas, në qendër të përzierjes shtoni pak maja dhe filoni ta trazoni me duar. Ndërkohë që trazoni me duar, shtoni vaj dhe ujë.

    Për të bërë brumin ju mund të përdorni makinerinë e bukës ose mund ta bëni atë me duar.

    Nëse është e nevojshme, shtoni miell ose ujë në sasi shumë të vogla për të zbutur brumin. Por kini kujdes që ai të mos bëhet ngjitës.

    Ndani brumin në gjysmë dhe formoni me secilën pjesë një formë sferike. (Nëse preferoni, mund ta ndani brumin në katër deri në gjashtë bukë më të vogla.)

    Vendosini ato në tavë dhe mbulojini me një copë. Lërini të pushojnë për 10 deri në 15 minuta.

    Pasi brumi të pushojë, përdorni pëllëmbën e dorës për ta rrafshuar brumin në formë rrethi, afërsisht 1 cm të trashë.

    Mbulojeni sërisht dhe lëreni rreth 1 orë (në një ambient të ftohtë).

    Ju gjithashtu mund ta lini brumin derisa kur ta shtypni lehtë me gisht ai të kthehet në formën filllestare.

    Ndërkohë ngrohni furrën në 225 C.

    Me një thikë të mprehtë ose me një piru, krijoni disa prerje të lehta ose shpime në pjesën e sipërme të bukës.

    Piqni bukën për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrën e duhur dhe të tingëllojnë të zbrazëta kur goditen.

    Transferoni bukën në një enë tjetër dhe mbulojini me një copë derisa  të ftohet.

  • Kek me kanellë – Shije e përkryer dhe plot aromë

    Kek me kanellë – Shije e përkryer dhe plot aromë

    Një kombinim i përkryer i kanellës pak djegëse e plot aromë dhe i arrave krokante.

    Ky kek klasik kërkon përdorimin e arrave, duke qenë se ky arror është dhe më i përhapuri në Shqipëri. Por mund të përdorni edhe bajame apo lajthi nëse dëshironi.

    Mund ta shërbeni edhe për mëngjes pasi shkon shumë mirë me qumështin, kafen apo lëngjet e frutave.

    Ju sjellim këtë recetë shumë të lehtë për të përgatitur kekun me kanellë dhe arra.

    Përgatitja e Kekut me Kanellë

    Përbërësit

    210 g gjalpë me temperaturë ambienti

    280g sheqer

    4 vezë

    280g miell

    1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash

    2 lugë çaji me kanellë

    115g arra të shtypura imët

    1 lugë gjelle sheqer pluhur për zbukurimin e kekut

    Përgatitja

    Si fillim ngrohni furrën në 180 gradë.

    Ndërkohë në një tas të madh përzieni mirë gjalpin dhe sheqerin.

    Kini kujdes që kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht, dhe që kremi të jetë kremoz.

    Shtoni vezët një e nga një, duke përzierë me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Lëreni masën të pushojë ndërkohë që përgatisni miellin.

    Në një tas tjetër hidhni miellin duke e situr më parë, fryrësin dhe kanellën.

    Shtoni përbërësit me një lugë gjelle dhe të përzieni sa ai të tretet.

    Vazhdoni këto hapa derisa të mbaroni sasinë e miellit.

    Një përzierje e ngadaltë e miellit bënë të mundur që brumi i kekut të ketë sa më shumë ajër dhe të fryhet më mirë.

    Kalojeni gjysmën e brumit në një tavë të lyer me gjalpë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.

    Hidhni arrat e shtypura sa më imët dhe më pas pjesën tjetër të mbetur të brumit.

    Piqeni për 30-35 minuta ose derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë.

    Për ta provuar nëse brendësia e kekut është pjekur, mjafton ta shponi me një thikë dhe nëse sipërfaqja e saj del e pastër keku është gati.

    Hiqeni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni.

    Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur. 

  • Menu vjeshte – Rizoto me kërpudha dhe shafran

    Menu vjeshte – Rizoto me kërpudha dhe shafran

    Në ndryshim nga rizotoja klasike, receta e mëposhtme ka më pak përbërës, kërkon më pak kohë për t’u përgatitur dhe është një pjatë shumë e shëndetshme dhe e shijshme.

    Përbërësit për 4 persona:

    350g oriz,

    1 qepë e vogël,

    1 gotë verë e bardhë,

    250g salsiçe të freskëta,

    30g kërpudha porçini të thata,

    50g gjalpë, 50g djathë Parmigiano,

    lëng zarzavatesh i valuar,

    1 bustinë shafran dhe majdanoz i freskët.

    Përgatitja:

    Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.

    Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.

    Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Kur mungon pak kohë që orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano.

    E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.

  • Kunguj të pjekur – Krokantë dhe të butë nga brenda

    Kunguj të pjekur – Krokantë dhe të butë nga brenda

    Kur bëhet fjalë për patatet e skuqura, ato krokantet të vijnë menjëherë në mendje, por ju mund të bëni të njëjtën gjë edhe me kungujt e njomë.

    Nëse i piqni kungujt në furrë me vaj dhe miell, do të përftoni një rezultat të shkëlqyer: krokantë nga jashtë dhe të butë nga brenda!

    Çdo vakt i cili përfshin kungujt ka përfitime të mëdha shëndetësore, të cilat sigurisht që ia vlejnë t’i konsumoni.

    Dihet që kungulli i njomë rrit energjinë, ndihmon në funksionalitetin e tiroides, përmirëson shëndetin e syve, ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, ndalon inflamacionin, madje thuhet se ngadalëson procesin e plakjes! Lista është shumë e gjatë.

    Këtë recetë, mund ta shoqëroni me pjatat me mish dhe peshk, ose ta shërbeni si meze.

    Përgatisni në shtëpi këtë recetë të lehtë, të shijshme dhe plot vlera ushqyese duke ndjekur si më poshtë mënyrën e përgatitjes.

    Përbërësit

    770 gr kunguj të njomë

    50 gr miell

    20 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

    10 gr kripë

    Rigon i freskët

    Përgatitja:

    Për të përgatitur kungujt, filloni duke i larë dhe i tharë ato.

    Me ndihmën e një thike, pritini hollë me një trashësi rreth 3mm.

    Vendosini më pas në një tas, shtoni kripë dhe miell dhe pastaj përziejini derisa të bashkohen.

    Shtoni vajin dhe gjethet e freskëta të rigonit dhe përziejini përsëri.

    Transferojini kungujt në një tavë të shtruar me letër pjekjeje duke u përpjekur të mos i vendosni mbi njëra-tjetrën.

    Vendoseni tavën në një furrë të parangrohur në 200 °, për rreth 25 minuta.

    Shërbejini ato të ngrohta.

    Këshilla:

    Këshillohet t’i konsumoni konugujt menjëherë për të mos humbur aromën. Megjithatë ju mund t’i ruani ato në frigorifer deri në dy ditë. Ngrirja nuk rekomandohet.

    Në vend të rigonit të freskët mund të përdorni rigon të thatë ose ta zëvendësoni atë me bimë të tjera aromatike si majdanozi, trumza ose borziloku.

  • Disa receta të thjeshta se si të gatuani oktapodin

    Disa receta të thjeshta se si të gatuani oktapodin

    Oktapodi është një nga molusqet më të dashur kur vjen puna tek kuzhina dhe recetat e shijshme.

    Jo gjithnjë mun dta gjeni të freskët në banakët e shitjeve, por sa herë që të mundeni me siguri që dhe ju e merrni për ta shijuar.

    Megjithatë shijimi i tij në përsosmëri kërkon pak mjeshtëri në gatim.

    Në këtë artikull do ju tregojmë disa mënyra interesante se si ta përgatisni oktapodin.

    Filloni me zierjen

    Për të gatuar siç duhet një oktapod duhet të dini gjithçka edhe për zierjen që le të themi është procesi i parë i gatimit në këtë rast.

    Vendoseni të ziejë duke shtuar edhe disa gjethe dafine në ujë për më shumë aromë.

    Kur të jetë zjerë e zbutur paksa, lëreni të ftohet tek uji ku e zjetë.

    Sipas dëshirës okapodin mund ta gatuani edhe në mënyra të tjera, përshembull në avull, në furrë apo në zgarë.

    Koha e gatimit të oktapodit varet nga madhësia e tij por zakonisht kërkon 30-40 minuta për tu zjerë.

    Pas këtij hapi mund të vazhdoni me përgatitjen e recetave sipas këshillave:

    Sallatë me oktapod dhe patate

    1000 gr oktapod

    4 patate

    1 selino

    1 tufë majdanoz

    1 gjethe dafine

    4 lugë gjelle vaj ulliri

    1 lugë gjelle uthull e bardhë

    Kripë

    Piper

    Përgatitja

    Zieni patatet bashkë me lëkurë për 30 – 40 minuta e më pas lërini të ftohen në një enë.

    Pasi të keni pastruar dhe zjerë oktapodin siç ju shpjeguam më lart, shtoni tek uji 1 gjethe dafine dhe uthullën e bardhë.

    Pasi oktapodi të jetë gati, kullojeni dhe largoni nga tentakulat e tij mbetje të lëkurës nëse ka.

    Lëreni të ftohet veçmas dhe pastroni selinonë më pas priteni në kubikë të vegjël.

    Po kështu grini hollë edhe majdanozin dhe vendoseni në një enë, shtoni aty 2 lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

    Përzieni mirë me lugë të gjithë përbërësit dhe prisni në kubikë ose rrathë të hollë edhe patatet e zjera.

    Prisni edhe tentakulat e oktapodit në pjesë të vogla dhe vendosini të gjithë këta përbërës në një enë të përbashkët.

    Shtoni selinonë, majdanozin, pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe sërish kripë e piper sipas dëshirës.

    Tavë me oktapod dhe salcë

    1000 gr oktapod

    2 thelbi hudhër

    1 spec i kuq djegës

    400 gr domate të qëruara

    1 qufë majdanoz

    1 lugë kafe sheqer

    Vaj ulliri

    Kripë

    Përgatitja

    Në një tavë balte ose nëse nuk keni edhe qeramike apo qelqi vendosni të skuqet oktapodi me 4-5 lugë gjelle vaj ulliri për 2-3 minuta.

    Kthejeni 2-3 herë gjatë këtij procesi në mënyrë që të skuqet nga të gjithë anët, më pas shtoni 400 gramët e domateve të qëruara.

    Po aty shtoni specin djegës të grirë, sheqerin dhe mbulojeni tavën me një peshqir kuzhine ose napë.

    Sipër vendosini kapakun tavës dhe kini arasysh të mos i lini cepat e peshqirit shumë të gjatë jashtë tavës pasi mund të digjen nga nxehtësia e sobës.

    Lëreni të gatuhet në zjarr mesatar për 2 orë dhe me pas shtoni tek tava hudhrën dhe majdanozin e grirë dhe lëreni të gatuhet në nxehtësinë e tij për disa momente të tjera.

    Pasi të jetë ftohur paksa mund ta shërbeni duke e ndarë në racione e duke e shoqëruar me salcën e tij.

  • Gati në 10 minuta! Receta e shijshme e akullores me shalqi

    Gati në 10 minuta! Receta e shijshme e akullores me shalqi

    Akullorja me shalqi është një nga ëmbëlsirat më veçanta të stinës së verës.

    Shalqiri përveç se është shumë i shijshëm, ofron plot përfitime shëndetësore.

    Ai është i mbushur me antioksidantë, veçanërisht me likopen.

    Studime të ndryshme sugjerojnë se likopeni mund të ndihmojë në frenimin e rrezikut të prekjes nga kanceri dhe diabeti.

    Duke qenë se ka një përmbajtje të lartë uji, shalqiri njihet për vetinë e tij të shkëlqyer hidratuese.

    I ulët në kalori, ky frut i jashtëzakonshëm ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

    Kjo është një recetë e cila përgatitet shpejtë dhe lehtë, në vetëm 10 minuta!

    Ndiqni më poshtë recetën e plotë me një nga frutat më të freskëta të stinës siç është shalqiu.

    Përbërësit:

    3 gota shalqi të prerë në kubikë

    1 filxhan qumësht

    Mjaltë për shije

    Përgatitja:

    Për të përgatitur këtë recetë filloni duke qëruar dhe prerë në feta shalqiun.

    Më pas, me anë të një piruni largoni farat dhe pritini fetat në kubikë.

    Në një tavë shtroni një fletë pjekje dhe vendosni kubikët, të cilët duhet të qëndrojnë në ngrirje për të paktën 4 orë.

    Pasi kubikët të kenë ngrirë, hidhini ato në një mikser bashkë me qumështin dhe përpunojini derisa të përftoni një masë kremoze.

    Shpërndajeni këtë përbëje në enët ku do të konsumoni akulloren dhe shtoni përsipër mjaltë sipas dëshirës.

    Këshillohet që akulloren me shalqi ta konsumoni menjëherë.

    Por nëse dëshironi ta ruani për më vonë, transferojeni përsëri në frigorifer.

    Lëreni akulloren të qëndrojë në temperaturën e dhomës për dhjetë minuta, para se ta konsumoni.

    Pasi të jetë zbutur pak, shërbejeni dhe shijojeni.

    Këshilla:

    Ju mund të përdorni çdo lloj qumështi që dëshironi, si për shembull qumështin e bajames.

    Mund të shtoni gjithashtu sheqer të grimcuar.

  • Receta të freskëta me perime dhe fruta të stinës!

    Receta të freskëta me perime dhe fruta të stinës!

    Ngjyra mbi tavolinë!

    Domate në furrë


    Përbërësit: 6 Domate, 300 gr mish derri, 150 gr mish viçi, 35 gr parmixhan i grirë, 1 qepë e grirë imët,
    2 thelpinj hudhër, 1 degëz trumzë, 1 degëz rozmarine, 70 gr thërrime buke, 40 ml qumësht, majdanoz i freskët, vaj ulliri, kripë dhe piper.
    Përgatitja: Pritni pjesën e sipërme të domates dhe me një lugë hiqni pjesën e brendshme, të cilën hidheni në një tas. Lyejini domatet me kripë dhe vendosini me kokë poshtë në një tavë të cilën e vendosim për t’u pjekur që të kullojë lëngu.
    Përgatisim mbushjen: Qepën dhe hudhrën vendosini në tigan për t’u skuqur në vaj ulliri për pak minuta. Shtoni trumzën dhe rozmarinën. Në një tas të madh, bashkoni qepën dhe hudhrën e skuqur, shtoni mishin e viçit dhe derrit, gjysmën e të brendshmeve të domateve dhe parmixhanin e grirë. Punojeni me dorë dhe më pas shtoni bukën e thekruar së bashku me qumështin. Në fund shtoni majdanozin e grirë.
    Për garniturën:
    Domatet me anë të një luge mbushini me masën e krijuar dhe sipër shtoni pak oriz, vaj ulliri, kripë dhe piper. Vendosini domateve kapuçin e tyre dhe shtrojini në një tavë. Futini për t’u pjekur në furrë të ngrohur paraprakisht në temperaturë 160. Procedura e pjekjes zgjat 45 minuta.

    Krepa me mbushje rikota dhe asparag


    Përbërësit: 500 gr asparag, 300 gr rikota, 125 gr miell, 30 gr djathë Grana Padano, 3 vezë, 250 ml qumësht, krem pana, pak gjalpë për shije, kripë dhe piper.
    Përgatitja: Në një enë përzieni miellin me qumështin dhe vezët. Shtoni pak gjalpë të shkrirë dhe pak kripë. Përziejini derisa të krijohet një masë brumi për krepa dhe lëreni të pushojë për të paktën 30 minuta.
    Lyeni tiganin me gjalpë dhe hidhni në të brumin e krepave derisa të marrë ngjyrë të artë.
    Pasi të mbaroni me pjekjen e krepave, hidhni në një tenxhere me ujë asparagun. Më pas prijeni asparagun e zier dhe krijoni një salcë me rikota dhe djathë të grirë Grana Padano, pak kripë dhe piper për shije.
    Lyeni fillimisht krepat me kremin e rikotës me asparagus dhe rrotullojini ato. Lyeni një enë me yndyrë dhe vendosini rrotullat e krepave aty. Shtojini sipër ndonjë asparag të zier dhe mbulojeni më pas me pjesën e mbetur të djathit Grana Padano. Piqeni në furrë në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.

    Makaronsa me aromë trëndafili

    Përbërësit për makaronsat: 220 gr sheqer pluhur, 120 gr miell bajameje, 90 gr lëng qiqrash, 1 lugë miell misri, 1 lugë lëng limoni, 1 bustinë ngjyrues rozë.
    Përgatitja e makaronsave: Përzieni miellin e bajames me lëngun e qiqrave. Rriheni ngadalë dhe më pas shtoni lëngun e limonit, sheqerin pluhur, ngjyrosësin dhe miellin e misrit. Teksa përgatisni brumin shtoni here pas here miell bajameje që të mos ngjitet dhe të mbetet i butë.
    Vendosni përgatitjen në një qese pastiçerie. Në një fletë pjekje të mbuluar me letër pergamene, formoni disqe me diametër rreth 3 cm. Lërini të pushojnë për të paktën 4 orë. Vendoseni në furrë të ngrohur në temeraturë 120 ° C. Pas 20 minutash fikni sobën dhe lërini aty të pushojnë për 10 minuta.
    Për kremin e trëndafilit: 10 ml krem ose qumësht orizi, 15 ml qumësht soje, 25 gr miell orizi, 10 g miell misri, 1 lugë pure bajame, 40 gr sheqer, 1 lugë ujë trëndafili dhe ngjyrues rozë.
    Përgatitja e kremit: Në një tenxhere me zjarr të ulët hidhni miellin e orizit me atë të misrit, shtoni purenë e bajameve, sheqerin, ngjyruesin dhe ujin e trëndafilit. Përziejini me qumështin e orizit dhe të sojës derisa kremi të fillojë të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Vendosni në mes të dy disqeve të vegjël të makaronsave kremin e krijuar dhe vendosini në frigorofer për 1 orë.

  • Tavë me bamje dhe oriz – Receta me shijen e mrekullueshme!

    Tavë me bamje dhe oriz – Receta me shijen e mrekullueshme!

    Bamjet, perimet shumë të dashura të stinës së verës janë një vakt shumë i shijshëm për të kaluar ditën.

    Të pasura me vitaminë D, për të cilën trupi ka shumë nevojë, bamjet përveç shijes ju dhurojnë dhe plot vlera.

    Nëse doni një vakt të lehtë që nuk ju shton në peshë, provoni bamjet me oriz në furrë.

    Kjo recetë do t’ju kënaqë me shijen e mirë gjithashtu edhe do t’ju ngopë në vlera dhe shëndet.

    Përveçse në verë, këto perime te mrekullueshme mund t’i shijoni edhe në dimër pasi t’i keni ngrirë në frigorifer.

    Ndiqeni më poshtë recetën e saktë të përgatitjes së kësaj tave.

    Përbërësit

    1 l lëng mishi (këshillohet pule)

    500 gr oriz

    350 gr bamje

    2 thelpinj hudhër

    2 lugë gjelle gjalpë ose vaj

    1 qepë

    2 speca jeshil ose i kuq

    2 domate

    2 shkopinj selinoje

    1 tufë majdanoz

    piper i zi ose i kuq

    kripë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë C.

    Më pas në një tigan të thellë, hidhni pak vaj ose gjalpë dhe lëreni të nxehet në temperaturë mesatare.

    Shtoni po aty të skuqen, qepën e grirë hollë dhe shkopinjtë e selinos dhe specat të prera në copa të vogla.

    Kur këto perime të kenë filluar të marrin ngjyrë dhe të jenë zbutur, shtoni edhe dy thelpinjtë e hudhrës së grirë imët.

    Lërini në zjarr edhe për 1 minutë duke i përzier herë pas here dhe më pas hiqeni tiganin nga zjarri.

    Ndërkohë përgatisni një tavë mesatare dhe të thellë pjekje rreth 20-25 cm.

    Hidhni me kujdes tek tava lëngun e mishit, orizin, domatet e prera në copa të vogla, majdanozin e grirë dhe bamjet e prera në radhë.

    Në fund shtoni edhe specat, selinonë dhe qepën që skuqet më parë tek tigani duke i përzier mirë me të gjithë përbërësit.

    Për këtë recetë sipas dëshirës ju mund të përdorni edhe bamje të ngrira, gjatë stinës së dimrit kur këto perime nuk gjenden në treg.

    Shtoni pak kripë, piper të zi ose të kuq dhe futeni tavën tuaj të piqet për 30-40 minuta në temperaturën 180 gradë C.

    Kontrollojeni tavën herë pas here, derisa që të shikoni që lëngu i mishit është thithur plotësisht nga orizi dhe ai është zbutur mjaftueshëm.

    Kur të jetë gati, nxirreni nga furra dhe shërbejeni orizin e ngrohtë bashkë me të gjitha perimet e tjera.

    Sipas dëshirës mund ta shoqëroni me pak mish pule apo fileto.