Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Pispili me kungull vjeshte – Shija fantastike nga tradita shqiptare!

    Pispili me kungull vjeshte – Shija fantastike nga tradita shqiptare!

    Recetat tradicionale nuk dalin kurrë jashtë preferencave, pavarësisht sa shumë i konsumoni.

    Madje duket sikur sa më shumë kalon koha, aq më të vyera e të kërkuara bëhen kudo.

    Shijet e thjeshta e shumë natyrale të gatimeve të vjetra përveçse të shijshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

    Këtu futet edhe pispilia me të gjithë llojet e përgatitjes së saj.

    Në recetën e sotme, ju tregojmë mënyrën vjeshtore të përgatitjes së saj.

    Përzgjidhni kungullin e vjeshtës, pasi është ndër perimet më të freskëta që do të gjeni në treg dhe shija e tij e mirë rikthehet vetëm në një periudhë të vitit.

    Për ta përgatitur fare lehtë pispilinë më të mirë të stinës, ndiqni këshillat hap pas hapi si më poshtë.

    Përbërësit

    500 gr kungull vjeshte

    1 filxhan çaji vaj ulliri

    4 filxhanë çaji miell misri

    1 kokërr vezë

    2 lugë gjelle djathë i thërrmuarr

    kopër ose nenexhik

    Përgatitja

    Lani dhe pastroni mirë kungullin e vjeshtës e më pas priteni në fije apo copëza të vogla.

    Hidheni në një tigan dhe skuqeni në nxehtësi mesatare për disa minuta, derisa të marrë ngjyrë.

    Më pas hiqini nga zjarri dhe shtoni një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

    Përzierja lihet të ziejë derisa të ngelet me pak lëng.

    Në një tenxhere hidhni më tepër se gjysmën e miellit të misrit.

    Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni brumin, paska kremoz.

    Brumin hidheni në një tavë mesatare të lyer me pak vaj ulliri.

    Mbi të hidhni masën e kungullit të vjeshtës dhe mbulojeni me një shtresë mielli misri (hidheni me anë të sitës apo me duar).

    Spërkateni me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

    Në fund spërkateni me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futeni të piqet në furrë me temperaturën 200 gradë C për 40-50.

    Derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë e më pas shërbejeni të ngrohtë me pak kos.

  • Biskota të kripura me ullinj – Një recetë e re që nuk e keni provuar më parë!

    Biskota të kripura me ullinj – Një recetë e re që nuk e keni provuar më parë!

    Sigurisht që biskotat jeni mësuar t’i konsumoni gjithnjë të ëmbla megjithëse me shije të ndryshme.

    Por në recetën e sotëme do t’ju sugjerojmë të provoni këtë ide të re.

    Biskotat e kripura me ullinj mund t’i servirni në çdo moment në tryezat tuaja bashkë me bukën.

    Përveçse të veçanta këto biskota jan ënjë mënyrë e mirë për të shoqëruar salca të ndryshme e për ta hapur oreksin në fillim të vakteve.

    Mësoni recetën e plotë të tyre duke ndjekur këshillat më poshtë.

    Përbërësit

    1 vezë

    80 ml vaj

    100 gr djathë kaçkavall i grirë

    120 gr miell

    7 gr maja buke

    80 gr ullinj

    Kripë

    Piper

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete zgjidhni një enë të thellë.

    Aty shtoni vezën, djathin e grirë kaçkavall, kripë, piper dhe përzieni derisa e gjithë masa të jetë e njëtrajtëshme dhe e lëngëshme.

    Më pas shtoni miellin dhe majanë e bukës, duke vazhduar me përzierjen derisa të formoni brumin.

    Teksa keni përgatitur brumin e shkrifët, hiqni bërthamat e ullinjëve dhe prijoni ato në rrathë të vegjël.

    Shtojini më pas tek brumi dhe përzieni mirë në mënyrë q ëtë formohet një masë homogjene.

    Në fund vajosni duart dhe merrni pak brumë me duar.

    Formoni rrathë të vegjël me duar rreth 15 gramë secili dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

    Pasi t’i keni vendosur njëra pas tjetërs shtypini me gisht në mes dhe futini të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 15 minuta.

  • Po llokume me shegë keni provuar?  Receta e thjeshtë me ëmbëlsi delikate!

    Po llokume me shegë keni provuar? Receta e thjeshtë me ëmbëlsi delikate!

    Një recetë e thjeshtë, me shije unike është ajo e llokumeve me shegë.

    Përgatitet lehtë dhe kërkon vetëm pakëz durim nga amvisat por që do t’ju mrekullojë tërësisht me shijen e saj të veçantë.

    Përgatitja e Llokumeve me Shegë

    Përbërësit

    370 ml lëng shege

    64 gr niseshte + 2 lugë çaji niseshte për spërkatje

    3 lugë çaji me lëng limoni

    200 gr sheqer

    180 ml ujë

    100 gram arra (nëse preferoni në vend të arrave mund të përdorni bajame, lajthi ose fistik)

    50 gr sheqer pluhur

    Përgatitja

    Si fillim, shtoni në një tavë letër pjekje, lyeni furçën e kuzhinës me pak vaj dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e letrës së pjekjes që keni shtruar në tavë dhe vendoseni mënjanë.

    Në një tas të shtoni lëngun e shegës, niseshtenë dhe lëngun e limonit.

    Përzjeini të gjitha bashkë derisa masa të njëtrajtësohet, niseshteja të tretet plotësisht dhe lëreni mënjanë.

    Më pas, hidhni sheqerin në një tenxhere, shtoni ujin dhe vendosini në zjarr.

    Përziejini derisa sheqeri të shkrijë.

    Në këtë moment, lëreni zjarrin në nxehtësi mesatare dhe lëreni masën të ziejë pa e përzierë përreth 10 minuta apo edhe pak më shumë.

    Më pas, hiqeni nga zjarri.

    Ndërkohë, hidhni në një tjetër tenxhere lëngun e shegës që keni lënë mënjanë vendoseni në zjarr mesatar dhe përziejeni derisa masa të nisë të trashet.

    Shtojini masën e sheqerit që keni vluar më parë dhe vijoni të përzieni pa ndërprerje derisa të krijohet një masë e fortë xhelatinoze.

    Në këtë moment uleni nxehtësinë e zjarrit lëreni edhe për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri dhe shtoni arrat e thërrmuara apo arrorë të tjerë që dëshironi.

    Hidheni masën në tavën që keni lënë mënjanë dhe lëreni të ftohet.

    Pasi të jetë ftohur në temperaturë ambjenti dhe futeni në frigorifer ( jo në ngrirje) për 3 orë apo edhe më shumë në mënyrë që masa e llokumes të ngurtësohet.

    Më pas, hiqeni nga frigoriferi, prijeni në katrorë të vegjël lyejini si fillim me pak niseshte nga të gjitha anët.

    Vendosini në një pjatancë, në fund spërkatini me sheqer pluhur dhe jani gati për t’u shijuar dhe servirur.

  • Hasude me lëng shege keni provuar? – Receta me ëmbëlsi të lehtë në vetëm 15 minuta

    Hasude me lëng shege keni provuar? – Receta me ëmbëlsi të lehtë në vetëm 15 minuta

    Një recetë speciale me shije unike është përgatitja e Hasudes kombinuar me lëng shege.

    Më poshtë gjeni se si të përgatisni hasuden në shtëpi me një përbërës fantastik që vjen nga produktet më të mira të stinës, lëngun e shegës.

    Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të kombinohet gjatë përgatitjes në shumë mënyra të shkëlqyera.

    Krahas përbërësve bazë mund të shtoni të tjërë plotësues për ta bërë këtë ëmbëlsirë edhe më të shijshme. Mund të shtoni arra, bajame, fruta të thata etj

    Receta e kësaj ëmbëlsire kërkon vetëm pak kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

    Përgatitja e Hasudes në Shtëpi 

    Përbërësit 

    300 gr niseshte

    200 – 300 gr sheqer (Sasia e sheqerit zgjidhet në varësi të ëmbëlsisë së lëngut të shegës. Nëse lëngu është shumë i ëmbël mjafton 200 gr sheqer, nëse është i athët atëherë shtoni 300 gr)

    300 ml lëng shege (nga shtrydhja e 4-5 kokrra shegësh)

    200 ml ujë

    100 gr gjalpë të freskët

    Përgatitja 

    Hedhim në një tas masën e ujit, lëngun e shegës dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

    Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr.

    Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

    I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë të artë të lehtë.

    Në këtë moment, shtoni masën me niseshte, ujë dhe lëng shege dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

    Nëse preferoni të shtoni të tjerë përbërës përveç atyre bazë, në momentin kur shtoni ujin me niseshtenë mund të shtoni gjithashtu edhe arra apo bajame të thërrmuara, apo përbërës të tjerë dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

    Sekreti i Hasudes qendron tek përzierja pa ndëprerje e gjithë masës që është në zjarr.

    Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë ose hidheni në një tavë dhe më pas prijeni në katrorë dhe më pas lëreni të ftohet.

  • Pulë me kërpudha – Kremoze dhe plot shije

    Pulë me kërpudha – Kremoze dhe plot shije

    Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije atëherë jeni në vendin e duhur.

    Kjo pjatë e dytë jo vetëm që do të kthehet në qendrën e tryezave tuaja, por edhe në recetën e veçantë që vetëm ju mund të përgatisni.

    Nuk është një kombinim i ri pasi pula dhe kërpudhat shkojnë shumë bashkë, por në recetën tonë do ju tregojmë disa hile që e bëjnë këtë pjatë edhe më të shijshme.

    Ndiqni si mëposhtë të gjitha këshillat

    Përberësit

    660 gr pulë e prerë në copa ose fileto

    30 gr kërpudha

    50 gr qepë e kuqe

    1 thelbi hudhër

    30 gr miell

    85 gr pana ose krem qumështi

    2 degë rozmarinë

    Vaj ulliri

    Piper i zi

    Kripë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete grini hollë qepën dhe hudhrën.

    Vendosni një tigan në zjarr të mesëm me pak vaj ulliri dhe shtoni aty hudhrën bashkë me qepën të skuqen për 7-8 minuta.

    Veçmas në një enë hidhni miellin dhe filloni të lyeni copat e pulës tuaj nëpër të gjithë sipërfaqen e tyre.

    Kur qepa të jetë zbutur e të ketë marrë ngjyrë, shtoni tek tigani edhe copat e pulës që të skuqen.

    Në këtë pikë sipas dëshirës mund të shtoni 50 ml verë të bardhë dhe ta lini të avullojë në të kundërt shtoni pak ujë ose lëng mishi.

    Në fund shtoni rozmarinën dhe erëza të tkera sipas dëshirës tuaj dhe më pas shtoni kërpudhat.

    Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe hidhni 1 gotë ujë në tigan pak nga pak në mënyrë që mishi të ziejë.

    Vendosini kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 50 minuta.

    Pasi të ketë kaluar kjo kohë hiqni kapakun për 10 minuta dhe shtoni panën dukë përzier mirë.

    Lëreni edhe 5 minuta të tjera të ziejë mishi bashkë me panën derisa të bëhet një masë kremoze.

    Këtë pjatë mund ta shërbeni menjëherë të ngrohtë ose ta ruani të mbyllur hermetikisht në frigorifer deri në 2-3 ditë.

  • Tretelina – Ëmbëlsira që duhet ta provoni patjetër!

    Tretelina – Ëmbëlsira që duhet ta provoni patjetër!

    Ëmbëlsirave është vështirë t’u thuash jo, edhe kur je i ngopur pas një dreke të plotë.

    Kjo që sjellim për ju sot është një ëmbëlsirë e cila i ngjason kekut por shija është më e pasur.

    Ndiqni hapat e përgatitjes dhe shijojeni që sot tretelinëv e  butë dhe delikate.

    PËRBËRËSIT

    4 vezë

    1 filxhan vaj

    4 filxhanë sheqer

    7 filxhanë miell

    3 filxhanë kos

    1 pako pluhur për pjekurina

    16g vanilje

    16 kokrra qershi reçel

    PËRGATITJA

    Si fillim thyeni vezët në një tas dhe t’i rrihni me sheqerin.

    Masa që do të formohet duhet të jetë kremoze, pak e ngjitshme dhe me ngjyrë të verdhë të lehtë.

    Kur të siguroheni që sheqeri të jetë tretur plotësisht, shtoni kosin, vaniljen dhe pluhurin për pjekje.

    Në fund e ka radhën mielli, të cilin ju këshillojmë që ta sitni para se ta bashkoni me përbërësit e tjerë.

    Duke e situr miellin ju bëni të mundur që buka e ëmbëlsirës të jetë poroze dhe e butë.

    Shtojeni miellin duke e ndarë në 2-3 pjesë, kështu siguroheni që nuk mbeten pjesë të patretura të tij.

    Kalojeni më pas brumin e kekut në tavën e shtruar me letër pjekjeje dhe përhapeni mirë.

    Ky hap nuk duhet të anashkalohet pasi mundëson pjekjen e duhur të ëmbëlsirës.

    Nëse brumi në një anë është i trashë dhe në pjesën tjetër të tavës është i hollë, pjekja nuk do të jetë neutrale.

    Pasi të keni mbaruar me përhapjen e brumit, zhysni brenda tij kokrrat e qershive reçel për t’i dhënë edhe shijen unike tretelinës së ëmbël.

    Piqeni ëmbëlsirën në furrë të ngrohur me 180 gradë duke e lënë për 30-40 minuta.

    Sapo sipërfaqja e tij të ketë marrë një ngjyrë të artë, bëni provën me thikë për të parë nëse edhe brenda pjekja është mirë.

    Më pas mjafton që ta lini të fothet pak dhe ta shijoni me familjarët tuaj.

  • Role e mbushur me krem – Receta e ëmbëlsirës me shije delikate

    Role e mbushur me krem – Receta e ëmbëlsirës me shije delikate

    Kjo ëmbëlsirë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

    Keku i ëmbëlsirës krijon një shtresë të plotë butësie e ndërsa mbushja kremoze i jep delikatesën e duhur.

    Mjafton të mësoni recetën klasike dhe më pas mund të lini imagjinatën tuaj të lirë për të krijuar mbushje nga më të ndryshmet.

    Duke nisur nga reçeli, mjalti me arra, çokokrem, apo dhe kremi i djathit me fruta të freskëta, kjo ëmbëlsirë merr një shije krejtësisht të re.

    Shërbehet i prerë në feta e i spërkatur me kakao, sheqer pluhur ose mjaltë sipas preferencës.

    Mësoni hapat e përgatitjes dhe shijojeni sa herë që keni dëshirë të provoni diçka të mirë.

    Përbërësit për brumin

    4 vezë

    115 g sheqer

    80 g miell

    1 lugë çaji vanilje pluhur

    Për mbushjen

    400 ml qumësht

    60 gr miell

    100 gr sheqer

    1 vezë

    Sheqer pluhur ose kakao për spërkatje

    Përgatitja

    Për të nisur përgatitjen e kësaj recete merrni një tas të madh dhe aty vezët me sheqerin.

    Rrihini derisa masa të jetë kremoze dhe sheqeri të jetë tretuar plotësisht.

    Kur kremi të ketë marrë një ngjyrë pothuaj të bardhë atëherë ai është gati.

    Shtoni vaniljen dhe miellin duke e përzierë nga poshtë lartë, kështu vezët nuk do të humbasin volumin e tyre.

    Kur mielli të jetë lidhur plotësisht me vezët dhe sheqerin kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë ose ku të keni shtruar një letër pjekjeje.

    Brumin përhapeni dhe ta drejtojeni sa më mirë.

    Futeni për ta pjekur për 8-10 minuta në furrë të ngrohur me 220 gradë.

    Gjatë kohës që baza piqen në furrë, përgatisni kremin e mbushjes.

    Në këtë recetë kemi zgjedhur kombinimin me kremin e pastiçerisë, pasi është dhe i shijshëm.

    Në një tenxhere të vogël hidhni qumështin, lëkurën e një limoni dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar.

    Ndërkohë zgjidhni një enë të thellë hidhni vezën, sheqerin dhe miellin, duke i përzier të gjithë përbërësit vazhdimisht.

    Kur masa të jetë kompakte dhe pa kokrriza, shtoni qumështin e nxehtë dhe vazhdoni me përzierjen.

    Në fund hiqni me kujdes lëkurën e limonit e cila nuk duhet të jetë e grirë, por thjeshte e prerë në copa të mëdha të holla.

    Më pas hidheni kremin në një tigan ose tenxhere të vogël dhe gatuajeni derisa të trashet plotësisht, duke e përzier vazhdimisht.

    Kur baza të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe largojeni bashkë me letrën e pjekjes.

    Vendoseni në tavolinë dhe aty shtoni kremin e pastiçerisë duke e lyer në të gjithë sipërfaqen e kekut.

    Shkëputeni pak nga letra e pjekjes bazën e kekut dhe filloni ta rrotulloni.

    Mbështilleni kështu të gjithë bazën duke formuar një cilindër.

    Mbulojeni me një qese kuzhine duke e shtrënguar lehtë rolenë që të marri formën e duhur.

    Futeni në frigorifer për 20 minuta dhe më pas mund ta shërbeni duke e spërkatur me pak sheqer pluhur ose kakao.

  • Papare me gjizë në vetëm pesë minuta!

    Papare me gjizë në vetëm pesë minuta!

    Quhet papare (pa para) sepse përbërësit e saj janë të thjeshtë, të paktë dhe jo të kushtueshëm, e gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.

    Dikur, Paparja ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.

    E ngrohtë dhe fantastike në shije, Paparja edhe sot, mbetet padyshim një gatim unik i traditës së kuzhinës vendase.

    Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme ashtu siç edhe receta e saj mund të ndryshojë në elementët e përbërësve, disa përdorin kos ose qumësht në vend të ujit të nxehtë apo lëngut të mishit.

    E megjithatë, ajo shijon mrekullisht në të gjitha mënyrat e gatuara nga amvisat.

    Ju sjellim më poshtë recetën e përgatitjes së Papares me gjizë, për të rikthyer edhe njëherë traditën e dikurshme por me një përbërës ndryshe për t’i dhënë një shije krejt të veçantë gatimit.

    Përgatitja e Papares me Gjizë

    Përbërësit

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

    4-5 feta bukë

    3-4 lugë gjelle me gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm ju sugjerojmë përdorimin e vajit të ullirit)

    1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi

    Kripë

    Piper

    Nenexhik ose majdanoz sipas dëshirës

    3-4 lugë gjelle me gjizë të freskët

    Hudhra të shtypura (Sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin ose shtojmë vajin e ullirit.

    Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.

    Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë ose lëngun e mishit dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.

    Në fund, shtojmë gjizën, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin dhe nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.

    Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë.

  • Krem karamel me mjaltë! E keni provuar këtë ëmbëlsirë delikate?

    Krem karamel me mjaltë! E keni provuar këtë ëmbëlsirë delikate?

    Krem karameli është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

    Receta klasike është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm tre përbërës.

    Ju sugjerojmë që në vend të sheqerit të përdorni mjaltin, por edhe një mënyrë të veçantë përgatitjeje.

    Siç jemi mësuar karamelin e hedhim në fund të tasave, ndërsa me këtë recetë ai hidhet i fundit.

    Mjalti sigurisht që i jep tjetër delikatesë, kurse kanella godet shqisat me shijen e saj pak djegëse e pak lezetuese.

    Të gjitha për të krijuar një krem perfekt që i pëlqen të gjithëve.

    Lexoni me kujdes mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë ëmbëlsirë perfekte.

    Përbërësit

    4 gota me qumësht

    3 shkopinj kanellë

    9 vezë

    Gjysmë gote uji sheqer

    3-4 lugë gjelle me mjaltë

    2-3 lugë gjelle sheqer

    Përgatitja

    Hidhni qumështin në një tenxhere bashkë me kanellën dhe ngroheni shumë pak.

    Sapo të shihni që kanella të ketë lëshuar esencën e saj, largojeni nga zjarri.

    Lëreni të ftohet, ndërkohë që vendosni një çajnik me ujë në zjarr që të ziejë.

    Ndizni gjithashtu edhe furrën që të ngrohet në 150 gradë.

    Largoni ajkën që mund të jetë formuar në sipërfaqen e qumështit si dhe shkopinjtë e kanellës.

    Shtoni mjaltin dhe sheqerin dhe përzjejini derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Ndërsa të verdhat e vezëve rrihini me pak sheqer në një tas tjetër.

    Hidhni vezët tek qumështi dhe përzjejeni mirë derisa të keni formuar masën e krem karamelit.

    Ndajeni nëpër tasa dhe vendosini në një tavë të madhe.

    Mbuloni me ujë deri në gjysmë tasat me kremin e karamelit.

    Futini për t’i pjekur derisa masa të mpikset plotësisht.

    Pasi të jenë gati largojini nga tava me ujë të nxehtë dhe lërini të ftohen.

    Tani përgatisni karamelin duke hedhur sheqerin në një tigan dhe duke e shkrirë në zjarr mesatar.

    Kur të shihni që karameli të ketë marrë ngjyrën karakteristike hidheni me lugë në sipërfaqen e krem karamelit.

    Përhapeni mirë që të krijohet një shtresë e plotë.

    Futini në frigorifer dhe shërbejini të ftohtë.

  • Merluci dhe oktapodi fusin në grindje skuadrën e Manchester/ Receta e kërkuar nga Ronaldo, nuk pëlqehet nga të tjerët

    Merluci dhe oktapodi fusin në grindje skuadrën e Manchester/ Receta e kërkuar nga Ronaldo, nuk pëlqehet nga të tjerët

    Grindje për punë ushqimi. Duket dicka banale, por kur bëhet fjalë për përditshmërinë merr konotacion serioz. Pikërisht recetat e kërkuara nga Cristiano Ronaldos ka krijuar pakënaqësi te shokët e skuadrës së Manchester United. Sulmuesi portugez bindi kuzhinierët e klubit që të shtonin disa pjata të tij të preferuara në menunë e mensës, por disa lojtarë nuk e kanë preferuar atë ushqim.

    Vetëm pak ditë më parë portieri Lee Grant pranoi se lojtarët e Manchester United, pasi panë CR7 të porosiste vetëm kuinoa dhe avokado, hoqën dorë nga ngrënia e ëmbëlsirës. Në fakt, ata kishin vendosur të ndiqnin shembullin e ish-sulmuesit të Juventusit dhe të ushqeheshin shëndetshëm. Kështu ata i kishin thënë lamtumirë ëmbëlsirës të tyre të zakonshëm. Megjithatë situata po del pak nga kontrolli dhe tensionet e para po fillojnë të shfaqen. Cristiano Ronaldo është shumë i shqetësuar dhe i rreptë kur bëhet fjalë për dietën e tij dhe natyrisht ai gjithashtu ndjek një dietë specifike në qendrën stërvitore. Një burim pranë klubit zbuloi për “The Sun” se zgjedhjet e Ronaldos kanë ndarë dhomën e zhveshjes. Në fakt, disa do të ishin më të prirur për diçka pak më klasike.

    Në krye të listës së sulmuesit është një pjatë tradicionale portugeze, Bacalhau, një recetë tipike e bazuar në merluc, me qepë dhe vezë. Një ushqim tjetër i përfshirë në menu, oktapodi, i pëlqyer nga CR7 por shumë më pak nga shokët e skuadrës. Tani lojtarët kanë filluar të tërhiqen: “Cristiano Ronaldo është shumë i dhënë pas proteinave, gjëra të tilla si feta proshute, vezë, avokado dhe kuzhinierët po përpiqen ta ndihmojnë me gatime shtëpie. Ai gjithashtu e do oktapodin, por shumica e djemve nuk e preferojnë atë”, thotë burimi i “The Sun”. Por ky fakt vështirë se mund ti ndryshojë gjërat në Old Trafford. Në fron është ulur mbreti dhe dëshirat e tij nuk vihen në diskutim…