Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Ja si të përgatisni sallam çokollate pa sheqer

    Ja si të përgatisni sallam çokollate pa sheqer

    Ndër ëmbëlsirat që nuk ka nevojë të piqet dhe që është sigurisht më e pëlqyera për thjeshtësinë e saj!

    Mjaftojnë vetëm disa përbërës të thjeshtë dhe rezultati do të jetë një ëmbëlsirë që do të kënaqë nepsin tuaj.

    E lehtë në përgatitje, kjo është një recetë perfekte edhe për ata persona që sapo kanë filluar të eksperimentojnë në kuzhinë.

    Mësoni më poshtë hapat e përgatitjes së kësaj recete të ëmbël që ju sugjerojmë sot për ju.

    Përbërësit

    210 g biskota

    230 gr kos

    200 g  çokollatë e zezë (65%)

    30 g  pluhur i hidhur kakaoje

    40 gr lajthi

    Sheqer pluhur për shije

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e sallamit me çokollatë, skuqni fillimisht lajthitë në një tigan për disa minuta.

    Lërini derisa të skuqen në mënyrë të barabartë dhe më pas grijini me thikë.

    Prisni në copa të vogla cokollatën e zezë, vendoseni në një tenxhere që të shkrihet në zjarr mesatar. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet.

    Vazhdoni me copëtimin e biskotave dhe në fund kalojini ato në një tas. Në tas bashkoni lajthitë dhe kosin.

    Hidhni më pas në të, çokollatën e shkrirë dhe kakaon. Përziejini derisa të përftohet një masë homogjene.

    Transferoni përzierjen në një letër pjekjeje. Mbështilleni në formë roleje dhe shtypeni për t’i dhënë një formë cilindrike.

    Tani masën kalojeni në një qese plasitke gatimi dhe mbështilleni mirë.

    Lëreni të pushojë në frigorifer për 3 orë, por nëse dëshironi mund ta lini edhe më shumë.

    Pas kësaj kohe, nëse dëshironi më tepër ëlbësi, hiqni qesen dhe spërkateni me sheqer pluhur.

    Këshilla

    Sallami me çokollatë mund të ruhet në frigorifer për disa ditë dhe nëse dëshironi mund ta ngrini.

    Ju rekomandojmë përdorimin e çokollatës të zezë 65%, për një rendiment optimal në aspektin e shijes.

  • Ëmbëlsia magjepsëse e hallvës së mbushur me akullore!

    Ëmbëlsia magjepsëse e hallvës së mbushur me akullore!

    Një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila të magjeps dhe të përfshin tërësisht me shijen e saj.

    Sigurisht hallva është një ëmbëlsirë klasike e shijshme por e kombinuar me akullore dhe e përgatitur me qumësht, shija e saj bëhet edhe më superiore.

    Përgatitet me pak përbërës dhe krejt lehtë por shija e saj perfekte do t’ju lërë patjetër pa fjalë.

    AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën magjepsëse te përgatitjes së Hallvës së Mbushur me Akullore në shtëpi, një ëmbëlsirë që sigurisht do mahnisë me shijen e saj gjithë familjen.

    Përgatitja e Hallvës së Mbushur me Akullore

    Përbërësit

    2 ½ filxhanë çaji me qumësht

    1 filxhan çaji me ujë

    2 filxhanë çaji me sheqer

    1 filxhan çaji me miell gruri të fortë (semolina, e gjeni në supermarkete)

    1 filxhan çaji me miell misri

    100 gr gjalpë i freskët

    Akullore me vanilje

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni sheqerin në një tas të madh.

    Shtoni qumështin dhe më pas ujin.

    Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa sheqeri të tretet plotësisht.

    Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr.

    Shtoni gjalpin dhe përziejeni me lugë druri derisa të shkrijë.

    Më pas, shtoni miellin e grurit (semolinën) dhe miellin e misrit.

    Përziejeni derisa mielli të thithë të gjithë gjalpin.

    Shtoni më pas masën e qumështit me sheqer dhe përziejeni.

    Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe mbylleni tenxheren me kapak.

    Më pas, fikni sobën, hapni tenxheren përziejeni masën dhe mbylleni sërish me kapak dhe lëreni ashtu për 30 minuta.

    Në vijim, merrni një tas apo kupë vendosni në të një plasmas kuzhine dhe puthiteni mirë në të gjithë brendësinë e kupës.

    Vendosni 2-3 lugë nga masa e hallvës dhe puthiteni fortë me lugë në të gjitha anët e brendshme të kupës.

    Mbusheni pjesën brendshme me akullore me vanilje dhe tasin me hallvë të mbushur me akullore kthejeni përmbys në një pjatë.

    Shërbehet menjëherë sapo përgatitet.  

    Nëse dëshironi kur ta servirni sipër mund t’i vendosni disa stika pishe, lajthi, arra të thërrmuara apo edhe bajame.

  • Ja disa ide recetash të shpejta për mysafirët e papritur!

    Ja disa ide recetash të shpejta për mysafirët e papritur!

    Kur të dëgjoni zilen në derë, shihni mysafirë që nuk ju kanë lajmëruar, ndërsa dëshironi që t’i shërbeni sa më mirë, atëherë ndiqni sugjerimet tona. Për këto receta ju duhet vetëm gjysmë ore dhe sigurisht do të kënaqeni duke i shijuar.

    Qofte të vogla me tuna

    Nevojitet:

    1 konzervë e madhe me tuna,

    2 feta buke të ftohtë,   

    pak qumësht,   

    majdanoz,

    piper,   

    thërrimë buke

    Përgatitja:     Kullojeni tunen nga vaji, prisni me një pirun, pastaj shtoni thërrimet e bukës para se ta futni në qumësht dhe ta shtypni. Sipas shijes shtoni edhe piperin, majdanozin të copëtuar imët, përzieni mirë derisa masa të bashkohet dhe formoni qofte të vogla.   

    Rrokullisni ato në thërrimet e bukës dhe skuqni në vaj të nxehtë derisa të marrë ngjyrë të errët në të gjitha anët. 

    Piroshka me djath

    Nevojitet:    

    400 gr miell,   

    200 ml kos,   

    1 qese pluhur për pjekje,   

    1 vezë,   

    200 gr djathë të fortë,   

    kripë,   

    vaj për skuqje. 

    Përgatitja:    

    Në një tenxhere të thellë hidhni miellin, pluhurin për pjekje, kripen dhe përzieni mirë të gjitha këto.    Në miellin e përgatitur shtoni një vezë dhe kosin.   

    Pastaj grimconi djathin e fortë dhe përzieni mirë masen deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit.    Nëse mendoni se mielli është shumë i butë, atëherë lirisht shtoni edhe 1-2 lugë miell. 

    Brumin vendosni në siperfaqe ku është e lyer me miell dhe bëni koret me rreth një centimetër trashësi, si dhe me thikë preni forma drejtkëndore rreth 6×2.5 cm. ndërkohë, veni enën në furrë dhe në temperaturë të ngrohtë nxeni vajin.   

    Sasia e vajit duhet të jetë aq sa të mbulojë gjysmën e piroshkës. Në vajin e nxehtë, me kujdes lëshoni piroshkat një nga një dhe skuqni ato deri sa të marrin ngjyrë në të dyja anët. 

    Krepa (pallaçinka) me spinaq dhe djadh

    Nevojitet:    

    16 krepa të vogla,   

    300 gr spinaq,   

    2 thelpinj hudhër,   

    4 lugë djathë,   

    2 lugë salcë kosi,   

    1 dl qumësht,   

    kripë,   

    thërrime të bukës. 

    Përgatitja:    

    Skuqni krepat e vogla. Gatuani spinaqin rreth 15 minuta, prisni dhe grimconi imët atë.    Në një tigan me vaj dhe miell, shtoni hudhër, pak qumësht, spinaq, kripë dhe për ca kohë leni që të skuqet. Spinaqit shtoni edhe djathin dhe salcën e kosit, dhe përzieni mirë.   

    Për çdo krepë vendosni një lugë nga masa e përgatitur dhe rrotulloni ato. Krepat rrokullisni në thërrimet e bukës dhe skuqni në vaj për 3-4 minuta.   

    Kastravecat turshi preni në kube të vogla, përzieni me përbërësit tjerë dhe në këtë mënyrë krepat janë gati. 

    Kroketa me djath dhe spinaq

    Nevojitet:   

    800 gr patate,   

    150 gr spinaq,   

    150 gr miell,   

    50 gr gjalpë,   

    1 vezë të madhe,   

    1 lugë gjelle kripë,   

    100 gr djathë,   

    vaj për skuqje. 

    Për skuqjen:     Miell,    1 vezë,    4 lugë qumësht,    thërrime të bukës (prezlla). 

    Përgatitja:     Patatet me lëvore, lani mirë dhe vendosni të vlojnë.   

    Pataten e gatuar largone prej ujit dhe leni që të ftohet për pak kohë, pastaj hiqni lëkurën, shtypni mirë dhe lëreni të ftohet edhe për pak kohë.   

    Pastaj shtoni spinaqin e grimcuar imët, vezën, gjalpin, kripën dhe përzieni derisa masa të formohet.    Gradualisht shtoni miell dhe ngjeshni brumin me dorë.   

    Brumin vendosni në sipërfaqe ku është e lyer me miell, ndani një lugë gjelle me brumë dhe në mes vendosni një copë djathë pastaj rrotulloni brumin.   

    Në ndërkohë përgatitni gjithçka që duhet rreth skuqjes.   

    Në një pjatë vendosni pak miell, në tjetrën vezën dhe qumështin ndërsa në pjatën e tretë thërrimet e bukës.   

    Kroketat e mbështjellura rrokullisni së pari në miell, pastaj kaloni nëpër vezë dhe në fund në thërrimet e bukës.   

    Kroketat skuqni në vaj të ngrohtë, deri sa të marrin ngjyrë në të gjitha anët.   

    Shërbeni të ftohta ose të nxehta. 

    Sanduiç i nxehtë i pjekur

    Nevojitet:    

    8 feta bukë e thekur,   

    150 gr proshutë e imtësuar,   

    djathë,   

    200 gr salcë kosi,   

    1 vezë,

    gjalpë. 

    Përgatitja:

    Sanduiçin bëjeni me gjalpë.   

    Përzieni të gjithë përbërësit tjerë dhe mbushni atë me masën e fituar.   

    Piqeni në furrë në 200 gradë për 15-20 minuta.   

    Shërbehet i ngrohtë. 

    Pite e shpejtë prej patateve

    Nevojitet:    

    150-200 gr miell,   

    2 vezë,   

    4 patate të prera në kube,   

    qumësht,   

    kripë,   

    ujë,   

    1 thelb hudhër,   

    piper,   

    2dl jogurt,   

    2 dl kos. 

    Pergatitja: 

    Nga vezët, mielli, qumështi, uji dhe kripa, bëni një brumë pak më të trashë se krepat (pallaçinkat).    Ngrohni furrën në 220 gradë.   

    Lyeni tepsinë ose vendosni letër për pjekje dhe ngrohne mirë dhe më pas derdhni në të patatet e përziera me brumin si dhe me purenë e hudhrës, pastaj piqeni për rreth 20 minuta.   

    Hidhni jogurtin e përzier me kosin dhe piqeni për disa minuta tjerë. 

    Role me salsiçe

    Nevoitet:    

    2 gota miell,   

    4 lugë gjalpë,   

    1 ½ lugë pluhur për pjekje,   

    1 lugë çaji sode buke,   

    1 filxhan kos,   

    kripë,

    piper,   

    400 gr salsiçe ose sallam,   

    djathë sipas dëshirës. 

    Përgatitja:    

    Tek mielli shtoni gjalpin e copëtuar, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kosin, kripën dhe piperin.    Ngjeshni brumin dhe spërkateni me miell si dhe me duar prekni lehtë duke e bërë një formë katrori.   

    Mbi brumin, vendosni salsiçet e freskëta në mënyrë të barabartë, mbështjellni në role dhe preni në copa pak më të trasha.   

    Vendosni roletë pranë njëri tjetrit dhe piqni në furrë prej 190 gradë për rreth 20-25 minuta. 

    Petullat të shpejta

    Nevojitet:    

    3 vezë,   

    200 gr kos,   

    1 pluhur për pjekje,   

    20 lugë miell,   

    kripë,   

    sheqer. 

    Përgatitja:    

    Prej këtyre përbërësve bëni masën.   

    Prej masës së fituar, merrni nga pak me lugë dhe lëshoni në vaj të nxehtë për skuqje.   

    Kur të keni përfunduar, shërbeni ato me sheqer, reçel ose eurokrem

  • Çokollata të shëndetshme! Ja si ti përgatisni vetë në shtëpi

    Çokollata të shëndetshme! Ja si ti përgatisni vetë në shtëpi

    Kush nuk dëshiron të konsumonjë një ëmbëlsirë sa herë t’i shkojë mendja?

    Megjithatë kjo jo gjithnjë është e mundur për shkak të efekteve që ato sjellin kohë pas kohen në shëndet.

    Prandaj të gjithë njerëzit mundohen të rezervohen pak kur vjen puna tek konsumimi i sheqernave.

    Ne ju sugjerojmë të mos hiqni dorë tërësisht nga to, por të përgatisni një recetë të shëndetshme.  

    Përbërësit

    1 gotë gjalpë kikiriku

    1 filxhan çaj vaj kokosi

    1 lugë gjelle mjaltë

    Pak kripë

    ½ gotë tërshërë tërshërë

    60 gr çokollatë e zezë

    40 gr arrë kokosi e bluar

    Përgatitja

    Vendosni letër furre në një tavë dhe mbi të vendosni tërshërën dhe arrën e kokosit. Futeni atë në furrë të nxëhtë për rreth 10 minuta, për aromë më të fortë dhe shije më krokante.

    Në një tas hidhni gjalpin e kikirikut në temperaturë ambienti, mjaltin dhe i përzieni mirë derisa masa të ketë marrë një trajtë homogjene.

    Pasi keni nxjerrë tërshërën dhe arrën e kokosit nga furra i shtoni tek masa e gjalpit të kikirikut.

    Përziejeni me kujdes me anë të një spatule derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

    Me anën e një luge e ndani brumin në topa të vegjël (për t’i dhënë formën e duhur rrotullojeni brumin me pëllëmbë) dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine.

    Topat e gjalpit të kikirikut futini në ngrirje për disa minuta ndërkohë që shkrini çokollatën.

    Vendosni çokollatën dhe gjalpin e kikirikut ne banjo-mari derisa masa të shkrihen.

    Nxirrni topat e gjalpit të kikirikut nga ngrirja dhe me anë të një piruni i fusni një nga një tek tasi i çokollatës derisa të jenë mbuluar tërësisht.

    Me anë të pirunit i riktheni sërish në tavë.

    Topat spërkatini nga sipër me pak kripë dhe futeni tavën në frigorifer.

    Pas një ore mund t’i konsumoni të freskëta e të shëndetshme.

  • Receta më e kërkuar në Google! Ja si të bëni tiramisu në kushte shtëpie që të lëpini gishtat

    Receta më e kërkuar në Google! Ja si të bëni tiramisu në kushte shtëpie që të lëpini gishtat

    Përbërësit:

    5 kokrra vezë

    1 filxhan çaji sheqer

    500 gramë djathë Mascarpone

    400 gramë biskota Savoiardi

    4 kafe ekspres

    2 luge gjelle pluhur kakao për zbukurim disa luleshtrydhe për zbukurim

    pak kripë

    Përgatitja:

    Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rrahim me mikser derisa të bëhen si krem. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rrahim. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rrahim fort derisa të bëhen si borë.

    Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi. Në një tepsi vendosim një shtresë krem.

    Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë. Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate. Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe.

    Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet.

  • Tortelini Alfredo – Zbuloni recetën e veçantë!

    Tortelini Alfredo – Zbuloni recetën e veçantë!

    Tortelinit janë makaronat e famshme me origjinë nga Italia, të cilat janë të mbushura me përbërës të ndryshëm që nisin nga mishi deri tek spinaqi apo gjiza.

    Gatimi i tyre është njësoj si të gatuani makarona të zakonshme.

    Ju nuk keni nevojë t’i shkrini nëse janë ngrira, por mund t’i vendosni direkt në ujin e vluar.

    Më poshtë ju tregojmë mënyrën e thjeshtë dhe sigurisht shumë të shijshme, të përgatitjes së tyre.

    Përbërësit

    100 g djathë kaçkavall i grirë

    3 thelpinj hudhra

    4 lugë gjelle gjalpë pa kripë

    1 1/2 filxhan pana dhe qumësht

    3/4 lugë çaji kripë dhe piper i zi për shije

    500 g tortelini me djathë

    Majdanoz i grirë hollë për zbukurim

    Përgatitja

    Vendosni në sobë një tenxhere të madhe me ujë të kripur dhe lëreni të vlojë në nxehtësi të lartë.

    Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e salcës.

    Grini imët djathin kaçkavall në rende e më pas edhe thelpinjtë e hudhrës.

    Në një tigan të madh që nuk ngjit, shkrini 4 lugë gjalpë në nxehtësi mesatare.

    Shtoni aty hudhrën dhe gatuajeni derisa të marrë aromë, por jo të skuqet, rreth 30 sekonda.

    Hidhni në tigan sasinë e rekomanduar të panës dhe qumëshitit dhe lëreni të ziejë.

    Pasi të ziejë hidhni djathin, 3/4 lugë çaji kripë dhe piper të zi.

    Përziejini mirë dhe lëreni derisa salca të ziejë, në fund fikni zjarrin.

    Shtoni tortelinit në ujin e vluar dhe gatuajini, duke i përzier herë pas here.

    Mos harroni të ruani 1/2 filxhan nga uji i makaronave e më pas kullojini.

    Shtoni makaronat në salcë dhe ziejini në zjarr mesatar, duke i përzier derisa të nxehen dhe salca të trashet pak, rreth 2 minuta.

    Nëse është e nevojshme, hidhni pak nga uji i makaronave për të holluar salcën.

    Rregulloni sasinë e kripës dhe piperit të zi sipas dëshirës.

    Në fund zbukurojeni me gjethe majdanozi të grira hollë.

    Këshilla

    Salca trashet shpejt, prandaj sigurohuni që ta hiqni nga zjarri sapo të ziejë nëse makaronat nuk janë ende gati.

    Ziejini tortelinit dy minuta më pak se udhëzimet e paketimit.

    Ruani pak nga uji i zierjes së makaronave dhe përdoreni për të holluar salcën.

    Servireni këtë pjatë me brokoli të zier në avull ose një sallatë jeshile.

  • Kek pa miell dhe sheqer – Përbërësit sekret të një ëmbëlsire të shëndetshme!

    Kek pa miell dhe sheqer – Përbërësit sekret të një ëmbëlsire të shëndetshme!

    Kjo është receta që çdo amvisë duhet të ketë patjetër në listën e recetave të ëmbla të saj.

    Pa miell, pa sheqer, madje edhe pa qumësht e gjalpë, pra pa asnjë nga përbërësit tradicionalë të ëmbëlsirave, kjo recetë do t’ju lërë pa fjalë për shijen fantastike të saj.

    Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë përgatitet shumë shpejt, kërkon pak kohë dhe mund, por është krejt e shëndetshme e mbi të gjitha një zgjedhje fantastike për ata që i qendrojnë larg ëmbëlsirave për shkak të ndikimit që ato kanë në shtimin në peshë.

    Më poshtë ju sjellim recetën e mrekullueshme të kësaj ëmbëlsire, e cila përgatitet për vetëm 35 minuta.

    Përgatitja e Kekut pa Miell dhe Sheqer  

    (Përbërësit më poshtë janë për 10 racione kek)

    Përbërësit

    3 banane

    2 filxhanë çaji tërshërë

    2 vezë

    1 filxhan kafeje me mjaltë

    1 një lugë çaji sodë buke

    Përgatitja

    Si fillim ndizni furrën e sobës në temperaturë maksimale dhe lëreni të ngrohet.

    Ndërkohë në një mikser shtoni të gjithë përbërësit, tulin e bananeve, tërshërën, mjaltin, vezët dhe sodën dhe kalojini në mikser derisa të krijohet një masë homogjene brumi kremoz.

    Të gjithë brumin shtrojeni në një tavë dhe futeni në furrë të parangrohur të piqet për 30 minuta.

    Nëse preferoni, në momentin që e keni shtruar në tavë, sipër mund t’i vendosni disa feta bananesh në të gjithë sipërfqen.

    Por gjithashtu, nëse preferoni gjatë përgatitjes së brumit mund të shtoni arra ose bajame të thërrmuara, fruta të ndryshme të thata sipas preferencës.

    Kombinimet

    Keku me brumë bananesh është një zgjidhje fantastike për mëngjes dhe jo vetëm.

    Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e lehtë mund të konsumohet në çdo kohë të ditës.

    Ajo mund të shoqërohet me kafe, çaj të ngrohtë por edhe lëngje të ndryshme frutash.

    Nëse dëshironi mund ta kombinoni edhe me pak reçel qershie apo fiku dhe shija e saj do t’ju përfshijë tërësisht.

  • Pite të buta me majdanoz dhe hudhra – Shije fantastike!

    Pite të buta me majdanoz dhe hudhra – Shije fantastike!

    Pitet e shtëpisë janë padyshim ndër më të preferuarat e që të vjen t’i shijosh në çdo kohë.

    Mes recetave të ndryshme, ajo e kombinimit të tyre me vaj ulliri, hudhër dhe majzanoz është me të vërtetë speciale.

    Ju sjellim më poshtë përgatitjen e thjeshtë të piteve të shtëpisë dhe kombinimin e tyre fantastik me përbërësit më sipër.

    Përgatitja e Piteve të Shtëpisë 

    Përbërësit 

    ½ kg miell

    200 gr kos

    Gjysmë luge kafeje me sodë buke

    Kripë

    Vaj për skuqje

    Një lugë gjelle uthull molle (që pitet të mos thithin vaj gjatë skuqjes)

    4-5 thelpinj hudhra të shtypura

    2-3 lugë gjelle vaj ulliri

    Majdanoz i grirë hollë dhe i freskët

    Përgatitja 

    Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.

    Shtoni aty kosin, hidhni kripën, uthullën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

    Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

    Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe  jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

    Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

    Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël.

    Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.

    Pasi e keni shtruar petën, piten kalojeni për skuqje nga të dyja anët.

    Nëse preferoni, para se t’i skuqni, kur i keni hapur mund t’i shtoni brenda pak gjizë apo mbushje të tjera sipas preferencës.

    Pasi keni shtuar mbushjen, paloseni piten dhe bashkoni mirë me anë të një piruni të dyja anët e pites në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë skuqjes.

    Më pas skuqini në një tigan me pak vaj.

    Në fund, shtypni hudhrat, vendosini në një tas, shtoni vajin e ullirit dhe majdanozin e grirë hollë, përzjeini bashkë dhe lyeni pitet pasi t’i keni skuqur.

    Konsumojini të ngrohta dhe nëse dëshironi hidhuni pak fare kripë sipër.

    Përmes kësaj recete do të mund të përgatisni rreth 10-12 pite.

  • Ëmbëlsirë me tre lloje qumështi – Receta me shije magjepsëse!

    Ëmbëlsirë me tre lloje qumështi – Receta me shije magjepsëse!

    Një ëmbëlsirë fantastike, e thjeshtë në përgatitje e që do t’ju mahnisë me shijen e saj.

    Mësoni shkurt hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme vetë në shtëpi.

    Përbërësit

    Për karamelin

    Treçerek filxhan çaji me sheqer

    Çerek filxhan çaji me ujë

    Për ëmbëlsirën

    6 kokrra vezë

    350 ml qumësht normal

    1 filxhan çaji me krem qumështi (pana)

    400 ml qumësht i ëmbël kondensuar (qumësht panda)

    1 lugë çaji me vanilje

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

    Në një tigan mesatar shtoni sheqerin dhe ujin. Përzjeini derisa masa të marrë ngjyrën e karamelit.

    Kini kujdes që të mos digjet.

    Sapo të jetë gati, menjëherë hidheni karamelin e përgatitur në një tavë mesatare dhe përpiquni ta përhapni në të gjithë sipërfaqene tavës.

    Më pas, tavën lëreni mënjanë. Do të ishte mirë që tava të jetë prej qelqi apo qeramike.

    Në vijim, në një tas të madh rrihni vezët, shtoni tre llojet e qumështit dhe vaniljen dhe kalojeni të gjithë masën në mikser derisa të bëhet homogjene.

    Hidhni masën më pas në tavë dhe futeni të piqet përreth 45-60 minuta.

    Për të provuar nëse është pjekur sa duhet apo jo mjafton të fusni një thikë në ëmbëlsirë dhe nëse ajo del e pastër kur nxirret nga ëmbëlsira do të thotë që është gati.

    Atëherë fikni furrën.

    Lëreni ëmbëlsirën të ftohet dhe pasi është ftohur futeni në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) për 4 orë.

    Më pas, nxirreni nga frigoriferi, merrni një pjatancë të madhe dhe përmes thikës ndani ëmbëlsirën nga anët e tavës e më pas kthejeni me kujdes mbi pjatancë.

    Ndajeni në racione dhe shërbejeni.

  • Bajame të karamelizuara – Krokante dhe plot ëmbëlsi!

    Bajame të karamelizuara – Krokante dhe plot ëmbëlsi!

    Bajamet janë padyshim fantastike në shijen e tyre ashtu si edhe në vlerat. Ato janë një nga përbërësit kryesorë të shumë ëmbëlsirave dhe recetave fantastike në kuzhinë.

    Një prej këtyre recetave, krejt e veçantë është përgatitja e bajameve të karamelizuara.

    Bajamet e karamelizuara përgatiten shumë shpejt dhe lehtë njëkohësisht dhe kanë një shije shumë të veçantë, mahnitëse të ëmbël.

    Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

    Më poshtë do të mësoni recetën interesante të përgatitjes së bajameve të karamelizuara në shtëpi, një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

    Përgatitja e Bajameve të Karamelizuara në Shtëpi

     Përbërësit

    ½ filxhan çaji me ujë

    Një filxhan çaji me sheqer

    2 filxhanë çaji me bajame

    Përgatitja

    Si fillim, vendosni në një pjatancë një letër pjekjeje, dhe lyejeni me disa pika vaj dhe lëreni mënjanë.

    Vendosni një tigan në zjarr mesatar.

    Shtoni aty ujin dhe sheqerin.

    Përziejeni derisa sheqeri të tretet dhe lëreni masën sa të nisë bulëzat e para të vlimit.

    Sapo shurupi të nisë të ziejë shtoni bajamet dhe ulni edhe pak nxehtësinë e zjarrit.

    Përziejeni masën herë pas here derisa sheqeri të kristalizohet rreth bajameve.

    Ky proces zgjat nga 5 në 8 minuta.

    Në kohën kur sheqeri të kristalizohet megjithëse procesi do bëhet pak I vështirë për t’u përzierë por vijoni ende ta përzieni masën dhe sheqeri do nisë të shkrijë sërish.

    Sheqeri do të karamelizohet duke marrë një ngjyrë të kuqërremtë të artë dhe bajamet do të mbulohen nga shurupi përreth.

    Menjëherë sapo masa të arrijë në këtë fazë largojeni nga zjarri dhe vendosni tek pjatanca ku keni shtruar letrën e pjekjes.

    Përdorni një pirun për të ndarë bajamet ndërkohë që shurupi ende nuk është ngurtësuar.

    Lërini bajamet të ftohen në temperaturë ambjenti dhe të ngurtësohen dhe më pas copëtojini në copa të cogla dhe shërbejini.