Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Dardha të pjekura me shurup mjalti/ Recetë e lehtë dhe e shijshme!

    Dardha të pjekura me shurup mjalti/ Recetë e lehtë dhe e shijshme!

    Dardha është një nga frutat që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, pasi ato i japin organizmit vitaminat dhe mineralet e duhura.

    Dardhat kanë përmbajtje të lartë fibre, antioksidantësh, vitaminash B2 , C, E, ato përmbajnë gjithashtu bakër dhe kalium.

    Të gjithë këto elementë ushqyes, padyshim që ndihmojnë duke forcuar imunitetin, ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin, ndihmojnë për të luftuar alergjitë dhe osteporozën.

    Për më tepër, studimet e fundit kanë zbuluar se cipa e dardhës përmban vlerat më të larta ushqyese dhe ajo ka lëndë antikancerogjene dhe antidiabetike.

    Dardha konsumohet si frut i freskët, por ekzistojnë receta të shumta me të cilat mund të bëhen lëngje, komposto, reçel, marmelatë, si edhe ëmbëlsira të ndryshme.

    Në këtë artikull, do të mësoni një recetë mjaft interesante, që i bën dardhat edhe me të shijshme.

    Kjo është një recetë e lehtë me dardha të pjekura, ku do të përdoret gjalpë, musht molle dhe shurup mjalti.

    Përbërësit

    4 dardha (të qëruara dhe të prera)

    ½ filxhan musht molle ose lëng molle i shtrydhur

    4 lugë gjelle gjalpë

    2 lugë gjelle shurup mjalti

    Kanellë për shije

    Përgatitja

    Nisni duke ngrohur furrën në 200 gradë celsius.

    Në një enë, vendosni mushtin ose lëngun e mollës dhe lëreni në zjarr të ngrohet për 1 minutë.

    Pas ngrohjes, shtoni në lëng gjalpin dhe trazojeni derisa ai të shkrihet.

    Pritini dardhat në gjysmë dhe pastroni pjesën e tyre qëndrore.

    Vendosini dardhat në një enë të vogël pjekjeje dhe shtoni mbi to përzierjen e mushtit ose lëngun e mollës dhe kanellë.

    Në fund shtoni shurupin e mjaltit dhe lërini të piqet në furrë për 30 minuta.

    Çdo 10 minuta, përpiquni të merrni lëng nga fundi i enës duke e përhapur sipër dardhave.

    Shërbejeni dardhat e pjekura, të ngrohta.

    Nëse dëshironi, ju mund të shtoni sipër akullore për një ëmbëlsirë të mrekullueshme dhe të shëndetshme.

  • Qiqra në furrë! Receta krokante për të gjitha moshat

    Qiqra në furrë! Receta krokante për të gjitha moshat

    Qiqrat janë ndër bishtajoret më popullore dhe më të shëndetshme për organizmin.

    Ato i gjejmë në ngjyra të ndryshme si bezha, jeshilja dhe e kuqja.

    Kur janë të freskëta, qiqrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe.

    Pavarësisht ngjyrës, këto kokrra janë të nevojshme për një ushqim të shëndetshëm

    Qiqrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën.

    Këto bishtajore përdoren shumë në zonat e Korçës dhe Elbasanit për përgatitjen e një buke shumë të shijshme.

    Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

    Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

    Qiqrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.

    Duke lexuar më poshtë do të mësoni një recetë shumë interesante që preferohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.

    Bëhet fjalë për qiqrat e pjekura në furrë.

    Qiqra Në Furrë, Receta Krokante Për Të Rritur Dhe Fëmijë

    Kur janë të pjekura në furrë, qiqrat përbëjnë një snak shumë të shijshëm dhe mbi të gjitha të shëndetshëm të cilave as fëmijët nuk u bëjnë dot naze.

    Përbërësit:

    • 2 filxhanë çaji qiqra të ziera dhe të pastruara
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • Treçerek luge çaji kripë të trashë.
    • Një majë luge çaji spec të kuq pluhur
    • Një majë luge çaji hudhër pluhur.

    Përgatitja:

    Ndizeni furrën në 200 gradë.

    Qiqrat duhet të jenë plotësisht të thata para përgatitjes.

    Ato duhen marinuar me vaj ulliri dhe erëzat dhe më pas duhen vendosur në një tavë në një shtresë të vetme.

    Qiqrrat duhen pjekur për 15 minuta, duhen përzierë dhe më pas pjekur sërish për 15 minuta të tjera.

    Nëse ju pëlqejnë shumë krokante, pjekja duhet të zgjasë deri në 60 minuta.

    Lërini të ftohen pak dhe më pas servirini.

  • Pite shtëpie me kungulleshka dhe djathë – Shije e përsosur!

    Pite shtëpie me kungulleshka dhe djathë – Shije e përsosur!

    Nëse jeni në kërkim të një recete të shijshme për muajt e verës, ja ku e keni recetën e shijshme me djathë dhie dhe kungulleshka.

    Kjo pite e kripur është shumë e shijshme dhe një mënyrë shumë interesante për të konsumuar kungulleshkat, të cilat janë shumë të shëndetshme për njeriun.

    Më poshtë keni përgatitjen e një recete fantastike me kungulleshka, atë të kombinimit të saj me pite dhe djathë të bardhë.

    Përgatitja e Pites me Kungulleshka 

    Përbërësit

    1 filxhan e gjysmë me miell

    140 gramë gjalpë pa kripë

    Kripë

    Gjysmë luge çaji me uthull të bardhë

    600 gramë kungulleshka të prerë në feta të holla

    Piper i zi pluhur

    2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

    200 gr djathë të bardhë të thërrmuar (nëse preferoni në vend të djathit të bardhë mund të përdorni edhe djathë kaçkavall)

    1 lugë çaji me kopër ose majdanoz të grirë hollë

    Përgatitja

    Hidhni në mikser miellin, gjalpin dhe një majë luge me kripë.

    Përziejini dhe më pas shtoni uthullën dhe 3 ose 4 lugë çaji me ujë të ftohtë.

    Brumin e përfituar ta punoni me dorë në një sipërfaqe të ngurtë, mbështilleni me një qese plastike kuzhine dhe lëreni të vijë për 30 minuta.

    Më pas hapeni duke i dhënë një formë rrethore.

    Hapeni fetën e brumit mbi një tavë ku keni shtruar letër pjekje, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni mënjanë.

    Më pas, fetat e prera hollë të kungulleshkave spërkatini me kripë dhe vendosini në një kullesë.

    Herë pas here shtrydhini lehtë me duar që të lëshojnë ujin e akumuluar dhe pas 30 minutash transferojini në një enë tjetër.

    Përziejini me një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe piperin e zi.

    Në një tas tjetër përzieni koprën, kripën, piperin dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

    Lyejeni me të të gjithë sipërfaqen e brumit që keni shtruar në një tavë dhe më pas vendosini fetat e kungulleshkave në forma të ndryshme sipas dëshirës (ose si në foto).

    Spërkatini me vaj ulliri dhe piqini në furrë për 40 deri në 50 minuta.

    Vlerat e Kungulleshkave

    Kungulleshkat kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori.

    Kungulleshkat kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori.

    Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.

    Kunulleshkat përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.

    Kaliumi dhe magnezi që gjendet tek kungujt e njomë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në largimin e stresit.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Byreçka me djathë dhe mjaltë! Ja si ti përgatisni

    Byreçka me djathë dhe mjaltë! Ja si ti përgatisni

    Djathi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve të brumit.

    Ai përdoret për byrek, pite e byreçka të shijshme nga duart e amvisave shqiptare.

    Duket pak e pazakontë por djathi i kombinuar me mjaltin është me të vertetë një kombinim i përsosur për shijen.

    Përgatitet thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak mund e kohë por padyshim që do suprizojë me shijen dhe pamjen e saj jo vetëm ju, por edhe më të dashurit tuaj që do ta provojnë.

    Kjo recetë përdoret si pjesë e meseve të gatimeve që shtrohen në tryezë por padyshim që mund të konsumohet edhe pa u shoqëruar me diçka tjetër.

    Më poshtë do të gjeni recetën e thjeshtë të përgatitjes së byrreckave me djathë të bardhë e mjatë.

    Byreçka Me Djathë Dhe Mjaltë

    Përbërësit për 10 byreçka

    250 gramë djathë i bardhë i prerë në feta

    5 petë e gatshme

    7-8 lugë çaji me mjaltë

    5 lugë çaji me fara susami

    3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

    Përgatitja:

    Ndizeni furrën në 180 gradë Celcius.

    Hidhini farat e susamit në një tigan pa yndyrë dhe piqini lehtë në sobë për 1-2 minuta duke lëvizur tiganin rregullisht.

    Hapeni petën e gatshme dhe lyejeni me vaj ulliri.

    Vendosni copat e djathit dhe paloseni petën duke i dhënë formë drejtkëndore.

    Me një petë të gatshme mund të bëni dy byreçka.

    Pjesën e jashtme të byreçkave lyejeni sërish me vaj ulliri.

    Futini byreçkat në tepsi dhe piqini për 20 minuta.

    Pasi t’i keni nxjerrë nga furra, spërkatini byreçkat me mjaltë dhe farat e pjekura të susamit.

    Servirini byreçkat të ngrohta dhe do të magjepseni me shijen e tyre.

  • Speca të mbushur me spinaq dhe qiqra/ Vakt i lehtë veror!

    Speca të mbushur me spinaq dhe qiqra/ Vakt i lehtë veror!

    Vakt i lehtë veror, ka shije të mrekullueshme dhe pak kalori

    Përbërësit:

    – 4-5 speca;
    – 400 g qiqra;
    – 100 g oriz;
    – 1 qepë;
    – 2 thelpinj hudhre;
    – 2 lugë pure domatesh;
    – 1 tufë majdanoz;
    – 1 tufë kopër;
    – 1 spec djegës;
    – 200 g spinaq;
    – 1 limon;
    – 2-3 lugë vaj ulliri;
    – 1 lugë spec i tymosur;
    – piper;
    – kripë.

    Përgatitja:

    Grini qepën imët. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë dhe shtoni qepët të skuqen. Grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe shtoni në tigan kripën, piperin dhe specin e tymosur.

    Shtoni oriz margaritar të bardhë dhe skuqeni derisa kokrrat të bëhen të tejdukshme.

    Pritini gjethet e spinaqit në copa të mëdha dhe shtojini në mbushje. Shtoni specin djegës të grirë imët dhe gjysmë tufe kopre dhe majdanozi.

    Shtoni purenë e domates dhe tundeni përzierjen. Shtoni një kavanoz me qiqra, pak lëng, përzieni mirë dhe hiqeni përzierjen nga zjarri.

    Pritini majat e specave dhe përdorni si kapakë. Mbushni me përbërjen e përgatitur dhe radhisni në një enë pjekjeje.

    Shtoni një filxhan me ujë të ngrohtë ose lëng mishi perimesh në tas dhe transferojeni në furrën e nxehur më parë në 200 gradë për 30 minuta.

    Ju bëfshin mirë! 

  • Kek i bërë me lëkurë limoni, plot aromë!

    Kek i bërë me lëkurë limoni, plot aromë!

    Kekun me lëkurë limoni mund ta përgatisni për çdo rast, nëse keni të ftuar në shtëpi, nëse ju hahet diçka e ëmbël apo për t’ja dhurar një miku.

    Ka një shije dhe aromë aq të lehtë sa mund të themi se është i preferuari i të gjithëve.

    Mësoni si ta përgatisni lehtë këtë recetë të shpjeguar për ju mëposhtë.

    Përbërësit

    190 gr miell

    250 gr sheqer

    4 vezë

    120 ml krem qumështi (pana për ëmbelsira)

    75 gr gjalpë pa kripë

    1 lugë e gjysmë çaji me pluhur pjekës

    Gjysmë luge çaji xhenxhefil pluhur

    1 limon i madh ose 2 të vegjël

    15 gr ekstrakt vanilje

    50 ml marmaladë

    Gjysmë luge çaji ujë

    Kripë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e këtij keku ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lyeni me pak gjalpë e miell një tavë me madhësi 20-25 cm.

    Sipër tavës vendosini një letër pjekje dhe lëreni mënjanë për të vazhduar me përgatitjen e kekut.

    Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës, xhenxhefilin dhe kripën, ndërsa në një tjetër shtoni sheqerin bashkë me lëkurën e grirë të limonit.

    Shtrydhni veçmas edhe gjysmën e limonit, ndërkohë përzieni me duar sheqerin me lëkurën e limonit në mënyrë që të bashkohen mirë.

    Një nga një po tek sheqeri, shtoni vezët të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti.

    Pas secilës prej tyre përzieni mirë me rahhës elektrik në mënyrë që sheqeri të shkrijë dhe në fund shtoni edhe lëngun e limonit që shtyrdhët më parë bashkë me kremin e qumështit.

    Këtë proces mund ta bëni edhe me anë të një rrahësi elektrik të posacëm për vezët përveçse me dorë.

    Merrni enën tjetër ku ndodhen përbërësit e thatë dhe shtojeni pak nga pak tek kjo që po punoni pjesën tjetër të brumit.

    Ndërkohë shkrini gjalpin dhe përziejeni me esencën e vaniljes.

    Në fund duke përzier, shtojeni pak nga pak tek brumi i kekut që sapo përgatitët.

    Brumi përfundimtar do të jetë i trashë, kremoz e pa kokrriza.

    Hidheni të gjithin tek tava që përgatiët në fillim dhe futeni të piqet për 70 – 75 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

    Kur të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe pasi të ftohet pakra hiqeni me kujdes nga tava.

    Sipas dëshirës mund t’i përgatisni salcën më marmaladë për ta lyer sipër.

    Mjafton të zieni marmaladën me ujin në një tigan të vogël dhe ta lini të ziejë derisa të formohet një masë kremoze.

    Hidhjani sipër kekut tuaj dhe lëreni të ftohet për 2 orë dhe mund ta shërbeni sipas dëshirës tuaj.

  • Brokoli me kos dhe hudhër/ E shëndetshme me shije dhe vlera

    Brokoli me kos dhe hudhër/ E shëndetshme me shije dhe vlera

    Përgatitja e kësaj recete është shumë e lehtë.

    Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

    Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.

    Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

    Kjo recetë bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.

    Përgatitja e Brokolit me Kos

    Përbërësit

    Për 4 persona rekomandohen:

    300 gr brokoli

    2  thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)

    200 gr kos

    Vaj ulliri

    Kripë

    piper i zi

    piper i kuq (sipas dëshirës)

    Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)

    Përgatitja 

    Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

    Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

    Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

    Ndërkohë ndajini brokolit në degëza dhe më pas lajini me ujë të bollshëm.

    Më pas, vendosni një tenxhere me ujë dhe pak kripë në zjarr.

    Lëreni sa uji të nisë të vlojë e më pas shtoni aty degëzat e brokolit.

    Lërini të ziejnë jo më shumë se 6-7 minuta e më pas kullojini nga uji i ngrohtë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë, në këtë mënyrë procesi i zierjes së brokolit do ndalojë.

    Ndërkohë në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

    Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

    Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

    Hidheni atë sipër brokolit të zierë dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq apo majdanoz ose kopër të grirë hollë.

  • Makarona të pjekura me djathë feta

    Makarona të pjekura me djathë feta

    Ne ju sjellim një recetë për një version pak të modifikuar

    Përbërësit:

    – 6 domate qershi;
    – borzilok;
    – vaj ulliri;
    – 150 g kërpudha;
    – 5 thelpinj hudhre;
    – 200 g djathë feta;
    – 120 g makarona (gatuajini për 10 minuta);
    – 50 g proshutë.

    Përgatitja:

    Hidh domatet, kërpudhat dhe hudhrën në një tigan.

    Më pas hidhi sipër vaj ulliri. Shtoni kripë, borzilok të thatë dhe përzieni. Vendosni feta në mes dhe hidhni sipër vajin e ullirit dhe borzilokun.

    Vendoseni në furrë në 200 Celsius për 25 – 30 minuta.

    Ju bëftë mirë!

  • Si të përgatisni merengë për ëmbëlsirat tuaja vet në shtëpi

    Si të përgatisni merengë për ëmbëlsirat tuaja vet në shtëpi

    Merenga është një shkumë e ëmbël, që bëhet nga të bardhat dhe vezëve dhe sheqeri.

    Kur i rrahim këto përbërës së bashku, ato shndërrohen në një strukturë të butë, që mund ta përdorni në receta të ndryshme ëmbëlsirash.

    Për ta përgatitur, ju mund të përdorni për thjeshtësi një mikser, por gjithashtu mund ta rrihni këtë përbërje me dorë. Mjafton të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë.

    Më poshtë keni dy mënyra të thjeshta për të përgatitur merengë në shtëpinë tuaj.

    Si të përgatisni merengë të butë

    Marenga e butë, mund të përdoret për të bërë pandespanjë ose për të bërë kek, recetat janë të pafundme.

    Përbërësit:

    1/2 filxhan sheqer

    1 lugë gjelle niseshte misri

    1/2 filxhan ujë të ftohtë

    4 të bardha vezësh, të ruajtura në temperaturë dhome

    3/4 lugë çaji ekstrakt vanilje

    Hapat që duhet të ndiqni:

    Në një tenxhere, bashkoni niseshten e misrit dhe dy lugë gjelle sheqer. Duke i përzier, shtoni gradualisht ujë të ftohtë.

    Vendoseni tenxheren në nxehtësi mesatare dhe vazhdoni ta përzieni, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

    Më pas transferojeni atë në një tas dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet.

    Në një tas të madh, rrihni të bardhat e vezëve dhe shtoni vaniljen, derisa përzierja të trashet. Shtoni më pas gradualisht sheqerin e mbetur.

    Së fundmi, bashkoni këto dy përbërje dhe rrihini derisa sheqeri të tretet dhe të formohet në masë e qëndrueshme.

    Si të bëni merengë të ngurtë

    Siç nënkuptohet nga vetë emri, merenga e ngurtë e ruan formën e saj dhe është e përshtatshme për të bërë me të biskota krokante dhe shumë ëmbësira të tjera.

    Përbërësit:

    2 të bardha vezësh

    ½ filxhan sheqer

    ½ lugë çaji lëng limoni

    Udhëzimet

    Në një tas të madh, bashkoni të bardhat e vezëve me lëngun e limonit dhe rriheni përzierjen derisa të krijohet një masë shkumuese.

    Shtoni ngadalë sheqerin duke e rrahur mirë këtë përbërje.

    Vazhdoni ta rrihni derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe me shkëlqim.

    Për të provuar qëndrueshmërinë e saj, provoni të ktheni me kujdes tasin përmbys. Nëse përzierja qëndron atëherë është gati, nëse lëviz ju duhet ta rrihni edhe pak.

    Gjithashtu duhet të siguroheni që sheqeri është tretur plotësisht.

    Disa sekrete për të përgatitur një merengë sa më të mirë

    Përdorni vezë të vjetra

    Vezët e vjetra mund prodhojnë merenga më të butë dhe më të dendura.

    Për të kuptuar nëse vezët janë të freskëta ose jo, mjafton të vendosni njërën në një gotë me ujë. Nëse ajo noton është e freskët, nëse bie në fund atëherë është përfekte për të bërë merenga.

    Mbajini vezët në temperaturën e dhomës

    Për të pasur një vëllim sa më të madh, lërini të bardhat e vezëve të qëndrojnë në temperaturë dhome për 30 minuta para se t’i rrihni.

  • Mjaltëza të buta – Ëmbëlsi mahnitëse!

    Mjaltëza të buta – Ëmbëlsi mahnitëse!

    Mjatëzat me sherbet janë një ëmbëlsirë fantastike me shije unike që padyshim do magjepsin gjithë familjen e më të dashurit me shijen e tyre.

    Receta e përgatitjes së tyre është krejt e thjeshtë dhe përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

    Mjaltëzat janë një delikatesë e veçantë të cilat mjafton t’i përgatisësh njëherë e më pas shndërrohen ndër ëmbëlsirat më të preferuara që përgatiten në shtëpi.

    Më poshtë keni përgatitjen e mjaltëzave krejt lehtë.

    Receta e Përgatitjes së Mjaltëzave

    Përbërësit

    Për sherbetin

    2 gota ujë

    1 gotë sheqer

    1 lugë gjelle lëng limoni

    Një lugë kafeje vanilje

    Për brumin

    1 gotë e gjysmë me miell gruri

    1 lugë çaji me sodë buke

    2 kokrra vezë

    5 lugë gjelle gjalpë të freskët

    150 gr krem djathi(e gjeni në supermarket)

    Mjaltë

    Përgatitja

    Si fillim, nisni me përgatitjen e sherbetit.

    Hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin, vendoseni në zjarr dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të nisë të vlojë.

    Sapo nis të vlojë hidhni lëngun e limonit dhe vaniljen.

    Lëreni të ziejë dhe dy minuta më shumë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

    Ndërkohë parangrohni furrën e sobës në temperaturën 180 gradë celsius.

    Në vijim, hidhni në një tas miellin e situr, hapni një gropë dhe hidhni aty vezët.

    Përziejini me duar, shtoni më pas sodën, gjalpin dhe kremin e djathit, të cilin më parë duhet ta përzieni fortë përmes një luge.

    Përziejini të gjitha bashkë dhe punojeni brumin derisa të përftoni një masë të butë. Nëse brumi ngjitet në duar atëherë shtoni edhe pak më shumë miell.

    Shtroni një letër pjekjeje në tavë.

    Më pas, ndani brumin në toptha të vegjël, para se të jepni formën e rrumbullakët hapini në formë të sheshtë, hidhni disa pika mjalti në mes dhe më pas mbyllini me kujdes në formën e një topthi jo më të madh se një kokërr arre.

    Vijoni kështu me të gjithë topthat dhe më pas vendosini në tavën ku keni shtruar letrën e pjekjes.

    Futini në furrë të piqen përreth 20 minuta derisa ngjyra e tyre të bëhet e artë.

    Pasi janë pjekur, nxirri nga furra dhe lërini të ftohen përreth 20 minuta.

    Më pas, vendosni sherbetin sërish në zjarr, lëreni derisa të nisë të vlojë dhe në këtë moment shtoni aty Mjaltëzat.

    Lërini të ziejnë bashkë përreth 15 minuta në mënyrë që mjaltëzat të përthithin gjithë sherbetin dhe të zbuten.

    Më pas, largojini nga tenxherja, vendosini në një pjatancë dhe lërini të ftohen.

    Për më shumë shije mund t’i shërbeni me akullore të freskët apo me pak arra të thërrmuara sipër.