Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Mënyra perfekte e përgatitjes së mishit të kecit

    Mënyra perfekte e përgatitjes së mishit të kecit

    Mishi i kecit përmban nivele të ulëta yndyre dhe kolesteroli.

    Ai është i pasur me hekur dhe proteinë duke u bërë kështu një zgjedhje e shkëlqyer për ata që konsiderohen si dashamirës të mishit.

    Ky mish nuk ka dhjamë dhe është zgjedhja më e shëndetshme në krahasim me pulën, viçin dhe qengjin.

    Një sasi prej 100 gramë mish keci ofron  124 kalori, 2.6 gramë yndyrë, 0.8 nga të cilat e ngopur, 25 gramë proteinë dhe 64 mg kolesterol.

    Proteina është e rëndësishme sepse ju mban të ngopur gjatë dhe përbën një sistem mbështetës për riparimin e qelizave.

    Mishi i kecit është shumë i butë, kërkon të piqet ngadalë që të nxjerrë në pah madhështinë e vet, ka një aromë të fortë dhe përbën një nga gatimet më të mira në vendin tonë.

    Përpos të tjerave, ky mish është më i freskët dhe më i pasur në vlera, duke qenë se dhitë kullosin të lira gjithmonë në natyrë, duke marrë më të mirat e mundshme prej saj.

    Në këtë artikull do të mësoni si të piqni sa më shijshëm mishin e kecit me erëza.

    Mish Keci i Pjekur Me Erëza

    Merrni pjesën e kofshës së kecit dhe spërkateni me spec djegës, piper të kuq, hudhër, vaj ulliri, piper të zi dhe lëng limoni.

    Fërkojeni mishin mirë që të përthithë erëzat, mbështilleni tepsinë me qese plastike dhe mbajeni në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) gjatë gjithë natës.

    Të nesërmen, nxirreni mishin nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit.

    Ndizeni furrën në 150°C dhe mishin fërkojeni me kripë.

    Mbusheni gjysmën e tepsisë me ujë dhe mbulojeni atë me letër pjekjeje në shtresë të dyfishtë.

    Sigurohuni që ta mbështillni fort dhe më pas futeni në furrë.

    Piqeni mishin për rreth 4 orë dhe herë pas here spërkateni pjesën e sipërme të mishit me lëngun e tij.

    Kur mishi të jetë gatuar, do të shkëputet lehtë nga kocka.

    Lëreni tepsinë në temperaturë ambienti për 20 minuta. Hiqeni mishin me copa dhe servireni me salcë kosi, sallatë e turshi.

  • Patëllxhanë të pjekur me qumësht dhe vezë – Shije fantastike

    Patëllxhanë të pjekur me qumësht dhe vezë – Shije fantastike

    Patëllxhanët janë ndër perimet fantastike që pavarësisht mënyrës apo recetës së përgatitjes të tërheqin përherë oreksin.

    Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.

    Të përgatitur në gjellë e tava të ndryshme, sallata apo edhe turshi, patëllxhanët të mrekullojnë me shijen e tyre fantastike në çdo recetë gatimi.

    Më poshtë keni përgatitjen e patëllxhanëve të pjekur me salcë qumështi dhe vezë, një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.

    Përgatitja e Patëllxhanëve me Salcë Qumështi

    Përbërësit

    5-6 patëllxhanë

    Kripë

    Vaj ulliri

    2-3 lugë gjelle salcë domate

    Për salcën me qumësht dhe vezë

    3 lugë gjelle miell

    2 lugë gjelle gjalpë të freskët

    2 deri 3 gota qumësht

    2 kokrra vezë

    3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

    Kripë

    Majdanoz i grirë hollë

    Pak djathë kacckavall të grirë (sipas preferencës)

    Piper i kuq dhe i zi

    Përgatitja

    Patëllxhanët i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë me pak kripë për t’i zierë 10 minuta.

    Mund t’i provoni me një pirun, nëse janë zbutur mjaftueshëm, piruni do të depërtojë lehtësisht.

    Më pas, hiqni tenxheren nga zjarri, t’i kulloni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një pjatë për t’u ftohur.

    Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin por jo plotësisht.

    Tulin e patëllxhanit e ruajmë në një tas më vete për ta përdorur në mbushjen e patëllxhanëve.

    Përgatitja e salcës

    Në një tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

    Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni derisa masa të bëhet kremoze

    Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës .

    Kur salca e qumështit të jetë gati shtoni tulin e patëllxhanit që keni lënë mënjanë, përzjeheni bashkë e salcën derisa masa të bëhet homogjene.

    Më pas, vendosini patëllxhanët për mbushje në një tavë të lyer me pak vaj dhe salcë domateje. Si fillim secilën prej patëllxhanëve për mbushje lyejini me pak salcë domateje, më pas secilën prej patëllxhanëve mbusheni me me salcën e përgatitur.

    Spërkatini sipër nëse preferoni me pak djathë kaçkavall të grirë dhe me pak vaj ulliri dhe futini të piqen në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë. Kur t’i servirni spërkatini me pak majdanozz të grirë.

  • Petulla me lule kungulli – Të lehta me shije delikate!

    Petulla me lule kungulli – Të lehta me shije delikate!

    Një mënyrë fantastike për të ndezur shijen e mirë të gatimit në gjithë familjen. Sigurisht petullat mbeten ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.

    Me djathë a me reçel, me mjaltë a me kanellë, petullat janë ndër recetat më ndjellëse të shijes.

    Sidomos kur ato përgatiten nga duart e nënave dhe gjysheve, është e pamundur tu rezistosh.

    E sigurisht, sapo nis të hash një prej tyre nuk mund të ndalësh pa ngrënë edhe disa të tjera.

    Më poshtë keni një recetë fantastike të përgatitjes së petullave me lule Kungulli.

    Lulet e Kungullit janë ndër produktet më të freskëta të stinës ndërsa i japin një shije të lehtë dhe delikate.

    Ato shndërrrohen në një gatim fantastik teksa përgatiten si petulla, një mënyrë tradicionale e përgatitur nga amvisat shqiptare.

    Shoqërohen në mënyrë fantastike me kos por edhe me djathë të bardhë.

    Përgatitja e Petullave të Shtëpisë me Lule Kungulli   

    Përbërësit

    300 gr Lule Kungulli

    2 gota uji me miell

    1 gotë uji me kos

    1 kokërr vezë

    Gjysmë luge kafeje me sodë

    Vaj

    Pak kripë

    Pak gjalpë (një lugë të vogël)

    Përgatitja e petullave

    Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën dhe pak gjalpë.

    I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

    Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

    Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

    Lulet e Kungullit të pastruara dhe të kriposura i fusim në brumin e petullave.

    Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

    Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

    Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

    Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

    Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Receta speciale e qofteve me mish pule/ Ja si t’i përgatisni

    Receta speciale e qofteve me mish pule/ Ja si t’i përgatisni

    Të përgatitura në shtëpi dhe të skuqura apo të pjekura në furrë, shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.

    Kjo recetë tipike, e përgatitur nga amvisat shqiptare për dekada me radhë është një mënyrë fantastike për të servirur një pjatë të shijshme për veten, familjen dhe më të dashurit.

    Më poshtë keni recetën e përgatitjes së qofteve me mish pule.

    Qoftet e shtëpisë me mish pule shoqërohen në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, sallata të freskëta të stinës e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare siç janë turshitë etj.

    Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë  

    Përbërësit 

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    300-400 gr mish pule (preferohet pjesa e gjoksit)

    2 kokrra qepë

    2 feta bukë

    1 kokërr vezë

    4-5 lugë gjelle miell

    3-4 thelpinj hudhra

    Vaj

    Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja  

    Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet.

    Më pas, mishin e zierë largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të grirë.

    Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

    Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr arre.

    I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët. Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

    Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.

    Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Deserti më i shijshëm! Ëmbëlsirë të cilën do ta mbani në mend tërë jetën!

    Deserti më i shijshëm! Ëmbëlsirë të cilën do ta mbani në mend tërë jetën!

    Për ta gatuar ju nevojitem 25 minuta

    Përbërësit:

    ▪ 300 g çokollatë për zierje,
    ▪ 5 vezë,
    ▪ 4 lugë sheqer,
    ▪ 400 ml ajkë të ëmbël,
    ▪ 1 lugë sheqer pluhur.

    Përgatitja:

    Shkrini në zjarr të lehtë 300 g çokollatë për zierje me 4 lugë sheqer.

    Në një enë për përzierje tundni 5 të bardhë të vezëve me 4 lugë sheqer, shtoni ajkën e ëmbël dhe përzieni me mikser.

    Në çokollatën e shkrirë qitni të verdhët e vezëve dhe përbërjen nga ena për përzierje. Tundni me lugë druri.

    Futeni në frigorifer të qëndrojë 3 orë.

    Servireni me pemë apo me krem.

    Shijojeni!

  • Embëlsira me nutella – Plot shije nga kuzhina italiane!

    Embëlsira me nutella – Plot shije nga kuzhina italiane!

    Embëlsira me nutella (Pesche dolci), e thjeshtë, e shpejtë, e shijshme, e shërbyer bukur. Perfekte për festa.

    PËRBËRËSIT:

    350 gr miell

    75 gr gjalp

    100 gr sheqer

    2 vezë

    50 ml qumësht

    5 gr maja për embëlsira

    alchermes (pije për embëlsira)

    lëkurën e 1 limoni

    nutella

    PËRGATITJA:

    1. Merni një tas dhe hidhni të gjithë përbërësit, nuk ka rëndesi se kë hidhni më parë, punojini mirë deri sa të formohet si brum biskotash. Pasi ta keni punuar mirë ndajeni në topa të vogla sa një kokërr arre, dhe vërini në një tepsi pasi ti keni vënë një letër furre, futini të piqen në furrë të parangrohur në 180° për 15 – 20 minuta. Pasi të jenë pjekur lërini të ftohen
    2. Kur të jenë ftohur plotesisht merrni një biskotë dhe lyejini me nutella pastaj vendosni një biskotë tjetër si në foto. Pasi ti keni mbaruar të lyera me nutella dhe bashkuar dyshe të gjitha biskotat futini të lagen mirë me pijen (alchermes) dhe pastaj kalojini në sheqer e vendosini në një pjatë dhe janë gati për tu servirur.

    Ju bëftë mirë!

  • Pispili me qepë të njoma – Aromë dhe shije e papërshkrueshme!

    Pispili me qepë të njoma – Aromë dhe shije e papërshkrueshme!

    Pispilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

    E përgatitur me kombinime të ndryshme mbushjesh, me djathë a me gjizë, me kos, qumësht e vezë, spinaq e hithra, apo kunguj e qepë domate, shija e tij në të gjitha variantet mbetet e papërshkrueshme.

    Një recetë që mahnit çdo turist të huaj që provon kuzhinën tradicionale shqiptare e që sigurisht nuk mungon në tryezat shqiptare.

    Më poshtë gjeni recetën fantastike të përgatitjes së pispilisë me qepë të njoma krejt lehtë në shtëpi.

    Një gatim special që të kujton jo vetëm shijen e mirë dhe të nxit dëshirën për ta konsumuar sa më parë, por edhe të sjell ndërmend atmosferën në shtëpi kur ai gatuhet nga duart e nënës apo gjyshes.

    Pispili me qepë të njoma është një alternativë fantastike për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.

    Ajo shoqërohet me kos, dhallë e djathë, sallata të freskëta të stinës, turshi e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.

    Përgatitja e Lakrorit me Qepë të Njoma në Shtëpi

    Përbërësit

    1 kg qepë të njoma

    1 filxhan çaji vaj ulliri

    4 filxhanë çaji miell misri

    1 kokërr vezë

    2 lugë gjelle djathë i thërmuarr

    Kopër ose nenexhik

    Përgatitja

    Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kaurdisen në një enë të mbyllur, sa të zbuten.

    Kur ti hiqni nga zjarri, shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

    Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.

    Në një tenxhere hidhet më tepër se gjysma e miellit të misrit.

    Shtohet ujë i nxehtë, kripë, vaj uliri dhe përgatitet një brumë i derdhur.

    Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj.

    Mbi të hedhim masën e qepëve të njoma dhe mbulohen me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës).

    Spërkatet me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

    Në fund spërkatet me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

  • Jufka me kërpudha – Një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme!

    Jufka me kërpudha – Një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme!

    Përbërësit: 

    ½ qepë, 500 g kërpudha,

    250 g jufka.

    250 g krem djathi,

    kripë,

    piper,

    gjalpë dhe verë.

    Përgatitja: 

    Ziejmë jufkat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim.

    Në tigan skuqim qepën e prerë hollë me gjalpë, kripë dhe piper.

    Shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim disa minuta ne temperaturë mesatare, i shuajmë me verë .

    Shtojmë kremin e djathit, jufkat e ziera dhe pakëz lëng.

    I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.

    Ju bëftë mirë!

  • Nëse jeni në dietë provoni këto Muffins proteinash pa miell

    Nëse jeni në dietë provoni këto Muffins proteinash pa miell

    Jeni në dietë??? Këto muffins janë të duhurat për ju!

    Të thjeshta dhe të shijshme!

    Përbërësit:

    – 6 vezë;
    – 200 gr djathë pa yndyrë;
    – 100 grizë misri;
    – 10 gr. pluhur për ëmbëlsira;
    – kripë;
    – 2 gr hudhër pluhur.

    Përgatitja:

    Rrihni vezët, hidhni djathin, grizin, kripën dhe erëzat sipas dëshirës.

    Hidhni pluhurin për ëmbëlsira dhe më pas përbërjen hidheni në kallëpe silikoni.

    Ju duhet të keni rreth 12 copë.

    Piqni në një furrë të ngrohur për 15-20 minuta në 200 Celsius.

    Ju beftë mirë!

  • Basbousa! Ëmbëlsirë e mrekullueshme egjiptiane me griz të cilën duhet patjetër ta provoni sa më parë!

    Basbousa! Ëmbëlsirë e mrekullueshme egjiptiane me griz të cilën duhet patjetër ta provoni sa më parë!

    Basbousa është ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Afërt. Gatuhet nga grizi dhe kokosi dhe i hidhet shurup i ëmbël.

    Nëse jeni adhurues i bakllavasë, tullumbave dhe kadaifit, kjo do të jetë ëmbëlsira juaj e re e preferuar! 

    Përbërësit:

    – 1 filxhan sheqer,
    – 2 filxhan miell,
    – 1 filxhan mielli kokosi,
    – 1 filxhan vaj,
    -1 filxhan qumësht ose jogurt,
    – 1 filxhan griz,
    – nga një qeskë pluhur për ëmbëlsira dhe sheqer vaniljeje,
    – 3 vezë.

    Shenim:

    (griza eshte lloj mielli gruri ose misri i perpunuar,gjindet ne pako te vogla me po kete emer griz,quhet edhe ermik,bollgur etj dhe sherben edhe per ushqimin e bebeve)

    Për shurup:

    – 2 filxhan sheqer,
    – 1 filxhan ujë,
    – 2 lugë lëng limoni ose portokalli.

    Filxhani është standard 250 ml.

    Përgatitja:

    1. Rihni vezët me sheqerin dhe shtoni përbërësit e tjerë. Hidheni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje. Piqeni në 200 gradë rreth 30 min.

    2. Ndërkohë zieni shurupin, derisa të fillojë të vlojë dhe pastaj shtoni lëngun e limonit dhe zieni edhe rreth 1-2 minuta.

    3. Ëmbëlsirës së nxehtë hidhini shurupin dhe lëreni që të ftohet mirë. Priteni në katrorë. Mbi katrorët e prerë mund të vendosni bajame të grira apo të plota ose arra.