Një byrek mund të sillet në 1000 versione të ndryshme pasi kuzhina është art, evulon me brezat në shije, teknika dhe prezantime.
Ja ku keni një byrekë plot shije!
Për 4 persona 🍽
- 1 pako Peta për byrek
- 3 Presh
- 2-4 Vezë
- Sa mjaftonë Kripë
- Sa mjaftonë Piper të zi
- Pak Paprika
- 1 fetë të madhe Djathë të Bardhë
- 1 lugë Susam
- 1 filxhanë kafe Qumësht
- 4 -5 lugë Vaj ulliri
👩🏻🍳
Prisni preshët në rondele dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Vijoni kaurdisjen derisa preshët të ulin volumin.Kur të jenë gati hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.
Veçmas përzieni qumshtin me vajin e ullirit dhe pakëz kripë
Në një tepsi me letër furre poshtë filloni bëni shtresa me petët e byreku duke i spërkatur me përzierjen vaj e qumësht në çdo petë. Deri në 10 petë. Derdhni brënda mbushjen me presh, shkërmoqni sipër djathë të bardhë, palosni anët dhe këto duke i spërkatur me përzierjen me vaj dhe qumësht.
Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.
Minutat e fundit shtoni dhe 2 ose 4 vezë, spërkateni me paprika dhe fara susami dhe futeni përsëri të piqet derisa shikoni që veza është mpiksur, dhe sipërfaqa është thekërisur.