Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Vora

  • “Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

    “Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

    Patrik Bardhi, futbollisti i Vorës paralajmëron se në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit do të shihni spektakël. Ai thotë se vorakët, jo vetëm që do të fitojnë takimin, por edhe do të festojnë ngritjen e trofeut.

    Në përfundim të këtij sezoni fantastik, Vora kërkon t’i bëjë një mbyllje të bukur e festive kampionatit në ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën në stadiumin “Vora”. Në dy përballjet e këtij sezoni me vlonjatët, të dyja skuadrat kanë shijuar nga një fitore 3-0, duke ndarë pikët në mënyrën më të barabartë në fushat e tyre. Në takimin e tretë, që do të luhet të dielën në Vorë, ora 15:00, të besuarit e trajnerit Arian Bellai do të kërkojnë trepikëshin e fundit për këtë sezon. Edhe pse ka arritur dy objektivat madhorë, Vora nuk ka asnjë pengesë për të mos marrë maksimumin ndaj Flamurtarit. Mesfushori Patrik Bardhi e cilëson si një ndeshje të fundit që duhet dhënë spektakël.

    “Vora jo vetëm që është një klub serioz, me drejtues këmbëngulës në realizimin e objektivave të saj, por edhe ka ndërtuar një skuadër elitare. Ekipi ka dhuruar ndeshje të bukura për t’i dhënë një mësim skuadrave të mëdha me të cilat ka garuar. Edhe pse është konsideruar si skuadër periferike, Vora tregoi se nëse ke seriozitet dhe këmbëngulje, çdo gjë bëhet realitet. Për ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit, ne gëzojmë respekt për këtë skuadër, por duke qenë një ndeshje e fundit e sezonit ne do të kërkojmë maksimumin. Duhet jo vetëm të fitojmë, por edhe t’i dhurojmë një ndeshje spektakli tifozërisë sonë. Ndeshjen kundër Flamurtarit do ta kthejmë si në një ditë feste dhe me një futboll të bukur, duke treguar cilësitë e ekipit tonë”. Përfundoi Patrik Bardhi

  • VIDEO/ “Çunat po e paguajnë shtrenjtë kokën”, Arjan Bellai TRONDIT me deklaratën: Ishte një rast për…

    VIDEO/ “Çunat po e paguajnë shtrenjtë kokën”, Arjan Bellai TRONDIT me deklaratën: Ishte një rast për…

    Arjan Bellai, trajneri i Vorës shprehu të gjithë zhgënjimin e tij pas ndeshjes Vora- Apolonia. Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Vetëm rezultati i Vorë mund të konsiderohet surprizë, pasi barazoi kundër me rezultatin 1-1 kundër Apolonisë. Ruzgis shënoi për vbendasit, ndërsa Trifoni në minutën e 89’ tronditi ekipin vorak, çka solli shumë pakënaqësi te drejtuesit e Vorës, që rrethuan arbitrin e takimit.

    Kështu vendi i parë është në diskutim tashmë, pasi Flamurtari ndjek me vetëm 2 pikë më pak. Besa bëri detyrën duke fituar përballë Lushnjës dhe mban gjallë shpresat për elitën dhe pse ka 7 pikë më pak se Flamurtari.

    “Të gjithë janë kundër nesh. Nuk është herë e parë, më pëlqen që çunat e shesin shumë shtrenjtë kokën. Paguhet shumë shtrenjtë koka e këtyre çunave. Ja bëj hallall. Janë disa ndeshje rresht, që nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Kam thënë që nuk duhet të flasë për arbitrat, po sot do të flas. Ishte një rast për karton i kuq, nuk ishte bërë ndërrimi akoma dhe bëhet goli. 1 herë gabim 2 herë gabim, mund të quhet, po e pesta e gjashta nuk quhet. Apolonia me vetëm një goditje bëri gol.” Përfundoi trajneri i Vorës Arjan Bellai.

  • Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

    Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

    Manfredas Ruzgis është kryefjalë te Vora në këtë sezon. Me 16 gola po udhëheq skuadrën e tij drejt Superiores.Vora ka postuar një video në rrjetet sociale ku zbulon se Ruzgis do të bëhet baba me djalë. Gjinia e bebit që do lindë është zbuluar pikërish në stadium.

    Atmosfera ishte e ngrohtë dhe sigurisht që emocionet të mëdha. “E vlerësoj dhe faleminderit për çdo gjë”, u shpreh Ruzgis.

    Kujtojmë se Vora kryeson e vetme në Kategorinë e Parë. Objektiv i këtij sezoni është vetëm ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FK VORA (@fk_vora)

    LEXO ME SHUME:VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

    Ditmar Bicaj foli pas humbjes se Burrelit. Vora hipotekoi një tjetyër sukses karakteri duke mposhtur minimalisht  burrelin në “Liri Ballabani”. Kryeqytetasit ruajnë kryesimin në Kategorinë e Parë falë finalizimit të Francesko Hasajt në pjesën e dytë.

    Supersfida e javës së 21-të të Kategorisë së Parë nisi e kujdesshme më të dyja ekipet që u munduan të ruajnë ekuilibrat duke e spostuar lojën në gjysëm-fushë. Pavarsisht se rastet për shënim ishin me piklatore agresiviteti për të fituar duele nuk munguan. Skuadra e Ditmar Bicajt provoi të zbresë me anë të kundërsulmeve duke shfrytëzuar shpejtësinë e kapitenit Florenc Farruku, ndërkohë nga ana tjetër vorakët provuan të ishin kërcënues me daljet nga krahët. Përtej intensitetit të lojës pjesa e parë u mbyll me rezulatin e bradhë 0-0.

  • Manfredas Ruzgis tani ka një rival në skuadër, Vora firmos me sulmuesin 24-vjeçar (FOTO)

    Manfredas Ruzgis tani ka një rival në skuadër, Vora firmos me sulmuesin 24-vjeçar (FOTO)

    Manfredas Ruzgis tashmë ka një rival potencial në fazën e sulmit. Vora e mbylli vitin 2024 si kampione dimri,megjithatë po bëjnë mjaft mirë edhe në merkaton e dimrit.Si fillim,transferuan nga Kukësi mesfushorin e talentuar,Françesko Hasaj ndërsa tani kanë siguruar firmën me një qendërsulmues.

    Mësohet se Emir Skenderi është lojtari më i ri i Vorës.24-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Besës së Doberdollit në eliten maqedonase ku nuk kishte minutazhin e nevojshëm duke qenë shpeshherë një “ndihmë” nga stoli dhe duke gjetur vetëm një herë golin.

    Skenderi gjatë ditës së sotme ka pasur takim me drejtuesit ku gjithçka është mbyllur me dakordësi dhe shtatlarti ka zbritur menjëherë në stërvitje.Lojtari me origjinë nga Shkupi,më herët ka provuar të luajë edhe me Tikves,Strugen dhe Makedonija Gp tashmë do të përbëjë sulmin tek Vora me goleadorin,Manfredas Ruzgis.

    LEXO ME SHUME: Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore

    Ruzgis është lojtari i momentit te skuadra e Vorës. Ekipi vorak vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do ta luajë në Pogradec. Vorakët do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe kjo nuk do t’i lihet rastësisë. Megjithatë kjo ndeshje parashikohet të jetë e fortë, pasi edhe në shtëpi skuadra vorake e ka pasur mjaft të vështirë fitoren 1-0 ndaj Pogradecit në fazën e parë.

  • Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore

    Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore

    Ruzgis është lojtari i momentit te skuadra e Vorës. Ekipi vorak vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do ta luajë në Pogradec. Vorakët do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe kjo nuk do t’i lihet rastësisë. Megjithatë kjo ndeshje parashikohet të jetë e fortë, pasi edhe në shtëpi skuadra vorake e ka pasur mjaft të vështirë fitoren 1-0 ndaj Pogradecit në fazën e parë. Ka qenë një penallti dhe këmbët e arta të Manfredas Ruzgis, që Vora mori atë trepikësh në fundin e takimit. Tashmë sulmuesi kryesor do të jetë prezent kundër Pogradecit, pasi ka shlyer detyrimin e 4 kartonëve, duke munguar kundër Korabit.

    Ruzgis kërkon t’i shënojë përsëri pogradecarëve: ”Rikthehem më i fortë se më parë dhe shënoj sërish kundër Pogradecit. E kam ende të freskët këtë ndeshje ku kemi humbur shumë raste, por fati ishte me ne sepse fituam me të drejtë një penallti që unë e ktheva në gol duke shërbyer me tri pikë të arta.

    Këtë radhë, mendoj se do ta kemi më të lehtë, pasi e njohim kundërshtarin dhe nuk kemi mungesa. Duke qenë ekipi i plotë, jam plotësisht i bindur se Vora do ta mbyllë këtë vit me fitore. Ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të nisur drejt elitës. Do ta shihni në fund të sezonit se Vora do të konkurrojë me ekipet elitare, në Superiore”, thotë sulmuesi.

    LEXO ME SHUME: Vora i tregon forcën rivalëve, firmos me ish-sulmuesin e Bate Borisov (EMRI)

  • KATEGORIA E PARË/ Lushnjes nuk ia ka fajin Magani, Marku nderon Korabin, Erzeni bllokadë Besës

    KATEGORIA E PARË/ Lushnjes nuk ia ka fajin Magani, Marku nderon Korabin, Erzeni bllokadë Besës

    Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Në këto 4 sfida të zhvilluara sot, janë shënuar vetëm 3 gola.

    Erzeni mori 1 pikë në mënyrë surprizuese përballë Erzenit, me ndeshjen që përfundoi në barazim pa gola, pra 0-0. Në krahun tjetër, Kukësi u mposht në shtëpiu nga Kastrioti, minimalisht 0-1.

    Në ndeshjet e tjera Korabi ia doli të merrte 3 pikë në transfertën e Valbonës. Dibranët fituan me rezultatin 1-0. Ndërsa, Vora fitoi po 1-0 kundër Lushnjës.

    REZULTATET:

    Vora 1 – 0 Lushnja (Ruzgis 63′)

    Kukësi 0 – 1 Kastrioti (Ajine 28′)

    Valbona 0 – 1 Korabi (T.Marku 34′)

    Erzeni 0 – 0 Besa

  • Vora i tregon forcën rivalëve, firmos me ish-sulmuesin e Bate Borisov (EMRI)

    Vora i tregon forcën rivalëve, firmos me ish-sulmuesin e Bate Borisov (EMRI)

    Vora është në kulmin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri, ku padyshim objektivi është madhor për këtë edicion, ku kërkohet ngjitja historike në Superiore. Investimi i kryer deri tani nga klubi shkon në funksion të qëllimit dhe përgatitjet aktuale tregojnë se skaudra nën drejtimin e trajnerit Arian Bellai është në rrugën e duhur.

    Pas humbjes në testin e parë veror me Elbasanin, vorakët kanë fituar tri miqësoret e radhës. Fillimisht triumfuan 1-0 kundër Dinamos dhe pas fitores 2-1 me Skënderbeun, të shtunën Vora ka mundur rivalin direkt në të Parën, Flamurtarin në shifrat 1-0. Edhe pse kanë afruar pesë futbollistë, merkatoja e vorakëve mbetet e hapur dhe sot pritet që të vijë “goditja” e radhës, ku bëhet fjalë për një sulmues të ri që ka luajtur në Bjellorusi edhe për BATE Borisov.

    Vora ka arritur akordin me ish-futbollistin e Bate Borisov, Idris Nuradeen. Nuradeen i cili luan si sulmues i djathtë është me nënshtetësi nigeriane por deri më tani ka luajtur vetëm në Bjellorusi,ku përveç Bate Borisov numëron paraqitje dhe me fanellat e Fk Smorgon dhe Dzerzhinsk.

    22-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë ditën e nesërme për të hedhur firmën dhe për tu vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit,Arian Bellai.

  • Humbja në miqësore kundër AF Elbasanit, trajneri i Vorës Bellai nuk e bën dramë: Jam i kënaqur nga  ajo që kanë bërë lojtarët

    Humbja në miqësore kundër AF Elbasanit, trajneri i Vorës Bellai nuk e bën dramë: Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë lojtarët

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellai ka folur pas miqësores së humbur kundër AF Elbasanit me shifrat 2-0.
    “Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë lojtarët deri më tani. Kanë zhvilluar një punë të shkëlqyer, edhe pse janë të lodhur nga faza përgatitore dhe këmbët janë të rënda. Rezultati për mua nuk ka fare rëndësi, është thjesht një ndeshje miqësore, duhet të shohim ato që bëjmë mirë dhe të korrigjojmë gabimet që përsërisim.

    Nga merkato presim lojtarë që të vijnë dhe të bashkohen me grupin, të harmonizohen dhe të bëjnë sa më mirë në kampionat. Këto përgatitje bëhen për të qenë gati për kampionatin, miqësoret janë miqësore, por në fund është grupi ai që ka rëndësi”. Përfundoi Bellai.

  • U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

    U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

    Klubi i Lirisë së Prizrenit dëshiron që të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit kosovar. Ndaj për këtë arsye, po përforcohet me lojtarë cilësorë të cilët ta ndihmojnë që të dominojë kategorinë në sezonin që do të fillojë pas disa javësh. Për këtë arsye, Liria ka bërë ndërhyrje në merkato duke piketuar emra që kanë spikatur edhe në futbollin shqiptar. Një ditë më parë ky klub prezantoi Silvio Zogajn, ndërsa tani, ka bërë zyrtare firmën edhe me një emër të njohur sidomos në Kategorinë e Parë, sulmuesin Jasmin Raboshta.

    POSTIMI I KLUBIT LIRIA
    “FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Jasmin Raboshta ka nënshkruar kontratën për sezonin e ardhshëm me klubin.

    Raboshta, një sulmues me përvojë të madhe si në ligën shqiptare, të Kosovës po ashtu të Turqisë, pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm në qendrën e sulmit të ekipit. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Jasmin Raboshta ka treguar shpesh aftësinë e tij për të shënuar gola dhe për të krijuar raste të rrezikshme për ekipin e tij. Përvoja e tij në futbollin shqiptar dhe kosovar e bën atë një lojtar të vlefshëm dhe të respektuar.

    Nënshkrimi i kësaj kontrate është një hap i rëndësishëm për FC Liria, e cila shpreson të përfitojë nga aftësitë dhe përkushtimi i Jasmin Raboshtës për të përmirësuar sulmin dhe për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm”, shkruhej në njoftimin e klubit që zyrtarizonte kështu firmën me sulmuesin i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Vorës në Kategorinë e Parë.

  • Vora, nuk ndalen largimet! Klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me dy titullarët (FOTO)

    Vora, nuk ndalen largimet! Klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me dy titullarët (FOTO)

    Vora ka nisur të mendojë për merkaton, por atë në dalje. Disa ditë më parë, ekipi vorak njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Xhemalajn dhe Xhebrahimin, por largimet nuk kanë të përfunduar. Së fundmi në postimin e klubit bëhet e ditur se Fadil Meta dhe Redon Raza nuk do të jenë më pjesë e klubit. Së fundmi në stolin e klubit vorak është prezantuar ish-trajneri i Bylisit Arjan Bellai.

    NJOFTIMI

    Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Fadil Meta. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Meten për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij. 🤝

    Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Redon Raza. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Redonin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij. 🤝