Manfredas Ruzgis tashmë ka një rival potencial në fazën e sulmit. Vora e mbylli vitin 2024 si kampione dimri,megjithatë po bëjnë mjaft mirë edhe në merkaton e dimrit.Si fillim,transferuan nga Kukësi mesfushorin e talentuar,Françesko Hasaj ndërsa tani kanë siguruar firmën me një qendërsulmues.
Mësohet se Emir Skenderi është lojtari më i ri i Vorës.24-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Besës së Doberdollit në eliten maqedonase ku nuk kishte minutazhin e nevojshëm duke qenë shpeshherë një “ndihmë” nga stoli dhe duke gjetur vetëm një herë golin.
Skenderi gjatë ditës së sotme ka pasur takim me drejtuesit ku gjithçka është mbyllur me dakordësi dhe shtatlarti ka zbritur menjëherë në stërvitje.Lojtari me origjinë nga Shkupi,më herët ka provuar të luajë edhe me Tikves,Strugen dhe Makedonija Gp tashmë do të përbëjë sulmin tek Vora me goleadorin,Manfredas Ruzgis.
LEXO ME SHUME: Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore
Ruzgis është lojtari i momentit te skuadra e Vorës. Ekipi vorak vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do ta luajë në Pogradec. Vorakët do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe kjo nuk do t’i lihet rastësisë. Megjithatë kjo ndeshje parashikohet të jetë e fortë, pasi edhe në shtëpi skuadra vorake e ka pasur mjaft të vështirë fitoren 1-0 ndaj Pogradecit në fazën e parë.