Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Vora

  • Vora nis merkaton në dalje, mbyll pas dy vitesh bashkëpunimin me mesfushorin (FOTO)

    Vora nis merkaton në dalje, mbyll pas dy vitesh bashkëpunimin me mesfushorin (FOTO)

    Ekipi i Vorës zhvilloi një sezon mjaft të mirë,të ardhur nga Kategoria e Dytë,vorakët u rënditën në vendin e katërt por u mposhtën në “Play-Off” nga Apolonia. Besimi tek ky ekip është rritur dhe drejtuesit kanë filluar të lëvizin në merkato,por si fillim atë në dalje.

    Në rrjetet sociale ekipi Vorës ka njoftuar se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me mesfushorin Orian Xhemalaj pas dy sezonesh. Me kalimin e ditëve pritet të ketë ndryshime të tjera pasi drejtori i ekipit Bazjon Tragaj ka treguar për mediat se ka interesime nga ekipe për disa lojtarë.

     

    NJOFTIMI I KF VORA

    Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Orian Xhemalaj. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Orianin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij. 🤝

  • Nga 3-1 në 3-4, Apolonia bën përmbysjen e madhe ndaj Vorës dhe kalon në finalen e Play-Offit (video)

    Nga 3-1 në 3-4, Apolonia bën përmbysjen e madhe ndaj Vorës dhe kalon në finalen e Play-Offit (video)

    Spektakël dhe emocione në sfidën tjetër ku Apolonisë i duhej vetëm fitorja, të cilën e arritën në mënyrën më drithëruese të mundshme. Fitore me përmbysje me 7 gola dhe avancojnë më tej ku do të përballen me vlonjatët dhe fituesi i çiftit sfidon Laçin për një vend në elitën e futbollit shqiptar.

    Hebeja do të shënonte për Apoloniën në minutën e 23′, ndërsa Prengaj do të realizonte dy herë për Vorën në minutat 32′ dhe 44′. Në pjesën e dytë, Vora do të shënonte golin e tretë me Jasmin Raboshtën. Ndoshta një lloj mëndjemadhësie vrau vorakët të cilët lanë shumë hapësira dhe fierakët e shfrytëzyan në çdo centimetër.

    Maksuti në minutën e 69′ dhe katër minuta më vonë do të barazonin shifrat.Spektakli nuk do të përfundonte këtu sepse Umejiego do të shënonte në minutën e 82′ golin e fitores. Apolonia shkon në finalen e Play-Offit ku do të përballet me Flamurtarin.

  • KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë, Lushnja mposht Besën në “derbin e mbijetesës”; golat e takimit (video)

    KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë, Lushnja mposht Besën në “derbin e mbijetesës”; golat e takimit (video)

    Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 30-të të saj. Rezultate të rëndësishme janë siguruar nga ekipet pas 90-të minutave. Kështu Bylisi është mposhtur me “poker” nga Apolonia, me fierakët që triumfojnë në shtëpi 4-1. Ballshiotët kështu bëjnë një hap fals në garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë.

    As Elbasani nuk ia ka dalë të fitojë në Vlorë. Skuadar e Nevim Dedes ka barazuar 2-2 me Flamurtarin në një sfidë spektakolare mes tyre, me golat e shënuar Shkurtaj 37′, Frashëri 74’/ Lila 24′, K.Kasa 76.Ekipet ndajnë nga një pikë, me verdheblutë që shkëputen tre pikë larg nga vendi i dytë.

    Vora ka triumfuar 3-0 ndaj Tomorit, ndërsa Lushnja ka siguruar 3 pikë pasi ka mposhtur 2-0 ekipin e Besës. Ekipi lagunar largohet disi nga zona e ftohtë e renditjes,por rreziku për të shkuar në Play-Out mbetet, pasi distanca është tre pikë larg.Një fitore të të rëndësishme ka marrë edhe Kastrioti, me krutanët që kanë triumfuar 3-1 ndaj Burrelit.

    FLAMURTARI-ELBASANI 2-2

    38′ Shkurtaj, 75′ Frashëri/ 27′ Lila, 78′ Kasa

    APOLONIA-BYLIS 4-1

    45′ Umejiego, 64′ Trifoni, 71′ Maksuti, 87′ Omeri / 90′ Kibe

    VORA-TOMORI 3-0

    62′ Tabaku, 72′ Raboshta, 90′ Prengaj

    LUSHNJA-BESA 2-0

    64′ Murati, 90′ Tabaku

    KASTRIOTI-BURRELI 3-1

    72′, 90′ Kapllani, 84′ Mehmeti / 85′ Pedro

  • Një “zjarr” për stolin e Vorës, klubi zyrtarizon trajnerin e ri pas dorëheqjes së Arbërit

    Një “zjarr” për stolin e Vorës, klubi zyrtarizon trajnerin e ri pas dorëheqjes së Arbërit

    Trajneri beratas Klodian Arbëri dhe dorëheqjen pas humbjes 3-1 që skuadra e Vorës regjistroi në transfertë ndaj Burrelit. 44-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me klubin vorak, teksa këta të fundit nuk humbën kohë për të prezantuar “timonierin e ri”.

    Behet fjalë për Endri Zjarrin i cili do të jetë trajneri i Vorës deri në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FK VORA (@fk_vora)

    NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT:

    FK Vora bën të ditur se nga sot ka emëruar z.Endri Zjarri në rolin e trajnerit deri në përfundimin e sezonit. Ai do të nisë menjëherë punën nga dita e nesërme. Klubi i uron suksese Endrit në detyrën e tij të re, të cilën besojmë se do ta bëjë me shumë devotshmëri ashtu si çdo detyrë tjetër që i është ngarkuar më parë!

  • “Superioren e synojmë deri në fund”, Klodian Arbëri nuk dorëzohet: Kjo është Vora e vërtetë

    “Superioren e synojmë deri në fund”, Klodian Arbëri nuk dorëzohet: Kjo është Vora e vërtetë

    Vora e ka lënë pas humbjen ndaj ballshiotëve dhe u rikthye te fitorja, ku në fundjavë mundi Kastriotin në shifrat 4-2. Fatmir Prengaj ishte promotori i fitores me tre golat e tij, ndërsa golin tjetër e shënoi futbollisti i ardhur nga Tirana, Serxho Tafa.

    Trajneri i Vorës Klodian Arbëri pas ndeshjes u shpreh: “Kjo është Vora e vërtetë. Rikthimi te fitorja na bën optimist, pasi asnjëherë nuk e kam prerë optimizmin për të realizuar objektivat. Në radhë të parë ne duhet të bëjmë detyrat tona, të fitojmë ndeshjet një e nga një. Mundësia e ngjitjes direkte varet nga gabimet e dyshes kryesuese. Shpresojmë shumë në këtë drejtim, gjithsesi ne duhet t’i bëjmë hyzmetin edhe variantit tjetër, që është kualifikimi në ‘play-off’, ku duhet të zgjedhin rivalin”.

  • Humbja ndaj Bylisit, Klodian Arbëri “agresiv”; Disa lojtarë patën mungesë personaliteti, Vora vazhdon garën

    Humbja ndaj Bylisit, Klodian Arbëri “agresiv”; Disa lojtarë patën mungesë personaliteti, Vora vazhdon garën

    Trajneri i Vorës, Klodian Arbëri foli për MCN pas humbjes ndaj Bylisit në Ballsh. Ekipi i tij u mposht 2-0 duke u larguar shumë nga 2 vendet e para. Arbëri nuk e fsheu zhgënjimin, por nuk ka ndërmend të dorëzohet për Superioren.

    “I mërzitur, ishte një ndeshje vendimtare që do na mbante lart. Donim të ishim afër ekipeve pretendente, pikët bëjnë diferencën. E filluam mirë pastaj pati një mungesë personaliteti dhe eksperience te ekipi. Ballshi ka përvojën.

    Nuk e njoh dorzimin, do të vazhdojmë garën, kemi Play-off para. Duhet të jemi të karikuar dhe të përgjegjshëm”, tha Arbëri.

  • Dëbora bëhet problem për ekipin e Kategorisë së Parë, detyrohet të luajë në Vorë (FOTO)

    Dëbora bëhet problem për ekipin e Kategorisë së Parë, detyrohet të luajë në Vorë (FOTO)

    Ndeshja e javës së 18-të në Kategorinë e Parë mes Korabit dhe Kastriotit e planifikuar që të zhvillohej të dielën në orën 13:30 në qytetin e Peshkopisë ka ndryshuar axhendë.

    Për shkak të terrenit të mbulluar nga bora në stadiumin e Peshkopisë, ndeshja është spostuar për t’u luajtur në stadiumin e Vorës, në të njëjtën ditë dhe orë. Këtë ndryshim axhende e ka njoftuar edhe vetë klubi i Korabit, që është organizator i këtij takimi.

    Ja njoftimi i klubit dibran në faqen zyrtare në “Facebook”:

    “Ndeshjen e radhës ekipi e luan përballë KS Kastriotit. Kjo ndeshje luhet te dielën datë 28.01.2024, ora 13:30. Për shkak se terreni në stadiumin “Korabi” është tepër i rënduar dhe bora e rënë disa ditë më parë nuk është shkrirë akoma, ndeshja është vendosur të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”. Kjo sfidë është e vlefshme për javën 18-të të Kategorisë së Parë”.

  • Vora bën merkato “pasanikësh”, transferon ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Vllaznisë (FOTO)

    Vora bën merkato “pasanikësh”, transferon ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Vllaznisë (FOTO)

    Eni Imami do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Vorës. Mbrojtësi, që pjesën e parë të sezonit luajti me Flamurtarin, ka firmosur ditën e sotme me skuadrën e Vorës.

    Imami është një lojtar me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar dhe do të japë kontributin e tij te skuadra e Vorës, që synon ngjitjen në “Abissnet Superiore” këtë sezon.

    “Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Eni Imami është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Eni Imami është një lojtarë me përvojë në futbollin shqiptar, ku është aktivizuar me ekipe si Tirana, Skënderbeu, Vllaznia dhe Dinamo. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen mbrojtësit Eni Imami dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

  • “Nesër është dita jonë”/ Vora “frikëson” AF Elbasanin në prag të duelit: Të tregojmë se kush jemi (video)

    “Nesër është dita jonë”/ Vora “frikëson” AF Elbasanin në prag të duelit: Të tregojmë se kush jemi (video)

    Vora do të presë Elbasanin në shtëpi ditën e nesërme në orën 13:30 për të luajtur ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Një supersfidë e cila do të përmbyllë këtë javë të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kampionë në grupet respektive në Kategorinë e Dytë, tani rivalizojnë sërish si pretendentë për vendet e para edhe në këtë nivel, me qëllimin e madh drejt Superiores.

    Përpara kësaj sfide, është klubi voran që me një postim në rrjete sociale u drejtohet lojtarëve të tyre me anë të një mesazhi mbështetës. Presidenca, stafi dhe tifozët të cilët nuk do të jenë për shkak dënimi nga Disiplina, kanë besim të plotë të lojtarët dhe së bashku bëjnë ‘kërcënimin’ drejt elbasanasve se nëse do të jetë dita e tyre e duhet të tregojnë kush janë.

    “Presidenca, Stafi, Tifozët kane besim te ju, si për cilësitë individuale, ashtu edhe për forcën e grupit, nesër është dita jonë të tregojmë kush jemi. Forca Vora”, shkruan klubi.

  • Klodian Arbëri nuk humbet kohë, zgjedh ekipin e ri për të drejtuar, të hënën bëhet prezantimi

    Klodian Arbëri nuk humbet kohë, zgjedh ekipin e ri për të drejtuar, të hënën bëhet prezantimi

    Surprizues ishte lajmi i largimit të Artën Mërgjyshit nga skuadra e Vorës. Lajmi i bë i ditur nga vetë klubi ku tregohet se palët me marrëveshje kishin ndërprerë kontratën. Drejtuesit kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri.

    Klodian Arbëri do të marrë në dorë “frenat” e kësaj skuadre. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ditën e hënë do të bëhet edhe prezantimi i ish-timonierit të beratsasve si zëvendësuesi i Mërgjyshit.

    Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Arbëri dha dorëheqjen nga  nga skuadra e Tomorit. Një vendim që ka ardhur nga vetë trajneri për shkak të stresit që i krijohej. Te Vora qëllimi kryesore do të jetë ngjitja e skuadrës në Superiore, një objektiv që e kërkojnë të gjithë drejtuesit e këtij ekipi.