Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Vora

  • E BUJSHME! Dinamo përfundon te shtëpia e Partizanit, FSHF zbulon lëvizjen e fundit

    E BUJSHME! Dinamo përfundon te shtëpia e Partizanit, FSHF zbulon lëvizjen e fundit

    Vora do e presë Dinamon të premten në orën 14:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar stadiumin “Arena e Demave” për këtë takim, që çel siparin e javës së tetë të Superiores. Klubi i Vorës ndryshon kështu stadiumin ku organizon ndeshjet. Skuadra e Arjan Bellajt i kishte luajtur takimet e mëparshme si pritës në stadiumin e Laçit.

    Në pritje të stadiumit të saj, Vora zhvendoset kështu tek “Arena e Demave”. Të dyja ekipet ndahen nga 1 pikë deri tani. Dinamo e Ilir Dajës në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Vora ndjek. Ekipi i Bellajt ka qenë edhe surpriza e Superiores deri tani. Vora është relativisht e re në këtë nivel dhe përballja me Dinamon sjell sfidë të madhe për të siguruar tri pikë dhe për të treguar vlerën në elitë. Dinamo City me përvojë më të madhe në këtë nivel do të kërkojë të shfrytëzojë çdo gabim të kundërshtarit.

    LEXO ME SHUME:Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

  • Vora bën surprizën e madhe, tifozët e Elbasanit nuk e durojnë dot humbjen (video)

    Vora bën surprizën e madhe, tifozët e Elbasanit nuk e durojnë dot humbjen (video)

    Vora ka siguruar një tjetër rezultat shumë të rëndësishëm në këto javë të para të Superiores, teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Elbasanin, që rreshtohet mes skuadrave pretendente për titullin.

    Në një ndeshje shumë të luftuar mes dy skuadrave, pjesa e parë pa vendasit të dominonin në raste të krijuara, por pa gjetur rrjetën falë pritjeve të Rucit. Në fraksionin e dytë të lojës, erdhi goli i avantazhit i Elbasanit që krijoi mendimin se verdheblutë do shkonin drejt suksesit.

    Por brenda pak minutash, Vora përmbysi gjithçka me anë të Dakës dhe Karricës, duke çuar rezultatin në 2-1, duke e mbrojtur më pas deri në vërshëllimën përfundimtar për tre pikë shumë të vlefshme në këtë transfertë të rëndësishme.

    LEXO ME SHUME:Trashi “dhuratë” Partizanit, në kryeqytet ka festë! Të kuqtë parakalojnë në renditje Tiranën (video)

  • “Vora meriton respekt”, Bellaji akuzon keq gjykimin: Urdhëronin lojtarët e Egnatias, nuk është nevoja që…

    “Vora meriton respekt”, Bellaji akuzon keq gjykimin: Urdhëronin lojtarët e Egnatias, nuk është nevoja që…

    Trajneri i Vorës Arjan Bellai ka folur për mediat pas humbjes minimale kundër Egnatias. Për Vorën, kjo është disfata e dytë radhazi në Superiore, duke u “rrëzuar” në mesin e tabelës, pas asaj nisje surprizuese: “Më vjen keq për mënyrën se si humbasim.

    Ekipet e mëdha nuk kanë nevojë për asnjë ndihmë. Nuk jemi Vora para 4-5 vjetësh. Kërkojmë respekt nga të gjithë. Vendimet që jep arbitri nuk duhet t’i marrin futbollistët që janë në fushën e lojës. Në pjesë e parë u munduam ti markonim ndryshe. Nuk na doli ajo që kishim përgatitur. Ishte shumë e thjeshtë për Egnatian të shfrytëzonte gabimet tona. Në pjesë e dytë jam i kënaqur me ekipin, por jo në 45 minutat e para.

    Duhet të luajmë si në pjesë e dytë, por na mungoi besimi në pjesë e parë. I dinim manovart e tyre. Është gjynah, në dy raste duhet të kishim shënuar një gol. Gjithë puna është si të shënojmë dhe të mos pësojmë. Me kalimin e javëvëe do refektojmë. Kemi ende ngërçin e Superiores.

    Kemi lojtarë me kualitete, me driblimi një kundra një. Duhte t’i bëjmë që në fillim të lojës, pa pësuar gol. Shumë e rëndësishmë të p;unojmë nga ana psikologjike. Manovrea e rivalit ishte problemi kryesor në pjesë e parë, një kohë me vonesë. I kënaqur me lojtarët që u futën nga stoli. Duhete të punojmë më shumë nga ana psikologjike. I kishin shanset tonë, do përpiqemi të bëjhëm më të mirë”.

  • Mjafton Ruçi, Egnatia tre pikë për të marrë kryesimin me Vllazninë (video)

    Mjafton Ruçi, Egnatia tre pikë për të marrë kryesimin me Vllazninë (video)

    Egnatia fiton ndaj Vorës me rezultatin 0-1. Ekipi vorak vinte në këtë përballje me shumë pritshmëri pasi kërkonte të rikthehej te rezultatet pozitive, ndërsa kampionët në fuqi kërkuan të vijonin rezultatet pozitive. Në minutën e 17-të, Flamur Ruçi shfrytëzoi në mënyrë perfekte një top të kthyer në zonë, duke dërguar sferën në rrjetë dhe duke vendosur rezultatin që nuk do të ndryshonte deri në fund. Mesfushori rrogozhinas u tregua i saktë dhe i ftohtë përballë portierit vendas, duke i dhënë Egnatias një avantazh që do ta menaxhonte me zgjuarsi gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës.

    Pas golit, Vora tentoi të reagojë me disa aksione të rrezikshme nga krahët, por mungesa e saktësisë në pasimin final dhe mbrojtja e organizuar e Egnatias e bënë të pamundur barazimin. Miqtë u tërhoqën me disiplinë, duke e mbyllur çdo hapësirë dhe duke kërkuar të godasin në kundërsulm. Pjesa e dytë foli për Vorën në aspektin e zotërimit të topit, por jo në efikasitet. Egnatia mbajti linjat e ngushta, ndërsa portieri Dajsinani reagoi si duhet në dy momente kyçe, duke ruajtur rezultatin.

    Në fund, Egnatia largohet nga Vora me tre pikë të plota dhe e sheh veten në vendet e para të renditjes, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. Për Vorën, kjo humbje tregon nevojën për më shumë konkretizim në fazën sulmuese dhe përmirësim në pjesën e parë të lojës, ku shpesh humbasin ritmin e duhur.

  • Vllaznia kthen fuqinë përpara tifozëve, Vora dorëzohet në “Loro Boriçi” (video)

    Vllaznia kthen fuqinë përpara tifozëve, Vora dorëzohet në “Loro Boriçi” (video)

    Në një “Loro Boriçi” që gumëzhinte nga entuziazmi i tifozëve kuqeblu, Vllaznia konfirmoi edhe një herë se është një skuadër që di të fitojë me personalitet. Përballë Vorës, që erdhi në Shkodër për të provuar surprizën, djemtë e Thomas Brdarić nuk lanë asnjë dyshim dhe siguruan një fitore të pastër 2-0. Shkodranët e nisën ndeshjen me marsh të pestë, duke e shtyrë kundërshtarin në gjysmëfushën e tij. Pas disa rasteve të humbura, goli erdhi në minutën e 28′ me Bekim Balaj i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

    Në fraksionin e dytë, loja mori ngjyrat tipike të një ekipi që di të administrojë dhe të shënojë në momentin e duhur. Me një aksion të shpejtë,zbritje nga e djathta e Kastratit, harkimi i tij në shtyllën e dytë gjen Muratajn i cili me një gjuajtje perfekte me kokë dyfishon shifrat duke vulosur fitoren dhe duke e kthyer ndeshjen në një festë të vërtetë për kuqeblutë.

    Vora u mundua të reagojë, por mbrojtja shkodrane ishte e pathyeshme, ndërsa tribuna shpërthente në festë. Vllaznia qendron në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Vora mbetet në vendin e pestë me 7 pikë.

    LEXO ME SHUME:Paradoksi i Ernest Muçit, 10 minuta me Trabzonspor, por trajneri i del në mbrojtje

  • Vora bën mrekullinë ndaj Flamurtarit, Garsia nuk e kupton krizën te skuadra: Nuk luajtëm mirë se…

    Vora bën mrekullinë ndaj Flamurtarit, Garsia nuk e kupton krizën te skuadra: Nuk luajtëm mirë se…

    Flamurtari u mposht nga Vora me rezultatin 1-0 në stadiumin e Laçit. Sfida ishte e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Flamurtari mbetet në kuotën e 2 pikëve. Pas ndeshjes foli trajneri i vlonjatëve, Karlos Garsia.

    “Mendoj se kemi luajtur mirë. Për aq kohë sa luajtëm, nuk mendoj se luajtëm më shumë se 20 minuta. Është e vërtetë dhe në këto 20 minuta nuk bëmë punën që duhet të bënim.

    Kemi luajtur të tri ndeshjet e para me të njëjtën skemë, edhe sot e ndryshuam. Në pjesën kur nuk kemi top luajmë 4-4-2. Gjithmonë kemi luajtur ashtu, vetëm ndryshon kur bëjmë presing. Kur kemi topin, i spostojmë lojtarët në pozicione të ndryshme, mund të jetë 3-5-2. Sot kemi ndryshuar pak sepse mendonim një ndeshje më të fortë, sidomos në mesfushë. Dhe morëm vendimin, që të kemi lojtarë më shumë në mesfushë. Se me topin kemi shumë lëvizshmëri, mund të kemi edhe 4 lojtarë në zonë. Nuk është problem, mund të ndryshosh”, u shpreh trajneri Garsia për “RTSH”.

    LEXO ME SHUME:Elbasani fut në krizë Partizanin, Bytyçin e lënë nervat (video)

  • Shënoi golin e barazimit, Xhuljo Tabaku paralajmëron Flamurtarin: Vora do të jetë surpriza e Superiores, synimi është fitorja

    Shënoi golin e barazimit, Xhuljo Tabaku paralajmëron Flamurtarin: Vora do të jetë surpriza e Superiores, synimi është fitorja

    Vora po tregon se nuk është thjesht një skuadër kalimtare në elitën e futbollit shqiptar. Në tri javët e para të kampionatit, ekipi debutues ka grumbulluar 4 pikë, ka shënuar 4 gola dhe ndodhet në vendin e tretë të renditjes, mes më të mirave të Superiores. Starti i mbarë, i shoqëruar me grintë dhe lojë të pjekur, ka sjellë bindjen se Vora do të jetë një nga surprizat e këtij sezoni.

    Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, vorakët arritën të barazonin me anë të kapitenit Tabaku, i cili shënoi në debutimin e tij në këtë kategori. Për të, ky ishte një gol historik, jo vetëm si i pari në Superiore, por edhe si debutim në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Tabaku kishte munguar në dy takimet e para për shkak të problemeve muskulare në këmbën e djathtë, por rikthimi i tij rezultoi vendimtar. Me një goditje të saktë me kokë, ai i dha skuadrës së tij një pikë të vlefshme në transfertën e Durrësit.

    “Mezi prisja të futesha në lojë, edhe pse nuk jam ende plotësisht i rikuperuar. I thashë trajnerit të më aktivizonte në minutat e fundit dhe ai nuk ma prishi dëshirën. Fati ishte me mua, sepse arrita të shënoja golin e barazimit. Nuk e prisja një surprizë të tillë nga vetja ime”, u shpreh Tabaku pas ndeshjes.

    Flamurtari është një skuadër e vështirë për t’u mundur dhe na ka rivalizuar edhe sezonin e shkuar. Megjithatë, mendoj se Vora do të jetë një surprizë e vërtetë e Superiores. Në çdo ndeshje kemi treguar se nuk jemi më pak se skuadrat elitare. Tani synimi ynë është fitorja në Laç ndaj Flamurtarit”, përfundoi Tabaku.

  • Teuta ngec në shtëpi, Vora merr pikë me një lojtar më pak (video)

    Teuta ngec në shtëpi, Vora merr pikë me një lojtar më pak (video)

    Teuta-Vora, takim i javës së tretë në Abissnet Superiore mbyllet me rezultatin 1-1. Një ndeshje që durrsakët luanin për herë të parë në shtëpi dhe fitorja në një farë mënyre kthehej në detyrim. Në minutën e 32′ Teuta kalon në avantazh. Vidal gjuan nga këndorja dhe Zhongo gjuan me kokë, por Shehi shkakton autogol duke tentuar të largojë topin. Avantazhi u mendua se Teuta do ia dilte të fitonte, por në pjesën e dytë, Vora hyri shumë shpejt në mekanizmat e lojës.

    Në minutën e 76′, kapiteni i Vorës, Xhuljo Tabaku, i hedhur në fushë në pjesën e dytë shënon me kokë, pas një harkimi nga këndi. I harruar brenda zonës, Tabaku e pati shumë të thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë. Dy minuta pas barazimit, Vora do të gjendej me një lojtar më pak pasi Jurgen Vrapi do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. Pas fitores ndaj Tiranës, Vora merr 1 pikë të artë, ndërsa Teuta ka ende shumë gjëra për të rregulluar.

    LEXO ME SHUME:Gazetari i kërkoi llogari Sinan Idrizit, Flamurtari reagon mbi incidentin: Dyshuam se ishte me armë… (POSTIMI)

  • Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

    Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

    Vangjel Mile kërkon kohë. Trajneri i Tiranës ka theksuar pas humbjes me Vorën se ekipit të tij i duhet pak kohë për t’u konsoliduar pasi është bërë nga e para.

    “Normalisht humbja është humbje, mendoj se duhej të kishim bërë më mirë, të kishim shënuar minimumi një gol në pjesën e parë. Por kur nuk shënon, vjen edhe momenti jo i mirë, kur po na sulmonte kundërshtari me goditje standarte, një nga ato momente u shfrytëzua mirë, pastaj kishim mundësi të barazonim lojën në fund të pjesës së parë. Vjen prapë më e keqja, sa fillon loja pësojmë gol të paorientuar e pavendosur siç duhet.

    Ndeshjen e fitoi ekipi që vrapoi me shumë e dëshiroi më shumë këtë fitore. Ne jemi ekip i ri, në konsolidim, do duhet pak kohë që të konsolidohemi e marrim më të mirën lojtarëve që kam besim të plotë se ka cilësi në ekip dhe do rregullohemi nga java në javë. Absolutisht nuk na shërbejnë këto rezultate sidomos nga ana psikologjike, por ky është futbolli.

    Nuk mund të justifikohem e them që nuk kisha mbrojtës se duket. Por kishim përgatitur ekipin që me këta që kishim të jepnim maksimumin, mbronim në grup e sulmonim në grup. U munduam ta bënim. Por momentet më të këqija i shfrytëzoi ekipi i Vorës dhe shënoi. Nuk kam çfarë të them.

    Alternativat janë në infermieri, si Meta dhe Dembele që besoj se në ndeshjen e ardhshme kthehen, do na shërbejë ky dyjavësh se nuk kanë dëmtime të rënda si Kola. Jam në pritje, nëse do kemi blerje në momentet e fundit të ndonjë lojtari më cilësor se këta që kemi, është e pranueshme.

    Mesazhi ishte vendosmëria që tregoi ekipi, nuk është se ndryshova unë apo ata. Besuan pak më shumë, gjë që nuk e bënë në mesin e pjesës së dytë. Ky ishte gjithë ndryshimi e problematika që hasi ekipi kundërshtar.

    Ekipi që mund të ishte më i vendosur fiton, kështu është futbolli. Kur një ekip është më i vendosur, shfrytëzon raste, atëherë vjen edhe fitorja, është e thjeshtë. Ne kishim raste e nuk i shfrytëzuam, ky është problem.

    Vora ishte me goditje standarte, jo me qarkullim topi të shpejtë e krijoi situata e raste. Mendoj që pritja në bllok, ishte me momente. Kishte momente që shkonim lart dhe mbase në raste të tilla dolën nga presioni, por edhe e fituam topin aty. Çështja është kur kemi topin në zotërim që kemi lëvizshmëri, rrjedhshmëri e tentojmë, atë që e bëmë në minutat e fundit. U munduam t’i godasim me Haxhiun e Tabekun që i kapëm shumë mirë dhe ishte përgatitur se janë lojtarë të shpejtë, por nuk i shfrytëzuam dhe është fati i keq i yni”, tha Mile për RTSH pas sfidës.

  • “Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…

    “Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellaji, ka theksuar se fitorja e sotme ndaj Tiranës ishte rezultat i punës dhe strategjisë që kishte ekipi.

    “Ne nuk shohim shifrat, në radhë të parë dua të përgëzoj çunat për atë që kemi dhënë sot. Dhamë gjithçka me Partizanin, edhe sot. I thashë djemve që të fitojmë e marrim maksimumin në Superiore, duhet të japim gjithçka. Ne të tregojmë sikur kemi qenë në Superiore, me futbollistët me eksperiencë, me djem që vrapojnë, punojnë. Ky është rezultati, por nuk mbaron kampionati ynë këtu.

    Isha i nevrikosur në pjesën e parë për dy veprime pasi e kemi punuar, e dinim si do dilte Tirana dhe e pësuam te ato që kemi punuar më mirë. Ndaj isha i mërzitur e fola me tone të ashpra, por pas zëvendësimeve, dihet që pësohet dobësim, Tirana rrezikoi gjithçka. Ne e kthyem me 5-4-1 rreshtimin dhe aty e humbëm pak fuqinë. Nuk jemi ne që të luajmë me ato tipare, por për të mbajtur e siguruar se Tirana e bëri lëvizjen me afrikanët përpara. Vendosa ta kthej ekipin dhe kjo bëri të humbim ritmin që kishin. Po të mos kishim të verdhë, nuk do i nxirrja, pashë shenja lodhjeje e thashë të mos i rrezikoj. Por edhe kush u futën, jam i kënaqur edhe me ata.

    Merkato? Besoj se do të kemi edhe një blerje të re. Ishte këtu sot, pres edhe unë ta nxjerrin që kemi marrë një lojtar të ri. Me atë e mbyllim. Tirana kishte parë pikat tona të forta, na e mbylli krahun e djathtë. S a u fut në lojë edhe Bardhi, kishim më mirë Karricën dhe na u nda loja në krahë. Por në pjesën e dytë, duke parë kundërshtarin e duke u folur, u thashë të jemi pak më shumë guximtarë, se kemi lojtarë të rrezikshëm, që janë mirë me shpejtësinë. Dhe këtë e bënë duke bërë diferencën, duke shënuar gola shumë të bukur, për meritë të Bardhit të dyja. E kishim ndërtuar që të shkonim andej se Tirana e ka mbrojtësin e majtë më të ngathët. Shkoi mbarë”, tha Arjan Bellaji për RTSH pas ndeshjes.