Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lushnja

  • Lushnja vendos për të ardhmen e Gugash Maganit, ja projekti i klubit lushnjar

    Lushnja vendos për të ardhmen e Gugash Maganit, ja projekti i klubit lushnjar

    Lushnja ka zhgënjyer në dy sezonet e fundit. Ndonëse skuadra e niste kampionatin me pretendime të mëdha, dy herë radhazi përfundoi në sigurimin e mbijetesës në Kategorinë e Parë duke fituar finalen e “play out”-it me kundërshtarë të së Dytës.

    Parashikohet që sezoni 2024-2025 të ndodhë ndryshimi i shumë pritur te lushnjarët, ku edhe prej javësh Bashkia Lushnjë ka nisur procedurën e privatizimit të klubit të futbollit. Edhe pse në pamje të parë duket që futbolli i Lushnjës është i pushtuar nga letargjia që pas mbylljes se edicionit të fundit, flitet se drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ri. Nga burime pranë klubit lushnjar se trajneri Gugash Magani do të konfirmohet në krye të pankinës, por kësaj radhe me një projekt ambicioz.

    Konfirmimi i trajnerit peqinas pritet të shoqërohet edhe me përforcime cilësore, ku sipas zërave të merkatos, parashikohen afrime “big” te verdhejeshilët. Nga java që vjen priten zhvillime në kampin lushnjar, ku lëvizjet në heshtje pritet që të marrin jetë dhe skuadra të nisë punën për sezonin e ri. Me zbritjen e Lushnjës në fushë do të shikohen më qartë edhe objektivat e klubit për sezonin e ri, pasi hyhet në edicionin e shtatë që lushnjarët mbeten jashtë elitës së futbollit shqiptar.

  • “Është finale për ne, duam mbështetjen e tifozëve”, Mikel Canka rikuperohet ndaj Ilirisë: Kemi ndjekur takimet e kundërshtarit

    “Është finale për ne, duam mbështetjen e tifozëve”, Mikel Canka rikuperohet ndaj Ilirisë: Kemi ndjekur takimet e kundërshtarit

    Lushnja do të diskutojë mbijetesën me Ilirinë. Ky është viti i dytë radhazi për ekipin lagunar që do të diskutojë nëse do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë apo jo. Takimi do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë më datë 16 maj në orën 15:00. Verdhejeshilët kanë besim të madh se do ta kalojnë me sukses finalen e mbijetesës, duke e shmangur të padëshirueshmen. Kapiteni Mikel Canka është rikuperuar pas një dëmtimi, që e la jashtë fushave në tri ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt. Ai rikthehet në fushë dhe kjo është pozitive për lushnjarët, pasi do të kenë shërbimet e golashënuesit të tyre më të mirë, me 9 gola të shënuar.

    RIKUPERIMI-Fatmirësisht jam rikuperuar në 100%. Bëra të pamundurën për mos ta humbur këtë finale. Doja të isha në fushën e lojës, sepse humba një finale me Kastriotin. Nuk ia dola dot të isha gati për atë ndeshje, tani do të luaj përkrah shokëve të mi.

    KUNDËRSHTARI- Kjo është një ndeshje që kërkon kujdes. Iliria është një ekip për t’u vlerësuar. Kemi ndjekur dy takime te tyre dhe e mbajnë me meritë pozicionin që kanë në tabelë. Ne po punojmë dita-ditës për të qenë të gatshëm për atë sfidë”.

    NDESHJA– Është një finale për ne, por edhe për Ilirinë. Është vetëm një ndeshje dhe duhet dhënë gjithçka për gjithçka. Kam besim të plotë te Lushnja.Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të rrimë të qetë dhe të përqendrohemi. Të tregohemi një ekip solid dhe i bashkuar.

    TIFOZËT-Unë gjej rastin të ftoj tifozërinë lushnjare të na mbështesë në këtë përballje. E di që ata tifozë do të donin të shihnin një finale për të ngritur Kupën dhe jo një si kjo që do të luajmë. Situatat të përballin edhe me ndeshje si kjo për mbijetesë. Nëse i kemi pas vetes tifozët, ne do të dalim me kokën lart.

  • Verdiktet e Kategorisë së Parë; Besa dhe Lushnja në Play-Out, shpëtojnë Burreli e Kastrioti (GOLAT)

    Verdiktet e Kategorisë së Parë; Besa dhe Lushnja në Play-Out, shpëtojnë Burreli e Kastrioti (GOLAT)

    Janë mbyllur 5 ndeshje të vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Kanë rënë në sy fitoret e ekipeve nga mesi i tabelës dhe poshtë, ndërsa nuk kanë ndryshuar fatet e sezonit.

    Kështu Besa dhe Lushnja janë zyrtarisht në “Play Out”. Ndeshja e fundit për Kategorinë e Parë do të luhet mes Bylisit dhe Elbasanit, që do vlejë vetëm për statistika.

    Kategoria e Parë, java 33:

    KASTRIOTI-KORABI 4-2

    38′ Mehmetllari, 39′ Kuka, 80′ Pjetri, 82′ Kapllani / 6′ Tanushi, 32′ Kasalla

    TOMORI-LUSHNJA 0-2

    65′ Basha, 87′ Uillie

    BESA-FLAMURTARI 1-0

    54′ Balla

    BURRELI-APOLONIA 2-1

    62′, 74′ Ferruku / 90′ Maskuti

    LUZI 2008-VORA 3-3

    40′, 69′, 76′ Itodo / 50′ Xhabrahimi, 65′ Ntephe, 81′ Thana

  • KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë, Lushnja mposht Besën në “derbin e mbijetesës”; golat e takimit (video)

    KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë, Lushnja mposht Besën në “derbin e mbijetesës”; golat e takimit (video)

    Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 30-të të saj. Rezultate të rëndësishme janë siguruar nga ekipet pas 90-të minutave. Kështu Bylisi është mposhtur me “poker” nga Apolonia, me fierakët që triumfojnë në shtëpi 4-1. Ballshiotët kështu bëjnë një hap fals në garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë.

    As Elbasani nuk ia ka dalë të fitojë në Vlorë. Skuadar e Nevim Dedes ka barazuar 2-2 me Flamurtarin në një sfidë spektakolare mes tyre, me golat e shënuar Shkurtaj 37′, Frashëri 74’/ Lila 24′, K.Kasa 76.Ekipet ndajnë nga një pikë, me verdheblutë që shkëputen tre pikë larg nga vendi i dytë.

    Vora ka triumfuar 3-0 ndaj Tomorit, ndërsa Lushnja ka siguruar 3 pikë pasi ka mposhtur 2-0 ekipin e Besës. Ekipi lagunar largohet disi nga zona e ftohtë e renditjes,por rreziku për të shkuar në Play-Out mbetet, pasi distanca është tre pikë larg.Një fitore të të rëndësishme ka marrë edhe Kastrioti, me krutanët që kanë triumfuar 3-1 ndaj Burrelit.

    FLAMURTARI-ELBASANI 2-2

    38′ Shkurtaj, 75′ Frashëri/ 27′ Lila, 78′ Kasa

    APOLONIA-BYLIS 4-1

    45′ Umejiego, 64′ Trifoni, 71′ Maksuti, 87′ Omeri / 90′ Kibe

    VORA-TOMORI 3-0

    62′ Tabaku, 72′ Raboshta, 90′ Prengaj

    LUSHNJA-BESA 2-0

    64′ Murati, 90′ Tabaku

    KASTRIOTI-BURRELI 3-1

    72′, 90′ Kapllani, 84′ Mehmeti / 85′ Pedro

  • “Lushnja duhet të ketë një president”, Hysen Dedja analizon ish-ekipin e tij: Nuk duhet ta diskutojë mbijetesën, Bashkia të mbajë përgjegjësi

    “Lushnja duhet të ketë një president”, Hysen Dedja analizon ish-ekipin e tij: Nuk duhet ta diskutojë mbijetesën, Bashkia të mbajë përgjegjësi

    Hysen Dedja analizon skuadrën e Lushnjes. Ekipi lagunar nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Askush nuk e kishte menduar që skuadra do të gjendej në këtë pozicion. Skuadra verdhejeshile është në garë me katër ekipe për vendet e 7-ta dhe të 8-ta, që sigurojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë në fund të sezonit.

    Por duhet reflektim, pasi edhe më e keqja nuk është larg, pasi kanë vetëm katër pikë më shumë se Luzi i vendit të 11-të. Kur kanë mbetur edhe katër javë, myzeqarët do të luajnë ndeshje të drejtpërdrejta me rivalët e tyre, në shtëpi me Besën dhe Kastriotin, si dhe në transfertë me Burrelin. Më pas, kampionati i Lushnjës do të mbyllet me transfertën me Tomorin, që ka dalë edhe matematikisht nga Kategoria e Parë. Këtë të diel lushnjarët presin Besën në stadiumin “Roza Haxhiu”.

    Hysen Dedja, i cili ka drejtuar Lushnjën në tri periudha të ndryshme tha se ekipi lagunar është skuadra më e mirë dhe verdhejeshilët nuk duhet ta diskutojnë qëndrimin në këtë kategori.

    FJALËT E HYSEN DEDJA-s

    LUSHNJA-Më vjen jashtëzakonisht keq që futbolli i qytetit të Lushnjës ndodhet prej disa vitesh në këto situata. Lushnja ka sportdashësit më të mirë në Shqipëri dhe që kërkojnë të kenë skuadër dinjitoze.

    BASHKIA-Varësia nga bashkia nuk ka dhënë rezultat as te Lushnja, as te qytetet e tjera, por të ardhurat e akorduara janë normale për Kategorinë e Parë. Në përgjithësi, kur skuadrat drejtohen nga bashkitë shpërndahet përgjegjësia. Lushnja duhet të ketë president.

    SEZONI-Lushnja nuk duhet ta diskutojë qëndrimin në këtë kategori, pasi ka skuadër më të mirë nga Kastrioti, Burreli dhe Besa. Jam i sigurt se do të jetë Lushnja ajo që do të shpëtojë. Pasi të ndodhë kjo, duhet të bëjë një analizë të gjatë, sepse është hera e dytë që shpëton me vështirësi. Duhet një analizë për të nxjerrë mësime.

    INFRASTRUKTURA-Me këto terrene dhe fushën që ka Lushnja, infrastrukturë e përmirësuar ndjeshëm, skuadra duhet të pretendojë për më lart. Nuk e meriton ai sportdashës që të jetë në këtë kategori. Nuk i takon Lushnjës të jetë aty dhe të vuajë kaq shumë për të qëndruar”, deklaroi ish-trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja.

  • KATEGORIA E PARË/ Burreli i bën “gjëmnë” Flamurtarit në Vlorë, Korabi ia del në fund ndaj Lushnjes (REZULTATET)

    KATEGORIA E PARË/ Burreli i bën “gjëmnë” Flamurtarit në Vlorë, Korabi ia del në fund ndaj Lushnjes (REZULTATET)

    Java e 23-të e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura, por edhe aq interesante Korabi ia ka dalë të marrë një fitore ndaj Lushnjes në fund me rezultatin 2-1. Bylis vazhdon të marshojë drejt vendit të parë, ekipi ballshiot mposht 2-1 Tomorin. Flamurtari ka bërë një hap fals ndaj Burrelit në shtëpi duke u mundur me shifrat 0-1, ndërsa Vora ia ka dalë të fitojë ndaj Besës me rezultatin 3-0.

    REZULTATET

    Korabi 2-1 Lushnja (Çema 26′, Kasalla 90+5′ / Olola 48′)
    Apolonia 2-0 Kastrioti (Umejiego 28′, Bejzade 38′)
    Bylis 2-1 Tomori (Ruçi 17′, Kibe 64′ / Hysolli 40′)
    Flamurtari 0-1 Burreli (Farruku 49′)
    Vora 3-0 Besa (Prengaj 47′, Raboshta 49′, Qardaku 64′)

  • Krizë që nuk ka fund për Tomorin, Korabi fiton “finalen” ndaj Lushnjes; rezultatet e tjera në Kategorinë e Parë

    Krizë që nuk ka fund për Tomorin, Korabi fiton “finalen” ndaj Lushnjes; rezultatet e tjera në Kategorinë e Parë

    Kategoria e Parë ka luajtur sfidat e radhës të javës së 22-të, me katër sfida që u luajtën ditën e sotme.
    Flamurtari ka mundur me rezultatin 1-4 Tomorin duke ruajtur pozitat në zonën “play off”.

    Një tjetër sfidë direkte për një vend në këtë zonë ishte dhe ajo mes Korabit dhe Lushnjës, që pa fitues skuadrën e Kumbarçes.

    Kastrioti ka dalë nga zona e ftohtë pasi triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Besës, ndërsa Luzi shtangu Burrelin, duke fituar me rezultatin 2-0.

    KORABI-LUSHNJA 1-0

    Reçi 72′

    KASTRIOTI-BESA 3-1

    Mehmeti 36′, Kapllani 54′, 81′ / Balla 26′

    LUZI 2008-BURRELI 2-0

    Treni 82′, Itodo 90+2′

    TOMORI-FLAMURTARI 1-4

    Caco 41′ / Deliu 29′, Shkurtaj 33′, Podrimcaku 77′, Batha (P) 84′

    PANORAMASPORT.AL

  • Korabi-Lushnja luhet për vendin e gjashtë, Endrien Magani i sigurtë; Jemi gati të kalojmë këtë  kundërshtar

    Korabi-Lushnja luhet për vendin e gjashtë, Endrien Magani i sigurtë; Jemi gati të kalojmë këtë kundërshtar

    Korabi-Lushnja është një nga sfidat më kryesore në Kategorinë e Parë. Dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me nga 26-të. Ekipi drejtuar nga Gugash Magani renditet në vendin e shtatë dhe ka vendosur kandidaturën për t‘ua marrë këtë vend dibranëve, pikërisht në duelin e drejtpërdrejtë me ta që do të luhet në Peshkopi.Mbrojtësi i krahut të djathtë Endrien Magani u shpreh.

    “Është një ndeshje e vështirë, pasi Korabi ka një ekip që kërkon vlerësim maksimal. Ne shkojmë në Peshkopi të bëjmë lojën tonë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit aq më shumë që dihet se ka shkuar dy herë radhazi në fazën ‘play-off’.

    Gjithsesi, Lushnja beson edhe te forca e saj. Jemi një ekip që punojmë mirë dhe e vlerësojmë shumë javën stërvitore. Pas një pune të përkushtuar, bindim veten se mund të fitojmë çdo ndeshje. Pastaj, në fushën e lojës, në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Lushnjën dhe ne jemi gati që të shprehim të gjitha mundësitë tona. Të tregojmë më të mirën që ka ekipi dhe në fund të realizojmë synimet”. Përfundoi Magani.

  • “Thyejmë tersin me Vorën”/ Mesfushori i Lushnjes kërkon fitoren në shtëpi, mungon prej dy muajsh: Po punojmë me seriozitet (FOTO)

    “Thyejmë tersin me Vorën”/ Mesfushori i Lushnjes kërkon fitoren në shtëpi, mungon prej dy muajsh: Po punojmë me seriozitet (FOTO)

    Lushnja do të luajë të dielën në mesditë përballë Vorës në “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani ka vijuar rregullisht seancat stërvitore në fushën e Plugut. Ekipi lushnjar ka marrë pesë pikë në katër ndeshjet e zhvilluara në vitin 2024. Ndaj dhe udhëzimet janë të qarta, kapja dhe ruajtja e rezultateve pozitive duke i konkretizuar me pikë maksimale.

    Mesfushori Dejan Andoni shprehet: “Ndeshja me Vorën është në vëmendjen e të gjithëve. Kemi barazuar në fazën e parë kur kemi qenë dy herë në avantazh. Tani i presim vorakët në fushën tonë. Skuadra ndjehet mirë pas barazimit me Kastriotin. Po punojmë të gjithë me seriozitet për të arritur te fitorja në ndeshjen e radhës me Vorën. Duke punuar fort do të marrim rezultate të tjera pozitive.” Te Lushnja do të mungojë Kasmollari në mbrojtje, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Lushnjarëve u mungon fitorja në “Roza Haxhiu”, që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar, kur triumfonin, 2-0, ndaj Burrelit.

  • Lajm i keq për Lushnjen, mbrojtësi dëmtohet dhe do të mungojë për një kohë të gjatë

    Lajm i keq për Lushnjen, mbrojtësi dëmtohet dhe do të mungojë për një kohë të gjatë

    Lushnja këtë sezon ka si objektiv një vend në “Play-Off”, teksa aktualisht mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 19 pikë, 4 më pak se Korabi i vendit të 6-të. Takimi i radhës për lushnjarët do të jetë ndaj Luzit, sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në transfertë.

    Gugash Magani bëhet me “dhimbje koke” pasi është dëmtuar një nga liderët e skuadrës. Bëhet fjalë për Ronald Disha, i cili sipas informacioneve do të mungojë për 5 javë. 24-vjeçari u dëmtua ndaj Elbasanit dhe tashmë ish-trajneri i Teutës nuk do të mund të llogarisë shërbimet e tij për 5 sfidat e ardhshme.

    Një mungesë e rëndësishme për lushnjarët, pasi mbrojtësi këtë sezon është një pikë kyçe në formacionin e Maganit.