Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lushnja

  • Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

    Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

    11 javë kanë mbetur nga përfundimi i sezonit në Kategorinë e Parë dhe skuadrat deri diku kanë arritur të blindojnë objektivat e tyre. Vora dhe Flamurtari luajnë në kampionat më vete, me dy skuadrat që me shumë gjasa do të jenë pjesë e elitës, pasi ndjeshëm janë shkëputur nga rivalët e tjerë.  E gjithë cështja është te 4 skuadrat që do të arrijnë Play-Offin, apo kush do të jetë pjesë e Play-Outit.

    Java e 23-të rezervon përballje interesante. Ditën e shtunë zhvillohen katër përballje, Vora kryesuese përballet edhe një herë me Erzenin, një sfidë e kalueshme për vorakët përballë një kundërshtari që renditet në vendin e fundit. Flamurtari luan ndaj Valbonës, ndërsa Besa mes shumë problemeve do të sfidojë Kukësin.

    Në Kategorinë e Parë, Lushnja-Kastrioti, është një përballje me dy skuadrat që janë në kuotën e 30 pikëve dhe po luftojnë fort për të blinduar vendin e gjashtë. Ditën e hënë, do të luhen dy përballjet që do të mbyllin javën. Në RTSH Sport, duke filluar nga ora 13:30, do të  transmetohet sfida mes Pogradecit dhe Apolonisë, ndërsa në RTSH 2 takimi mes Burrelit dhe Korabit.

    JAVA 23

    E shtunë, më 15 shkurt

    Besa – Kukësi                   13:30

    FK Vora – Erzeni             13:30

    Lushnja – Kastrioti         13:30

    Flamurtari – Valbona     13:30

    E hënë, më 17 shkurt

    Pogradeci – Apolonia     13:30

    Burreli – Korabi               13:30

  • Pogradeci bën “BINGO” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Dinamos (EMRI)

    Pogradeci bën “BINGO” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Dinamos (EMRI)

    Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato dimërore. Klubi i Kategorisë së Parë ka bërë goditjen e radhës, me Ali Samaken që do të jetë lojtari më i ri i ekipit.

    25 vjeçari nga Mali është i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Dinamos dhe Lushnjës. Ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka nisur te Torino në Itali.

    Ndërkaq, mbrojtësi së fundmi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me skuadrën moldave, Zimbru Chisinau dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Aventura e re për Samaken do të jetë pikërisht tek pogradecarët. Ky transferim vjen pasi Rei Zaimi, lojtari i transferuar nga Elbasani ne merkato u largua pas 3 ndeshjesh me liqenorët për arsye personale. “Po është e vërtetë që e kam mbyllur me Pogradecin, vendim i cili për arsye të mia personale”.

    Aktualisht, Pogradeci renditet në vendin e 7-të në kuotën e 27 pikëve dhe objektivi kryesor është që skuadra të arrijë në gjashtë vendet e para për të shkuar në Play-Off e për të luajtur shpresat për një biletë për në Kategorinë Superiore. Suksesi i fundit ndaj Valbonës në transfertë ka rritur moralin e klubit liqenor.

    LEXO ME SHUME:Situatë e çuditshme te Pogradeci, futbollisti erdhi në merkaton e janarit, largohet pas 3 ndeshjesh

  • Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)

    Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)

    Luhatjet e janë lajtmotivi i Apolonisë në këtë sezon futbollistik. Padyshim humbja e fundit në shtëpi ndaj Kukësit, në shifrat 2-3, që erdhi edhe me përmbysje i ka tronditur fierakët. Përveç mangësive që u shfaqën gjatë ndeshjes, trajneri Sedat Pajaziti preku edhe një aspekt tjetër në prononcimin pas ndeshjes me Kukësin.

    “Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, mangësitë dhe problemet. Pastaj, jo për t’u justifikuar, por ekipi nuk është me organikë të plotë”, u shpreh trajneri Pjaziti. Ndaj Kukësit mesfushori Jasin u dëmtua dhe doli nga fusha që në minutën e 13-të dhe pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e radhës. Bejzade nuk u aktivizua, pasi ishte me grip, si dhe pa harruar të dëmtuarit e mbartur.

    Gjithsesi, situata e prag derbit me Lushnjën, që do të luhet të shtunën në “Roza Haxhiu” duket më optimiste. Abjel Bejzade e ka kaluar virozën dhe dje u stërvit me grupin. Gjithashtu të gatshëm janë edhe Albashir Musa dhe Mikael Rakipaj, të cilët i kanë kaluar problemet. Gjasat janë që ndaj Lushnjës trajneri Pajaziti ta ketë më të plotë grupin dhe më shumë alternativa në stolin rezervë.

  • Zyrtare, Magani nuk është më trajner i Lushnjes, klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit

    Zyrtare, Magani nuk është më trajner i Lushnjes, klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit

    Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka rezultuar fatal për trajnerin Gugash Magani. Ndonëse pas ndeshjes trajneri deklaroi se nuk do të largohej nga drejtimi i skuadrës lagunare sot situata ka marrë një tjetër kthesë.

    Klubi lushnjar njofton se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus. Në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri të Lushnjës.

    “Lushnja dëshiron të informojë të gjithë opinionin futbolldashës për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjetën në vija te përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakorësuan ndërprerjen e kontratës!

    KF.Lushnja 1930 i përcjell falenderimet me te sinqerta trajnerit për gjithë kontributin e dhënë dhe i uron suksese te mëtejshme ne karrierën e tij! Faleminderit Gugash Magani!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

  • Rezultatet negative të Lushnjes, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa “zbret në fushë”: Nuk e prisja një ecuri të tillë, shpresoj të ndryshoj gjendja

    Rezultatet negative të Lushnjes, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa “zbret në fushë”: Nuk e prisja një ecuri të tillë, shpresoj të ndryshoj gjendja

    Në shtatë javët e luajtura, Lushnja ka grumbulluar nëntë pikë. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Golavarazh është 3 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. Lushnja ka 2 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Një sezon më parë, Lushnja kishte 7 pikë, në 7 ndeshje. Regjistronte 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje dhe me golavarazh negativ, 7-13.

    Kryebashkiakja e Lushnjës, njëkohësisht edhe presidente e klubit të futbollit, Eriselda Sefa, flet në lidhje me situatën aktuale dhe të ardhmen. Futbolli lushnjar është përfshirë në zhvillime të rëndësishme ne këtë periudhë. Infrastruktura dhe privatizimi janë nën vëmendjen e madhe të Lushnjës. Interesimi i tifozëve për të ardhmen e futbollit verdhejeshil është mjaft i madh. Ndërkohë, që rezultati sportiv, në dy-tre javët e fundit zbriti nën nivele e kërkuara.

    Shpresojmë që të na afrohet një president serioz, që ta çojë ekipin aty ku e duan qytetarët e Lushnjës. Nuk e prisja një ecuri të skuadrës, uroj të ndryshoj gjendja”

     

  • Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit të Kategorisë së Parë, zbulohet vlera e privatizimit (SHUMA)

    Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit të Kategorisë së Parë, zbulohet vlera e privatizimit (SHUMA)

    Bashkia nxjerr ne shitje aksionet e Lushnjes. Aksionet e klubit po shkojne drejt kalimit te biznesi privat, pasi bashkia ka bërë gati procesin e privatizimit të klubit të futbollit.Në mesditën e së premtes, do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Lushnjës, që kryen edhe rolin e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve të “KF Lushnja 1930” sh.a. Aty do të diskutohet një projekt-vendim, me propozim të kryetares së asamblesë: “Për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të KF Lushnja 1930 sh.a “masën 100%”.

    PROPOZOHET

    – 1. Dhënien e pëlqimit për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Lushnjë zotëron si aksionare e vetme në shoqërinë “KF Lushnja 1930” sh.a.
    – 2. Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 14,077,066 lekë(katërmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.

    – 3. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Lushnjë, në shoqërinë Klubi i Futbollit Lushnja 1930 sh.a. të bëhet nëpërmjet procedurës konkurruese; Procedurë e Hapur Standard e Ankandit, sipas dokumenteve standardeve tip të ankandit, bashkëngjitur këtij vendimi.

    – 4. Procedura e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Lushnjë të nis me vlerën 14,077,066 lekë(katërmbëdhjetë milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.

    Përmbledhja e vlerësimit të shoqërisë “KF Lushnja 1930” sh.a.

    Pas vitit 2008 u krijua baza ligjore për transformimin e klubeve të futbollit në shoqëri tregtare dhe për rrjedhojë edhe për transferimin e pronësisë së klubeve të futbollit te subjektet private. Në këtë proces, klubi i futbollit të Lushnjës u transformua në shoqëri aksionare me kapital themelimi 3 500 000 lekë. Kapitali fillestar i nënshkruar është 3 500 000 lekë i ndarë në 3500 aksione me vlerë nominale 1 000 lekë secili, me aksionar të vetëm Bashkinë Lushnjë. Deri në 13 dhjetorin e vitit të kaluar kapitali i shoqërisë u rrit në 4 187 369 lekë.

    EKIPI – Lushnjarët i kanë bërë një nisje shumë të mirë këtij edicioni. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka grumbulluar 8 pikë në 5 ndeshje të luajtura deri tani, ose 54% të pikëve maksimale. Me golavarazhin pozitiv 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, verdhejeshilët kanë 5 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, teksa kishin vetëm 3 pikë në 5 ndeshje, duke regjistruar 5 gola të shënuar dhe 12 të pësuar. Nisja e mirë e këtij edicioni ndikoi edhe në pjesëmarrjen e publikut lushnjar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku në ndeshjen me Besën numëroheshin rreth 2000 shikues. Lushnjarët barazuan pa gola dhe pozicionohen në vendin e katërt.

  • KATEGORIA E PARË/ Korabi zhyt në fund Erzenin, Lushnja fiton derbin e Myzeqesë (REZULTATET)

    KATEGORIA E PARË/ Korabi zhyt në fund Erzenin, Lushnja fiton derbin e Myzeqesë (REZULTATET)

    Mbyllen 3 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Derbi i Myzeqesë nxorri fitues Lushnjen që triumfoi me golin e Hidës në pjesën e parë dhe del nga Fieri me 3 pikë të arta.

    Burreli dhe Pogradeci u ‘zgjuan’ në fund të takimit teksa ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Ferrukun në minutën e 88′, ndërsa Panadic barazoi në minutën 95′ për liqenorët. Por, nuk do të mbaronte me kaq teksa Xhakaj do t’i jipte fitoren matjanëve me golin e aksionit final.

    Erzeni vijon të zhgënjejë edhe në shtëpi teksa mposhtet pastër 0-2 nga Korabi. Peralta e Andoni ishin autorët e golave që i lënë shijakasit me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar pas 4 javëve kampionat.

    Rezultatet:

    Apolonia 0-1 Lushnja
    (Hida 15′)

    Burreli 2-1 Pogradeci
    (Ferruku 88′, Xhakaj 99′ / Panadic 95′)

    Erzeni 0-2 Korabi
    (Peralta 14′, Andoni 22′)

  • “Pogradeci duhet marrë seriozisht”, Roland Disha flet për përballjen e së premtes: Lushnja luan vetëm për tri pikë

    “Pogradeci duhet marrë seriozisht”, Roland Disha flet për përballjen e së premtes: Lushnja luan vetëm për tri pikë

    Lushnja e nisi pozitivisht sezonin e ri, teksa barazuan 0-0 në transfertën e vështirë të Peshkopisë. Një rezultat i mirë për Lushnjën, që tashmë e ka kthyer vëmendjen te ndeshja e nesërme në shtëpi me Pogradecin. Mbrojtësi Roland Disha foli për këtë përballje që do të luhet në “Roza Haxhiu”, duke filluar nga ora 17:00.

    “Ndeshja e radhës me Pogradecin është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Po punojmë në maksimum për të dhënë më të mirën. Pogradeci duhet marrë shumë seriozisht. Liqenorët kanë një skuadër që luan mirë futboll. Ne do të japim gjithçka në këtë takim, që të dalim me tri pikë. Kemi një grup të mirë, me lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë. Mendoj se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje”, deklaroi Roland Disha.

  • Lushnja përforcohet në merkato, firmos me tre futbollistë (EMRAT)

    Lushnja përforcohet në merkato, firmos me tre futbollistë (EMRAT)

    Tre përforcime për Maganin në prag të startit të kampionatit. Ekipi i Lushnjës ka prezantuar ditën e sotme tre lojtarët më të rinj të ekipit,në prag të javës së parë të kampionatit ndaj ekipit të Korabit në transfertë.

    Nën urdhërat e trajnerit Magani janë vendosur zyrtarisht,Matheus Motta,Kledis Hida dhe Nadon Wilfried.Dy të parët vijnë nga Kukësi dhe Elbasani duke firmosur kontrata 1-vjeçare,ndërsa mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka firmosut për tre sezonet e ardhshme.

    Nadon Wilfried
    Nadon Wilfried
    Kledis Hida
    Kledis Hida
    Matheus Motta
    Matheus Motta
  • Lushnja zgjohet në merkato, një sulmues dhe ish-lojtari i Flamurtarit drejt firmës

    Lushnja zgjohet në merkato, një sulmues dhe ish-lojtari i Flamurtarit drejt firmës

    Flamurtari nuk gjeti akordin për rinovimin e kontratës me Fjoralb Deliajn. 27-vjeçari i dalë nga akademia vlonjate, ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin e fundit, por ka qenë pjesë e tyre edhe në edicionin 2017-2018. Mbrojtësi me shumë gjasa do të jetë pjesë e Lushnjes.

    Mbrojtësi vlonjat bëri mirë te Flamurtari në sezonin e fundit dhe ishte një titullar i rëndësishëm. Largimi i Deliajt Flamurtari përforcon një rival të së Parës, Lushnjën që drejtohet nga ish-trajneri i kuqezinjve, Gugash Magani.

    Për momentin verdhejeshilët janë të fokusuar në fazën përgatitore, por paralelisht, pa zhurmë, po punojnë edhe në merkato. Albi Xhebrahimi dhe Fjorlab Deliaj rezultojnë për momentin si afrime te Lushnja, ndonëse vijojnë edhe testimet e aspirantëve për t’u veshur verdhejeshil.