Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lushnja

  • E FUNDIT/ Lëvizje e bujshme në pankinë, Lushnja drejt firmës me një emër të njohur (FOTO)

    E FUNDIT/ Lëvizje e bujshme në pankinë, Lushnja drejt firmës me një emër të njohur (FOTO)

    Erion Xhafa nuk është më trajner i Lushnjës. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale. Si kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Lushnjës është Ditmar Bicaj. Ish-tekniku i Burrelit shihet si zgjidhja më e mirë për t’i dhënë skuadrës stabilitet dhe energji të reja në këtë moment vendimtar të sezonit.

    Ditmar Bicaj zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm  sezonin e kaluar me Burrelin duke u bërë një faktor në Kategorinë e Parë. Tekniku Erion Xhafa u largua nga stoli i Lushnjës pasi skuadra nuk po i përgjigjej siç donte ai. Katër barazime në po kaq javë ishte një tregues i qartë se në klubin lagunar gjërat nuk po shkonin siç duhej.

    LEXO ME SHUME:FOTO/ Tjetër mrekulli nga Bledi Shkëmbi, Struga mposht rivalët për titull dhe blindon vendin e parë

  • KATEGORIA E PARË/ Asnjë fitore në katër javë kampionat, trajneri dorëhiqet nga drejtimi (FOTO)

    KATEGORIA E PARË/ Asnjë fitore në katër javë kampionat, trajneri dorëhiqet nga drejtimi (FOTO)

    Erion Xhafa nuk është më trajner i Lushnjës. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale.

    Lushnja nuk njeh fitore në katër javët e para të Kategorisë së Parë. Të gjitha takimet janë mbyllur me barazime, ndërsa largimi i Xhafës vjen rreth 1 vit pasi u emërua në krye.

    Njoftimi i Lushnjës:

    “KF Lushnja njofton se trajneri Erion Xhafa, për arsye krejtësisht personale, ka vendosur të dorëzojë detyrën e tij në drejtimin e skuadrës sonë. Ky nuk është thjesht një lajm largimi, por një moment reflektimi dhe falënderimi për një profesionist që dha shpirtin, mundin dhe pasionin në fushë për ngjyrat verdhjeshile.

    Gjatë kësaj periudhe, trajneri Xhafa nuk ishte vetëm udhëheqës teknik, por edhe një shembull për futbollistët tanë, një njeri që punoi me zemër dhe me përkushtim për klubin dhe qytetin tonë.

    KF Lushnja i shpreh mirënjohjen e pakufishme për çdo ditë pune dhe për çdo emocion që i dhuroi ekipit dhe tifozëve tanë.

    Faleminderit për gjithçka, Mister Xhafa! Lushnja do të mbetet gjithmonë shtëpia juaj!”

    LEXO ME SHUME:Shënoi golin e fitores, Tayo Abiodoun Razak mesazh Skënderbeut: Jam i gatshëm sa herë të më jepet mundësia

  • KATEGORIA E PARË/ Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, plotësohet tabloja e javës së katërt

    KATEGORIA E PARË/ Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, plotësohet tabloja e javës së katërt

    Kategoria e Parë, java e katërt uli siparin ditën e sotme, teksa renditja tashmë ka nisur të marrë formë.

    Skënderbeu dhe Laçi, qe janë edhe dy favoritët në letër për t’u ngjitur në elitë, duket se kanë nisur marshimin. Korçarët kryesojnë me 10 pikë, ndërkohë që vendi i dytë mbahet nga kurbinasit me 1 pikë në pak. 

    Në ndjekje të dy skuadrave të para, janë vënë Apolonia dhe Burreli me 7 pikë. Pogradeci i Memës në këto 4 javë të para ka siguruar vetëm 5 pikë, ndërkohë që Lushnja dhe Luftëtari janë “mbretërit” e barazimeve në këtë start të sezonit, ku të katërt duelet i kanë përfunduar në barazim. Katër pikë kanë siguruar edhe Kukësi dhe Iliria, ndërkohë që 3 në 3 vendet e fundit janë katapultuar, Korabi, Besa dhe Kastrioti.  

    ILIRIA 1 – 0 KUKËSI (Mavanga 18′)

    ILIRIA: Xhika, B.Selmani, Stafa, A.Selmani, Sejdiu, Osikel, Koleci, Mazrekaj, Dieje, Kithambo, S.Selmani. Trajner: Dritan Smajli.
    KUKËSI: Oriola, Filjo, Imami, Dragoshi, Xhekson, Sefa, Fejzaj, Nasir, Avdiu, Bespalla, Birçaj. Trajner: Sedat Pajaziti.

    APOLONIA 2 – 0 KASTRIOTI (Trifoni 54′, Umeijego 57′)

    APOLONIA: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Trifoni, Antoni, Çidozie, Ndubuisi, Amagba, Kofi, Hoxhaj, Rakipaj. Trajner: Marko Jovanoviç.
    KASTRIOTI: Puja, Kacbufi, Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Moses, Idris, Xhixho, Hasa, Hodo, Tomas. Trajner: Ramadan Ndreu.

    LUSHNJA 1 – 1 LUFTËTARI (Ribaudo 46′ / Ntephe “ag” 70′)

    LUSHNJA: Haremi, Deliaj, Korreshi, Zaganjori, Canka, Goxha, Da Silva, Ribaudo, Kamisoko, Ntepe, Allmuça. Trajner: Erion Xhafa.
    LUFTËTARI: Mamadov, Çulli, Zaimi, Isteri, S.Puci, Tuni, Cereni, Stërling, Lala, Mukoj, Zani. Trajner: Besmir Shabani.

    LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë në RTSH Sport, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen

  • Lushnja, rikthim me peshë ndaj Luftëtarit; futbollisti përfundon skualifikimin

    Lushnja, rikthim me peshë ndaj Luftëtarit; futbollisti përfundon skualifikimin

    Lushnja regjistroi barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke mos shkuar më shumë se 1-1 në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”.

    Për myzeqarët shënoi sulmuesi veteran Mikel Canka, ndërsa lushnjarët vijojnë të vuajnë mungesat e sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe mesfushorit Erald Hyseni, të cilët janë ende të dëmtuar. Nga ana tjetër, mbrojtësi i krahut të majtë, Fadil Meta, rikthehet në fushë pas plotësimit të dënimit dyjavor të dhënë nga KDS-ja, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen premierë me Pogradecin.

    Lushnja, drejtuar nga Erion Xhafa ka nisur tashmë përgatitjet për sfidën e radhës kundër Luftëtarit, që do të luhet ditën e shtunë në “Roza Haxhiu”. Për më tepër, kjo është një përplasje interesante, pasi të dy ekipet kanë nisur kampionatin me tre barazime dhe ende mbeten në kërkim të fitores së parë.

    LEXO ME SHUME:Partizani reziston 89′ minuta, Vllaznia i shënon tre gola në gjashtë minuta (video)

  • Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, bllokohet ndaj Kukësit (video)

    Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, bllokohet ndaj Kukësit (video)

    Kukësi-Lushnja, takimi që hapi javën e tretë të Kategorisë së Parë nuk njohu fitues. Një përballje me ritëm e intensitet të lartë, por që detyroi dy skuadrat të ndajën pikët, pas një barazimi me rezultatin 1-1. Një ndeshje që nisi mirë për Lushnjën që menjëherë u instalua shpejt në portën e verilindorëve, kur mesfushori Ribaudo në minutën 4’ dhe 11’ në dy raste si fotokopje, nuk arriti dot të shënonte falë edhe reflekseve të portierit Arevalo.

    Por kolumbiani nuk i kishte bërë llogaritë me aftësitë e Mikel Cankës, i cili në një moment hutimi të mbrojtjes, gjen golin duke kaluar në avantazh Lushnjën. Goli nuk është se demoralizoi verilindorët të cilët nisën të aplikonin një lojë me topa të shpejtë, por nëse të gjithë prisnin ndryshimin e rezultatit nga faza offensive, ishte Ëilson i cili në minutën e 32’ nxjerr nga repertori i tij një kryevepër, me pjesën e parë që përfundoi 1-1.

    Në fraksionin e dytë, si Kukësi ashtu edhe Lusnja kërkuan të gjenin golin e fitores, por edhe zëvendësimet e kryera nga Pajaziti dhe Xhafa nuk ndryshuan rezultatin. Barazim që nuk lejon Kukësin të forcojë pozitat në klasifikim, vetëm 4 pikë në tre javë, ndërsa Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, pasi ka arritur 3 barazime në nisjen e kampionatit.

  • Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

    Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

    Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka ka reaguar për mediat pas barazimit dramatik kundër Lushnjes. Ai kërkon nga ekipi i tij më shumë përqendrrim në vazhdimësi, ndërsa thotë se dy pikët i humbën për shkak të mungesës së cinizmit para porte: “Në futbolln nuk ka gjë të papranueshme.

    Duhet të ishim treguar më shumë cinik, humbën raste. I dham mundësi kundërshtarit për të reaguar. Nuk duhte të bëjmë më paraqitje të tilla.

    Mendoj se ky barazim erdhi nga mungesa e përqendrimit. E kemi potencialin ta mbyllin ndeshjen, por sot nuk ndodhi kështu. Duhet të jemi më cinik kur i kemi kushtet në favorin tonë. Janë ndeshje kur nuk duhte të tolerojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Shpresojmë për afrime në fundin e merkatos. Gjithmonë duhen lojtët e rinj”.  Përfundoi Ernest Gjoka.

    LEXO ME SHUME:Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

  • Lushnja vijon merkaton, rikthen ish-lojtarin e Elbasanit (POSTIMI)

    Lushnja vijon merkaton, rikthen ish-lojtarin e Elbasanit (POSTIMI)

    Lushnja është përforcuar në repartin difensiv. Kështu së fundmi ka transferuar Kledis Hida-n.

    Për ish-futbollistin e Elbasanit është një rikthim në Lushnjë. Klubi i Kategorisë së Parë vijon të afrojë lojtarë, ndërsa janë ditët e fundit të merkatos.

    POSTIMI I LUSHNJES

    “Rikthehet në Lushnje. KF Lushnja njofton me kënaqësi rikthimin e mbrojtësit nga Elbasani, Kledis Hida.

    “Futbollisti ka nënshkruar kontratën dhe është bashkuar me skuadrën duke u bërë pjesë e verdhejeshilëve për sezonin 2025-2026. KF.Lushnja i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese Kledis Hidës”, shkruan Lushnja.

    LEXO ME SHUME:“Dinamo kishte 15 vjet që nuk prekte Europën”, Daja në konferencën për shtyp: Është arritje deri këtu, e kemi përgatitur mirë ndeshjen

     

  • Lushnja vijon merkaton aktive, firmos me ish-lojtarin e Egnatias dhe Flamurtarit (EMRI)

    Lushnja vijon merkaton aktive, firmos me ish-lojtarin e Egnatias dhe Flamurtarit (EMRI)

    Ilir Allmuça është lojtari më i ri i Lushnjës. 28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe i bashkohet skuadrës pas eksperiencës në Vlorë.

    Allmuça ka mbajtur më parë veshur fanellën e Flamurtarit, Dinamos dhe Egnatias. Tashmë është koha për një tjetër aventurë.

    Postimi i Lushnjës:

    “KF Lushnja ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Ilir Allmuça!

    Klubi dhe lojtari 28-vjeçar kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin 2026/27.

    KF Lushnja i uron shumë suksese Allmuçës dhe një sezon sa më të mbarë me fanellën verdhejeshile!”

    LEXO ME SHUME:Elbasani vë bast për sulmuesin 21-vjeçar paguan 50 mijë euro për kartonin e tij

  • U largua nga Besa, Jurgen Goxha prezantohet te skuadra e re (FOTO)

    U largua nga Besa, Jurgen Goxha prezantohet te skuadra e re (FOTO)

    Jurgen Goxha pas largimit nga Besa do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë te skuadra e Lushnjës. Bëhet me dije se palët kanë arritur akordin, teksa 32-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Erion Xhafa për sezonin e ri futbollistik, teksa ditën e sotme u prezantua me fanellën verdhejeshile.

    Vlen të theksohet fakti se në edicionin e fundit mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Besës, ku në disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit. 

    Gjatë karrierës të tij 32-vjeçari është aktivizuar me shumë skuadra si Sukthi, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Shënkolli, Tirana, Bylis, Gabala, Sabail, Egnatia, Teuta dhe Besa.  

    Për sa i përket trofeve, Goxha ka fituar Kupën e Shqipërisë me Egnatian në sezonin 2022-23.  

    LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Afrimi i dytë te Tirana, klubi bardheblu firmos me ish-kapitenin e njohur (FOTO)

  • Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

    Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

    Lushnja është “ndezur” në këtë merkato vere. Pasi dje konfirmoi trajnerin Erion Xhafa për sezonin e ri, sot ka njoftuar dy rinovime dhe një afrim.

    Bëhet fjalë për sulmuesin Ibrahim Romeo Olola i cili ka rinovuar kontratën deri në 2027-ën dhe po ashtu edhe Uillfred deri në 2027-ën.

    Klubi lushnjar ka afruar në ekip edhe ish-mesfushorin e Vorës. Ai është Odirah Ntephe, i cili do të vijojë një aventurë të re.

    Lushnja
    Lushnja

    MIKEL CANKA QENDRON TE LUSHNJA

    Lushnja mbylli një tjetër sezon jashtë pritshmërive, kështu që duhet të bëhen gati për edicion e tetë radhazi në Kategorinë e Parë. Hera e fundit që futbolli i Lushnjës është prezantuar në elitën e futbollit shqiptar ka qenë sezoni 2017-2018. Sulmuesi “veteran”, Mikel Canka, doli golashënuesi më i mirë i Lushnjës në sezonin e fundit, që u mbyll më 20 prill.

    Kapiteni i Lushnjës shënoi shtatë gola, një më shumë se Xhabrahimi dhe Kaçanolli, që shkuan në kuotën e gjashtë golave. 38-vjeçari mund të kishte shënuar më shumë, por u pengua nga një dëmtim i rëndë në ndeshjen e javës së gjashtë, Burreli-Lushnja. Canka konfirmoi se ka ende energji dhe do të vijojë të kontribuojë për qytetin dhe skuadrën e Lushnjës.

    “Është shpejt për të folur për sezonin e ri të Lushnjës. Canka do të jetë, pasi kam ende për të dhënë për qytetin e Lushnjës. Kam energji të mjaftueshme, por shpresoj që dëmtimet të jenë sa më të lehta dhe të mos më lënë prapa, si në dy vitet e fundit.”

    LEXO ME SHUME:Kërkoi të bëhej aksioner te Vllaznia, si qendron e vërteta e Shkodran Mustafit me klubin shkodran (PRAPASKENAT)