Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lushnja

  • Valbona me super premio për “KOKËN” e Lushnjes, drejtuesit tropojan duan me patjetër Kategorinë e Parë

    Valbona me super premio për “KOKËN” e Lushnjes, drejtuesit tropojan duan me patjetër Kategorinë e Parë

    Lushnja-Valbona do të luhet sot në “Elbasan Arena” , ora 16:00 ku do të diskutohet për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ekipi tropojan ka bërë një rrugëtim të gjatë për të arritur deri këtu, duke mposhtur fillimisht Sopotin e më pas Veleçikun në “Play-Offin” e Kategorisë së Dytë.

    Këtë sezon, drejtuesit e Valbonës kanë investuar për të bërë një skuadër sa më dinjitoze, presidenca nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe vetëm disa ditë më parë i ka bërë të ditur lojtarëve dhe stafit teknik, se në rast fitojnë ndaj Lushnjes, atëherë do të kenë një premio që shkon në 40 mijë euro. Një ekstra motivim për lojtarët e Valbonës që do të luajnë ndaj Lushnjes për të arritur Kategorinë e Parë.

  • Sa shumë telashe për Lushnjen përpara ndeshjes me Valbonën! Klevis Dalipi në “pikë të hallit”…

    Sa shumë telashe për Lushnjen përpara ndeshjes me Valbonën! Klevis Dalipi në “pikë të hallit”…

    Ditën e martë në “Elbasan Arena” do të luhet takimi mes Lushnjes dhe Valbonës, përballje e vlefshme për “Play-Offin” e Kategorisë së Parë.

    Skuadra e Lushnjes ka nisur përgatitjet për këtë duel shumë të rëndësishëm, teksa nesër duhet fitoja me patjetër. Por përpara kësaj përballje një “mall” me “halle” ka Dalipi. 4 lojtarë ndodhen në infermieri duke qenë mungesa të rëndësishme ndaj Valbonës.

    Bëhet fjalë për Doksanin, Alushin, Haxhiu dhe Isufi vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të mund të japin kontributin e tyre ditën e nesërme. Kjo bën me “dhimbje kokë” Dalipin që nuk do të mund të llogaritë shërbimet e tyre.

    Përpos mungesave në Lushnje problem është edhe gjendja fizike jo e mirë e sulmuesit Mikel Canka.

  • “U arrit objektivi, nuk ramë nga Kategoria”/ Trajneri i Lushnjes Klevis Dalipi habit me deklaratën: Edhe me Valbonën është e vështirë

    “U arrit objektivi, nuk ramë nga Kategoria”/ Trajneri i Lushnjes Klevis Dalipi habit me deklaratën: Edhe me Valbonën është e vështirë

    Sezoni i Lushnjes në Kategorinë e Parë ishte për tu harrruar. Ekipi lagunar e mbylli në vendin e 9-të dhe është në zonën e Play-Outit ku do të përballet me Valbonën. Trajneri Klevis Dalipi mendon se nuk do ta kenë të lehtë me tropojanët, ndonëse ishin përgatitur për të luajtur ndeshjen shtesë me pogradecarët.

    “Valbona dhe Pogradeci meritojnë respekt, pasi nuk erdhëm më kot deri këtu. Nuk bëj dot dallime se kë do të kisha dashur përballë. Nëse do ta mbyllnim në vend të 10-të do të diskutonim qëndrimin me Pogradecin, ndërsa tani na takon të luajmë me Valbonën. Ne nuk jemi Barcelona, ndaj nuk mund të themi që tani e kemi më të lehtë.”

  • Lushnja me “REKORD Të ZI”, një vit i mbushur me statistika negative për klubin 93-vjeçar

    Lushnja me “REKORD Të ZI”, një vit i mbushur me statistika negative për klubin 93-vjeçar

    Sezoni i Lushnjes ka qenë i vështirë. Ekipi lagunar u projektua për të arritur Superioren, por gjatë rrugës e pa veten të luftonte për mbijetesë. Aspekti që shqetëson më tepër tifozët dhe ambjentin lushnjar është se në 13 transfertat e këtij sezoni, Lushnja ka arritur të fitojë vetëm atë me Tërbunin në tavolinë dhe ka regjistruar 3 barazime e 9 humbje.

    Lushnja ka luajtur gjithnjë ndeshje shtesë në fund të sezonit për t’u kthyer në elitë, por për herë të parë do të luajë një të tillë për mbijetesë. Shanset e Lushnjës për të mbetur në këtë kategori, pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë në fund të sezonit, janë vetëm matematikore. Praktikisht, ekipi është në “play out”.

  • Humor në ndeshjen Lushnja-Dinamo, Canka humbi penallti, kundërshtari mërzitet dhe vendos duart në kokë (video)

    Humor në ndeshjen Lushnja-Dinamo, Canka humbi penallti, kundërshtari mërzitet dhe vendos duart në kokë (video)

    Dinamo arriti të presë një biletë për në Superiore për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht humbjes ndaj Lushnjës me rezultatin 2-1, dinamovitët arritën të ngjiten matematikisht.

    Për Lushnjën, kjo ishte një fitore e rëndësishme në kampionat, por rasti i një penalltie të përsëritur, është bërë viral në rrjetet sociale. Canka gjuan penalltinë, por pret portieri megjithatë përsëritet duke qenë se shumë lojtarë të Dinamos kishin hyrë në zonë.

    Nga pika e bardhë niset sërish Canka, por goditja e tij shkon jashtë. Në këtë moment, futbollisti i Dinamos, Ilir Allmuça është dëshpëruar duke vënë duart në kokë. Megjithatë, vendasit arritën të shënonin edhe golin e dytë, duke përfituar edhe nga mungesa e impenjimit të futbollistëve të Dinamos, ku pas një krosimi në zonë, Canka gjendet i vetëm para portierit, duke e çuar topin në rrjetë.

  • SKANDAL/ Teatër në “Roza Haxhiu”, Dinamo i hap portën Lushnjes, mbrojtja sheh si shënon kundërshtari (video)

    SKANDAL/ Teatër në “Roza Haxhiu”, Dinamo i hap portën Lushnjes, mbrojtja sheh si shënon kundërshtari (video)

    Dinamo siguroi matematikisht Kategorinë Superiore, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Lushnjes. Për ekipin blu ka vetëm një ndeshje për të zhvilluar, pasi javën tjetër ka një ndeshje me Tërbunin e përjashtuar nga kampionati, dhe normalisht tre pikët janë të siguruara.

    Flamurtari, kundërshtari që kërcënonte vendin e dytë, po mundej nga Tomori, dhe në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtja kryeqytetase dukshëm i hapi portën kundërshtarit, me Cankën që shënoi lehtësisht.

  • KATEGORIA E PARË/ Prodani prodhon “magji”, mbrojtësi i Dinamos trondit Lushnjen (video)

    KATEGORIA E PARË/ Prodani prodhon “magji”, mbrojtësi i Dinamos trondit Lushnjen (video)

    Aktualisht po zhvillohen ndeshjet e javë së 24 të Kategorisë së Parë, aty ku lufta për t’u ngjitur në Superiore dhe mbijetesa kanë hyrë në një fazë mjaft të nxehtë.

    Skënderbeu, Dinamo dhe Flamurtari janë ende në kërkim të biletës që të çon në Superiore, teksa korçarët do të udhëtojnë në transfertën delikate të Cërrikut, ku përballë do të kenë Turbinën që rrezikon rënien nga kategoria.

    REZULTATET LIVE

    Apolonia 3-1 Besëlidhja
    24′, 26′ Umejiego, Omeri 39’/ Bruka 70′
    Besa 0-1 Oriku Kasa 46′
    Flamurtari 0-1 Tomori 74′ Hida
    Korabi 0-0 Burreli
    Lushnja 1-1 Dinamo Canka 45’/ Prodani 80′
    Turbina 0-3 Skënderbeu 20′ Liço, 60, 64′ Abubakari

  • Kryebashkiakja e Lushnjes i hoqi asistencën, kjo është 48-vjeçarja që ndërroi jetë pas takimit (EMRI+FOTO)

    Kryebashkiakja e Lushnjes i hoqi asistencën, kjo është 48-vjeçarja që ndërroi jetë pas takimit (EMRI+FOTO)

    Shpresa Çani është 60-vjeçarja e cila ndërroi jetë tragjikisht, gjatë ditës së djeshme në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se 60-vjeçarja kishte shkuar për të pyetur në lidhje me arsyet përse i ishte hequr ndihma ekonomike që merrte prej disa kohësh, por pasi debatoi me punonjësit e bashkisë, ajo nuk u ndje mirë.

    Mësohet se ajo është rrëzuar në tokë pa ndjenja, teksa pasi është thirrur ambulanca, është konstatuar se ajo kishte vdekur. Policia reagoi për ngjarjen vetëm mëngjesin e sotëm, duke thënë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.