Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Podcasti i Ramës, Sali Berisha e fton në një debat publik

    Podcasti i Ramës, Sali Berisha e fton në një debat publik

    Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të hap një podcast dhe pjesë e tij thotë se do të jenë njerëz të njohur dhe të panjohur.

    Sakaq ka ardhur dhe një reagim nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka ftuar Ramën në debat publik.

    “Ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin”- shprehet ndër  të tjera në postimin e tij Berisha.

    Postimi I Berishës:

    Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

    Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

    Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

    Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.

    Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time. #sb

    #bashkëfitojmë

    #ndryshiminëduartetua

    #PartiaDemokratike

  • Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

    Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të reja në Prill, ashtu siç edhe kishte premtuar. Kreu i qeverisë ka publikuar vendimin e sapofirmosur nga qeveria për shpërblimin e tyre.

    “Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist?

    E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën?

    Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën??‍??

    Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave?

    Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi?????
    *më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë”, shkruan Rama.

  • U mbyllën në 2019, qeveria rikthen bastet online, por çfarë deklaronte Edi Rama 4 vite më parë

    U mbyllën në 2019, qeveria rikthen bastet online, por çfarë deklaronte Edi Rama 4 vite më parë

    Qeveria rikthen zyrtarisht bastet onlinë në Shqipëri pasi Kryeministri kishte premtuar publikisht disa vite më parë se nuk do të lejohet hapja e tyre. Në parlament në vitin 2018 kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte kundër basteve të çfarëdolloji. “Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në parlament nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.”, pohoi Rama në parlament në 18 tetor të vitit 2018.

    Por në gusht të vitit të kaluar kryeministri Rama ndryshoi mendim dhe po rikthen aktivitetin e basteve për të cilat pohoi se kanë lulëzuar gjithë këto vite në të zezë.

    “Por nëse e shohim përpara se ku duhet të jemi sot si nata me ditën edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhje sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë figuruar aktiv dhe përfitime krejt të paarsyeshme, element me profil të lartë të krimit të organizuar.”, tha Rama në 31 gusht të 2022-it.

  • Edi Rama ndan foto nga takimi me Albin Kurtin: Ja për çfarë ramë dakord

    Edi Rama ndan foto nga takimi me Albin Kurtin: Ja për çfarë ramë dakord

    Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishte në fokus të bisedimeve që lideri nga Kosova zhvilloi me homologun Rama në Tiranë.

    Në një foto të ndarë në rrjetet sociale, Edi Rama zbulon se bisedoi me Albin Kurtin në detaje për këtë marrëveshje dhe ecurinë e procesit të zbatimit të saj, ku mes të tjerash e përgëzoi për kurajën e treguar.

    Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

    I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

    E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shkruan Rama.

    Më tej kryeministri Rama tregon se bashkë me Kurtin ranë dakord që mbledhja e radhës e dy qeverive të mbahet në muajin qershor.

  • Përfundon tuneli i parë në Llogara, Edi Rama publikon pamjet

    Përfundon tuneli i parë në Llogara, Edi Rama publikon pamjet

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e fotove nga punimet në tunelin e Llogarasë.  Kreu i qeverisë njofton se është hapur 100% tubi i parë i tunelit me gjatësi prej 6 km dhe vazhdon puna për të dytin.  Sipas tij në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej.

    “Mirëmëngjes dhe nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

    Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor 2021, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit.

  • Edi Rama në Londër, kreu i qeverisë pritet me protesta nga shqiptarët: O hajdut, të të vijë turp nga vetja (video)

    Edi Rama në Londër, kreu i qeverisë pritet me protesta nga shqiptarët: O hajdut, të të vijë turp nga vetja (video)

    Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident gjatë vizitës së tij në Londër ku edhe u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

    Një qytetar ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke e quajtur atë një hajdut, ndërsa shton se duhet t’i vijë turp.

    “Duhet të të vijë turp nga vetja. Krimineli shqiptar”, ka thënë një qytetar.

    Ndërsa një tjetër shprehet: “O Edi Rama, o hajdut”.

  • PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 14 majit! Zbulohen bashkitë ku do të ketë risi

    PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 14 majit! Zbulohen bashkitë ku do të ketë risi

    Partia Socialiste pritet që ditën e nesërme të vendosë për emrat e 61 kandidatëve me të cilët do garojë për zgjedhjet e “14 Majit”. Teksa pritet që në pjesën më të madhe të bashkive të mos ketë ndryshime, ka ende zona ku ka dilema. 

    Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit. Po ashtu ende janë pritje emrat për bashkitë në Dimal dhe Kuçove, ndërsa pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë.

    Vlora është qarku me më shumë ndryshime, ku siç pritej Dritan Leli nuk do të rikandidojë dhe në vendin e tij do të jetë Ermal Dardha, ndërsa emra të rinj pritet edhe në Selenicës, Konispol dhe Sarandë.

    Diskutime ka edhe për Kavajën. Një emër i ri pritet në Patos, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës do të ketë risi vetëm në Libohovë. Në qarkun e Durrësit, i paqartë mbetet vetëm fati i Krujës. Në Shkodër do të ketë risi vetëm në Vaun e Dejës, ndërsa në Kukës, vetëm në Has. Edhe Mirdita duket se ka vend për distutime.

  • Çfarë po ndodh? Rama në zyrën e Begajt, direkt pas Presidencës zbardhet lëvizja urgjente e kryeministrit!

    Çfarë po ndodh? Rama në zyrën e Begajt, direkt pas Presidencës zbardhet lëvizja urgjente e kryeministrit!

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Presidencë me kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

    Ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë takim që vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Asociim Stabilizimit mes BE-së dhe Shqipërisë që u mbajt në Tiranë, mendohet se diskutimi pritet të fokusohet te vendimi për pezullimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për investitorët e mëdhenj, ose siç njihet ndryshe si projekti i “pasaportave të arta”, një nismë kjo e kundërshtuar nga aktorët kryesorë të politikës ndërkombëtare.

    Po ashtu në orën 10:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës e qeverisë, ku në përfundim të saj, ministrat do të komunikojnë për mediat vendimet e miratuara.

  • Edi Rama vizitë në Athinë më 20 mars, pritet të çelë ekspozitën e tij

    Edi Rama vizitë në Athinë më 20 mars, pritet të çelë ekspozitën e tij

    Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të vizitojë Greqinë në datat 20-21 mars, ku pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama pritet të ketë takime me kryetarin e kuvendit Kostas Tasulas dhe presidenten e vendit Katerina Sakellaropoulou.

    Sipas informacioneve të para, kryeministri do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune. Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve.

    Pasditen e datës 20 do të çelë në “Zapion Megaro” ekspozitën e tij, nën shoqërinë e homologut Mitsotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të. Agjenda e kryeministrit shqiptar në Greqi do të mbyllet pasditen e datës 21, me pjesëmarrjen e tij  forumin ekonomik të Delfit, ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash nga më të mëdhatë në Greqi.

  • Emigrimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, kancelari në takimin me Ramën: Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, kancelari në takimin me Ramën: Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore

    Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë është diskutuar në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Olaf Scholz në Berlin. Në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se ka diskutuar për të gjetur mënyra që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. Nga ana e tij, kancelari gjerman shprehu përgjegjësinë e vendit të tij mbi nevojën e fuqisë punëtore dhe tha se po punohej në këtë drejtim.

    “E kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së dhe as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në profesionin e tyre në tregjet e Gjermanisë e vendet e tjera. Kemi diskutuar për të gjetur mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman dhe i kam thënë që studentët tanë paguajnë 1-16 e kostos dhe pjesën tjetër e paguan qeveria.

    Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar pune, jo vetëm Gjermania. E rëndësishme të gjejmë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria e vende të rajonit humbasin në këtë fazë kaq të rëndësishme ku duan të bëhen pjesë në BE dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe jetës në vendet e tyre”, tha ai.

    Sholz tha se Gjermani po përgatit legjislacionin që emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE-ja, por edhe vende të tjera.

    “Lëvizja e lirë u ka dhënë qytetarëve ndjesinë e lirisë që nuk mund të shkosh vetëm si turist, por edhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më parë ishte një sfidë e madhe dhe e vështirë, sot nuk është më. Me këtë liri janë të lidhura dhe shumë sfida dhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për vende pune mos ta mbulojë vetëm nga vendet e BE-së, por edhe përtej BE-së. Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me këtë hapet tregu dhe kjo e bën të menaxhueshme situatën në Europë”, tha ai tutje.