Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Rama fushatë në Kavajë, kryeministri premton impiant të ri për futbollin: Besa me stadium të ri, ata me ‘dy gishta’ luajnë në Kategori të Tretë

    Rama fushatë në Kavajë, kryeministri premton impiant të ri për futbollin: Besa me stadium të ri, ata me ‘dy gishta’ luajnë në Kategori të Tretë

    Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore të 14 majit në Kavajë. Mes të tjerash, Rama ka theksuar se janë gati për të ndërtuar stadiumin e ri të Besës, nëse kryebashkiak zgjidhet Redjan Krali, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, teksa nuk munguan batutat mes tyre. Kujtojmë se stadiumi “Besa” në Kavajë është jashtë funksionit prej vitesh dhe nuk përdoret për asnjë aktivitet.

    “Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë “DS 5”. Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë’, tha fillimisht Edi Rama.
    Më pas kryeministri bëri batuta edhe me presidentin e “Klubit të Futbollit Besa”, Nexhat Bizhdili.

    “Ngaqë ke mbetur ‘me dy gishta’ keni ngelur në Kategori të Tretë, s’keni turp. Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup këtu të jepni kontribut dhe të shfrytëzoni mjediset aty, dyqane, restorante, fitnes, na e lehtëson punën të marrim dhe ne pjesë. Qeveria futet në një pjesë, Federata në një pjesë, ju në një pjesë, pra biznesi, dhe bashkia do të na japë një dorë meqë ka fondet më të mëdha këtu. Thuaji atyre ‘me dy gishta’ që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në Kategori të Tretë, s’ka stadium”, tha Edi Rama.

  • Denoncimi/ “Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve”

    Denoncimi/ “Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve”

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim shumë të fortë për kryeministrin Edi Rama.

    Në daljen e tij për mediat, Berisha është shprehur se Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve.

    Edi Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro secilës për të falsifikuar rezultatet e ‘poll’-eve.

    Kjo është e vërteta. E vërteta është se pavarësisht falsifikimit, kandidatët tanë janë në ngjitje”, tha Berisha.

  • FOTO/ Edi Rama në Lezhë, qytetarët lezhjanë hedhin në kosh sloganin e kryeministrit

    FOTO/ Edi Rama në Lezhë, qytetarët lezhjanë hedhin në kosh sloganin e kryeministrit

    Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së enjtes në Lezhë ku prezantoi kandidatin socialist për këtë bashki, Pjerin Ndreu.

    Edhe këtu nuk i kurseu ironitë dhe shigjetimet për krerët e opozitës duke i cilësuar Berishën dhe Metën si “dy hije që duan të marrin peng bashkitë për interesa të tyre”.

    Nuk munguan edhe në këtë takim kënga himn i fushatës, sloganet “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” si dhe mbjellja e pemëve. Vetëm se pas takimit socialistët harruan të merrnin sloganin me vete.

    Kjo pasi dikush e ka hedhur në koshin e mbeturinave duke bërë që fotoja të bëhet virale në rrjetet sociale. 

  • “Ata janë të mbyturit”/ Rama çel fushatën elektorale, ironizon Metën dhe Berishën: Slogani i tyre është le të bëhet qameti

    “Ata janë të mbyturit”/ Rama çel fushatën elektorale, ironizon Metën dhe Berishën: Slogani i tyre është le të bëhet qameti

    Teksa çeli fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama vijoi me akuzat ndaj PD. Rama tha se sot opozita është peng i së shkuarës ndërsa në formë ironie shtoi se slogani i tyre është “pas nesh le të behet qameti”.

    Rama shtoi se Berisha dhe Meta duan te marrin peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Rama: Problemi më i madh është se ata nuk janë më as vetvetja, por janë pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor dhe të minimit të demokracisë, të damkës “non grata”, të parave ruse dhe të kontove bankare të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura që i sjell dallga pak nga pak në breg. Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i tyre i vërtetë dhe i vetëm është pas nesh le të bëhet qameti. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki.

    Ja u them këtë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodër dhe në disa zona të tjera sepse për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre që t’i mbajnë në rrugën e duhur.

  • “Amerikanët imponuan Ramën të bëhej mik me Vuçiç”, gazetari i njohur zbulon skenarin e fshehtë

    “Amerikanët imponuan Ramën të bëhej mik me Vuçiç”, gazetari i njohur zbulon skenarin e fshehtë

    Gazetari Genc Burimi tha në një intervistë për Euroneës Albania se miqësia e kryeministrit Edi Rama me presidentit serb Aleksandër Vuçiç është e imponuar nga SHBA.

    Sipas tij, SHBA po përpiqen që të kthejnë Serbinë në krahun perëndimor dhe do t’i japin urdhër Ramës të largohet nga Serbia kur të mos kenë më asgjë për të fituar.

    “Rama s’bën asgjë pa lejen e amerikanëve. Terrori psikologjik i tyre është ridalja e Rusisë në Adriatik. Shërbimi më i madh që i ka bërë Shqipëria SHBA është kur doli nga Traktati i Varshavës. Rusët e kuptuan që bënë një gabim trashanik duke lënë Vlorë se që andej kërcënonin gjithë NATO-n. Qëllimi i rusëve është të rikthehen në Adriatik. Ndaj SHBA nisi lojën që gjithë fasadën adriatike ta fusin në BE dhe në NATO. Por tani rusët po rikthehen edhe në Mal të Zi edhe në Bullgari. Amerikanët do t’i japin urdhër Ramës të largohet nga Serbia kur të mos kenë më asgjë për të fituar. Po përpiqen që të kthejnë Serbinë në krahun perëndimor”,  tha Burimi.

  • Ideja për të hapur podcastin personal, Edi Rama ka kopjuar ish-diktatorin Hugo Chavez (video)

    Ideja për të hapur podcastin personal, Edi Rama ka kopjuar ish-diktatorin Hugo Chavez (video)

    Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit ‘Flasim’, një platformë e re që ka zgjedhur për të ftuar personazhe të ndryshëm si dhe për të komunikuar me qytetarët.

    Të ftuarit e kryeministrit ishin shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët pak ditë më parë morën gradën Kolonel.

    Ndërsa bisedoi me ta për më shumë se dy orë në Facebook, Rama na riktheu në vitin 1999, ku njësoj si kryeministri, edhe ish-lideri komunist i Venezuelës, Hugo Chavez nisi një program televiziv me protagonist të titulluar ‘Aló Presidente’.

    Njësoj si nisma e Ramës, ky program transmetohej në fundjavë duke filluar nga ora 11:00. m., koha lokale e Venezuelës, por nuk kishte një kohë të paracaktuar përfundimi.

    Fillimisht, aspekti kryesor i programit ishte mundësia që iu dha shikuesve për të ndërhyrë në transmetim përmes telefonatave për të biseduar drejtpërdrejt me Presidentin e Republikës, por në edicionet e mëvonshme ky aspekt i programit humbi rëndësinë dhe “Alo Presidente’ u kthye si vendi kryesor për të shpallur masat politike të qeverisë.

    Një nga edicionet e tij më të famshme ishte puntata ku shfaqeshin dy ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, ‘moderatori’ ish-lideri i Venezuelës, Hugo Chavez dhe Fidel Castro ish-presidenti i Kubës.

    Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez vdiq nga kanceri në moshën 58 vjeçare.Ai ishte një udhëheqës populist e autokrat në vendin e tij dhe kritik i hapur i Shteteve të Bashkuara./

  • Mundi Gjukanoviçin, Rama uron presidentin e ri të Malit të Zi

    Mundi Gjukanoviçin, Rama uron presidentin e ri të Malit të Zi

    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi Jakov Milatoviç.

    “Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatovic
    dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”
    , shkruan Rama.

    Jakov Milatoviç mundi në raundin e dytë të votimeve Gjukanoviçin. Ky i fundit dha dorëheqjen si kryetar i partisë së tij pas humbjes në zgjedhjet presidenciale. 

  • Nga pedagogët, te infermierët dhe zjarrfikësit, Rama publikon rritjen e pagave për secilën kategori

    Nga pedagogët, te infermierët dhe zjarrfikësit, Rama publikon rritjen e pagave për secilën kategori

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë sa u takon rritjes së pagave. Rama tha se do të rriten me 20 % pagat e pedagogëve teksa mësuesve të arsimit të mesëm do u shkojë mbi 1 milionë lekë.

    Rritje pagash do të ketë edhe për infermierët. Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 78 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.

    Rama: Sa u takon specialisteve, paga e tyre do të shkojë nga 59 mijë në 81 mijë lekë, apo tu them mësuesve në arsimin e mësem që do shkojë paga mbi 1 mln lekë, në arsimin bazë nga 74 mijë deri në 95 mijë.

    Këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës. Po keshtu është koha tu bëj një rritje pedagogëve të universiteteve me 20 % duke iu dhënë diskrecion që ata të shkojnë deri në 30 %.

    Po kështu është kënqësi tju them sot infermierëve se do kapin një bazë prej 78 mijë lekësh dhe do shkojnë përtej 90 mijë lekësh. Kemi rritur ndejshëm pagat e FA, edhe paga për sistemin e sigurisë, zjarrfikësat, dhe sic e pata premtuar, për shkak të zjarreve, pagën do ta cojmë deri në 80 mijë lekë. E gjitha kjo do të behet me dy hapa, i pari do të behet tani me mësuesit, mjekët, infermierët. Kjo pasi parlamenti të kalojë projektigjin, dhe hapi i dytë do të jetë vitin e ardhshëm. Do të mberrijmë kryelartë 900 euro pagë mesatare.

  • Pandeli Majko sulmon kryeministrin pasi njoftoi hapjen e Podcastit dhe i kërkon “llogari” AMA-s nëse ligji…

    Pandeli Majko sulmon kryeministrin pasi njoftoi hapjen e Podcastit dhe i kërkon “llogari” AMA-s nëse ligji…

    Përpara nisjes së fushatës elektorale të 14 majit, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha njoftuan hapjen e podcast-eve, duke marrë jo pak vëmendje. Ish-ministri Pandeli Majko teksa po zhvilloheshin këto diskutime ë Komisionin për Çështjet Ligjore, shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive. “Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s. Pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive. Këto podcast që po dëgjojmë. Rama do të krijojë një podcast të vetin edhe zoti Berisha po ashtu. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni q po diskutojmë sot? Kam përshtypjen e influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtuquajtura ekonomike dhe këtu po diskutojmë për të kontrolluar disa mediave të licensuara në një kohë që tregu i medias është ridimensionuar. A ka fuqi AMA të ndërhyjë, apo duhen rregulla ligjore? Pyetja ime është a është e rregulluar kjo?”, deklaroi Majko.

    Rama bëhet “moderator” në prag të zgjedhjeve

    Kujtojmë se teksa na ndajnë shumë pak muaj nga zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se do ta sfidojë vetën në një tjetër eksperiencë, përveç të qenit politikan. Ndërsa nuk ka lënë rrjet social pa u bërë pjesë me Youtube, kanal në Facebook, TikTok etj, kreu i qeverisë theksoi dy ditë më parë se do të hapë një podcast dhe pjesë e tij thotë se do të jenë njerëz të njohur dhe të panjohur. Rama e ka quajtur atë “Flasim” dhe shton se të ftuar do të jenë shqiptarë pjesë e skenës publike dhe jo vetëm, madje të huaj dhe kundërshtarë të tij nëse e pranojnë ftesën. “Është një eksperiencë e re për mua dhe ju. “Flasim” është podcasti im menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të jetës shqiptare, aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë pse jo nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira”, shkruan Rama. Të shohim tani se do ti shkojë Ramës kjo eksperiencë si moderator dhe gazetar, megjithëse duhet thënë se tani në prag zgjedhjesh çdo hapësirë shfrytëzohet për fushatë.

    Edhe Berisha njofton për Podcastin e tij

    Edhe ish- kryeministri Sali Berisha njoftoi dy ditë më parë hapjen e “Podcast”-it të tij “Përtej Politikës”, ku do të zhvillojë biseda me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme. Ai ka publikuar episodin e parë me rrëfimin e jetës së tij nga lindja në fshatin Viçidol në Tropojë dhe shkollimi e rrugëtimi më pas. Ai ka përshkruar fshatin, kullën në të cilën është lindur e rritur, si dhe episode nga fëmijëria. “Unë kam lindur në fshatin Viçidol në kodrën e priftit, pas konvertimit ajo ndryshoi edhe emrin. Fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Hapat e para dhe fjalët e para unë i kam shqiptuar në një kullë. Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njeriu më i dashur dhe i respektuar. Ishte një kalorës shumë i veçantë.  Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo pesë javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5 vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin. Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje. Qitja, të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, kishe të drejtë ose përfitoje dhe një fishek të dytë, më shumë se kaq jo.  Pra kulla, qitja i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim”, tha ai. Por Berisha në podcast nuk shpjegoi pse ai ka aq tmerr të kthehet në Vuçidol dhe çfarë i ka ndodhur.

  • “Emergjencë ndërkombëtare”/ Rama kërkon hetim nga SPAK për Monika Kryemadhin: Duhet të japë përgjigje

    “Emergjencë ndërkombëtare”/ Rama kërkon hetim nga SPAK për Monika Kryemadhin: Duhet të japë përgjigje

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është në valën e akuzave se është financuar nga para ruse. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtësia e re që të nisë hetimin për Monika Kryemadhin.

    “Këto rublat paskan qenë shejtan i madh, na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, që drejtësia e re do të jap përgjigje kësaj pasi kjo është çështje e një emergjencë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje me offshore e lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parave që këtu duan të sjellin lirinë është problem i madh pasi drejtësia duhet ta hetojë më urgjencë.

    Edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë”,-tha Rama.