Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Edi Rama jep lajmin mes mjekëve: Nga muaji prill do merrni 500 mijë lekë rritje mbi rrogën!

    Edi Rama jep lajmin mes mjekëve: Nga muaji prill do merrni 500 mijë lekë rritje mbi rrogën!

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot rritjen e pagës me 500 mijë lekë të vjetra në muaj për mjekët specialistë. Nga muaji i ardhshëm, muaji prill, mjekët specialistë do përfitojnë 500 mijë lekë plus mbi rrogën që kanë aktualisht.

    Nga Kongresi i parë i Shëndetësisë në Tiranë, Edi Rama ka deklaruar se rritje do të ketë dhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Përveç 7% që është premtuar, nga fillimi i vitit të ri 2024, këto dy kategori do të kenë një rritje proporcionale rroge me atë të mjekëve specialistë.

    “Ne i kemi rritur nga 2013, me 63%, por jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton. Unë sot dua t’ju them se në prill, në këtë prill, jo në prillin e vitit  dhe jo në 1 prill, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.

    E përsëris, janë të reja, dmth janë 500 dollarë në muaj plus, 6 mijë dollarë në vit, nëse aritmetika ime është e saktë. Janë nga muaji prill.

    Do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Shpresoj që mjekët specialistë të na kërkojnë dhe 7% mbi 50 mijë lekëshin. Edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve ju them se ne po pregatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë.

    Besoj shumë se në hyrje të 2024, do kemi edhe për mjekët e përgjithshëm edhe për infermierët një rritje të ngjashme. Nëse në prill ne me pagën e mjekëve specialistë ngjitemi lart në pagat e rajonit, dhe faktikisht barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do bëjmë dhe me pagat e tjera, padiskutim brenda këtij mandati.

    Por, kjo është lufta ime dhe e Ogertës me ministren e Financave, mundësisht duke filluar nga 2024″, u shpreh kryeministri Edi Rama.

  • Rama “lan duart” me McGonigal/ Largohet nga salla e Kuvendit

    Rama “lan duart” me McGonigal/ Largohet nga salla e Kuvendit

    Pasi ka deklaruar se emri i tij në aktakuzë nuk është përmendur për biseda, por për takime me McGonigal, Rama është larguar nga salla e Kuvendit.

    Rama është shprehur se nuk ka asnjë pikë në aktakuzë që e implikon në skandalin me McGonigal.

    14 herë u takuam. Përtej këtyre takimeve që kanë ndodhur nuk shkruhet në aktakuzë në 14 herët e famshme asgjë, 0, as për mua as për këdo tjetër që ka takuar Gonigal.

    Këtu tani rrugët ndahen. Më shumë më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia ju në rrugën tuaj të revolucionit, marshimeve, baltosjes sime dhe Shqipërisë.

    Ju presim më 14 maj të na mundni më shumë se herët e tjera. Kujdes se byrektorja po vazhdon punën”, ka deklaruar Rama nga Kuvendi.

  • Rama në Hong-Kong, PD akuzon: Ekspozita e tij u pagua nga taksat e qytetarëve

    Rama në Hong-Kong, PD akuzon: Ekspozita e tij u pagua nga taksat e qytetarëve

    Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit taksat e qytetarëve shqiptarë. Zëdhënësja e PD Floriana Garo në një komunikim për mediat tha se ekspozita e kryeministrit në Hong Kong është paguar me taksat e shqiptarëve dhe se sipas saj u pëlqeu vetëm drejtuesve të kompanisë korruptive.

    Deklarata e plotë:

    Konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hobby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria?

    A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion?

    Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.

    Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi? Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.

    Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ja jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal.

    Kështu që fshini pyetjet që u bënë më lart, se kush e ka paguar ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong? E keni paguar ju, e kemi paguar ne të gjithë me taksta tona të vjedhura dhe të shpërdoruara. Dhe do të paguani prapë për ekspozita, salltanete e darka, te Nusreti apo te restoranti Saint George, ku hera kushton 10 mijë dollarë.

    Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë.

  • “Ti dali zot vetes”/ Deklarata e Edi Ramës, Arben Ahmetaj i përgjigjet kryeministrit: Nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, se nuk kam nevojë!

    “Ti dali zot vetes”/ Deklarata e Edi Ramës, Arben Ahmetaj i përgjigjet kryeministrit: Nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, se nuk kam nevojë!

    Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama 1 javë më parë në emisionin Opinion në Tv Klan, kur tha nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”. Nga e njëta studio, sonte 1 javë më pas, Ahmetaj thotë se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit.

    Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.

    Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.

    Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?

    Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.

  • “Telefonata dhe mesazhe çdo ditë me Ramën”/ Ish e dashura e McGonigal zbardh prapaskenat e takimeve me kryeministrin: Më dërgonte foto, mendova se shkoi në Tiranë të…

    “Telefonata dhe mesazhe çdo ditë me Ramën”/ Ish e dashura e McGonigal zbardh prapaskenat e takimeve me kryeministrin: Më dërgonte foto, mendova se shkoi në Tiranë të…

    Ish e dashura e Charles Mcgonigal, Allison Guerriero, ka dhënë një intervistë për “One America News” ku flet ndër të tjera edhe për marrëdhëniet e ish agjentit të FBI-së me kryeministrin Rama.

    Sipas saj, telefonatat dhe mesazhet mes tyre ishin të përditshme, ndërkohë që ai i dërgonte foto të dashurës së tij kur ishte në takim me Ramën.

    Është raportuar gjithashtu për biznesin e Charles në Shqipëri…

    Kam shkruar: çfarë dreqin po bën ai në Shqipëri, duke i dhënë burimet e FBI-së kryeministrit të atij vendi.

    Kryeministrit Rama. Unë e shkruajta këtë në Twitter por shpejt e fshiva një fotografi të Charles me kryeministrin Rama.

    Allison, çfarë dije për marrëdhëniet e tij të biznesit në Shqipëri në atë kohë?

    Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin. Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin. Dua të them, Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar.

    Sipas dokumenteve ai ka bërë disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama, përfshi edhe në shtator të vitit 2017. Ju ishit bashkë në atë kohë…

    Ne ishim. Ai e telefononte dhe i shkruante mesazhe çdo ditë

    Edhe pse ky udhëtim ishte pjesërisht kishte të bënte me FBI-në dhe misionin e tij, por kishte një qëllim jozyrtar, që të ndihmonte kryeministrin Edi Rama që të sulmonte kundërshtarët dhe McGonigal ishte shumë i përfshirë në këtë…

    E dini, nuk e di shtrirjen e këtij implikimi, ajo do dalë në gjykatë.

    Por në periudhën 2017 kur ju shkruanit dhe merrnit mesazhe nuk kishit asnjë…

    Asnjë shenjë. Ai më dërgonte mua foto nga Kosova kur ishte atje. Më dërgonte foto nga hoteli, që ishte shumë modern. Shkruante që ka shumë zhurmë dhe nuk mund të fle, gjëra të tilla. Ai më dërgonte foto dhe shkruante “shiko, ky është kryeministri i Shqipërisë”.

  • Përballë Blendi Fevziut, Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal: Nuk ka shans ta pranoj…

    Përballë Blendi Fevziut, Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal: Nuk ka shans ta pranoj…

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka pohuar se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës. “Nuk ka aasnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

    Pjesë nga intervista në studio

    Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

    Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.
    Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

    Rama: Çdo gjë ka një cak.

    Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

    Rama: Nuk ka shans.

  • Edi Rama pas pak te Blendi Fevizu, të rinjtë e FRPD grumbullohen para hyrjes së televizionit (video)

    Edi Rama pas pak te Blendi Fevizu, të rinjtë e FRPD grumbullohen para hyrjes së televizionit (video)

    Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë grumbulluar para hyrjes së televizionit Klan dhe po presin mbërritjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në orën 21.00 do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevizu, në studion e “Opinion”.

    Mirëpo, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të rinjtë e FRPD-së janë grumbulluar në trotuarin para hyrjes së televizionit presin ardhjen e Ramës me protesta. Shërbimet e Policisë ndodhen gjithashtu pranë tyre dhe kanë krijuar kordon sigurie.

  • Habiten demokratët! Deputetja e njohur e PD-së iu bashkua hapur socialistëve ditën e sotme në seancën plenare

    Habiten demokratët! Deputetja e njohur e PD-së iu bashkua hapur socialistëve ditën e sotme në seancën plenare

    Në seancën plenare të ditës së sotme pati debate dhe tensione të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Skandali McGonigal është arsyeja që opozita kërkon Edi Ramën në Kuvend dhe që deputetët demokratë përjashtohen në shkelje të rregullores.

    Deputetët demokratë protestonin për shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës në mohimin e të drejtave, duke kërkuar fjalën, prezencën e kryeministrit dhe prezencën e deputetëve që u përjashtuan pa të drejtë.

    Deputetja Jorida Tabaku ishte e vetmja e opozitës që ju bashkua mazhorancës për të kërkuar vazhdimin e rendit të ditës, për të folur për pullat fiskale dhe çështje të tjera, sipas vullnetit të socialistëve për të tërhequr vëmendjen nga skandali Rama-McGonigal.

    Jorida Tabaku arriti deri aty sa t’i bashkohej zonjës Felaj duke i tërhequr vëmendjen deputetit demokrat Edmond Spaho dhe duke i kërkuar këtij të fundit të mbante qetësi për çështjet që kërkonte mazhoranca.

  • Çështja “McGonigal”/ Kuvendi voton, më 2 mars do të mbahet mocioni me Ramën

    Çështja “McGonigal”/ Kuvendi voton, më 2 mars do të mbahet mocioni me Ramën

    Kuvendi votoi sot që mocioni me debat, përfshirë dhe interpelancën me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, të mbahet më 2 mars.

    Lajmi u bë me dije nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Të gjithë deputetët do të kenë kohën e tyre për të folur në seancë.

    “Brenda datës dy mars mocion me debat, të cilat I janë bashkuar interpelanca dhe dy pyetje, do zhvillohen më dy mars. Kush është dakrod me këtë propozim? Mocioni me debat, se bashku me interpelancën dhe pyetje, do mbahet  më dy mars. Të gjithë do keni të drejtë të flisni”, u shpreh Felaj.

  • Protesta e opozitës, ironizon Rama: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

    Protesta e opozitës, ironizon Rama: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

    Pasditen e sotme kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në Twitter ku dhe paraqet tymueset dhe shashkat e hedhura në kryeministri ditën e djeshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

    Me anë të këtij postimi Rama ka ironizuar këtë protestë duke thënë se dje ishin zhgarravinat e revolucionit ndërsa nesër nis një javë punësh të mira. DJE zhgarravinat e revolucionit. SOT dushi i regjimit. NESËR nis një javë e re punësh të mira”, shkroi Rama.