Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • PE miraton amendamentin me 15 kushte për Shqipërinë, Ramën e tradhëtojnë dhe socialdemokratët

    Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten mbrëma miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”.

    Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

    Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

    Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

    Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.

    Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqsimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet.

    Njëri prej kushteve është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut. Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.

    Shkresa e Grupit PPE: Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor” do të dorëzojë amendamentin si më poshtë:  “thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”

    Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET).

  • Kodi Zgjedhor, Rama: Listat e hapura jo tabu për ne, por mos na shantazhoni

    Kryeministri Rama pati një diskutim të gjatë për reformën zgjedhore. Në foltoren e parlamentit, ai pohoi se listat e hapura nuk janë tabu për të. Por, ai i kujtoi opozitës parlamentare se nuk duhet ta shantazhojë, pasi do të detyrohet t’u tregojë, ashtu si atyre jashtë, sa të vegjël janë.

    “Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthejnë kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty. Por, janë disa pyetje, nëse ju sot jeni këtu kjo ka ardhur nga listat e mbyllura. Listat e hapura nuk janë tabu për mua. Doni t’i diskutoni? I diskutojmë, por nuk mund të na impononi, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe PS-në e tundoni të tregojë sa të vegjël jeni. Të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht. Vota e diasporës do kohë është sistem”, tha Rama.

  • LIVE-Seanca plenare, Rama e Lleshaj japin llogari para deputetëve të opozitës: Ka ulje galopante të krimit

    Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, bëhet me dije se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të ketë interpelancë me deputetin e opozitës, Halit Valteri.

    Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet për seancën plenare. Sipas rendit të ditës, deputetët e opozitës po zhvillojnë interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rritjen kriminalitetit në vend. 

    Pas përfundimit të interepelancës, Këshilli i Ministrave do të publikojë dhe raportin për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Në seancë do jetë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do publikojë raportin e institucionit që drejton për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

    Në seancë do të diskutohet dhe disa ligje të sjella nga qeveria, por pritet të rrëzohen tre dekretet e Presidentit Ilir Meta. Por edhe pse rendi i ditës është i qartë, sërish debati mes deputetëve pritet të zhvillohet për Reformën Zgjedhore, temë e cila po mban pezull politikën.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/721369452010451/

  • Pa Edi Ramën në burg, nuk rikthehet demokracia

    Nga Andi Bushati

    Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vetëm një autor, atë që si personazhet e romaneve më të çmendura të këtij zhanri e planifikoi krimin e tij prej 22 vjetësh.

    Pavarësisht se në këtë histori kanë hyrë dhe kanë dalë shumë figura të njohura, nga Violeta Manushi tek Pandi Majko, nga Robert Ndrenika te Maks Velo, nga Aurel Plasari tek shërbyes të pështirë si Agron Hysenlliu e Erion Veliaj, autori dhe projektuesi i masakrës mbetet vetëm një.

    Por sado perfid, i sofistikuar dhe gjatë gjithë dy dekadave i veshur me mbrojtjen e pushtetit, Edi Rama ka lënë gjurmë në krimin e tij. Sot mjafton një enumeracion i tyre për të të kuptuar se ai është i pandehuri ekselent që nuk mund ti shpëtojë dot prangave.

    Historia fillon në vitin 1998 kur ai u bë ministër kulture. Ndërkohë që në publik mbante aureolën e revolucionarit që shtirej sikur tallej me aktorët e socrealizmit, ai nuk qe veçse zyrtari banal që firmoste kontrata të paligjshme. Mes shumë e shumë mëkateve që do të rridhnin më pas, çdo prokuror i pavarur që do të bëjë drejtësi, mund të hapë sot kontratën e ministrit me çorape të kuqe dhe çitjane me pronarët e Bingo Ylli.

    Skandaloze. Ndërsa ministrit të kulturës ligji i lejon të vendosë firmën vetëm për sipërfaqe që nuk i kalojnë 500 metrat, ai i jep bingos plot 570 metra të Teatrit Kombëtar. Si e bën këtë? Duke falsifikuar letrat dhe duke zvogëluar hapësirën. Cili është dëmi? Nga 74 milionë lekë në vit që duhet të përfitonte teatri, kontrata e re i jep vetëm 4 milionë. Të tjerat shkojnë në xhepat e përfituesve.

    Nuk dihet nëse ky krim fillestar ka determinuar të gjithë të tjerat. Nuk dihet as nëse fshehja e tij, ka përcaktuar më pas betejën estetike për godinën që deri sot Europa Nostra e konsideronte si një ndër 7 perlat më të rrezikuara të kontinentit. ë

    Është vështirë të thuhet nëse ankthit të grabitësit vitet i shtuan edhe patologjinë e pa kuruar ndaj të gjithë atyre që për arsye krejt të ndryshme donin ta mbanin në këmbë këtë monument kulture. Ndofta të gjithë faktorët u bënë bashkë dhe sapo pati mundësinë kur u rikthye në pushtet, Edi Rama e vuri në axhendën e tij shembjen e Teatrit.

    Sipas dëshmisë që ka dhënë vetë arkitetkti danez Bjarke Ingels, Rama e ka thirrur atë diku nga mesi i vitit 2016- për t’i kërkuar një projekt për teatrin e ri. Natyrisht, për të arritur këtu, ai duhet të kryente më parë një veprim tinzar, nxjerrjen nga harta e zonës së mbrojtur të kësaj godine.

    Por manipulimet nuk mbarojnë këtu. Publikut iu shit, madje kështu është e shkruar edhe në dokumentet zyrtare, sikur ideja e shembjes dhe ngritjes së godinës së re ishte një ofertë e pakërkuar e kompanisë Fusha.

    Pra mashtrimi tjetër me ligjin: Fusha që e ka dorëzuar kërkesën e tij në shkurt 2018 po përdorej vetëm si koperturë për të gënjyer Këshillin Bashkiak dhe parlamentin, pasi Rama i kishte nisur tratativat që në 2016.

    Por, rastet ku çdo prokuror mund të hetojë vazhdojnë. Meqenëse Fusha duhet të ndërtonte dhe kulla në një tokë shtetërore, projekti ngecte. Për ‘dhurimin’ e asaj toke duhet të votonte me dy të tretat, Këshilli Bashkiak.

    Rilindja nuk e arrinte dot këtë numër votuesish, prandaj u përdhos kushtetuta, iu rrëmbyen kompetencat pushtetit lokal, dhe u vendos që rrëmbimi të bëhej me ligj special nga kuvendi. I njëjti ligj që u votua nga socialistët dhe që Meta e çoi në Kushtetuesen e pangritur ende.

    Edhe ligji vetë, megjithëse sot i pavlerë, pati shkelje të mëdha për dhënien e një prone shtetërore pa garë, e cila u fshikullua edhe nga Komisioni Europian.

    Nëse një prokuror do të hetojë atij nuk ka si mos i bëjë përshtypje se në krim u përfshinë menjëherë gjithë strukturat shtetërore. Sapo Fusha dorëzoi propozimin, ministria e Kulturës e shpalli atë të përkryer. Në të njëjtën kohë, brenda dy javëve, instituti sharlatan i ndërtimit prodhoi raportin se ndërtesa mund të shembej me tërmetin më të parë (ranë dy të fortë që atëherë).

    Po të shikohet kontrata e Fushës me shtetin ajo përbën një subjekt më vete për burg. Leja për kulla që iu dha atij, parashikonte një kooficent shfrytëzimi të jashtë ligjshëm për Tiranën, dhe një intensitet ndërtimi përtej atij që lejon plani rregullues i miratuar nga vetë Veliaj.

    Këtij projekti i doli boja aq keq, sa edhe ata që e gatuan në kulisa u detyruan të tërhiqen, por duke këmbëngulur sërish tek qëllimi final. U gjet sebepi sikur Fusha nuk kishte para, për kërkesat që pretendonin artistët dhe u vendos që teatrin ta shembte-ndërtonte vetë bashkia. Megjithëse mashtrimet se shteti nuk kishte para, u rrëzuan, megjithëse, kjo nuk e bënte më të detyrueshme ngritjen e të riut në tokën e të vjetrit, projekti nuk ndryshoi. Por sërish duke zgjedhur një rrugë kriminale. Veliaj, i tredhur nga Rama organizoi një votim klandestin në këshillin bashkiak, pa respektuar afatin 5 ditor, duke shmangur diskutimet dhe duke falsifikuar dokumentet, dhe vendosi ti çojë ruspat teatrit.

    Natyrisht, këto janë aspektet më ulëritëse të këtij krimi që ngërthen brenda vetes edhe dhjetëra të tjerë më të vegjël.

    Por, mjafton situata kur ai u krye, në një natë të shtune, nën gjendje të jashtëzakonshme, me një dhunë të paparë policore, pa pyetur për dy çështje të depozituara në gjykatën e pa ngritur kushtetuese, për ta bërë atë një krim të zi, perfekt.

    Si i tillë, ai është shumë më tepër se shembja e një godine historike për qëllime korruptive. Ai përbën autopsinë e një demokracie të vdekur në çdo qelizë të saj. Ai simbolizon njëkohësisht edhe pushtetin diktatorial të njëshit, edhe servilizmin e pështirë të lolove të oborrit (aktorë, inxhinjerë, gazetarë), edhe shtetin pa gjykata, edhe policinë e dhunshme dhe brutale, edhe sistemin e lidhjes së shkurtër të autokratit me oligarkët, edhe rënien e çdo institucioni demokratik që nga parlamenti deri tek Këshilli bashkiak. Pra kjo histori është simboli më i mirë shtetit monist nën të cilin po vuajmë.

    Në këtë kuptim, ndëshkimi i këtij krimi me shumë gjurmë është një domosdoshmëri. Opozita që ka dalë sot në rrugë dhe që bën thirrje në rrënojat e teatrit për mosbindje cilvile, duhet të betohet sot aty, jo për largimin e Edi Ramës, por për ndëshkimin e tij. Sepse çdo ndryshim politik i pa shoqëruar pa dënimin e autorëve të kësaj masakre do të ishte një farsë. Ne kurrë nuk do të bindemi se ka ndryshuar diçka, nëse ky krim harrohet.

    Kjo duhet bërë me çdo çmim, qoftë dhe duke shkelur mbi SPAK-un gjoja amerikan, qoftë edhe me koston se, bashkë më të akuzuarin kryesor, mund të digjen si dëme kolaterale, plot shkelës të tjerë të ligjit. Sepse ky është krimi ‘par exellence’, i cili na jep mundësinë, që duke ndëshkuar personin ta bëjmë këtë edhe me sistemin 20 vjeçar që ai përfaqësoi. Se paku Edi Rama, me shembjen e teatrit na e ofroi këtë mundësi, që me një proces të vetëm të dënojmë së bashku dhe atë ç’ka ai përfaqësoi. Tjetra është në dorën tonë.

  • ‘Rama po u bën presion pronarëve të thonë se kanë marrë pagën e luftës’/Basha: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët

    Në përgjigje të videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku zbulonte mashtrimin e demokratëve, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se një gjë e tillë bëhet për të intimiduar pronarët e bizneseve.

    TIRANË– Në përgjigje të videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku zbulonte mashtrimin e demokratëve, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se një gjë e tillë bëhet për të intimiduar pronarët e bizneseve të thonë që e kanë pagën e luftës. Nga Tirana në zonën 1, Basha u takua me disa pronarë të bizneseve të vogla, duke u prezantuar atyre dhe planin që ka PD-ja për mbështetjen e tyre. Basha nuk i kurseu as akuzat se prioriteti i Ramës është pasurimi i tij personal dhe I 5 oligarkëve.

    “Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbrapa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

    Basha flet për një moratorium 1 vjeçar për tatimorët, duke thënë se “Makthi i bizneseve do të marrë fund”

    “Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkëve, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi. “– tha Basha.

  • Zbulohet skenari i Ramës për të përçarë opozitën: Të ndryshohet Kushtetuta, partitë të futen të vetme në zgjedhje (DOKUMENTI)

    Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar një skenar të kryeministrit Edi Rama mbi koalicionet parazgjedhore ku subjektet politike duhet të futen të vetme në zgjedhje, dhe lind natyrshëm ideja se kjo e favorizon kreun e qeverisë duke marrë në konsideratë zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ku siguroi i vetëm si drejtues i një force politike mandatet për të qeverisur.

    Sipas Alibeajt, Rama po t nton të ndajë para zgjedhjeve LSI-në dhe PD-në duke i çuar të vetme në zgjedhje ndërsa këtë e argumenton me parandjenjën e kryeministrit se po e humbet pushtetin.

    Ai shkruan përkrah propozimeve të Ramësqë ka bërë publike në rrjetet sociale se pasi i ngeci sharra në gozhdë me komisionerët e depolitizuar po përpiqet të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar.

    “Kùfoma politike me emrin Edi Rama e nxorri koken me ne fund! Fundin e ka te sigurt: hùmbje politike dhe ndèshkim ligjor per ate cka i ka bere ketij vendi dhe shqiptareve! Fillimisht deshi ti vídhte zgjedhjet me njerezit e shtetit qe i ka te punesuar, duke i shitur si “komisionere te depolitizuar”.

    I ngeci sharra ne gozhde! Tashme po perpiqet qe ne zgjedhje te mos lejoje Opoziten te paraqitet e bashkuar! Kerkon te ndryshoje Kushtetuten per te hequr koalicionet !!! Nuk thote kot populli: qenit kur i vjen ngòrdhja, shkon e …. ne dere te xhamise!”, shkruan Alibeaj.

  • Plehrat e Durrësit/ Edi Paloka: Rama e Veliaj i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një deklarate nga selia blu tha se prapa plehrave që mbushën Durrësin qëndron mafia e plehrave.

    Sipas tij, mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar, me qëllim që Rama dhe Veliaj sic thotë, t’i conin100 milionë euro inceneratorit të tyre në Sharrë.

    “Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave”,- shprehet Paloka

    DEKLARATA E PLOTË
    Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

    Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

    • Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.
    • Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.
    • Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.
    • Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

    Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.

    Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

    Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.

    Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.

  • Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e Berishës që sot e ka kaluar

    Edi Rama ka quajtur sot si sukses marrjen e 650 milionë eurove të tjera nga qeveria, pra pikërisht atë që dikur ia faturonte si krim që rrënon të ardhmen e vendit, paraardhësit të tij Sali Berisha. Po t’i kthehesh kronikave kur Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013, një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria Berisha po i bënte vendit duke e zhytur atë në borxhe.

    Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë”, qe një nga arsyet e shumta të ngjitjes së tij në pushtet.

    Lexo me tej:

    Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

    “Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie” u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interesit, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.

    Në atë kohë shifra e borxhit sipas FMN-së ishte 70.1 % e Prodhimit të Brendëshëm Bruto (GDP).

    Pasi i mori karigen “rrënuesit të së ardhmes”, Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e nesërm. Por, ndryshe nga paraardhësi, kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”. Psh, vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit.

    Sipas opozitës bashkë me llogaritjen e borxheve të fshehura të PPP-ve prej 2.2 miliardë eurosh, borxhi mund të llogaritet 81%.

    Në fakt, sipas qeverisë Rama ai ka qenë 67.1%, por kjo është një llogari ku nuk futen detyrimet e prapambetura që shteti deri më tani nuk i ka paguar. Një shifër më pranë realitetit jepte FMN e cila duke përfshirë edhe këto detyrime e shpinte atë në shifrën 69.9.

    Pra, pothuajse njësoj sa në kohën e Sali Berishës të cilin Rama opozitar e anatemonte si vjedhësin e brezave të ardhshëm. Dhe të jemi të qartë, këto janë shifrat e vitit 208 kur ende nuk kishte rënë tërmeti dhe nuk kishte shpërthyer kriza ekonomike që la pas pandemia dhe nuk ishte marrë hua shifra prej 650 milionë euro. Pikërisht ajo qc Rama sot në pushtet e quajti sukses, ndërsa dje si opozitar e etiketonte “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.

  • Paga 40 mijë lekë/Rama jep “lajmin e mirë”

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se “po shkon në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lekë të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve”.

    “Lajm i mirë: po shkon në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve. Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë! Sipas llogarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, janë edhe afro 20 mijë të tjerë që duhet të paguajnë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s’kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë”, shkruan Rama.

    Kryeministri shton se “kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm sepse ne do t’u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme”.

  • Qeveria Rama hakmerret ndaj Altin Goxhajt, e gjobit me 50 milion lek

    Avokati Altin Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm. Lajmin e ka dhënë vetë avokati nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe gjobën e vënë nga Policia e Shtetit më datën 15 maj. Ai thekson se gjobat e tilla do t’i nxjerrë të pavlefshme dhe do të detyrojë qeverinë që të dëmshpërblejë qytetarët e dëmtuar.

    “Sot më datë 15:05.2020 në orën 12:35 konstatuan shtetasin Altin Enver Goxhaj duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bënte thirrje për grumbullim njerëzish. Kur u shoqërua në ambientet e Komisariatit nuk kishte autorizim.”, thuhet ndër të tjera në gjobën e vënë nga Policia.