Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • “Nuk jam aq budalla sa…”, Rama tregon frikën e ndërkombëtarëve

    “Nuk jam aq budalla sa…”, Rama tregon frikën e ndërkombëtarëve

    Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar se nuk ka të shkruar askund në detyrimet dhe kriteret që duhet të plotësojë vendi për integrimin, se duhet të ketë një marrëveshje për të kënaqur sic ka thënë ai “Lul Bashën”.

    Duke iu referuar deklaratës së fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit, Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja është instrument për arritjen e reformës.

    Pjesë nga fjala e Ramës

    Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo jashtëparlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.

    E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë semos çmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.

    Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.

    Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të mic sokolit, ate tja lënë të shkuarës.

    Per paktin e 5 qershorit dhe kushtin e nderkombetave per integrimin

    Unë nuk dua që ne të rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse ajo mua nuk më pëlqen, por ky është proces ku unë i pari që flas për të tjerët dhe PS që ndërvepron duhet të japë shembullin, të marrin shembull nga ne, ne nuk na pëlqen, donim depolitizim të administratës zgjedhore,

    Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria ka kusht të bëjë marrëveshje me Bashën për konferencën ndërkombëtare, as që ka kusht të bëjë marrëveshje me partitë jashtëparlamenti. Shqipëria është shtet sovran që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe dhe mbështetjes më të madhe në Ballkan nga populli i vet troket për të hyrë në BE, nuk është as Rama, as Basha, që e kanë vendosur këtë apo e zhvendosin këtë.

    Shteti shqiptar ka detyrimin ti provojë BE se është në gjendej të përmbushë kriteret, dhe konkretisht këtu, më erdhi, edhe kjo e ma dha Taulanti, kjo e ambasadorit, reforma zgjedhore është kusht kyc pa të cilin nuk nis konferenca, patjetër, marrëveshja është thjesht një instrument, gjykimi bëhet mbi produktin jo kush u mërzit e kush u gëzua nga reforma, që duhet të jetë i gëzuar Luli, kush do e duartrokasë Murrizi, Rudina Hajdari, apo të tjerët që janë aty si rezultat i vendimit për të mos braktisur kuvendin dhe që votojnë për një ligj që lidhet me interesin politik të tyren, ku është interesi i tyre, që të duartrokasin marrëveshje që të thotë që votat do numërohen nga njerëzit e Bashës, Ramës e Kryemadhit larg qoftë.

    Nëse ata do kishin kërkuar qiqra në hell, do bënim diskutim tjetër, kanë kërkuar diçka që u duhet thënë kredit i kanë popullarizuar listat e hapura, jo për ato që thuhen, se në fund kryetarët janë ata që firmosin listën e deputetëve.

  • Bie alibia/ Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

    Bie alibia/ Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

    Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare.

    Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshushme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar.

    Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

    Pra nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj, dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Pra praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia, dhe jo qytetarët.

    Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit të mendimit në 10 Korrik, është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

  • “Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe oligarkëve”/ Grida Duma denoncon me video e fakte…

    “Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe oligarkëve”/ Grida Duma denoncon me video e fakte…

    Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka denoncuar sot me nje video, se si kryeministri Rama, përdori strategji terrori ndaj shqiptarëve, ndërkohë që për qëllime të pastra korruptive, hodhi poshtë sakrificën e tyre gjatë pandemisë dhe i la në mëshirë të fatit, duke menduar vetem per pasurine e tij dhe te klienteve te tij. 

    “Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive”- thekson ajo.

    Mesazhi i Dumës dhe video që ka postuar 

    Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19.

    Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon!

    Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi

    Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!

    Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon!

    Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!

  • FOTO/ Deputetët e opozitës festojnë ‘fitoren e parë’/ Pas marrëveshjes me Ramën, marrin malet me birra e mish të pjekur

    FOTO/ Deputetët e opozitës festojnë ‘fitoren e parë’/ Pas marrëveshjes me Ramën, marrin malet me birra e mish të pjekur

    Ylli Shehu, Myslim Murrizi, Korab Lita dhe Halit Valteri janë disa nga ligjvënësit shqiptar që shikoni në fotot e mëposhtme, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit dhe rrjedhjes së votave me ose pa vullnet, por edhe si të kompromentuar apo të shitur siç është aluduar jo pak edhe mes njëri-tjetrit nga grupet parlamentare, kanë marrë malet.

    Kjo vjen në një kohë kur janë arritur votat të paktën nga sa është deklaruar publikisht për votimin e reformës zgjedhore, produkt i marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik.

    Deputetët iu kanë hipur “Xhipave”, dhe janë nisur për në mal, e me vete kanë marrë edhe ushqim e pijë, ndërsa bëjnë foto diku të shtrirë në barin e njomë, diku me pamje nga mali e diku rreth tryezës së improvizuar në natyrë.

    Deputetët duken të relaksuar dhe mjaft komod me freskinë e alpeve shqiptare, ndërkohë që diçka që mbase ua prish ‘imazhin’ është distancimi social.

    Deputetët e sipër cituar kanë shpallur disa ditë më parë edhe ‘fitoren e parë’ si opozitë parlamentare pasi kanë ‘bindur’ kryeministrin Edi Rama se 80% e shqiptarëve duan lista të hapura, e për të bërë këtë ‘ëndërr’ të shqiptarëve realitet, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për t’i kujtuar kreut të opozitës se ‘mjaft i ka dhënë atij’.

  • Shpërthen Basha: Rama më ka bërë ofertë, ti Kryeministër, unë President

    Shpërthen Basha: Rama më ka bërë ofertë, ti Kryeministër, unë President

    Lulzim Basha ka bërë die deklaratën bombë treguar ofertën që i ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama nga ndërmjetësit e tij.

    Basha thasë Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.

    Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

    “Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për një muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.” Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysëm. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojn askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.” – u shpreh Basha.

  • “Basha kryeministër? Asnjë propozim”/ Rama: Puna e koalicioneve, çështje teknike. Do të diskutohet në vijim

    “Basha kryeministër? Asnjë propozim”/ Rama: Puna e koalicioneve, çështje teknike. Do të diskutohet në vijim

    Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera reagoi rreth pretendimit që ngriti sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se përmes disa lajmësve i është bërë një ofertë që Basha të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, ndërsa Rama në përfundim të mandatit të jetë Presidenti i Shqipërisë.

    Muhamed Veliu: Kryeministri Rama keni deklaruar që në shahun politik ju jeni gjithmonë një hap përpara kundërshtarit. Në shahun e radhës politik, me pranimin e kërkesave të opozitë parlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës jashtë parlamentare.

    Edi Rama: Një film shumë i famshëm, i një regjisori legjendar ka katër personazhe që marrin pjesë në të njëjtën ngjarje dhe e tregojnë ngjarjen në katër mënyra të ndryshme. Dhe unë e mirëkuptoj gjithmonë tregimin në mënyra të të njëjtave ngjarje, por për të qenë konkret dua t’iu them që së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare. Së dyti ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen me opozitën jashtë parlamentare.

    Muhamed Veliu: Kryeministër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme ka ngritur pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit ndërsa ju në përfundim të mandatit të jeni Presidenti i Shqipërisë. E keni bërë ndonjëherë këtë ofertë.

    Edi Rama: Unë jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është totalisht e pavërtetë. Sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë, edhe deputetë, edhe kush është kryeministri i radhës. Prandaj me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë, së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet deri në pikën që tregohen barsoleta të tilla. Dhe ndërkohë më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament. Tani që unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

    Muhamed Veliu: Zoti kryeministër folët gjatë sot për nevojën, se përse duhet të ketë lista të hapura, por shumë pak përsa i përket mospasjes e koalicioneve para zgjedhore. Do të doja të pyesja mos pasjen e koalicioneve do ta bënit ndryshim kushtetues.

    Edi Rama: Përsa i përket procesit të formulimit dhe përsa i përket procesit teknik sesi do të implementohen ato që duhen shtuar dhe jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit, është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve. Është shumë herët sot për të folur teknikisht. Ideja që Edi Rama po e bën këtë, sepse ka një interes të vetin, është një ide që funksionon për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.

    Muhamed Veliu: Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit. Gjithë kjo situatë sipas jush e fut vendin në një krizë të re politike. Uroj dhe shpresoj që Partia Demokratike dhe opozita jashtë parlamentare të ketë nxjerrë mësimet nga e shkuara. Dhe të kuptojë që me sharje, provokime dhe mbi të gjitha me shantazhe që mund t’i sjellë parap problem Shqipërisë, nuk shkon larg përkundrazi shkon nga humbja në humbje.

  • Transporti Ndërqytetas përballë COVID-19, Rama nxjerr videon: Me rëndësi vigjilenca, rreziku mbetet prezent

    Transporti Ndërqytetas përballë COVID-19, Rama nxjerr videon: Me rëndësi vigjilenca, rreziku mbetet prezent

    Teksa transporti ndërqytetas ka rinisur, por i diktuar nga rregullat për shkak të situatës me koronavirusin, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

    Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se me rëndësi mbetet vigjilenca, pasi rreziku është prezent.

    MESAZHI I RAMËS
    ? Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!?
    Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar ? Protokollet e Sigurisë!
    Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE?♀️?? vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.

    ‼️Për çdo shqetësim DENONCO në ?www.dpshtrr.gov.al

  • Qeveria e detyruar t’i paguajë 99.5 milionë euro biznesmenit italian Becchetti pas një kapriço të Ramës

    Qeveria e detyruar t’i paguajë 99.5 milionë euro biznesmenit italian Becchetti pas një kapriço të Ramës

    Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqiptarë pritet të detyrohen të paguajnë 109 milionë euro fatura të krijuara më së shumti nga aventura e qeverisë me mbylljen e televizionit Agon të biznesmenit kontrovers italian Fancesco Becchetti.

    Qeveria shqiptare po shqyrton mundësitë që ka për të shlyer disa fatura, njëra prej të cilave kap vlerën e 100 milionë eurove, fatura që janë krijuar nga aventura të ndryshme të ndërmarra nga zyrtarët shqiptarë gjatë viteve të shkuara dhe që janë pasuar nga gjyqe arbitrazhi.

    Një dokument i titulluar “Raporti i mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2020” , i cili është publikuar së fundmi në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, shënon se Shqipërisë i nevojiten 109.5 milionë euro për të paguar faturat e tetë çështjeve, vendimet e së cilave janë marrë në dëm të shtetit shqiptar ose janë në proces. Nga të gjitha këto çështje, çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, mbart faturën më të rëndë prej 99.5 milionë eurosh.

    Gjyqet e arbitrazhit në përgjithësi zhvillohen në sekret të plotë dhe taksapaguesit rrallë herë marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Të dhëna të përcipta mbi çështjen publikohen në faqen e gjykatës. Sipas këtyre të dhënave, vendimi i kompensimit për Beçhettin është pranë ekzekutimit.

    Gjyqi mes biznesmenit italian lidhet me vendimin e qeverisë aktuale për të konfiskuar asetet e tij në Shqipëri, përfshirë hidrocentralin në ndërtim të Kalivaçit dhe televizionin Agon Channel në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

    Urdhri i sekuestros dhe kërkesa për arrestimin e Beçhettit u bë temë e një debati politik në Shqipëri në vitin 2015 ku opozita politike dhe vetë Becchetti akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se kishte orkestruar një sulm ndaj tij për shkak të vijës editoriale kritike të Agon Channel ndaj qeverisë së Ramës. Rama këmbënguli se qeveria po luftonte një skemë pastrimi parash.

    Përveç detyrimeve ndaj vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, taksapaguesit shqiptarë kanë edhe 4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro) detyrime të prapambetura për vendimet gjyqësore të formës së prerë të caktuara nga gjykatat shqiptare.

    Këto vendime janë kryesisht për shkak të pushimeve të padrejta nga puna por gjatë dy viteve të fundit po rritet edhe numri i kompanive private që hedhin në gjyq shtetin dhe fitojnë shuma të konsiderueshme./ BIRN

  • Rama në takim me opozitën parlamentare prej 1 ore për votat e Reformës Zgjedhore

    Rama në takim me opozitën parlamentare prej 1 ore për votat e Reformës Zgjedhore

    Në orën 19:00 ka nisur takimi i opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Në takim mësohet se janë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musaji, Kujtim Gjuzi, Edmond Stojku nga opozita parlamentare, si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Ky është takimi i dytë i opozitës së re me kreun e qeverisë, që vjen pas ftesës së tyre.

    Por cfarë kërkon opozita parlamentare? Tre janë kërkesat e tyre; hapja e listave, vendosja e pragut 5% dhe ndalimi i koalicioneve. Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit “Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave” tha ai.

    Javën e kaluar në Kuvend u dorëzua drafti përfundimtar për reformën zgjedhore, ndërsa në relacion theksohet se kjo është vetëm faza e parë, pasi puna do të vijojë për miratimin e një ligji të ri zgjedhor që do reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR.

  • Rama heq çdo kufizim për deficitin/ Gati borxhet 1.1 miliardë euro

    Rama heq çdo kufizim për deficitin/ Gati borxhet 1.1 miliardë euro

    Qeveria shqiptare ka ndryshuar përmes aktit normativ ligjin organik të buxhetit si dhe ligjin e buxhetit të vitit 2020 duke hequr kufizimet e imponuara më parë me asistencë të FMN-së dhe duke planifikuar mbi 1.1 miliardë euro deficit për vitin aktual.

    BIRN

    Qeveria shqiptare miratoi dy akte normative me fuqinë e ligjit përmes të cilave planifikon të marrë mbi 1.1 miliardë euro borxhe për vitin 2020 dhe të shtyjë planet për ulje të borxhit publik për vitin 2023. Të dy vendimet, të cilat u publikuan në fletoren zyrtare dhe nuk janë publikuar ende nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikojnë që të ardhurat e buxhetit të shtetit këtë vit të bien me 360 milionë euro të tjera në krahasim me parashikimin e marsit ndërsa shpenzimet të rriten me 176 milionë euro të tjera.

    Në total, deficiti buxhetor i këtij viti parashikohet të jetë 133 miliardë lekë ose 1.1 miliardë euro ose 8.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Ky është deficiti më i lartë buxhetor i shënuar në Shqipëri në mbi dy dekada. Hera e fundit kur deficiti buxhetor ka qenë kaq i lartë ka qenë viti 1999 dhe vendi përballej me krizën e luftës së Kosovës dhe me nevojën për t’i kujdesur për qindramijëra të shpërngulur lufte.

    Shqipëria planifikonte të kishte prodhim të brendshëm bruto prej 1.8 trilionë lekësh për vitin 2020 ose afro 15 miliardë euro. Vlerësimi i fundit i qeverisë është që në fakt, këtë vit ekonomia shqiptare do të realizojë vlerë të shtuar në masën 13.2 miliardë euro ose 1.8 miliardë më pak nga sa ishte shpresuar në fillim të vitit. Si pasojë e këtij kolapsi ekonomik, të ardhurat buxhetore parashikohet të bien me 526 milionë euro në krahasim me planin fillestar ndërsa qeveria ka në plan të shpenzojë 251 milionë euro më shumë se sa në fillim të vitit, duke sjellë edhe deficitin rekord.

    Qeveria duket se nuk ka në plan të kursejë në ndonjë farë mënyre nga shpenzimet buxhetore, një pjesë e të cilave nuk ngjajnë tamam efikase edhe në kohë të mirë. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes, psh., planifikohet që të rriten në krahasim me buxhetin fillestar dhe po kështu edhe shpenzimet kapitale.