Në një postim në Facebook, Vasili teksa i drejtohet Edi Ramës, shkruan “Mashtruesi kur ishte në opozitë fliste për parime dhe konsensus, kurse sot në pushtet rrëmben dhe shqyen Kushtetutën vetëm me votat moniste të delenxhinjve të tij në parlament”.
Postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili
Ja çfarë thoshte KryeMashtruesi për Kushtetutën, në vitin 2012, kur ishte ne opozitë! (VIDEO).
Mashtruesi kur ishte në opozitë fliste për parime dhe konsensus, kurse sot në pushtet rrëmben dhe shqyen Kushtetutën vetëm me votat moniste të delenxhinjve të tij në parlament.
Kushdo i blerë, ngado që vjen dhe që vihet në shërbim të këtij mashtruesi, të mendohet shumë, sepse do të bëhet edhe ai pjesë e dosjes së akuzës ndaj të cilës do të përgjigjet deri në një mashtruesi përballë popullit.
Populli mban shënim çdo gjë dhe grushtin e jep të tmerrshëm!!
Shiheni VIDEON, që flet vetë dhe kuptoni gjithçka.
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra ministren e Arsimit, Besa Shahini, duke e zëvendësuar me deputeten Evis Kushi.
Balliu shkruan në ‘Facebook’ se Rama është i vetmi kryeministër në botë që largon ministren e Arsimit ditën e parë të fillimit të vitit shkollor.
Mes të tjerash, Balliu thekson se Rama dëshmoi me këtë vendim se “nuk di dhe nuk kupton se çdo të thotë të qeverisësh një vend”.
Reagimi i Balliut:
Rama i vetmi i Kryeministër në botë që largon Ministren e Arsimit ditën e parë të fillimit të vitit shkollor. .
Për ta zëvendësuar me dikë që sa të mësojë se ku është zyra e ministres apo ku është Ministria e Arsimit, bomba biologjike dhe kaosi do të shpërthejë në të gjithë vendin.
Për të përdorur më pas si justifikim që sapo e mori detyrën.
Kjo lëvizje konfirmon për herë të njëmijtë se Rama nuk ka asnjë plan për përballimin e situatës dramatike ku gjendet vendi.
ASNJË QELIZË PREJ SHTETARI.
Ai dëshmon me këtë akt se nuk di dhe nuk kupton se çdo të thotë të qeverisësh një vend.
Të ndërmarresh strategji shtetërore për të paraprirë e zgjidhur problemet e vendit dhe shqetësimet e qytetarëve.
Mesazhi që marrin sot prindërit, fëmijët dhe mësuesit është se janë të vetëm në përballimin e kësaj situate.
Dhe kjo vetmi, përfshin në rradhë të parë mungesën e buxhetit për këtë vit të pazakonte arsimor.
Kjo vetmi përfshin rrezikun për jetën e fëmijëve, nxënësve, studentëve e mësuesve dhe sigurisht nuk përfshin asgjë profesionale për nivelin cilësor të arsimit.
Paraqitja në televizion e shkarkim dhe ngarkimit të Ministres ishte një shmangie dhe show për të fshehur këtë sjelllje të turpshme dhe nga ana tjetër për të intimiduar dhe atë që largohet dhe këtë që vjen.
Ishte komike dhe estradeske urimi dhe dollia e tij për fat të dy grave vajtje – ardhje të arsimit.
Është me të vërtetë një rekord papërgjegjshmërie, paaftësie e teatraliteti politik.
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë fëmijët për ditën e parë të shkollës.
Ai e ka shoqëruar këtë urime një foto të djalit të tij, Zahos i cili ka shkuar në shkollë për herë të parë.
Kreu i qeverisë thekson se ky ishte një emocion i rrallë për të. Ndërkohë që në urimin e tij nuk ka lënë pa përfshirë dhe prindërit dhe gjyshërit të tyre.
“Dita e parë emocion i rrallë? Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm?
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë?”, thekson Rama.
Nënkryetari i Partisë Demokratikë Edi Paloka ka ragura pas deklarime te kreut të qeverisë Rama në parlament një ditë më parë.
“Rama është një genjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrance me matrapazlliqët e tij”, shkruan Paloka në një postim në facebook.
Ai përmned në postimin e tij sjelljen e Ramës ndaj kufirit detar por edhe marrëveshjet e tij me Vuçiç në dëm të interesave kombëtare shqiptare.
“A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosovën? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të genjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosovës ishte shtruar për diskutim po dhe “meritën” e propozimit, Vuçiç ja la Edvin Ramës”, shkruan nënkryetari i PD.
Ja postimi i plotë
Rama është një genjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrance me matrapazlliqët e tij. Kjo është faktuar më se një herë, matrapazlliku me detin është vetëm rasti më i fundit.
Doli fillimisht e deklaroi se “është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje”, ndërsa dje e pamë se si përdridhej me ato batutat e tij të lodhura! “Nuk ka ku të zgjerohet Greqia 12 milje” deklaroi ndër të tjera.
Po pse një javë më parë kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska me ku të shtrihet?! Çfarë ndryshoi?! Se “deti aty është nuk lëviz” (kështu ironizoi Rama dje). Atëherë çfarë ndryshoi që e beri Ramën të përdridhet?
Vetëm fakti që çeshtja mori përmasat e skandalit e matrapazi u kap dhe një herë në flagrancë.
Atëherë kur edhe Pashai i tij ( Myslymi) u detyrua të dalë publikisht e të pranojë se “ harta e paraqitur është rrëzuar që në 2010 nga GJK”.
Shqiptarët “ja kanë marrë dorën” matrapazlliqeve e perdredhjeve të Ramës madje që në fillimet e tij politike.
A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosovën? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të genjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosovës ishte shtruar për diskutim po dhe “meritën” e propozimit, Vuçiç ja la Edvin Ramës. Por kjo nuk e pengoi që me pafytyrësinë tipike të tij, dje në sallën e Parlamentit, të arrinte deri aty sa marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington ta konsideronte si marreveshjen për të cilën paskësh qenë dakort që në fillim ky e Vuçiç, kurse ata që i dogjën në dorë ndarjen e Kosovës, thjesht e paskan vonuar marreveshjen…Krejt i pafytyrë, po i dalë boje ndërkohë.
Shqiptarët, kudo që jetojnë e dijnë mirë se Rama është një matrapaz që për pushtetin dhe interesat e tij shet çdo gjë!
Pas një ftese pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndaj liderëve politikë për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen.
Takimi midis Ramës dhe Metës do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në orën 11:00 në selinë e Presidencës, i pasuar më pas nga takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha një orë më vonë.Në Presidencë pritet të shkojë edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
Partia Demokratike ka publikuar të tjera detaje në lidhje me tenderin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti Endri Hasa thotë se përfituesi i vërtetë i tenderit dhënë kompanisë Web & Development Communication është Carlo Bolino, pronari i medias Report Tv, që sipas PD është media afër pushtetit.
PD thotë se disponon të dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit, pronar i Web & Development Communication nga shtatori 2019 deri në mars 2020.
“Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino”, thuhet në deklaratën e Hasës.
Kjo skemë fitimi, thotë Hasa, tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes. Ai thotë se kjo është një provë për SPAK, i cili duhet të tregojë se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.
Deklarata e Endri Hasës
Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.
Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.
Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.
Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.
Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.
Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.
Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.
Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!
Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.
Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.
Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.
SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.
Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.
Ish ministri dhe ish deputeti socialist, Arben Malaj është i mendimit se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka dështuar këto dy mandate, ndaj dhe duhet të largohet.
“Fatkeqësisht 7 vite janë edhe statistikisht të mjaftueshme për të konformuar se Rama ka “dështuar me sukses”.
Kryesorja sepse Rama nuk ka formim shtetformues, vepron me spontanitet dhe arrogancë. I përcakton dhe ndryshon investimet publike në mënyrë spontane.
Vendos afate spontane për përfundimin e projekteve kur e dëshiron Rama për përfitime elektorale edhe pse çdo investitor ka një kontratë ligjore për afatet e detyrueshme kontraktuale.
Emëron, pushon dhe ri-emëron “mercenarë” deri edhe nëpër bashki, duke mbivendosur postin e kryetarit të Rilindjes mbi postin e kryeministrit të vendit.
Edhe për mungesë të njohurive baziketë domosdoshme të funksionimit te shtetit dhe të ekonomisë, Rama rrezikon të rezultojë jo vetëm një kryeministër i dështuar”, shprehet ai për “KJ”.
Ai thotë se socialistët duhet të dalin kundër Ramës.
“Pak ditë më parë disa ish-figura deri emblematike të republikanëve dolën hapur pro kandidatit demokrat Biden për president të SHBA në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.
Kur media pyeti një ish-governator republikan pse dilte kundër Trump, ai qartësoi se: “Përgjegjësia ndaj vendit tim është më e madhe se besnikëria ndaj Partisë Republikane”.
Votimi unanim për ndryshimin e kushtetutës nga deputetët e Ramës, nëse do të pengojë çeljen e negociatave për Shqipërinë mund të rezultojë turpëruese për PS-në.
Të humbasësh mundësinëe çeljes së negociatave gjatë presidencës gjermaneështë pa përgjegjshmëri kryeministrore ndaj prioritetevejetike të kombit shqiptar.
Shtatori do të jetë një test konkret dhe real për Ramën, në qoftë se si gjithmonë do të vendosë interesat e vendit mbi interesat e mbijetesës së tij personale”, shprehet Malaj.
“Zgjedhjet parlamentare dhe vendore 2017 pa konkurrentë, shkalla e ulët e pjesëmarrjes, shkalla e lartë e votave kundra kandidateve personal të Ramës dhe sidomos numri i pa parashikueshëm i votova protestë, ku votuesit shpreheshim me epitetet denigruese ndaj kandidateve te tij për kryetar bashkie, janë prova të mjaftueshme të kuptohet se fushata e Rilindjes në 2021 nuk do të jetë për socialistët apo të majtët, por vetëm për mbrojtjen e Ramës, të ministrave e mercenarëve të tij problematike të shpërndarë në qelizat kanceroze të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, ku janë shpërdoruar qindra milionë dollarë dhe ku është vrarë shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.
Rama do të bëj të pamundurën për të penguar funksionimin normal të jetës parlamentare dhe politike të Shqipërisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve 2021.
Ndoshta në murin e zyrës, në muajt e fundit të qeverisë së tij të dështuar, Rama në vend te fletëve plotë zhargavina – mund të vendos fabulën e Ezopit se: “Miqësia me njerëzit e ligj përfundon gjithmonë keq”.
Rama nuk bashkëqeverisi me socialistët dhe njerëz të mirë, që e duan dhe përkushtohenpër vendin e tyre, por bashkëqeverisi me jo pak individë problematik, në çdo qelizë të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, disa prej të cilëve ishin kriminel me apo pavendim gjykate”, vijon ai.
Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi sa i takon postimit që kryeministri Rama i kushtoi sot artistit të ndjerë, Teodor Keko.
“Hipokrizia është një nga “cilësitë” më tipike të një njeriu të dalë boje si Rama. Sot ka bërë një status për të kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur që po ta lexonte Dori atje lart ku është, do kalonte një herë dorën në mustaqe dhe do nënqeshte me atë ironinë e tij dashamirëse”, shkruan Paloka.
Më tej shton:
“Dorin “e vogël” e donin të gjithë dhe i respektonte të gjithë. Nuk dua dhe nuk më takon mua të komentoj marrëdhënien e Ramës me Dorin kur ishte ende mes nesh. Por një fakt të njohur nga të gjithë miqtë e Dorit nuk mund të mos e përmend. Pasi Dori u largua nga kjo jetë, një akt ka kryer Rama që lidhet me të; largoi nga puna Xhulin, bashkëshorten e Dorit, megjithëse e dinte shumë mirë që rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur që kishte.”
Për ta përmbyllur me:
“Pavarësisht se Dori ka qenë gazetar, shkrimtar dhe deputet, ne e dimë të gjithë se ai kurrë nuk u ndye me pisllëqet e politikës. E ky, më i qelburi i politikës, merr guximin sot ta kujtojë sepse kështu është mësuar, të përdorë të gjallë e te vdekur për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vetë, vlerat njerëzore!”
Më herët, Rama u shpreh kështu në Facebook:
?HOMAZH TEODOR KEKO ishte i papërsëritshëm e i paharrueshëm në llojin e vet dhe sot, 18 vjet pas kthimit të trupit të tij pa jetë në atdhe, në fund të një rrugëtimi sfilitës me vdekjen në trup, më është e pamundur ta kujtoj pa vënë buzën në gaz. Zyrtarisht Teodori ishte shkrimtar, poet, gazetar, deputet dhe pijetar. Por në fakt, ai ishte thjesht siç edhe vetëquhej, Dori i Vogël, një fëmijë me një palë mustaqe nga ato të komitëve a të poetëve të fotove të vjetra, që endej rrugëve të qytetit e të shkrimtarisë dhe kthehej gjithnjë e më vonë në shtëpi. Për herë të parë Teodorin e kam takuar tek dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve, kur pata tentuar të botoj pa sukses një shkrim në gazetën “Drita” dhe unë po dilja i ngrysur nga biseda me kryeredaktorin, që më shpjegoi pa durim pse shkrimi im ishte i pabotueshëm, ndërsa Dori po hynte i qeshur, e më mori për një dopio ngushëlluese plot dëfrim në klubin e Lidhjes. Prej asaj dite u lidh ura e miqësisë sonë dhe fjalia, “Pse më je mërzitur të keqen Dori jot?”, u bë si fjalëkalimi në bisedë sa herë takoheshim me njëri-tjetrin. Edhe kur pak e nga pak, vdekja nisi ta zinte vendin e jetës në qenien e tij, fjalëkalimi ishte po ky dhe e qeshura e Dorit nuk kishte asnjë ndryshim, deri në fund fare, kur vdekja u bë si të thuash dashnorja e tij zyrtare. Teodor Keko i la letrave shqipe një baule me “rraqe” të të gjitha llojeve, të hedhura vrikthi si këpucët e xhaketat e tij kur ia rëndonin këmbë e krahët në fluturimin mbi flatrat e pijes, por ku po të kërkosh i gjen ca xhevahirë që të marrin frymën me bukurinë e tyre. Politikës i la një tog artikujsh, intervistash e fjalimesh në parlament, ku gjithashtu gjenden me pak durim, disa manifestime mbresëlënëse të një vëzhguesi të esëllt të jetës publike. Të gjithë atyre që e njohën u la kujtimin e pashlyeshëm të një njeriu të parobërueshëm brenda asnjë kornize, që e konsumoi jetën me një shpejtësi e furi të pandalshme, si një shishe të pirë me fund. Dhe në fakt, të numëruara kalendarikisht vitet e jetës së tij të ndërprerë në moshën 43 vjeçare janë tmerrsisht pak, por nëse vitet do të numëroheshin në bazë të shpejtësisë e të furisë së të jetuarit, Dori i Vogël jetoi shumë më tepër se bashkëmoshatarët e vet që janë ende gjallë. S’kam për ta harruar kurrë takimin e fundit me të. Ai e dinte se ishte i fundit dhe qeshte, jo sikur i ishte dorëzuar paqësisht vdekjes, po thjesht vazhdimit në qetësi absolute të jetës së jetuar pa frenim e as kursim, njësoj siç i dorëzohej gjumit lart në shtëpi, pasi kishte pirë në sabah gotën e fundit tek stacioni i tij fundor i endjeve natën, Kafe “Europa”. Dhe kur kujtoj Dorin e Vogël, më duket se ka pasur të drejtë kush ka thënë se të gjallët nuk qajnë të vdekurit, po veten e tyre dhe më vjen të qesh se zëre se e kam përballë, duke më thënë, “Pse më je mërzitur të keqen Dori?”…
Kriza në Kakavijë është në kulmin e saj, po Edi Rama që s mban asnje përgjegjesi, as kur eshtë duke pushuar në Dhermi, gjen kohë të grindet me ata që e kritikojnë në rrjete sociale. Hakmarres dhe i pa afte, si gjithnjë, për tu marrë me thelbin e çështjes, ai ka sulmuar aktorin Agron Llakaj duke e quajtur në mënyre pezhorative “komedian”. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”, shkruajti sot Rama.
Pak dite më parë, drejtuesi i “Al Pazar”, pas situatës dramatike në Kakavijë kishte reaguar ashper (statusi i plote poshte): “Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?”!
Aneta Rama, nena e kryeministrit Edi Rama eshte ndare nga jeta ne moshen 82-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka ndare vete Rama me nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.
“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.
Mesazhi i Rames
Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?