Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Vendimi për gjobat e pandemisë/ Nishani: Rilindja qesharake deri në neveri

    Vendimi për gjobat e pandemisë/ Nishani: Rilindja qesharake deri në neveri

    Ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj vendimit të qeverisë për të falur gjobat qe u vunë gjatë kohë së pandemisë.

    “Këta përveçse të pashpirtë, të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri!”, shkruan Nishani.

    “Dhuna në vend të mjeshtërisë menaxhuese konfirmoi identitetin e paaftësisë totale të “rilindsave” pushtetarë” vijon ai.

    Postimi i plotë:

    Qeveria e rilindsave njofton sot se do të falë gjobat dhe masat represive që ka marrë ndaj qytetarëve shqiptarë ne kohën e izolimit të pandemisë së Covid.

    Këta përveçse të pashpirtë, të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri !

    Në kohë krize, stresi, dhimbje, kaosi të informacionit dhe paniku kolektiv, një shoqëri, një popull, një familje, një qyterar ka nevojë për shtetin, kujdesin e sistemit, seriozitetin dhe humanizmin e pushtetit.

    Në kohën e një vështirësie të tillë, të papritur, të panjohur, të rrezikshme për jetën, kërcënuese për punën e bukën e pëditëshme, pikërisht shqiptarëve ju munguan të gjitha ato që jo thjesht i meritonin por ishin detyrime të qeverisë ndaj tyre.

    Rilindsit ju dhanë shqiptarëve gjoba, kërcënime, tanke në rrugët e kryeqytetit, kodin penal me nene si të mesjetës, policë që rrihnin adoleshentët e ju thyenin biçikletat si grupet militare fashiste para shpërthimit të Luftës II-të Botërore!

    Pashpirtësia e tyre tek talleshin nga drekat luksoze në sarajet e oligarkëve që nginjeshin me miliarda teksa shqiptarët mbyllnin çdo dyqan e kioskë, pasohej nga paaftësia totale për të prodhuar akte civile e administrative ndihme në vend të akteve penale e dhunuese. Dhuna në vend të mjeshtërisë menaxhuese konfirmoi identitetin e paaftësisë totale të “rilindsave” pushtetarë.

    Qesharakë deri në neveri kur na paraqiten tani si “filantropistë” me hallet e shqiptarëve !

    Çfarë gjobash e penalitetesh prisni ju, t’ju japin shqiptarët e dërrmuar e shkalafitur nga ekonomia, shtëpia, puna e normaliteti, o rilindsa të mizerabilitetit dhe urrejtjes ???

    Shqiptarët mezi presin t’ju krrejnë nga zyrat e shtetit të tyre që e katandisët në një kallamishte mes ujrave të ndenjura ku gumëzhijnë të ngazëllyera vetëm zhabat e majmura !

  • “Një grifshë e paepur dhe…”- Rama mesazh urimi për botuesen e librit të tij “Kurbani”

    “Një grifshë e paepur dhe…”- Rama mesazh urimi për botuesen e librit të tij “Kurbani”

    Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje botuesen shqiptare, Arlinda Dudaj. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë e konsideron si një profesioniste të palodhur.

    Rama thotë se e ka njohur Dudajn gjatë botimit të librit të tij “Kurbani”.

    Kryeministri thote se shembulli i saj duhet të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.

    Urimi i plotë i kryeministrit Rama

    #EDHE100?

    ARLINDA DUDAJ është botuesja e një morie librash, ndër të cilët edhe “Kurbani” im, që më dha mundësinë t’ia njoh nga afër zellin e saj për cilësinë e botimeve që bën, në një industri si ajo e librit ku falë një dore botuesish të zellshëm, lexuesi ka mundur në tërë këto vite të marrë kënaqësinë e të shijuarit në shqip të plot e plot autorëve të huaj, si edhe të  shqipshkruesve të të gjitha gjeneratave.

    Grifshë e paepur dhe profesioniste e palodhur, Arlinda i ka mbijetuar me pasion e vullnet të madh një tregu aspak të lehtë, pa bërë kompromise në dëm të cilësisë së botimeve të saj, që shpesh janë sfida dukshëm të vështira në aspektin komercial. Në një botë ende shumë mashkullore si kjo e jona, ajo i përket kategorisë së grave të forta të kësaj kohe plot kundërshti e pengesa të vjetra dhe të reja për gruan, të cilat përtej vetes e familjes, me punën e tyre japin edhe shembujt frymëzues të suksesit të mundshëm për të gjitha vajzat e gratë e këtij vendi. E kam parë Arlindën në ditë të bukura të karrierës, kur, për shembull, në Panairin e Librit shembja e stendës nga dyndja e lexuesve për të blerë “Kurbanin”, shoqërohej me të qeshurat me lot dhe në ditë të zymta kur lotët i shoqëronin pesimizmin e një momenti të keq për shtëpinë e saj botuese. Por s’e kam parë kurrë të dorëzohet e t’i nështrohet tundimit për të zgjedhur një rrugë më të lehtë, duke bërë kompromis me pasionin e saj të furishëm për të shtuar vargun e librave që i pëlqejnë, pavarësisht stresit shpeshherë të skajshëm të një fushëbeteje ku çdo ditë fantazma e riskut komercial, sfidon forcën e shijeve personale.

    Duke ia uruar ditëlindjen grifshës që ka bërë të flasin shqip plot kalorës tërheqës të letrave të huaja dhe ka nxjerrë në driten e botimit lëvrues të mirë të gjuhës sonë të bukur, uroj njëkohësisht që shembulli i saj e i të tjerave si ajo në çdo fushë, të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.

    #TëRRALLË

  • Edhe PS si PD, votim nga anëtarësia për kandidatët për deputetë/ Rama: S’bëjmë farsa si…

    Edhe PS si PD, votim nga anëtarësia për kandidatët për deputetë/ Rama: S’bëjmë farsa si…

    Kryeministri Rama prezantoi dje platformën dixhitale të PS-së, përmes së cilës anëtarësia e saj do të japë vlerësimin për aktivitetin dhe punën e çdo deputeti, por dhe të ministrave. Përmes një aplikacioni, çdo anëtar i PS-së, i cili do të ketë një fjalëkalim tijin, do të mund të votojë nga 1-5 deputetët, por dhe ministrat.

    Kjo nismë vjen pas një procesi të gjatë të nisur në PD përmes një komisioni vlerësimi në selinë blu të kandidatëve për deputetë, ku tani është anëtarësia e saj që po voton listën e parapëlqyer. Kreu i PS-së e cilësoi farsë procesin në PD, ndërsa shtoi se kjo platformë do të shtrijë përdorimin e saj edhe për ata që nuk janë anëtarë të PS-së, kur vjen puna për kandidaturat për deputetë apo projektet e ndryshme që kjo parti do të diskutojë me publikun. Kryeministri Rama tha se do të tërhiqet nëse nuk do të marrë 71 mandate për të krijuar qeverinë e re në mandatin e tretë. I pyetur se nëse nuk do ketë votat e mjaftueshme a do bashkëpunojë me PD, Rama tha: “Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua të jem në rolin e kryeministrit, do i përqafoj gjithë shqiptarët me një mirënjohje dhe do iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën”.

    EDI RAMA

    VLERËSIMI I DEPUTETËVE

    Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve, jo vetëm individualisht dhe jo vetëm me shkrim, por edhe i komunikimeve me grupe përmes video-kontakteve është një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne do të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtar dhe anëtare partie, lidhur me deputetët dhe deputetet në qarkun e vet. Çdo anëtar dhe anëtare partie do të japë një vlerësim me pikë nga 1 te 5-a, në mos gabohem, ku sigurisht 1 është vlerësimi më i ulët, 5 është vlerësimi më i lartë, për si e sheh çdo deputet dhe deputete pas kësaj periudhe përfaqësimi, bazuar në mbështetjen që ai\ajo ka dhënë, bashkë me të tjerët sigurisht, anëtarë dhe anëtare të Partisë Socialiste. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë. Do të na ndihmojnë shumë edhe për krijimin e skuadrës që do fitojë në 25 prill.

    SONDAZHI PËR KANDIDATËT

    Nuk dua të përziej lajmet e as të bashkoj hapat, por në ditët në vijim ne do të hapim një proces tjetër, i cili do të jetë përsëri përmes platformës së Partisë Socialiste, por do të jetë i ndarë në dy grupe, pra, jo vetëm për anëtarësinë e Partisë Socialiste, por të gjithë publikun, lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do të shohim krahë, nuk do të shohim kush është kush, do t’u japim mundësi të gjithëve që të japin opinione lidhur me figura të cilat gëzojnë respekt, tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitete të ndryshme, sipas kategorive të ndryshme, për të pasur një mundësi vlerësimi dhe gjykimi në shkallë të gjerë e për të mos e lënë përzgjedhjen e skuadrës së re thjesht e vetëm në kanalet tradicionale të marrjes së informacionit dhe të marrjes së propozimeve. Do të jetë një proces i hapur, që do ta ndjekim me shumë seriozitet. Ne duam të jemi sa më të përputhur me ndjesinë dhe me pritshmërinë e opinionit në çdo qark, lidhur me skuadrën që do të nxjerrim në fushë. Është shumë e rëndësishme të bëjmë vlerësimin e deputetëve aktualë, për të pasur qartësi të plotë dhe jo thjesht një vlerësim nga qendra apo nga Tirana, mbi si njerëzit atje e shohin secilin dhe secilën.

    OPOZITA

    Ne do të marrim një vlerësim të anëtarësisë. Ne nuk jemi për një proces të drejtpërdrejtë votimi për deputetët, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse Partia Socialiste është shumë më e madhe se anëtarësia dhe ne duhet të dëgjojmë anëtarësinë të parën dhe duhet të dëgjojmë dhe pjesën tjetër. Ju thashë, në dëgjimin e pjesës tjetër, ne nuk do të vendosim kufi fare. Nuk do të themi, në qoftë se ti nuk ke votuar kurrë PS-në, nuk ke të drejtë ta thuash fjalën tënde se kush mendon ti se do të të përfaqësonte më mirë si deputet në qarkun tënd. Do t’i themi kujtdo se kush të pëlqen dhe do të shohim në të gjithë këtë me përgjegjësinë pastaj që kemi për të drejtuar Partinë Socialiste.

    Ne nuk bëjmë farsa si farsa e komisioneve “Nishani” dhe me këto votimet hiq kë nuk do dhe me lojërat hajde të shtojmë 1 mijë vota me vrap se na hoqën Voltanën, apo na hoqën atë figurën tjetër, ai mjeku popullor kundër koronavirusit. Ne nuk bëjmë nga këto. Partia ka një hierarki dhe ka përgjegjësi dhe këtu kthehemi te ligji elektoral, për të thënë se ligji ynë elektoral në të gjitha aspektet e veta, përjashto atë që është aty në ligj me kërkesë të Lulzim Bashës dhe PD-së, është një ligj konform të gjithave standardeve ndërkombëtare. Ka lista të hapura në të gjithë spektrin e vendeve demokratike që artikulohen në mënyrë të ndryshme.

    MINISTRAT

    Do të kemi edhe një rubrikë për vlerësimin e ministrave, të ndarë jo thjesht si deputetë, se kemi edhe ministra që nuk janë deputetë dhe do të marrim vlerësimin e njerëzve. Por dua të them që ministrat vlerësohen mbi bazën e kontratës së performancës që kanë dhe mbi bazën e detyrave që kanë. Një pjesë e madhe e detyrave nuk gjejnë vend në ekranet dhe portalet tuaja. Por ama ne i vlerësojmë, unë nuk i vlerësoj nga televizori, nga portalet, por nga rezultatet konkrete, fushë për fushë sipas objektivave, sipas kalendarit, sipas planit. Ne kemi një strukturë të tërë dixhitale në Kryeministri, që në kohë reale në ekran jep zbatimin e detyrave të tyre. Mbi këtë bazë bëhet nga ana ime vlerësimi. Patjetër do ta bëjmë pyetjen e anëtarësisë për këtë, por s’na ka penguar kjo të bëjmë edhe ndryshime kur ka qenë nevoja. Apo s’na pengon kjo të bëjmë ndryshime, po të jetë nevoja.

  • I quajti vrasës ushtarët e UÇK-së dhe e kërcënoi Ramën/ Zyrtari i VV: Kështu ndalet Vulini

    I quajti vrasës ushtarët e UÇK-së dhe e kërcënoi Ramën/ Zyrtari i VV: Kështu ndalet Vulini

    Zyrtari i Lëvizjës Vetëvendosje Boiken Abazi ka reaguar pas deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili dje i ka quajtur “vrasës ushtarët e UÇK-së”.

    Vulin poashtu ka tallur kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke thënë se ai do të mbahet mend vetëm për çorapet e tij.

    E Abazi e ka quajtur këtë kërcënim të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama, përcjell Bota sot.

    Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vlerat e UÇK-së duhen mbrojtur me ligj të veçantë në Shqipëri e jo me një tjetër cicërimë në Twitter.

    Ai ka shtuar se Serbia ndalet vetëm me reciprocitet.

    Reagimi i plotë i Abazit në Facebook:

    Vulini i Vuçiçit të Sheshelit e Millosheviçit sot i quajti vrasës ushtarët e UÇK-së, i ofendoi shqiptarët, e shpalli hero tradhtarin Esad Pasha, kërcënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e talli KM Rama. Mbase Ramës mund t’i vijë ndonjë tjetër ide “brilante” që ta zgjidhë këtë fyerje dhe mohim të historisë sonë, këtë kërcënim e këtë mospajtim të thellë politik, me aftësitë e tij ekonomike prej doganieri, duke i dhënë Serbisë edhe Portin e Vlorës dhe Shëngjinit…

    Vlerat e UÇK-së duhen mbrojtur me ligj të veçantë në Shqipëri e jo me një tjetër cicërimë në Twitter. Serbia nuk ndalet duke i dhënë porte e tregun shqiptar, por me reciprocitet!

  • Me cilën parti do të bëjë koalicion?/ Rudina Hajdari jep përgjigjen e prerë

    Me cilën parti do të bëjë koalicion?/ Rudina Hajdari jep përgjigjen e prerë

    Deputetja Rudina Hajdari e pyetur nga gazetarja Ilva Tare, se me kë do t’i bashkojë mandatet partia e saj, tha se është “njësoj keq” si të bësh koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

    “Mendoj se kjo është një gjë për t’u parë, sepse ne duam të krijojmë një opozitë reale. Për mua është njësoj aq keq si të bësh koalicion me Edi Ramën apo Luzlim Bashën. Mund të themi që kjo gjë do të vendoset në momentin që ne do të shohim rezultatet”, u shpreh Hajdari.

  • FOTO krahasuese/ Rama braktiset edhe online, Basha 2-fish më i ndjekur

    FOTO krahasuese/ Rama braktiset edhe online, Basha 2-fish më i ndjekur

    Pas braktisjes totale që Edi Rama ka marrë në terren, ku e ndjekin vetëm drejtorët dhe nënpunësit, ky i fundit ka pësuar një humbje të rëndë edhe në rrjetet sociale.

    Siç edhe duket, Rama nuk ndiqet më shumë se sa nga 500 veta online edhe pse sharet janë të pafundme nga administrata.

    Ndryshe ka ndodhur me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së, ka pasur ndjekje prej më shumë se 1200 personash live në sekondë, më shumë se 2-fishin e Edi Ramës.

    Shqiptarët përveç se nuk duan ta shohin më Edi Ramën në terren, tani nuk duan ta shohin as online, duke konfirmuar sondazhet e bërë nga zyra e tij, që tregojnë se ai është duke rënë pikiatë dhe PS-ja po ashtu pas tij, po humb çdo ditë e më shumë pikë.

  • Pronari i biznesit të vogël i dërgon video/ Rama motivohet dhe hap adresë emaili ku njerëzit mund të pyesin dhe ti nisin gjithçka duan, përveç…

    Pronari i biznesit të vogël i dërgon video/ Rama motivohet dhe hap adresë emaili ku njerëzit mund të pyesin dhe ti nisin gjithçka duan, përveç…

    Një video e dërguar në adresën e kryeministrit nga pronari i një biznesi të vogël, i cili vlerëson heqjen e TVSH-së për këtë kategori, e ka shtyrë kreun e qeverisë që të hapë një adresë ku njerëzit mund të dërgojnë video të tilla.

    pyetediramen@kryeministria.al është një email ku qytetarët mund të pyesin për të gjitha shqetësimet që kanë.

    Në email, qytetarët mund të dërgojnë kritikat, ankesat, kërkesat dhe sigurisht edhe vlerësime për punën e qeverisë.

    Postimi i kryeministrit Rama:

    Nga kjo video spontane e këtij zotërisë që nuk e njoh dhe i uroj çdo të mirë, më lindi një ide!

    Ja:

    ? pyetediramen@kryeministria.al

    Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë?

    Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju?

    Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj?

    pyetediramen@kryeministria.al duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari

    https://www.facebook.com/watch/?v=1022130021860865&extid=pSTY5AieDOfZZwLn
  • Rama zbarkon në Vlorë, takime me drejtorët dhe asamblenë e socialistëve/ Ja çfarë pritet në orën 15:00

    Rama zbarkon në Vlorë, takime me drejtorët dhe asamblenë e socialistëve/ Ja çfarë pritet në orën 15:00

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të mbajë një mbledhje në qytetin e Vlorës, ku do zhvillijë takime me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

    Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00. Temat që pritet të diskutohen do jenë në fokus të zgjedhje parlamentare që do mbahen me 25 Prill.

  • “Prapë me filma ky!?”/ Deklarata e Ramës nga Vlora, reagon menjëherë numri dy i PD-së

    “Prapë me filma ky!?”/ Deklarata e Ramës nga Vlora, reagon menjëherë numri dy i PD-së

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur fjalës së kryeministrit Edi Rama nga qyteti i Vlorës. Në fjalën e tij, Rama premtoi ndërtimin e disa rrugëve të reja që do të lidhin qytetin me fshatin, duke mos e harruar premtimin për aeroportin, ndërsa Paloka shprehet se numri një i qeverisë nuk i ka mbajtur premtimet e tij.

    Sipas demokratit, shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më pretimet e bëra nga socialistët dhe se meritojnë ndryshim për një jetë më të mirë.

    “Prapë me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura. Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë

    Në fjalën e tij, Rama foli për aeroportin e Vlorës, Rilindjen urbane, pandeminë e koronavirusit dhe në fund për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

  • Mjekët takim me kryeministrin Rama, këto janë katër kërkesat drejtuar qeverisë. Nga “Dëshmor Atdheu” për stafin mjekësor që humbën jetën te…

    Mjekët takim me kryeministrin Rama, këto janë katër kërkesat drejtuar qeverisë. Nga “Dëshmor Atdheu” për stafin mjekësor që humbën jetën te…

    Një grup prej katër mjekësh kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme, duke i paraqitur disa kërkesa.

    Mjekët kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve nga ana e qeverisë.

    Ata kërkojnë gjithashtu që të gjithë mjekët që humbën jetën nga përballja me koronavirusin të shpallen dëshmor të atdheut.

    Një tjetër kërkesë është rritja e pagave të tyre si dhe të bëhet sigurimit i personelit mjekësor.