Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve dhe miqve/ Ja çfarë u kërkojnë

    Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve dhe miqve/ Ja çfarë u kërkojnë

    Pak pas ndarjes nga jeta te nenes se tyre, Aneta Rames, kryeministri dhe vellai i tij, Olsi, u jane drejtuar me nje mesazh gjithe miqve, te afermve dhe familjareve.

    Duke i falenderuar per mesazhet e pafundme qe u mberrijne, ata kerkojne mirekuptim prej te gjitheve “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

    Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames 

    Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

    Edi dhe Olsi Rama

  • “Njeri i ditur, burrë i paqtë”, Rama homazh për Luan Hajdaragën sjell në vëmendje bisedat e ‘acaruar’ me Nanon e Metën

    “Njeri i ditur, burrë i paqtë”, Rama homazh për Luan Hajdaragën sjell në vëmendje bisedat e ‘acaruar’ me Nanon e Metën

    Ndërsa pritet të mbajë fjalën në parlament për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot përmes një postimi në facebook ish ministrin Luan Hajdaraga.

    “LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste.”-shkruan Rama ndëra sjell në vëmendje biseda të zhvilluara me të.

    Postimi i plotë:

    LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste.

    Çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet. Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!”…

    Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës. Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë. Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë.

    Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend. E takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke! Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt, edhe me djajtë.
    #TëPAHARRUESHËM?

  • Arrestimi i komisionerëve të dosjes së Dibrës/ Reagon Rama

    Arrestimi i komisionerëve të dosjes së Dibrës/ Reagon Rama

    Pas arrestimeve te komisionereve politike te dosjes se Dibres, ka reaguar Kryeministri Rama.

    Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama, thekson se “14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum”!

    Kryeministri ne Twitter:
    Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
    Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

    ARRESTIMET 

    Nga aktet e administruara ne funksion te hetimit te procedimit penal te vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thote se eshte konfirmuar qe gjate zgjedhjeve lokale te vitit 2017, komisionere ne disa qendra votimi kane lejuar me dashje persona te tjere te cilet jane paraqitur para tyre dhe kane votuar ne emer te votuesve te tjere.

    EMRAT

    “Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.

    Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza” kanë lejuar me dashje persona te tjere qe kane votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim  më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar, theksohet ne dosje.

  • Rama në Bubq: Të ndryshojmë rrënjësisht jetën e njerëzve

    Rama në Bubq: Të ndryshojmë rrënjësisht jetën e njerëzve

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, ishin në Bubq të Krujës, për të ndjekur nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të kaluar.
    Rindërtimi i kësaj zone, ndër më të dëmtuarat, parashikon 45 apartamente dhe 132 shtëpi të reja, me standarte të larta.
    Kryeministri Rama tha se do të bëjmë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njerëzve.
    Plani i ri i zhvillimit parashikon një qendër administrative e komunitare, me shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re dhe parku i ri. Kryeministri tha se gjithçka do të bëhet mbi bazën e kontratave për çdo familje.

  • Maxhoranca dhe opozita e re bashkojnë votat, miratohet me 97 vota pro marrëveshja e 5 Qershorit

    Maxhoranca dhe opozita e re bashkojnë votat, miratohet me 97 vota pro marrëveshja e 5 Qershorit

    Maxhoranca dhe opozita e re në Kuvend kanë bashkuar votat dhe kanë votuar me 97 vota pro, marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila erdhi si rezultat i ndërmjetësimit të faktorit ndërkombëtarë në mbledhjet e Këshillit Politik.

    Marrëveshja e 5 Qershorit, parashikon amendimin e Kodit Elektoral sipas kërkesave të dakordësuara me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

    Marrëveshja në fjalë ka marrë dakordësi të gjere edhe të opozitës në Kuvend, e cila ka bashkuar votat me maxhoracën socialiste, duke arritur 97 vota, që cilësohet dhe si shumicë Kushtetuese.

    Kundër marrëveshjes kanë votuar vetëm 6 deputetët, ndërkohë që 4 ligjvënës kanë votuar abstenim.

    CFARE PARASHIKON MARRËVESHJA E 5 QERSHORIT E MIRATUAR
    NE KËSHILLIN POLITIK PËR REFORMËN ELEKTORALE

    Identifikimi Elektronik: ODIHR rekomandoi implementim gradual dhe i ka sugjeruar në komente Këshillit që çdo kalim në identifikim elektronik, votim ose numërim duhet të fillojë me një program pilot, që përfshin jo më shumë se 20 për qind të votuesve që Këshilli sugjeroi. Sidoqoftë, partitë angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik, që përfshin 100 për qind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, në masën që është teknikisht i zbatueshëm. Qëndrueshmëria do të përcaktohet nga KQZ-ja, e mbështetur nga ekspertiza ndërkombëtare. Qeveria e Shqipërisë garanton fonde në kohë për zbatimin, për aq sa është e zbatueshme teknikisht.

    KQZ: KQZ-ja do të ketë një zëvendëskomisioner, i cili do të jetë përgjegjës për përcaktimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi ka përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi monitoron dhe ushtron mbikëqyrje mbi skemën e rekrutimit dhe trajnimit për komisionerët e ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një ekspert tjetër ndërkombëtar do të mbështesë KQZ-në dhe zëvendëskomisionerin në trajnimin për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

    KQZ: Struktura e KQZ-së përfshin rregullatorët (pesë anëtarë); apelimin (pesë anëtarë); një drejtues ekzekutiv dhe zëvendëszyrtar ekzekutiv. Anëtarët do të bien dakord në proporcion shumicë-pakicë në organet rregullatore dhe të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet përmes konsultimit.

    Ekipet e numërimit: Dy zyrtarë jopolitikë, njëri prej të cilëve numëron, ndërsa tjetri ndihmon, duke ndërruar rolet me secilën kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë ose dy monitorues nga secila palë, nga qeveria dhe opozita; ose tre vëzhgues nga secila palë, prej qeverisë dhe opozitës; ose një vëzhgues nga secila palë nga katër partitë kryesore parlamentare, që rezultuan nga zgjedhjet e vitit 2017.

    Qendra e Votimit: Dy anëtarë të komisionit, të drejtat dhe përgjegjësitë e të cilëve janë të kufizuara në të drejtat e vëzhgimit dhe të kontestimit (titulli i saktë që do të përcaktohet) nga secila prej shumicës dhe pakicës dhe tre të emëruar përmes lotarisë nga KQZ-ja, nga të cilët vetëm një do të veprojë si anëtar dhe do të marrë vendime. Dy të tjerët do të shërbejnë si asistentë, pa të drejtë vote.

    KZAZ: Do të jetë me të njëjtën strukturë me Qendrën e Votimit. Procesi i ankesave: Procesi i apelit të Kolegjit Zgjedhor mbetet i pandryshuar (d.m.th., ankesat dëgjimore nuk do të fillojnë në Gjykatën Kushtetuese.) Depolitizimi: Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe lokale). Punonjësit e sektorit publik do të kenë të drejtë të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhjet (parlamentare dhe lokale) pas zgjedhjeve të ardhshme. Reforma e vazhdueshme në administratën publike në Shqipëri do ta forcojë më tej fokusin e saj në depolitizimin e shërbimit civil. Pranimi: Të gjitha propozimet e dakorduara do të hartohen në ndryshime ligjore që do të rishikohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për të pasqyruar siç duhet marrëveshjen PARA KALIMIT të Parlamentit, PA ASNJË ndryshim ose amendim tjetër. Në eventualitetin e çdo korrigjimi teknik të propozuar këtyre ndryshimeve nga organet parlamentare, këto DUHET të aprovohen nga Këshilli Politik PARA të votohen.

    Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të pranueshme reciprokisht kur dhe ku është e mundur për të adresuar rekomandimet kryesore të ODIHR në lidhje me: (1) blerjen e votave; (2) presion ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimi dhe abuzimi i burimeve të administratës, shtetit e financave; (4) përfshirjen e grupeve kriminale; (5) liria e votës dhe fshehtësia; dhe (6) manipulimi e falsifikimi i rezultateve zgjedhore. Mungesa eventuale e progresit në këto propozime NUK do të parandalojë ose vonojë marrëveshjen dhe miratimin e saj në Parlament të masave siç është rënë dakord në pikat 1-9.

  • Heqja e koalicioneve/ Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij: Në zgjedhje do shkohet me…

    Heqja e koalicioneve/ Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij: Në zgjedhje do shkohet me…

    Kryeministri Edi Rama është shprehur i palëkundur se në zgjedhjet e ardhshme do të hiqen koalicionet dhe se formula aktuale do ndryshojë.

    Sipas tij, sistemin aktual të koalicioneve parazgjedhore nuk e ka asnjë vend në botë.

    Për kryeministrin ka pyetur ekspertët që në cilin vend ekziston formula e koalicioneve në Shqipëri dhe sipas tij përgjigja që ka marrë është se “ kjo ekziston në një libër”.

    “Pas pushimeve do të vijnë të energjizuar dhe vetëdijesuar që ka ndodh diçka, ka ndryshuar kushtetuta e republikës një pikë që na detyro të reflektojmë në ligjin zgjedhor mekanizmat e zbatimit nëse do duan të rrinë jashtë ne nuk do të përpiqemi ti sjellin brenda se nuk është koha për tu marrë me këtë proces edukativ që mua më ka takuar ta bëjë edhe më parë, që PS i ka takuar ta bëjë vijimisht dhe nuk ka dhënë rezultate inkurajuese. Dakordësia e 5 qershorit votohet sot, ajo me opozitën parlamentare do të votohet në 30 korrik.

    Ne nuk duam qe ata te ndahen, por te rrinë bashke, është interes puro politik nuk është me e mira për vendin dhe zgjedhësit se duhet te votojnë për shkop e zgjeruar me aksionerë te rinj dhe një është vete PD, SHPK e ka thëne vete kryetari i partisë, por është puna e tyre.

    Nisë ata do u japin demokratëve këtë gjellë të ri ngrohur pas vitesh puna e tyre.

    Por formula se si partitë dalin bashkë në zgjedhje do ndryshojë, formulën që ne kemi sot, nuk e ka askush, nuk gjendet. Pyetja që i kam bërë unë Gjiknurit , ka qenë ku është tjetër ky koalicion, nuk ka, një koalicion ku jemi edhe bashkë edhe veç, edhe parti më vetë edhe listë e përbashkët, nuk ekziston është prodhim vendas.

    E pyesim palën tjetër dhe thonë në një libër, por pse të vetmen mundësi teorike e paskemi ne, dhe zgjedhësit votojnë një tren ku duket lokomotiva dhe ngjyra e saj dhe vagonat janë me dritaret të mbyllura, nuk dihet sa ka brenda”, tha kryeministri.

  • Mesazh opozitës? Rama: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje!

    Mesazh opozitës? Rama: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje!

    Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

    Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’, ka thene Roosvelt, Presidenti i 26-të të SHBA.

    Kujtojmë se, Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit.

    Sot nuk do të ketë këshill politik pavarësisht kërkesës së opozitës së bashkuar, ndërkohë dje mbledhja zgjati shumë pak, ndryshe nga çdo herë tjetër. Kjo është për shkak të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, me disa ndryshime kushtetues.

  • Kryeministri Rama: I kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare, pres Bashën të reflektojë

    Kryeministri Rama: I kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare, pres Bashën të reflektojë

    Kryeministri Edi Rama, tha se është i kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare. Ai i bëri thirrje kryetarit të PD, Lulzim Basha, që nesër të mblidhet Këshilli Politik dhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës, por të ulet në tryezë. Kryeministri Rama tha se “PD e morri datën se kur do të votohet 5 qershori” dhe tani të vijë të diskutojë ndryshime kushtetuese që diktojnë listat e hapura.

    “Jam i kënaqur nga marrëveshja. Kemi përcaktuar datat për 5 qershorin më 23 korrik dhe kemi arritur dakordësinë  për të votuar më 30 korrik që të hapen listat dhe ti japim mundësinë shqiptarëve  të zgjedhin atë që duan, por dhe të vazhdojmë procesin gjithëpërfshirës së bashku me opozitën jashtëparlamentare ku do ishte mire të mblidhej Këshilli Politik. Dje hapën një debat politik, sot  duhet të diskutojmë konkretisht, pasi opozita kërkonte  datën e saktë se kur do të votohet 5 qershori. Ajo është 23 korriku. Nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe ndërveprojmë edhe për mënyrën e reflektimit në ligjin zgjedhor ndryshimet kushtetuese që do sjellë 30 qershori”, tha Rama.

    Lidhur me kundërshtinë e deputetit Myslim Murrizit për të votuar 5 qershorin, kryeministri Rama u shpreh se kjo solli një debat të fortë në mbledhje dhe shpreson që ai të ndryshojë mendim deri në fund.

    “Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, për 5 qershorin, duke qëndruar stoik dhe duke mos e njohur. Por dy krerët e grupe të tjera dhanë sinjale inkurajuese dhe besoj dhe se Murrizi të bashkohet në një konsensus të plotë. Sidoqoftë, kam bindjen që do ta kalojmë ligjin dhe do të sigurohen 84 votat. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe ajo e 5 qershorit janë dokumente që nga në letër do të kthehen në materiale ligjore në 23 dhe 30 korrik”, tha Rama.

    Kryeministri i bëri thirrje Bashës  që të mos bëjë gabimet e së shkuarës, por të vazhdohet puna sëbashku, “pasi ka shumë mundësi që të biem dakord”.

    “Koha është shumë e ngushtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo minutë. Do t’i qëndrojmë marrëveshjes. Ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Do të mbyllet gjithçka brenda sezonit. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat, koalicionet, është modifikuar. Jemi afruar në mënyrë të kujdesshme duke i vendosur tavan jo më pak se 2/3. Përfitoj nga rasti, duke u nisur edhe nga mbledhja e djeshme, që ti bëj thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës, por të vazhdojmë punën sëbashku. Kemi shumë mundësi që të biem dakord. Nuk ka kërkuar ç’mund të kërkonte, duke parë interesin e ngushtë partiak. PD është realitet demokratik. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston. Jemi në rrugë shumë të mbarë. “Unë kam frikë që do humbas të nesërmen” është një këngë e vjetër e një gramafoni që rrotullohet. Edhe unë kam pasur momentet e mia të vështira, humbjet e mia, por kjo është politika. Nuk kam asnjë problem me çfarë thonë, por faktet flasin ndryshe. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha”, tha kryeministri Rama. 

  • Protesta e artistëve kundër mbylljes së klubeve të natës/ Reagon Kryeministri: Zoti i ruajtë nga këto mendje…

    Protesta e artistëve kundër mbylljes së klubeve të natës/ Reagon Kryeministri: Zoti i ruajtë nga këto mendje…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së artistëve, të cilët kanë dalë kundër vendimit te qeverise për mbylljen e lokaleve të natës.

    Në një postim në Twitter, Rama ironizon protestuesit duke thënë “zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, pasi sipas tij që pas rihapjes së madhe nuk ka asnjë vendim për rihapjen e lokaleve të natës.

    Postimi i plotë:

    E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!

  • Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit, çfarë nuk u pa në seancën e kësaj të enjte? (FOTO)

    Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit, çfarë nuk u pa në seancën e kësaj të enjte? (FOTO)

    Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave.E ndërkohë pikërisht ata që folën brenda sallës duket se ishin ndryshe jashtë saj.

    Kryeministri Rama i bëri disa herë thirrje deputetëve të vënë maskën pas përfundimit të fjalës, por Hajdari vendosi që njërën maskë t’ja dërgonte në foltore kryeministrit.

    “Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve” – tha ai.

    Rama tregoi maskën e tij duke iu u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe të qeshura në sallë.

    Hajdari vije maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”,-tha Rama. 

    Shumë prej tyre u panë sot pa maskë duke hyrë në parlament. Më poshtë shikoni edhe fotot që u shkrepën ndaj deputetëve që vlen të theksojmë që duken me mjaft elegancë, klas dhe shumë të kuruar, ajo që bie në sy për zonjat deputete janë larmishmëria e ngjyrave verore.