Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • “Do ketë konflikt në Ballkan”, televizioni amerikan zbulon prapaskenën e vizitës së Blinken në Tiranë: Rusia dhe Serbia janë përfshirë…

    “Do ketë konflikt në Ballkan”, televizioni amerikan zbulon prapaskenën e vizitës së Blinken në Tiranë: Rusia dhe Serbia janë përfshirë…

    “Fox News”, në një shkrim për vizitën e parë të Blinken në Tiranë, citon një diplomat të lartë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë. “Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News Digital”.

    Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane. Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

    “Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox Neës Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

  • Përdorte fenelina policie në mënyrë të paligshme, ndëshkohet  ministrja e Ramës

    Përdorte fenelina policie në mënyrë të paligshme, ndëshkohet  ministrja e Ramës

    Policia Rrugore me dorë të hekur, duket se nuk do të tolerojë më asnjë shkelje. Së fundmi vetë autoritetet e policisë kanë dhënë njoftimin se kanë ndëshkuar me një gjobë prej 40 mijë Lekë, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

     Shkak sipas policisë, është fakti se “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”.

    “Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

    Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, Rama bën marrëveshjen me Melonin

    36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, Rama bën marrëveshjen me Melonin

    Një marrëveshje historike, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.

    Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.

    Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

    Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.

    “Më shumë se aperitivë, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë”, shprehen burimet për La Stampa, duke ju referuar marrëveshjes së 15 gushtit, që u nënshkrua sot dhe që do të funksionojë duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

    Si do të funksionojnë dy qendrat?

    Memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane, si ato të Marinës dhe Gdf, por jo ato të OJQ-ve.

    Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

    “Ajo në port do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit me një aktivitet fillestar depistues, ndërsa qendra që do të ndërtohet në zonën më të brendshme do të jetë një strukturë model CPR”, tha kryeministrja italiane.

    Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.

    Objektivat e marrëveshjes, siç nënvizoi Meloni, janë “të goditet trafiku i qenieve njerëzore, të parandalohen flukset e parregullta dhe të mirëpriten vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”.

  • Rama hakmerret pas humbjes në Himarë, shemb hotelin e komisionerit të Fredi Belerit në Dhërmi

    Rama hakmerret pas humbjes në Himarë, shemb hotelin e komisionerit të Fredi Belerit në Dhërmi

    Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pritet që të vazhdojë aksionin në Dhërmi për të prishur hotelin e Kristaq Belit, i cili ka qenë komisioneri i Fredi Belerit në zgjedhjet e 14 majit.

    IMT fillimisht shkoi për të hedhur në erë hotelin tre ditë pas zgjedhjeve të 14 majit. Por pronari pretendoi se kjo ishte hakmarrje, pasi ai kishte qenë numërues në zonën ku u vulos fitorja e Belerit në Himarë.

    Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave.

    Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

  • Rama në Opinion foli nga Piramida: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

    Rama në Opinion foli nga Piramida: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

    “Kulla janë pak akoma në Tiranë” – thotë kryeministri Edi Rama. “Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit. Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. 

    Së pari, këto kulla i kanë dhënë një energji tjetër qytetit. Tirana sot është një qytet ku ndërtojnë arkitektët më të mirë të botës dhe Tirana nesër do të ketë destinacion turistik edhe për arkitekturën e saj. Do vijnë njerëzit të shohin kullat. Ka një pjesë të turizmit që është për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë dhe projektojnë.

    Shqiptarët dalin e shohin. Shikoni se çfarë ka bërë Tel Avivi që është një qytet që pak a shumë për shkak të së kaluarës ka një teksturë të ngjashme me atë të Tiranës me godinat e ndërtuara këtu në vitet 90-2000. Shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv metë gjitha zhvillimet e reja që po bëhen, kullat e larta, etj. Tirana e ka këtë potencial për t’’u zhvilluar lartë në pjesën rreth e rrotull (qendrës, red).

    Nuk kemi shembur asnjë objekt të trashëgimisë kulturore. Asnjë. Trashëgimia e vërtetë kulturore nuk shembet, nuk preket. Ne që nxisim mbrojtjen e kullave nxisim edhe mbrojtjen e trashëgimisë. Kemi shpëtuar Shtëpinë e Toptanëve. Teatri nuk ishte trashëgimi. E kam thënë 1 mijë herë. Rritja e intensitetit të ndërtimeve në pjesën qëndrore është e mirë sepse sjell ekonomi, sjell zhvillim.

    Këto kulla i blejnë shqiptarët, këto kulla i blejnë edhe të huajt. Tek ajo kulla aty është ambasada e Izraelit që ka marrë disa kate, aty tek ajo kulla tjetër ka shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta? Shqiptarët janë këtu, janë dhe jashtë, kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë, edhe munden” – tha Rama.

    I pyetur për kritikat se me çfarë të drejtë i jep ai qytetit formën që dëshiron, Rama nuk u kursye edhe për mediat dhe gazetarët.

    “E para një herë sikur shqiptarët të ishin disa që kanë laps në dorë dhe piper në gojë, atëherë do të mendohesha dy herë, por nuk janë ata qytetarët. Qytetarët janë pjesa që vlerëson, pjesa që zgjedh dhe pjesa që shprehet kur i vjen dita të shprehet” – tha Rama në “Opinion”. 

  • Edi Rama flet në Kuvend, deputetja e PS-së “bën detyrën”, shpërndan fjalimin e kryeministrit në Facebook

    Edi Rama flet në Kuvend, deputetja e PS-së “bën detyrën”, shpërndan fjalimin e kryeministrit në Facebook

    Deputetja socialiste Mirela Pitushi po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në rrjetin e saj social ‘Facebook’.
    Ajo ka shpërndarë ‘LIVE’ e Ramës në profilin e saj në ‘Facebook’. Edhe pse kreu i Qeverisë po vijon fjalimin në Kuvend, Pitushi ka vendosur të qëndrojë në celular dhe të ndjekë fjalimin përmes këtij rrjeti social.

    Epo siç tashmë edhe dihet, çdo postim i kryeministrit pëlqehet, shpërndahet edhe ndiqet nga socialistët, e Pitushi po e kryen këtë ‘detyrë’ nga salla e Kuvendit. 

  • “Të lutem, po të them…”/ Rama debat të ashpër me ndërtuesit: Po ju në çfarë Republike jetoni?!

    “Të lutem, po të them…”/ Rama debat të ashpër me ndërtuesit: Po ju në çfarë Republike jetoni?!

    Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me një prej ndërtuesve të pranishëm në takimin e sotëm, ku po flitet mbi procedurat administrative të bizneseve.

    Ndërtuesi kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal taksat për ta u rritën, e po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët.

    Rama iu përgjigj duke thënë se nuk ishte normale që të paguanin ata që merreshin me turizëm për të pastrehët dhe t’u zihej atyre një kat i hotelit.

    Debati:

    Rama: Faleminderit për ndërhyrjen tuaj, se i dhe pak krip dhe piper diskutimit mbi procedurat

    Ndërtuesi: S’ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që e kemi mirëpritur me fushimin që kemi paguar sot. Me këtë ndryshim reference, ne paguajmë më shumë. Kjo gjë të falimenton. Se ne si ndërtues duhet të gjejmë brenda 1 dite 1 milion euro. Për këtë është kundër Shoqata e ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojnë vetëm sektori i ndërtimit me të pastrehët se kanë dhe sektorët e tjerë?

    Rama: Jo!

    Ndërtuesi: Po pse, me kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë detyrim që të merret me ndërtuesit.

    Rama: E ka republika e Shqipërisë? (Qesh)

    Ndërtuesi: Sigurisht!

    Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët, dhe ndërtuesit duhet të merren me ndërtime. Po ju në çfarë Republike jetoni?

    Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

    Rama: Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt që të paguajë?

    Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomi duhet të kontribuojë.

    Rama: Edhe këta të turizmit duhet të ndihmojnë për të pastrehët? Të japin një kat të hotelit për të pastrehët?!

    Ndërtuesi: Të gjithë të kontribuojnë

    Rama: Të lutem ta dhashë përgjigjen!

    Ndërtuesi: Jo për ndryshimin e taksës në mes të vitit nuk më dhatë përgjigje

    Rama: Të lutem, po të them që…

    Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës por ndryshimin e taksës në mes të vitit. Ne kemi nisur një procedurë leje në janar psh, dhe leja zgjat, deri 8 muaj. 8% që paguajmë për 1 gusht, është i papërgatitur nga ne që ta paguajmë dyfish.

    Rama: Mos e filloni këtë vit ndërtimin, niseni vitin tjetër.

    Ndërtuesi: Po digjet leja

    Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni prona

    Ndërtuesi: Po ne folëm për të lehtësuar biznesin jo kështu…

    Rama: Të lutem. Taksa i referohet pikërisht vlerës.

    Ndërtuesi: Jo të shitjes, të kostos

    Rama: Mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.

    Ndërtuesi: Kam marrë kredinë për 2 mln, s’kam ku i gjej 2 të tjera për 1 gusht psh.

  • Fshesa e madhe, Rama bëhet gati për “Rilindje 2.0″/ Ja “kokat që priten” në qeveri (EMRAT)

    Fshesa e madhe, Rama bëhet gati për “Rilindje 2.0″/ Ja “kokat që priten” në qeveri (EMRAT)

    Kjo verë ka qenë e nxehtë nga temperaturat, por shumë më e nxehtë sa i përket zhvillimeve në aksin drejtësi-politikë, ku duket se shumë ministra, drejtorë dhe drejtues të tjerë të lartë në qeveri e administratë, po shohin se si u lëkundet karrigia.

    Aktualisht, ka disa skandale që vijojnë dhe që për mbulimin e tyre janë duke u krijuar skandale të tjera, por duket se kjo nuk do të mbajë shumë se ujërat e zeza do të dalin një moment rrugëve, më keq se sa ndodh në Tiranë kur shpërthejnë pusetat pas shirave të rrëmbyeshëm.

    Gjithçka pritet të mësohet në Asamblenë e PS-së më datë 4 shtator, e cila nuk do të jetë si të mëparshmet, pasi zullumi ka kapur majat me këtë qeveri dhe administratë, e Rama e percepton mirë këtë.

    Jo më kot, shpesh i ka paralajmëruar të vetët se i ka marrë aty për të shërbyer dhe jo për të vjedhur dhe kush kapet, do të përballet vetë me drejtësinë. Sigurisht, asgjë nuk ndodh pa “iznin” e të madhit, ose frymën që ai përcjell, megjithatë Kryeministri ka rastin që t’u thotë shqiptarëve se “çfarë ka ndodhur deri më tani, nuk e keni prej meje”.

    I gjithë “operacioni fshesa” pritet të konsiderohet si një Rilindje 2.0 nga Rama, gjë e cila nuk do të jenë thjesht ndryshime në qeveri, por rithemelim i konceptit të qeverisjes nga kryeministri, me ide të reja dhe emra të rinj të papërlyer.

    Kështu, Rama do të tentojë të veshë një kostum të ri para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në shtator duke u ofruar atyre një alternativë me njerëz të tjerë, por sërish me atë në krye.

    Komunikimet në SKY

    Edhe pse tentohet të minimizohet, skandali i komunikimeve SKY duket të jetë ai që do të shkundë qeverinë dhe administratën pasi raportohet se janë 12 mijë përdorues vetëm brenda Shqipërisë, ku një pjesë e mirë e tyre janë politikanë, prokurorë, gjykatës, policë dhe funksionarë të lartë të administratës.

    Bisedat janë zbardhur tashmë dhe nuk janë në dorë të policisë, por të SPAK dhe institucioneve të hetimit ndërkombëtare dhe nuk ka se si të pengohet nxjerrja e tyre.

    SKY pritet të djegë shumë politikanë, policë me grada, prokurorë, gjykatës por edhe biznesmenë. Sa i përket “lagjes” së tij, Rama duket se nuk do t’i lerë gjërat të rrjedhin vetë, por do të marrë masat duke e pastruar administratën prej këtyre personazheve, përfshi edhe ministra.

    Hetimet e SPAK

    Një tjetër ngjarje e rendësishme janë edhe hetimet e SPAK, në disa ministri dhe koncensione të rendësishme. Hetimi i tenderëve të armatimit të ushtrisë si edhe pronat e ushtrisë të dhëna te oligarkët, do të jenë një dhimbje e madhe koke te Ministria e Mbrojtjes.

    Ministrja Olta Xhaçka ka shkuar më shpesh në SPAK se shumë kriminelë të tjerë me damkë, ç’ka konfirmon se uji po nxehet dhe Rama zakonisht nuk i mban mbi shpinë kosto të tilla, sidomos kur zbulohet se “kanë ngrënë dardha” pas shpinës së tij. Një fakt tjetër është se Olta Xhaçka është e vetmja ministre Investitore Strategjike në qeveri.

    Non gratat

    Ashtu siç ka paralajmëruar i deleguari i SHBA-ve në rajon Gabriel Escobar, Amerika do të publikojë emra të tjera “non grata” gjatë javëve në vijim, të cilet pritet të jenë politikanë dhe biznesmenë. Rama nuk do të ndërmarrë asnjë risk në këtë drejtim dhe do të pastrohet vetë para se ta pastrojnë amerikanët.

    KUSH IKËN

    Sigurisht, pritshmëria më e madhe është për emrat e ministrave që ikin dhe vijnë. Me gjasë, ata që do të vijnë nuk e dinë as vetë, përveç Ramës, por sa i përket atyre që do të ikin, lista nuk është dhe aq e shkurtër:

    Ulsi Manja

    Ulsi Manja, një ndër emrat e preferuar të Ramës, pritet të jetë një ndër emrat e parë që do të ndryshohet në qeveri. Manja ka qenë i besuari i Ramës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por në korridoret e ministrisë thuhet se ministri ka qenë i pakujdesshëm në disa SMS që ka shkëmbyer duke menduar se bisedat nuk do të dilnin kurrë.

    Delina Ibrahimaj

    Koka tjetër që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkuar njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë.

    Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë. Ibrahimaj në fakt nuk qenë ndonjëherë ministre më shumë se sa një investim i grupeve të fuqishme të biznesit në vend.

    Olta Xhaçka

    Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës, madje kryeministri e shpalli dhe Investitore Strategjike, por rrugëtimit të saj i erdhi fundi.

    Xhaçka është e vetmja ministre investitorë strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve që këto ditë po trembin shumë “të fuqishëm” në Tiranë.

    Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Frida Krifca

    Pavarësisht se tashmë ajo ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale me investime të fermerëve të bëra sipas saj me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë duke arritur statistika të larta në Facebook, një kriter thelbësor ky për të ruajtur postin e ministrit, Krifcën nuk e kap tetori në krye të punëve.

    Nëse largimet nga qeveria do të ishin çështje bastesh, është e sigurt se largimi i Krifcës do të kishte koeficientin më të ulët, ndoshta 1.20.

    Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.

    Rama ka treguar deri më tani se ministrat mund të abuzojnë me pushtetin, por mbajnë përgjegjësi pastaj nëse kapen.

    Bora Muzhaqi

    Nuk është kuptuar ndonjëherë se çfarë bën Bora Muzhaqi në krye të ministrisë dhe çfarë bën në fakt ministria që ajo drejton, por politikania e re do të mbahet mend në publik për gafat e shumta që ka lënë. E kush nuk i mban mend deklaratat se nuk kishte kohë të fliste kur mediat e pyesnin mbi një krim makabër ndaj një fëmijë në Fier apo se do t’u mësonte fëmijëve në klasë të parë kodimin para abetares?

    Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.

    Edona Bilali

    Bilali ka qenë në qendër të një skandali me shpërndarjen e fondeve për START UP-et duke ia shpërndarë njerëzve pranë saj. Tashmë që situata politike ka ndryshuar në Shkodër, kurse investitori i saj politik pritet të ketë probleme me drejtësinë, Edona Bilali është një emër që nuk i duhet më Ramës në kabinet.

  • Mungesa e tij në Athinë krijoi shumë polemika/ Reagon për herë të parë Edi Rama

    Mungesa e tij në Athinë krijoi shumë polemika/ Reagon për herë të parë Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi homologu grek, Mitsotakis nuk i bëri ftesë për të marrë pjesë në darkën me liderit e rajonit që u mbajt të hënën (21 Gusht) në Athinë.

    Kreu i qeverisë tha se qëndroi i heshtur deri tani për shkak se nuk donte të shqetësonte mikëpritësin e takimit informal, Mitsotakis dhe të ftuarit e tij, ku përfshiheshin liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

    “Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes. Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre. Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të thyer bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE. 

  • Vjeshtë “e nxehtë” për Ramën, gjyqi i McGonigal më 13 shtator/ Ja skenari që mund të shpëtojë kryeministrin shqiptar nga hetimi i FBI

    Vjeshtë “e nxehtë” për Ramën, gjyqi i McGonigal më 13 shtator/ Ja skenari që mund të shpëtojë kryeministrin shqiptar nga hetimi i FBI

    “Unë jam fajtor”, do vetëdeklarohet më 15 gusht McGonigal në gjykatën në New York. Sipas burimeve të gazetarit Robert Papa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-agjenti i FBI do pranojë dënim më të ulët që të mos kemi gjyq. Papa shprehet se janë 8000 faqe përgjime dhe hetime ndaj tij. Sipas tij, gjyqtarja  Jennifer Reardon, që kishte çështjen në Neë York nxori një urdhër të hënën ku shkruante se është informuar se ai dëshiron të ndryshojë deklaratën nga i pafajshëm në fajtor. Procesi i pazarit është lënë më 15 gusht. Po për çështjen lidhur me Shqipërinë? Gazetari Robert Papa bën me dije se ende nuk dihet, por ka shanse që edhe aty të bëjë pazar. Për çështjen e lidhjeve me Ramën do vendoset më 13 shtator. Nëse McGonigal bën pazar me drejtësinë atëherë ky është një favor shumë i madh për kryeministrin Rama, pasi shqiptarët nuk do të marrin vesh prapaskenat që kanë ndodhur me personazhin e korruptuar të FBI që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti.

    Ato do të mbeten një pikë e errët për Ramën që ka futur drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta. Se ç’farë ka ndodhur, ç’farë kanë thurur, apo në ç’farë aferash janë zhytur këtë nuk mund ta marrim vesh kurrë nëse McGonigal arrin ujdi me drejtësinë amerikane. Pastaj nëse ai hap gojën, situata merr kthesën e madhe për kryeministrin Rama. Kujtojmë se disa ditë më parë në Uashington, Charles McGonigal është paraqitur me video konferencë përfaqësuar edhe nga avokati i tij. Ende nuk ka filluar gjyqi ndaj atij që cilësohet si gjyqi FBI. Janë rreth 8 mijë faqe, përgjime, hetime që janë dorëzuar grupit të avokatëve të tij. Ende nuk është vendosur nga juria nëse do të kemi gjyq apo jo. Teknikisht ai mund të pranoj se është ose jo fajtor.

    Ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

    Gjithashtu për dosjen e McGonigal kanë shkruar së fundmi dhe mediat në SHBA. CNN shkroi në një artikull se ish kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pritet që të pranojë akuzat për lobimin që ka kryer për oligarkun rus, Oleg Deripaska. Sipas kësaj mediaje, McGonigal është në bisedime e sipër për t’u deklaruar fajtor për punën që ka bërë për oligarkun rus të sanksionuar nga SHBA. Lidhur me çështjen e Shqipërisë, CNN u shpreh se ish zyrtari i lartë mund ta zgjidhë çështjen e tij pa gjyq. Javën e kaluar në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq. McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë për këto shkelje. Që prej ditës kur u arrestua, ai nuk ka pranuar kurrë akuzat.

    Dy akuzat për ish-agjentin e FBI

    Amerikani McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C, McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A (Agron Neza?), një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Por personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash edhe që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”. Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Sipas akuzës, McGonigal u takua me Personin A në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B (identiteti e te cili deri tani është i panjohur), bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama më 9 shtator 2017.