Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Rama u bën thirrje pushuesve/ “Shkoni në Darëzezë, perlë e Adriatikut e fshehur mes pishave”

    Rama u bën thirrje pushuesve/ “Shkoni në Darëzezë, perlë e Adriatikut e fshehur mes pishave”

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pamje nga një atraksion turistik i Shqipërisë, Darëzeza.

    Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Darëzeza, të cilën e quan një perlë të Adriatikut të fshehur mes pishave.

    Ai fton pushuesit të shkojnë në Darëzezë dhe I kërkon atyre të kujdesen për ta mbajtur të pastër.

    Mirëmëngjes,

    dhe me Darëzezën, një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar por me peizazh të mrekullueshëm, dhe me kërkesën për t’u kujdesur që ta lëmë po aq pastër sa e gjejmë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

  • Opozita i kërkon llogari për Ahmetajn, Rama largohet nga salla e Kuvendit (FOTO)

    Opozita i kërkon llogari për Ahmetajn, Rama largohet nga salla e Kuvendit (FOTO)

    Pak minuta pasi nisi seanca e Kuvendit ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama u largua nga salla.

    Kreu i qeverisë qëndroi vetëm pak minuta dhe dëgjoi fjalimin e Sali Berishës, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj tij për aferën e inceneratorëve dhe më pas u largua. 

    Nuk dihet ende nëse do të rikthehet sërish Rama në kuvend, ndërkohë opozita kërkon me ngulm që ai të japë përgjigje për çështjen e inceneratorëve dhe arratisjen e Arben Ahmetajt.

  • Berisha për inceneratorët: Ahmetaj është truri, në krye të aferës janë Rama dhe…

    Berisha për inceneratorët: Ahmetaj është truri, në krye të aferës janë Rama dhe…

    Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi janë hajdutët kryesorë dhe ata që kanë firmosur për aferën e inceneratorëve.  

    Ai e quajti ish-zv-kryeministrin Arben Ahmetaj trurin e kësaj afere, duke e cilësuar si një hajdut të specializuar. 

    “Arratisja e superministrit tregon moralin e ulët të bandës kriminale që është në pushtet. Pas Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, të cilët janë në binom, Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor në aferën e korrupsionit. Është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha. 

    “Qeveria funksionon si organizatë kriminale. Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve faktoi përfundimisht se kemi një organizatë të mirëfilltë kriminiale. Nuk ka kontratë të shtetit që nuk shkon në Ministrinë e Financave. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të kundërshtojë kontratat e paligjshme, Ahmetaj i shihte kontratat korruptive si anash, dhe i shtynte”, tha më tej Berisha.

  • Edi Rama viziton nesër Kosovën, Albin Kurti bën deklaratën e fortë!

    Edi Rama viziton nesër Kosovën, Albin Kurti bën deklaratën e fortë!

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do ta takojë kryeministrin edi Rama, i cili do të jetë nesër në Kosovë.

    “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti.

  • Edi Rama feston sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush kryeministri

    Edi Rama feston sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush kryeministri

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa bëhet me dije se kreu i qeverisë feston 59-vjetorin.

    Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë si në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit. Rama kështë ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

    Rama është kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

    Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike.

    Pas kësaj, ish-kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale. Gjatë mandatit të tij të parë, Rama është zgjedhur “Ëorld Mayor” (Kryebashkiaku i Botës) në 2004. Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet.

    Ndërkohë ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 247 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

    Lidhur me këtë ngjarje mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë uroi 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një foto krah ish-presidentit Bill Clinton.

  • E FUNDIT! Rama, tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 Korrik/ Zbardhet arsyeja

    E FUNDIT! Rama, tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 Korrik/ Zbardhet arsyeja

    Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur takimesh në Ballkan, përkatësisht në Serbi, Sarajevë, Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë.

    Turi do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 korrik.

    Sipas burimeve kreu i qeverisë do të zhvilloj takime me krerët e shteteve në kuadër të proçesit të Berlinit dhe e ardhmja e nismës Open Balkan.

    Së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, brenda 24 orëve, Rama do të ndaloj në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

  • “Nëse duan luftë, të largohen nga Shqipëria”/ Edi Rama i qartë me muxhahedinët, kryeministri flet për “Der Spiegel”

    “Nëse duan luftë, të largohen nga Shqipëria”/ Edi Rama i qartë me muxhahedinët, kryeministri flet për “Der Spiegel”

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane Der Spiegel tha se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.

    SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampi i MEK-ut iranian. Pse?

    Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

    SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Pothuajse 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

    Rama:  Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

    Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

    Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-uja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

    SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

    Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

  • Reagimi i Edi Ramës kur mëson arrestimin e Safet Gjicit, kryeministri qëndron me kokën ulur në festivalin e Gjirokastrës (video)

    Reagimi i Edi Ramës kur mëson arrestimin e Safet Gjicit, kryeministri qëndron me kokën ulur në festivalin e Gjirokastrës (video)

    Festivali Folklorik i Gjirokastrës u hap dje me qarkun e Kukës. në kohën kur ata performonin në Tiranë arrestohej me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, nën akuzën “Korrupsionit pasiv”.

    Në një video të kapur nga gazetari Flori Gjini nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës, shihet momenti kur kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ditën hapëse të këtij festivali, ka ulur kokën duke parë celularin e tij.

    Ishte pikërisht momenti kur në të gjitha mediat u publikua arrestimi i ish-kryebashkiakut, i shkarkuar menjëherë pas shfaqjes së një video seksuale në zyrën e tij.

  • Podkasti ”Flasim”/ Çfarë ha që je kaq në superformë? Elvana Gjata i tregon “recetën” Edi Ramës (video)

    Podkasti ”Flasim”/ Çfarë ha që je kaq në superformë? Elvana Gjata i tregon “recetën” Edi Ramës (video)

    E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila foli jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme, por edhe jetën personale.

    Kryeministri Rama e pyeti me kuriozitet se çfarë konsumon Elvana Gjata, e njohur gjithmonë për linjat e saj perfekte. Ajo ka treguar se është 90% vegane, dhe në 10% tjetër konsumon veç peshk, por jo mishin e kuq.

    “Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport me yoga, këto i dinë këta që të ndjekin”-pyeti Rama.

    “Barbunjat e babait tim, se them dot. Se di sa mund ta praktikojnë të gjithë, babai më ndihmon, gatuan për mua. Ne jemi 90% vegan, 10% është pak peshk.”-tregoi Elvana.

    Artistja tregoi se ushtrohet për 1 orë e gjysme në 5 ditë të javës dhe është tepër aktive në sport.

  • Shqipëria “ngrin” marrëdhëniet me Serbinë/ Rama tregon arsyen e rëndësishme

    Shqipëria “ngrin” marrëdhëniet me Serbinë/ Rama tregon arsyen e rëndësishme

    Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat teksa ka komentuar marrëdhëniet dhe tensionet që janë duke ndodhur në veri të Kosovës.

    Gjatë fjalës së tij Rama ka kometnuar pengmarrjen e 3 policëve kosovarë ndërkohë që i ka dhënë ultimatum Serbisë për lirimin e tyre.

    Ndërkohë që gjatë fjalës së tij Rama ka treguar se momentalisht marrëdhëniet me Serbinë dhe bisedimet e shtetit shqiptar me të janë vetëm për lirimin e këtyre policivë ndërkohë që këtë gjë e ka konsideruar si një lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë.

    Ndër të tjera në fjalën e tij Rama është shprehur se të njëjtin reagim do të kishte edhe sikur këta 3 policë të ishin serbë.

    “Nuk kam asnjë koment tjetër për asgjë tjetër përveç temës për të cilën jemi këtu, e cila është 1 mln herë më e rëndësishme për interesin imediat të Shqipërisë nesër. Mund të ketë impakte krejt të padëshiruara në ndërkohë që angazhimi ynë është komplet tjetër që nga dita e parë.

    Ne kemi qenë shumë të qartë, të drejtpërdrejt dhe të vendosur të ndjekim politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Pozicioni ynë ka pasur gjithmonë parasysh që ne të ndikojmë, aq sa na lejohet, aq sa është e mundur, që çdo lloj kërcitje armësh, sado e shkurtër, të mbahet larg nga Ballkani.

    Patjetër që fakti që tre policë, në këtë rast janë tre policë të Kosovës, janë shqiptarë, por ju siguroj se të njëjtin qëndrim do mbaja dhe nëse do ishin policë serbë dhe pa diskutim që kjo ndikon në marrëdhëniet tona dhe kjo tregon sipas nesh që Serbia duhet të angazhohet shumë më seriozisht në këtë marrëdhënie me ne. Janë tre njerëz që mbahen atje nga një shtet.

    Mbulohet kjo me jo u arrestua kjo, u arrestua ai. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Një shtet demokratik dhe sikur të jenë të vërteta ato që thuhen nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Pse çfarë janë këto banda. Shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve, pavarësisht se të drejtat e shtetasve të vet në një shtet tjetër mund të shkeljen. Arrestimet në Kosovë, Serbia ka ku t’i adresojë. T’i adresojë tek ato mekanizma që janë atje. Kjo është rruga e një shteti demokratik.

    Jemi shumë aktivë (për lirimin e tyre), jo vetëm në një kanal, në disa kanale, por ndërkohë nuk diskutohet që sa kohë ata njerëz të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pas asgjë të re, por përkundrazi. Marrëdhëniet tona janë vetëm për këtë punë, për asgjë tjetër. Uroj që lirimi i tyre të bëhet sa më parë”, deklaroi Rama.