Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Arrestimi i 3 efektivëve të policisë së Kosovës/ Rama i bën paralajmërimin e fundit Vuçiçit: Nëse ata nuk lirohen…

    Arrestimi i 3 efektivëve të policisë së Kosovës/ Rama i bën paralajmërimin e fundit Vuçiçit: Nëse ata nuk lirohen…

    Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e tre policëve të rrëmbyer në veri nga forcat serbe. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se nëse tre policët nuk lirohen këtë javë, do të rikthehet sërish akulli në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    “Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

    Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

    E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!“, ka shkruar Rama.

  • Anulimi i mbledhjes së dy qeverive/ Kurti nuk tërhiqet: E paarsyeshme nga ana e Ramës!

    Anulimi i mbledhjes së dy qeverive/ Kurti nuk tërhiqet: E paarsyeshme nga ana e Ramës!

    Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata e tij në lidhje me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë.

    Në konferencën për shtyp bëri me dije se nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që ka thënë më parë, ku e ka quajtur një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.

    Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes pak orë para, ku gjithçka ishte bërë gati për takimin ku do të firmoseshin 13 marrëveshje që përfshinin dy vendet.

  • 30-vjetori i PS/ Momenti që nuk u pa, kryeministri Edi Rama i i ulëret ndihmëses (video)

    30-vjetori i PS/ Momenti që nuk u pa, kryeministri Edi Rama i i ulëret ndihmëses (video)

    Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Edi Rama është shfaqur i nervozuar për një moment, që nuk i ka shpëtuar syrit të kamerës dhe atyre që ishin aty.

    Siç duket në pamje, Rama i bërtet ndihmëses së tij që punon të Protokolli i Kryeministrisë, Grejsi Bixhi.

    Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht, por reagimi i kreut të socialistëve nuk është aspak i përshtatshëm për një takim festiv. Ndihmësja e tij pas reagimit të ashpër të Ramës largohet menjëherë. Shihni pamjet më poshtë.

  • Ja si e paralajmëroi vetë Rama “kapjen me presh në duar” të zyrtares së lartë

    Ja si e paralajmëroi vetë Rama “kapjen me presh në duar” të zyrtares së lartë

    Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro ka rënë në prangat e SPAK këtë të premte, ndërsa së bashku me të është arrestuar edhe një tjetër punonjëse.

    Bëhet fjalë për shtetasen Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”. Arrestimet në fjalë janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dyshohet për korrupsion.

    Por, arrestimet në fjalë duket se i paralajmëroi vetë Kryeministri Rama, i cili gjatë një aktiviteti, e përmendi gjatë fjalës së tij faktin se një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë, veprim, të cilin e quajti skandaloz dhe e dënoi ashpër.

    “Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”, deklaroi Rama në lidhje me këtë çështje.

  • Situata në veri të Kosovës/ Rama: Prania e ushtrisë serbe në kufi e barabartë me…

    Situata në veri të Kosovës/ Rama: Prania e ushtrisë serbe në kufi e barabartë me…

    Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe dërgimin e trupave serbe pranë kufirit.

    Në fjalën e tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero.

    Sipas kryeministrit kjo është një lëvizje e politikës së brendshme nga ana e Serbisë.

    “Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai.

  • Rama “braktis” fushatën elektorale, ikën për në…

    Rama “braktis” fushatën elektorale, ikën për në…

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialite në selinë rozë, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë mesditën e sotme drejt Britanisë së Madhe. 

    “CNA” mëson se kryeministri do të kryejë një vizitë njëditore në Londër.

    Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester United për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.

    Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit!

    Ky udhëtim i kreut të qeverisë vjen në një kohë kur jemi më pak se tre javë larg zgjedhjeve të 14 Majit.

    Kështu ai do të braktisë fushatën duke mos qenë pjesë e takimeve elektorale, të paktën për 24 orë.

  • Edi Rama harron operacionin, kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës: Ma vini pak Tit Vullkanin (video)

    Edi Rama harron operacionin, kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës: Ma vini pak Tit Vullkanin (video)

    Pesë ditë pasi kreu një operacion, kryeministri Edi Rama i është kthyer fushatës elektorale ku dhe ia ka marrë “valles” me banorët e Kamzës.

    Gjatë takimit me socialistët në Kamëz, Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysh duke qënë se sipas tij ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën. 

    “Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

    Më pas, ai nis e kërcen me një grua të moshuar, duke bërë disa lëvizje me duar, e duke harruar operacionin.

  • Pas daljes nga spitali/ Reagon për herë të parë kryeministri Rama

    Pas daljes nga spitali/ Reagon për herë të parë kryeministri Rama

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas daljes nga spitali, ku iu nënshtrua një operacioni për apendicitin.

    Në një mesazh në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë atë që janë interesuar për shëndetin e tij.

    Ndër të tjera shkruan se do të rikthehet së shpejti mes qytetarëve për të vijuar me takimet elektorale.

    Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

    Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

    Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

    Ju dua shumë, Edi”, shkruan Rama.

  • Operacioni i kryeministrit/ Mjekët informojnë mbi gjendjen e tij shëndetësore

    Operacioni i kryeministrit/ Mjekët informojnë mbi gjendjen e tij shëndetësore

    Stafi mjekësor që ka kryer ndërhyjen e kryeministrit Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka zbuluar se operacioni ka rezultuar me sukses dhe se gjendja e kryeministrit është e mirë.

    Sipas mjekëve, kryeministri mund të nisë të ecë që ditën e sotme. Ata theksojnë se është i qetë dhe mund të rikuperohet pas dy-tri ditëve.

    “I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja postoperatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar”, tha Gjata.

    Ndërhyrja është kryer në sallat e operacionit në QSUT. Operacioni është kryer rreth orës 02:00 të mëngjesit.

  • Rama zgjodhi një këngë tallava për fushatën, ekspertja zbulon: Ai di t’ia lexojë mendjen shqiptarëve

    Rama zgjodhi një këngë tallava për fushatën, ekspertja zbulon: Ai di t’ia lexojë mendjen shqiptarëve

    Zefina Hasani ka komentuar nisjen e fushatës elektorale në Shqipëri. Hasani u ndal tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një zgjedhje të qëllimshme nga kryeministri edi Rama.

    Ajo tha se kënga tallava është bërë për të shkuar te masa dhe për të shkaktuar atë zhurmën e rrjeteve sociale që kërkon fushata.

    “Kam përshtypjen që Veliaj dhe Rama e kanë përqasur mirë dhe ju shkon kjo fushata e mediave sociale. Të jetë e thjeshtë dhe me atë muzikën që do qarkullonte si link tek të gjithë. Edhe nëse nuk e dinim që u hap fushata e Tiranës, u bë një link që qarkulloi në Instagram dhe Ëhatsap dhe të gjithë e mësuan. Kjo zhurma që kërkon Instagrami u bë. U nis që me improvizimin e kryeministrit Rama duke e ditur zhurmën që do të bënte muzika tallava.

    Rama e ka ditur që do bëhej kjo zhurmë dhe e ka dashur. Di të lexoj mendjen e shqiptarëve. Ai dhe Veliaj e kanë kuptuar që për të bërë zhurmë dhe për të shkuar te  masa, për t’u bërë sa më populist duhet t’u japësh atë që njerëzve u pëlqen”, tha Hasani për emisionin “Revieë” në Euronews Albania.