Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Rama ngec në fjalim/ Aktivisti tallet: Fike e ndize prapë

    Rama ngec në fjalim/ Aktivisti tallet: Fike e ndize prapë

    Kryeministri Edi Rama ka patur oratorinë si armën e tij më të fortë, ose të paktën kështu është shitur në publik. Por duket se edhe kjo e ka lënë.

    Pas nënkryetarit të PD, Edi Paloka, i cili teksa publikoi një fjalim të tijin ku shfaqet i lodhur oratorisht dhe e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura, vjen edhe reagimi i mjehstrit të memeve, Genc Sejko.

    “Fike e ndize prapë”, shkruan Sejko mbi videon ku shfaqet Rama teksa ngec në fjalim.

  • “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara”, Rama uron Amerikën për Festën e Pavarësisë (VIDEO)

    “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara”, Rama uron Amerikën për Festën e Pavarësisë (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së SHBA.

    Rama e ka bërë urimin me anë të një video, ku shihen disa nga figurat më të shquara në historinë e Amerikës, ku nuk mungon Abraham Lincoln, Woodrow Wilson, George Bush, John Kennedy dhe Martin Luter King.

    Pamjet në video janë edhe nga ardhja e Presidentit George Bush në Shqipëri, ndërsa shihet pjesa e fjalimit të tij, kur shprehet se Kosova do të jetë e pavarur.

    SHBA njihen si një nga mbështetësit më të mëdhenjë të Shiqpërisë, ndërsa ishin edhe mbështetësit kryesorë që Kosova të shpallte pavarësinë nga Serbia.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1030852497317229/
  • Rama: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë në tryezën e Shengenit Ballkanik

    Rama: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë në tryezën e Shengenit Ballkanik

    Mes të tjerash, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, Edi Rama u rikthye të flasë për Shengenin Ballkanik.

    Rama theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë në këtë tryezë.

    “Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshojë mendim lidhur me domosdoshmërinë që ne të jemi bashkë, Shqipëria dhe Kosova, edhe në tryezën e Shengenit Ballkanik, i cili nuk është një alternativë e integrimit tonë në BE, por krijimi i një hapësire të përbashkët, ndërkohë që ne përpiqemi të hyjmë në BE, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kur flasim për potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj iniciative vrapon ta karakterizojë si një iniciativë që lidhem me interesat e Beogradit, ndërsa unë qëndroj te interesat e shqiptarëve dhe te interesi strategjik i ynë. Ne kemi një potencial shumë të madh të pashfrytëzuar me Kosovën dhe si mund ta bëjmë këtë? Duke vendosur në themel të këtij bashkëpunimi 4 liritë e BE-së: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve”, u shpreh Rama.

  • “3 marrëveshjet sekrete që shkatërruan Shqipërinë”/ Kreshnik Spahiu plas bombën

    “3 marrëveshjet sekrete që shkatërruan Shqipërinë”/ Kreshnik Spahiu plas bombën

    Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim të profesorit dhe gazetarit të njohur Shaban Murati, i cili flet për 3 marrëveshjet sekrete politike që janë bërë ndër vite në Shqipëri.

    Sipas Spahiut këto 3 marrëveshje sekrete e kanë shkatërruar Shqipërinë.

    Postimi i plotë:

    “Lexoni shkrimin më të mirë ndër 30 vite

    3 marrëveshjet sekrete që shkatrruan Shqipërinë!

    Nga Prof. Dr Shaban Murati

    Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë Shqipërisë dhe të krimeve dhe listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Marrëveshja e mësipërme nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

    Trieste 2 është marrëveshja e fshehtë në prill të vitit 2008 midis kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe kryetarit të PS, Edi Rama, për listat e mbyllura dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

    Trieste 3 është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës. Marrëveshja nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

    PS. Një postimi im 1 qershor 2017 si literaturë ndihmëse

    Qyteti i Triestes ka hyrë dy herë në historinë e Shqipërisë. Herën e parë në vitin 1947, kur shqiptarët e budallallepsur nga partia dhe nga Jugosllavia protestonin rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim,Triesten nuk e japim”.

    Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim, Triesten nuk e japim”. – shkruan Spahiu.

  • E akuzoi si tinëzar/ Mustafa e pret Ramën në Prapashticë

    Mediat kosovare raportuan mëngjesin e sotëm se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të zhvillohej në zyrë, por në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

    Pas takimit, Rama postoi një foto.

    “NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama.

    Por kryeministri shqiptar ka pasur disa përplasje të forta me Isa Mustafën, sikundër me shumicën e skenës politike në Kosovë.

    Përplasjet me Mustafën u regjistruan për shkak të Mini-Shengenit, kur Rama deklaroi fillimisht se ka biseduar për Mustafën për këtë çështje dhe e quajti politikan tinëzar.

    “Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Mustafa.

    Më pas, kur projekti i Mini-Shengenit u etiketua si Jugosllavia e re, Rama e sulmoi Mustafën duke thënë se “Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”.

    Kurse Mustafa iu përgjigj duke thënë se “nuk ta uroj ta provosh Jugosllavinë”.

  • VIDEO/Qeveria kursen energjinë elektrike, derdh ujërat e zeza në det

    Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikur një video-skandal nga Golemi, ku shikohet se si ujërat e zeza derdhen në det.

    Sipas Berishës, megjithëse impianti i trajtimit të ujërave të zeza është ndërtuar në vitin 2005, me ndihmën e qeverisë gjermane, pushteti vendor dhe qendror, për të mos paguatr energjinë elektrike, i derdh ato në det.

    “Ky eshte turizmi i ujerave te zeza qe ofron narkoqeveria ne Golem! Turp! Krim!

    Miq, Golemi ka njerin prej impianteve me moderne te trajtimit te ujerave te zeza i ndertuar me ndihmen e qeverise gjermane dhe i inauguruar qe ne dhjetor te vitit 2005. Por narkoqeveria vendore dhe qendrore per te mos paguar energjine nuk dergojne ujerat e zeza ne impiant por i derdhin ne det! sb”

  • Balla: “PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me…”/ Tregon kush do jetë kryeministër

    Partia Socialiste duket se ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se takimet kishin në fokus planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe në vend si dhe në vendosjen e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku sipas Ballës PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

    Postimi i plotë i Taulant Ballës:

    Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, por duke respketuar një për një masat mbrotëse anti-covid, filluam në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe në vend si dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.

    Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm.

    “Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

    Dhe kur them duhet të qeverisim, nuk kam parasysh vetëm e thjeshtë qeverinë qëndrore, qeverisjen vendire, por edhe grupin parlamentar dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Ky proces ka sukses vetëm nëse te gjitha pjeset bashkejetojne ne harmoni me njera-tjetren dhe ne funksion te njera-tjetres.

    Duke respektuar në çdo detaj masat e domosdoshme të distancimit social, ne duhet të vazhdojmë të jemi pranë komuniteteve. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori punën e palodhur dhe masat e sukseshme që ndërmorri Qeveria”, shkruan Balla.

  • Rama: Vota e emigrantëve me postë, problem regjistrimi në vendet ku ndodheni

    Kryeministri Edi Rama u shpreh se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë. Por procesi ka shumë vështirësi, tha ai dhe kërkon kohë. Konkretisht, Edi Rama theksoi se problemi lidhet me regjistrimin e shqiptarëve në vendet që ndodhen jashtë kufijve. Në një mënyrë apo tjetër, kryeministri u shpreh besimplotë se votimi i emigrantëve do të realizohet, qoftë edhe duke filluar me një projekt pilot. Edi Rama dy fjalë i kishte edhe për debatin politik në Shqipëri, por sqaroi se te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur.

    Ajo që duhet sqaruar paraprakisht është së pari, ne jemi në një proces të një reforme zgjedhore, i pa ndodhur më parë, pasi sot nuk jemi dy palë, por tre palë dhe në njëfarë mënyre, skena e palëve politike që duhet të merren vesh është trepolare, shumica parlamentare, një opozitë brenda dhe një jashtë parlamentit. Nga pikëpamja aritmetike, kodi dhe reforma zgjedhore në tërësi duan një shumicë të cilësuar që ne nuk e disponojmë dot, por nga pikëpampja e traditës duam të respektojmë një vijëmësi të një procesi gjithëpërfshirës, që nënkupton një mirëkuptim mes tre palëve, ne me dy palë të tjera, që pavarësisht se janë produkt i të njëjtit bark janë në divergjencë ekstreme me njëri tjetrin.

    Kur vjen puna te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur, por nuk kemi dakordësi në momentin që flasim. Procesi ka qenë i ngatërruar dhe konfliktual dhe ulja në tryezë u bë me vonesë të jashtëzakonshme dhe në kushte specifike, atëherë optimizimi është më i vogël se do të ishte normalisht. Ne i kemi studiuar dhe Majko është marrë për metodat e realizimit të votimit nga jashtë, por për arsye nga jashtë, por për arsye të konfliktit politike e kemi përjashtuar votimin në ambasada dhe konsullata, që mund të ishte i realizueshëm.

    Por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi ata që nuk e kanë ambasadën apo konsullatën afër do të ishte e komplikuar. Ne kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë, por ka gjëra që lidhen me regjistrimin, jo vetëm në Shqipëri, por vendin ku është. Është një proces që kërkon kohë, jemi duke punuar cdo ditë. Jemi duke punuar për një opsion elektronik të regjistrimit, përputhshmërie mes listës së votuesve që gjenerohet nga regjistri i gjendjes civile dhe personave të regjistruar, por jemi herët të themi se kjo gjë mund të realizohet. Unë kam besim se në një mënyrë apo tjetër mund të hyjmë në këtë proces, qoftë edhe me një projekt, zonë, votim, projekt pilot” tha ai.

  • Çfarë bisedoi Rama me ‘kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës’?

    Gazeta serbe, Kurir, ishte ndër të parat që i dha ngjyrim largimit të John Bolton nga posti i Këshilltarit për Sigurinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Largohet kundërshtari i pavarësisë së Kosovës,” shkruante gazeta në ballinë.

    Largimi i Bolton ishte përfolur prej kohësh, por u bë i ditur shtatorin e shkuar nga presidenti Donald Trump. Duket se mes tyre kanë ekzistuar tensione të forta, që reflektohen edhe tek mënyra se si e interpretojnë largimin.

    “Nuk isha dakord fuqishëm me shumë prej rekomandimeve të tij,” thotë Trump. A përfshihet këtu edhe çështja e Kosovës? Nuk mund të thuhet me saktësi, por fakt është se Bolton ishte investuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës. Madje ai pati një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Kosovës, të cilën kryeministri shqiptar e shiti publikisht si mbështetje politike. Kurse Bolton pati një telefonatë të acaruar me kryeministrin kosovar të asaj kohe, Ramush Haradinaj, i cili doli kundër ndarjes së Kosovës.

    Historia e tezës për ndarjen e Kosovës, e mbështetur nga Bolton, duket e errët.

    Para disa muajsh, gazetarja austriake Adelheid Woelfl shkruante se “kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.

    “Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe Vuçiçit në tetor të vitit 2016. Por projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe,” theksonte ajo.

    Largimi i Bolton vjen pasi Bashkimi Europian u investua fuqishëm kundër idesë për ndarjen e Kosovës, duke mbajtur edhe një samit për këtë çështje. Gjermania u printe këtyre përpjekjeve për të ndalur tezën e rrezikshme, që do kishte efekt domino në rajon.

    Para disa kohësh, tre deputetët e tre krahëve më të rëndësishëm politikë në Gjermani, Peter Beyer, Josip Juratovic dhe Manuel Sarrazin publikuan një letër në gazetën e njohur konservatore, Frankfurter Allgemeiner.

    “Një këmbim territoresh etnik do të ishte një lojë me rrezik të lartë, që do krijonte shumë probleme të reja dhe do të rrezikonte paqen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Përsëri, shumë njerëz mund të bëhen viktima të politikës nacionaliste. Edhe këshilltari amerikan i sigurisë, John Bolton, i cili e ka bërë idenë të shijshme për presidentin e tij dhe e ka promovuar masivisht, tani duhet të zhgënjehet,” shkruanin ata.

    A solli kjo situatë edhe një ftohje të Ramës me Berlinin? Në fakt në atë kohë, Rama vizitoi Gjermaninë dhe Deutsche Welle e theksonte se nuk do kishte asnjë takim zyrtar.

  • VIDEO/Paloka: Rama ka thënë kaq shumë gënjeshtra për 7 vjet sa as vetë nuk i mban mend

    Kryeministri Rama vazhdon të mashtrojë paturpësisht shqiptarët me vepra imagjinare të cila i ndërton vetëm në realitetin e tij, pasi qytetarët vazhdojnë të mos shikojnë asgjë të tillë.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka postuar nëpërmjet një video mashtrimin e Ramës me aeroportin e Kukësit i cili edhe sot nuk është hapur.

    ‘Për 7 vjet me radhë tha kaq shumë gënjeshtra sa nuk i mban mend as vetë.

    Ndërtoi kaq shumë aeroporte, rrugë dhe shkolla në 3D sa në vitin e shtatë të keqqeverisjes, nën efektin e oligarkisë ka nisur të jetojë në realitetin virtual.

    Sepse në të vërtetë s’ka ndërtuar as një metër rrugë, asnjë aeroport dhe asnjë vepër publike.

    Kryeministri 3D ndërkohë që varfëron shqiptarët ofron vetëm propagandë bajate dhe premtime që kur si bëri për 7 vjet vetëm një mendje e semurë mund të besojë se do ti bëjë në 7 muaj!