Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Gurët e sendet e forta mbi Kryeministrinë/ Ja ç’po ndodh sot atje. Ish-deputeti nxjerr foton dhe thotë se…

    Gurët e sendet e forta mbi Kryeministrinë/ Ja ç’po ndodh sot atje. Ish-deputeti nxjerr foton dhe thotë se…

    Pak orë pas përplasjes, dhunës, trazirave dhe goditjes me gurë dhe sende të forta në drejtim të ndërtesave qeveritare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga protestuesit që ishin mbledhur pas vrasjes së Klodian Rasha nga një efektiv policie, kanë nisur rregullimet.

    Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka publikuar një foto të punimeve tek godina e Kryeministrisë, teksa akuzon shefin e qeverisë Edi Rama se “vijon qejfet në Nju Jork”, ndërsa përgjigja e tij për vrasjen e 25-vjeçarit sipas Palokës është “gazi helmues dhe llamarina në dyert e Kryeministrisë”.

    “I riveshi breket e llamarines Rama! Gazi helmues dhe llamarina ne dyert e kryeministrise eshte pergjigja e Rames per vrasjen e nje te riu te pafajshem. Nderkohe vazhdon qejfet ne N.Y”, shkruan Paloka.

    Burimi: Panorama.al

  • Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

    Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë. Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

    “Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar. Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.

    Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, – tha Basha

  • Revoltohet qytetari, i rrëmben mikrofonin gazetares, jep mesazhin për Ramën: Ku je more të q*** robt

    Revoltohet qytetari, i rrëmben mikrofonin gazetares, jep mesazhin për Ramën: Ku je more të q*** robt

    Një qytetar i ka marrë mikrofonin gazetares së Syri TV, Bleona Metushi, teksa ajo po raportonte për protestën tek kryeministria, që po zhvillohert pas. Siç shihet dhe në video, qytetari afrohet te gazetarja dhe i kërkon mikrofonin.

    Metushi i bën një shenjë që ta presë, por i riu me kapuç dhe maskë nuk duron dot. Afrohet, rrëmben mikrofonin dhe jep një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

    “Edi Rama, ku je more të q**** robt,”- dëgjohet të thotë ai.  Më pas gazetarja rimerr mikrofonin dhe vijon me raportimin.

  • Ministri ilatian flet shqip: Drejt Europës së përbashkuar/ Rama: Një shqipe perfekte me dialekt napolitan

    Ministri ilatian flet shqip: Drejt Europës së përbashkuar/ Rama: Një shqipe perfekte me dialekt napolitan

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio në mbyllje të fjalimit të tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, shprehu një urim për Shqipërinë në gjuhën shqipe.

    “Do të doja ta përfundoja me një frazë, fjali për miqtë shqiptarë, se nuk jam i zoti që të flas shqip ashtu siç kryeministri e flet italisht. “Drejt Europës së përbashkuar”, (mundohet të thotë ministri italian) Ky është një urim që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit.”, tha ministri italian.

    Ndërkohë, që kryeministri Rama ia ktheu me batutë se Di Maios se foli një shqipe me dialekt napolitan. “Një shqipe perfekte me dialekt napoletin”, tha Rama, ndërsa të dy zyrtarët qeshën.

  • Telefonata Rama-Di Maio/ Ministria e Jashtme italiane jep detajet: Ja cilat ishin temat e bisedës

    Telefonata Rama-Di Maio/ Ministria e Jashtme italiane jep detajet: Ja cilat ishin temat e bisedës

    Ministria e jashtme italiane ka zbardhur bisedën telefonike mse kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Luigi Di Maios.

    Sipas njoftimit, temat e bisedës ishin lufta ndaj COVID-19, bashkëpunimi dypalësh, integrimi në BE dhe presidenca e OSBE.

    Lajmin e telefonatës e dha vetë Rama sot në Mbrostar të Fierit, ku theksoi se kishin biseduar për situatën me COVID-19.

    NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASTHME ITALIANE
    ITALI-SHQIPËRI: BISEDË TELEFONIKE MIDIS DI MAIO-s DHE KRYEMINISTRIT RAMA
    Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Tëitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.

  • Momenti kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim del nga selia e Kryeministrisë (FOTO)

    Momenti kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim del nga selia e Kryeministrisë (FOTO)

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka qëndruar përreth 30 minuta në selinë e Kryeministrisë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

    Nuk dihet tema e takimit të zhvilluar midis tyre.

    Fotografët e LSA kanë kapur momentin kur diplomatja amerikane del nga dera kryesore e selisë së qeverisë shqiptare dhe drejtohet për tek makina diplomatike.

  • Integrimi ne BE/ Borrel zbardh bisedën me kryeministrin Rama: Është thelbësore të ruhet…

    Integrimi ne BE/ Borrel zbardh bisedën me kryeministrin Rama: Është thelbësore të ruhet…

    Pas Komisionerit të Zgjerimit, edhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

    Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrel shkruan se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën për anëtarësimin në BE.

    “Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutova me kryeministrin Edi Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm”, shkruan ai në Twitter.

  • Basha i përgjigjet Ramës: Ke humbur çdo kontroll mbi pandeminë, spitalet në kolaps

    Basha i përgjigjet Ramës: Ke humbur çdo kontroll mbi pandeminë, spitalet në kolaps

    Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama sa i takon debatit për Komitetin e Ekspertëve Teknikë. Përmes një mesazhi në “Twitter” Basha pohon se Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, ndërsa shtoi se kemi numrin e testimeve më të ulëta në Europë.

    Mes të tjerash kryedemokrati akuzoi kryeministrin se pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.

    REAGIMI I BASHËS
    Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.

  • Eurostat: Shqiptarët paguajnë dyfish për shëndetësinë/ PD: Qeveria vjedh

    Eurostat: Shqiptarët paguajnë dyfish për shëndetësinë/ PD: Qeveria vjedh

    Partia Demokratike ka publikuar shifrat e Eurostat, ku sipas saj shqiparët paguajnë dyfish, se çdo vendi tjetër i rajonit për shëndetësinë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia  ka akuzar qeverinë, se ajo vjedh qytetarët duke i detyruar të paguajnë më shumë seç duhet. Sipas Bardhit janë shifrat ato që tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur vendin.

    “Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

    Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

    Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë”, shkruan  Spahia.

  • Pse u detyrua ‘fantazma’ Stela Gugallja të flasë pas alarmit të Bashës?

    Pse u detyrua ‘fantazma’ Stela Gugallja të flasë pas alarmit të Bashës?

    Gjatë një puntate të emisionit ‘Opinion’, ku ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shfaq me një mal me shkresa për të mbrojtur aferën e inceneratorë, pati disa pasazhe sa qesharake aq edhe serioze që tregojnë shumë.

    Në një moment të emisionit, pasi Ahmetaj ka pranuar se në aksidentin e Kumanovës ka qenë në makinë me bashkëshortët Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, gazetari Mentor Kikia e pyeti: Si i ke i njohur këta që i ke pasur miq edhe përpara se të merrnin PPP-të e inceneratorëve?!

    Përgjigjja e Ahmetajt ishte: Ore Mentor po pse bën kështu, shko takoji, pi një kafe dhe fol!

    Edhe më vonë kur moderator Fevziu bëri të njëjtën pyetje, por duke përfshirë edhe protagonistin e tretë të aferës së inceneratorëve Klodian Zoton, mori të njëjtën përgjigje: O Blendo po ik takoji vetë, pi një kafe dhe fol…

    Pra sugjerimi i Ahmetaj për gazetarët që duan të dinë diçka më shumë për treshen misterioze të industrisë së djegies së mbetjeve me vlerë 430 milion euro nga buxheti i shtetit është: “paraqituni se ju sqarojnë ata vetë me `kafe`”.

    Në fakt askush nuk pret që Gugallja, Mërtiri dhe Zoto të jenë të gatshëm që të shpjegojnë dhe tregojë lidhjet “specifike” që kanë me Ahemtajn, Edi Ramën, Lefter Kokën dhe Erion Veliajn.

    Por këta të fundit si zyrtarë të lartë të shtetit që iu kanë dorëzuar në mënyrën më mafioze atyre, gati gjysmë miliard euro të taksapaguesve shqiptarë, e kanë për detyrë që të sqarojnë mediat dhe publikun.

    Gjithsesi mediat dhe posaçërisht BIRN gjatë kohës që bëri investigimin e bujshëm për këtë aferë gjigante, tentoi disa herë që të lidhej me Stela Gugalla e ta pyeste për denoncimet, lidhjet dhe akuzat që po i bëhen.

    Por ajo së bashku me Mërtirin dhe Zoton, edhe për media të tjera kanë qenë sistematikisht të padisponueshëm.

    Kjo “omertë” vazhdoi deri sa Lulzim Basha tregoi se ata që Gugallja i ka mbi kokë, po i bëjnë presion që nëse thirret nga SPAK, të heshtë. Deklarata dhe paralajmërimi ishte:

    “Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyç në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”

    Pra Basha paralajmëroi se pronarët dhe përfituesit e vërtetë që fshihen pas emrit të Stela Gugallës në aferën e inceneratorëve, nga frika e një hetimi serioz të SPAK po e mbajnë nën presion atë, për të qepur gojën.

    Kaq mjaftoi që gruaja që u bë administratore e “Albtek-Energy” (e cila kontrollon PPP-të e inceneratorëve), kur ishte vetëm 23 vjeç; pikërisht ajo që nuk kishte denjuar të fliste kurrë publikisht, edhe pse akuzat dhe denoncimet kanë qenë flagrante, këtë të martë e “nxori kokën në media”.

    Deri dje mbrojtjen e pronarëve me letra të inceneratorëve e kishte marrë përsipër Ahmetaj dhe vetë Edi Rama, me gjithë enturazhin e tij politik e mediatik.

    Mjaftoi deklarata e fortë e kreut të PD-së Lulzim Bashan në konferencën e fundit me gazetarët, që Gugallja (të cilës nuk i gjen dot as fotografi në internet), të kërcejë në media dhe madje të sulmojë denoncuesit e saj.

    Duket se po këta pronarë realë të parave që përfitohen nga kjo aferë qindra-milionëshe në euro të cilët deri më tani nuk e kishin lejuar Gugalljan që të fliste me gazetarët (Të pijë `kafe` po), e urdhëruan që pas alarmit të Bashës, të dilte urgjentisht në media për të thënë se nuk po i bënte askush presion. Film i parë ky sa herë që mafies i duhet që të zbatojë kodin e heshtjes, Omerta.

    Por çfarë tha Stela, pa shfaqur sigurisht fytyrën, së cilës i ka shkuar “çmimi” 430 milion euro?!

    “Nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi. I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90”.

    Pra sulmoi Bashën dhe PD-në, mbrohet me fisin `demokrat`, se po i bienë në qafë “të vetët”… 

    Asnjë fjalë se si u gjend ajo 23-vjeçare që brenda 24 orëve mori 23 milion euro pa kryer asnjë punë, në krye të një PPP-je që po rezulton një nga aferat më të mëdha në rajon dhe më gjerë! 

    Se si ia doli Stela “e vogël” që brenda një dite të rreshtonte për të firmosur, gjithë qeverinë Rama në 16 dhjetor të vitit 2014. Që kompania e saj me buxhet 100 mijë lekë të fitonte PPP e majme për inceneratorin e Elbasanit, etj, etj.

    Por ndoshta, s`kemi pse e fajësojmë. Ndoshta nuk po e bën në media transparencën e historisë së 430 milion eurove, sepse po përgatitet që të rrëfehet në SPAK, nëse duan ata gjithmonë.

    E aty nuk besojmë se do ta pyesin, se në çfarë viti i është anëtarësuar babai në Partinë Demokratike!