Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Qeveria dhe opozita përplasen për shëndetësinë/ Rama: “Lancet” rendit Shqipërinë më lart në rajon. PD: Janë 3D, shqiptarët vdesin trotuareve

    Qeveria dhe opozita përplasen për shëndetësinë/ Rama: “Lancet” rendit Shqipërinë më lart në rajon. PD: Janë 3D, shqiptarët vdesin trotuareve

    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur me vlerësimin që revista mjekësore “Lancet” i ka bërë shëndetësisë shqiptare. Kjo sipas Ramës është edhe një përgjigje për akuzat e Partisë Demokratike, e cila thotë se shëndetësia nën qeverisjen e Ramës është rrënuar.

    “Mirëmëngjes dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

    Por menjëherë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nëpërmjet shefit të kabinetit të kryetarit Basha rrëzon pretendimet e kryeministrit Rama. Sipas Telitit realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.

    Sipas Telitit, inaugurimi i spitalit Covid3 nga kryeministri Rama një ditë më parë u bë pa asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve të specializuar. Ai thotë se videot 3D  që publikon Rama nuk e fshehin dot të vërtetën.

    “ER inaguroi dje për herë të dytë spitalin Covid3 pa bërë asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të specializuar që duhet të jenë në shërbim të të sëmurëve me Covid.

    Ndërsa sot pa gdhirë kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve se shëndetësia e epokës së rilindjes është e sukseshme dhe konkurruese në botë.

    Me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë, ai po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është ku e ku më mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia ku sot shkojnë për të gjetur shërim oligarkët e PPP-ve në shëndetësi.

    Ndërkohë faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit.

    Shëndetësia në 3D e ER është çështje e kinemasë, jo e realitetit.

    Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.

    Realiteti i shëndetësisë së ER thotë që mjekët dhe infermierët ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani”, i përgjigjet Teliti Ramës.

  • “Maska me detyrim zero vlerë”/ Vasili: Në dy javët e fundit rastet janë rritur me 48%. Rama t’u kthejë…

    “Maska me detyrim zero vlerë”/ Vasili: Në dy javët e fundit rastet janë rritur me 48%. Rama t’u kthejë…

    Për LSI vendosja e maskave me detyrim në ambiente të hapura ishte një propagandë e Edi Ramës. Në një reagim në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se pas këtij vendimi rritja e rasteve me Covid është shtuar me 48%.

    Sipas Vasilit, pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim dhe pa eficencen maksimale te mjekut te familjes maska ishte thjesht maske për te fshehur mos marrjen e këtyre masave, që ai i quan  fondamentale.

    Reagimi i Vasilit

    Rritje 48% e rasteve me COVID nje jave pas detyrimit te maskave e gjobave!

    Sot mbushet plot nje jave nga detyrimi i i perdorimit te maskave edhe ne ambient te hapur.

    Te gjithe prisnin pas propagandes idiote te Edi Rames rezultate qofshin edhe minimale.

    Por sic pritej dhe sic u argumentua nga ne shkencerisht ndodhi tamam e kunderta.

    Pikerisht ne date 14 tetor, nje jave me pare, shenoheshin 203 raste te reja.

    Ndersa pas nje jave te detyrimit te maskave e mijra gjobave, rastet kane arritur deri ne 301 raste te reja.

    Rritja shkon deri ne 48% !!

    Ju thame qarte se maska eshte vetem masa e fundit dhe ka Zero vlere.

    Pa testim,gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim te gjere dhe pa eficencen maksimale te mjekut te familjes dhe dekoncentrimit te trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maske per te fshehur mosmarrjen e ketyre masave fondamentale

    Kur shkon me mendjen e çmendur te Edi Rames ketu perfundon!!

    I çmenduri tu ktheje parate e gjobave mijra qytetareve, qe i denoi cmendurisht per maskat !

  • VIDEO/ “Ordineri u bë modeli në politikën e Ramës”- Ervin Salianji i përgjigjet Kryeministrit: Nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë. Në 25 prill…

    VIDEO/ “Ordineri u bë modeli në politikën e Ramës”- Ervin Salianji i përgjigjet Kryeministrit: Nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë. Në 25 prill…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas ironisë që u i funfit bëri me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

    Salianji shprehet se në politikën e Ramës ordineri u bë model, ndërsa krimin e ka ngritur në piedestal.

    Në përfundim të reagimit të tij, Salianji thekson se Rama nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë dhe antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në 25Prill.

    Reagimi i plotë:

    Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjedhjet Partisë Socialiste!

    Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

    Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

    Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

  • U përball me Ramën në lidhje telefonike, Basha: Kur ke faktet asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjithë e dinin që…

    U përball me Ramën në lidhje telefonike, Basha: Kur ke faktet asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjithë e dinin që…

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin ka treguar edhe arsyen pse u fut në lidhje live në studion e emisionit “Opinion” në përballje direkte me kryeministrin Edi Rama.

    I pyetur nga Çani se përse e bëri këtë lëvizje, kur situata nuk ishte në favor të tij, për shkak se nuk ishte në studio, por nga telefoni, Basha tha se ai kishte faktet dhe pjesa tjetër nuk kishte rëndësi.

    “Kur ke faktet dhe të drejtën, argumentet, ligjin, pak rëndësi ka je në telefon apo aty në studio. Pastaj është edhe kjo që të gjithë e dinin që kishin të bënin me një gënjeshtar”, tha Basha.

  • “Je si dhëndër i inatosur! Do mërzitesh në 25 prill!”/ Rama dhe Basha përplasen në distancë: Hajdut i mafias! Vjedhja jote qëndron pas çdo…

    “Je si dhëndër i inatosur! Do mërzitesh në 25 prill!”/ Rama dhe Basha përplasen në distancë: Hajdut i mafias! Vjedhja jote qëndron pas çdo…

    Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë, pas konferencës me gazetarët në selinë e PD-së, ku nuk munguan akuzat për qeverinë dhe lidhjet me “mafien e plehrave”.

    Ishte Edi Rama i pari që ka ironizuar konferencën e Lulzim Bashës, të cilën e ka quajtur si “sallë dasmash”, ndërkohë që kreun e opozitës e ka cilësuar si “dhëndër të inatosur”!

    Ramën ka shprehur habi për Bashës se “mafia po pastron Shqipërinë”. Sipas tij kreu i opozitës do “mërzitet” shumë në 25 prill, pasi sipas tij me investimet në përpunimin e mbetjeve, qytetet shpëtuan nga helmet.

    Por lideri i opozitës i është përgjigjur menjëherë po në Twitter, teksa e ka quajtur Ramën si “hajduti i mafies së plehrave”

    Basha shkruan në mesazhin e tij se Shqiptarët janë zhytur në skamje, ndërkohë që shëndetësia është në kolpas.

    Për kreun e PD-së pas çdo vuajtje dhe dhimbje e shqiptarëve qëndrojnë “vjedhjet e kryeministrit”

    Replikat në distancë

    Edi Rama mesazhi i plotë

    Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

    Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

    E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul! Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

    Lulzim Basha mesazhi i plotë

    Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/757811114776033/
  • VIDEO/ Në zgjedhje me koalicion apo më vete? Basha flet për taktika elektorale: Asnjë formulë nuk e shpëton Ramën, por sot…

    VIDEO/ Në zgjedhje me koalicion apo më vete? Basha flet për taktika elektorale: Asnjë formulë nuk e shpëton Ramën, por sot…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e ardhshme nëse do të futet i vetëm apo në koalicion.

    Kryedemokrati nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, por foli për taktika elektorale, ndërsa tha se asnjë formule nuk e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor, por edhe nga drejtësia.

    Pyetje: E keni diskutuar me aleatët si do të paraqiteni në zgjedhje, koalicion me listë të përbërë, vec e vec e keni menduar planin?

    Basha: Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri nga ndëshkimi popullor që e pret dhe ndëshkimi nga drejtësisë që e pret. Por sot e gjithë vëmendje ime, e PD e koalicionit opozitar është një dramë që po shpaloset ditë për ditë para syve, tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe te pamundësia ulëritëse e shqiptarëve për tu përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës.

  • VIDEO/ Rama ndalon kryebashkiakun e Shijakut në rrugë: Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që…

    VIDEO/ Rama ndalon kryebashkiakun e Shijakut në rrugë: Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që…

    Shijaku ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama në vijim të turit të tij për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në të cilat vijon procesi i rindërtimit.

    Ndërsa inspektoi punimet në disa prej shtëpive në atë zonë së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit lidhur me mbajtjen e maskës.

    Në një moment Rama i kap me dorën maskën dhe ja ngre sipër për ti mbuluar hundën.

    “Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.

    Ndërsa vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.

    Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi.

    Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.

  • “Nuk merrem me komunistë e socialistë”, ish-këshilltari i Trump shprehet nëse është kontaktuar nga Edi Rama: Të gjithë liderët në botë duan ta flasin me mua

    “Nuk merrem me komunistë e socialistë”, ish-këshilltari i Trump shprehet nëse është kontaktuar nga Edi Rama: Të gjithë liderët në botë duan ta flasin me mua

    Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, komentoi për Çim Pekën edhe mundësinë që ai të jetë kontaktuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Indirekt, Bannon tha se nuk merret me socialistë dhe komuniste.

    Çim Peka: Z. Bannon, kam mësuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka tentuar të ju kontaktojë disa herë, jo njëherë, të kontaktojë personalisht me ju nëpërmjet lobuesve në Uashington. E pohoni dhe nëse po, çfarë ka dalë nga kontaktet.

    Steve Bannon: Së pari unë nuk flas kurrë se kush mundohet të më kontaktojë mua, por dua të them se shumica e liderëve politikë nëpër botë përpiqen të më kontaktojnë mua, dhe nuk dua ta zbuloj. Por duhet të supozosh se unë nuk merrem me socialistë dhe nuk merrem me komunistë. Unë jam katolik, besoj në lirinë e fesë, në liritë si kapitalizmi, dhe fokusi im kryesor ka qenë kundër Partisë Komuniste Kineze e cila besoj së është pararoja e të keqes në botë sot sepse janë partnerë biznesi me Soros, partnerë biznesi me partinë e Davos-it, partnerë biznesi me të gjitha korporatat multinacionale, dhe financierët e Uall Street, qytetit të Londrës, pra, nuk dua ta bëj publike, por njerëzit duhet të kuptojnë se jam në anën e drejtë.

    Çim Peka: Edi Rama është një socialist dhe komunist në gjykimin tuaj ..

    Steve Bannon: Nuk dua të them se është komunist, por besoj, nuk dua ta nënçmoj shumë, por kohë më parë besoj se ai ka folur publikisht mbi vlerat e komunizmit dhe të Rusisë nën komunizëm. Besoj se të shkuarën ai ka folur për vlerat e Rusisë nën komunizëm. Ka folur për vlerat e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Dhe duket së është socialist, kështu që unë nuk mbështes regjimet socialiste, nuk mbështes socializmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se socializmi është një pjerrtësi e rrëshqitshme në komunizëm, dhe e mendoj komunizmin gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë jam populist. Unë vij nga një familje punëtorësh në Amerikë, dhe thjesht kam qenë me fat që të futem në Marinë, të shkoj në Harvard, në Uall Street, të punoj për Goldman Sachs, por unë besoj në kapitalizëm, besoj në liritë që vijnë me demokracinë dhe kapitalizmin, por unë jam një populist. Unë luftoj për njeriun e thjeshtë. Dhe mendoj se njeriu i thjeshtë merr pjesën më të keqe nën socializëm, mendoj se njeriu i thjeshtë është më i humburi në komunizëm, dhe duhet të shikohet rekordi im historik në lidhje me këtë.

  • Rama: 5 Qershori është respektuar, do ta votojmë siç e kemi votuar

    Rama: 5 Qershori është respektuar, do ta votojmë siç e kemi votuar

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Marrëveshja e 5 Qershorit është respektuar nga mazhoranca dhe Presidenti Ilir Meta duhet ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, pasi, sipas tij, nuk ka shumë kohë për implementimin.

    “5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Nuk ka kohë më për të humbur. Presidenti bën mirë që ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.

  • VIDEO- “President i shkalluar”/ Ilir Meta publikon fjalimin e tij në Parlament dhe i përgjigjet Ramës: Bën mirë të reflektosh, përndryshe…

    VIDEO- “President i shkalluar”/ Ilir Meta publikon fjalimin e tij në Parlament dhe i përgjigjet Ramës: Bën mirë të reflektosh, përndryshe…

    Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë e quajti “President të Shkalluar”. Në një status në Facebook, Ilir Meta thotë se ka mbajtur premtimin e tij për të mbrojtur kushtetutën.

    Teksa publikon një pjesë nga fjalimi i tij në Parlament në vitin 2017, Ilir Meta i kërkon kryeministrit Rama që të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin.

    Kreu i Shtetit e paralajmëron se ne rast se nuk reflejtin në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

    Statusi i Presidentit Meta

    Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

    Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

    Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.

    Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

    https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/353764035827725/

    Çfare tha Ilir Meta në Parlament në 2017

    Çdo politikan është gjithmonë midis dy raporteve mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjidhur demokracinë në raport me pushtetin. Sepse pushtet ka edhe në vendet demokratike. Unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që ajo më ka dhënë jo vetëm mua por edhe juve.