Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edi Rama

  • Paralajmërimi i fortë i analistit: “Edi Rama mund të ekstradohet në SHBA nëse vërtetohet që…

    Paralajmërimi i fortë i analistit: “Edi Rama mund të ekstradohet në SHBA nëse vërtetohet që…

    Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë mediatike është shprehur se nëse vërtetohet nga drejtësia amerikane që është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Edi Rama ekstradohet në SHBA.

    Ngjela u shpreh se kjo nuk është çështje e pushtetit gjyqësor shqiptar, por e atij amerikan, që nëse e gjen Ramën të përfshirë në këtë aferë e cila ka lidhje edhe me Rusinë, e ekstradojnë pa pasur nevojë ta shpallin non grata.

    “Nëse del i implikuar kryeministri shqiptar në një çështje si ajo e ish-zyrtarit të FBI që e ka refleksionin në Moskë, ekstradohet kryeministri shqiptar.

    Nuk ka prova, ndryshe SHBA s’ka nevojë ta shpallë non grata, e ekstradojnë ata, e marrin atje. Kanë bërë ligj të ri për pushtetarët në Shqipëri; po të kesh shkelur ligjin amerikan të ekstradojnë direkt”, tha Ngjela.

  • “E kishte mik të mirë”, ish-e dashura e McGonigal zbulon detaje për takimin e tij me Ramën: Flisnin bashkë në telefon

    “E kishte mik të mirë”, ish-e dashura e McGonigal zbulon detaje për takimin e tij me Ramën: Flisnin bashkë në telefon

    Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal, ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimin mes Ramës dhe McGonigal, por që të dy flisnin  në telefon dhe se ishin miq.

    Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë, ndërsa u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me Agron Nezën, mirëpo tha se Charles e ka përmendur shpesh herë dhe se së bashku kanë udhëtuar në disa vende, madje kanë shkuar edhe në Kosovë.

    “Nuk e di se cilat ishin marrëveshjet nuk më kujtohen se çfarë kishte në atë email se isha e dehur. Di gjë ai do të shkonte në Shqipëri dhe do të kthehej në Kosovë pa i treguar FBI, kjo është ajo që di. Ai do të shkonte të takohej me kryeministrin Rama, nuk më thoshte kush ishte objektivi i takimit

    Besoj se ishin miq personal dhe flisnin në telefon me njeri tjetrin. Charles ka marrë në telefon kryeministrin Rama në prezencën time, jo shpesh por më thoshte që e kishte mik të mirë po kaq.

    Unë nuk e kam takuar zotin Nezën, Charle e ka përmendur që ishte një mik i vet por kaq, që kishin udhëtuar bashkë në Shqipëri, në Vjenë dhe që kishin shkuar me makinë nga Shqipëria në  Kosovë”, tha ajo për “Euronews”.

  • Skandali McGonigal/ Deputeti demokrat lëshon gojën keq fare: Bëj kakërdhi, por iu ke çarë tr*pin amerikanëve, iu ke dhj*rë sigurinë kombëtare

    Skandali McGonigal/ Deputeti demokrat lëshon gojën keq fare: Bëj kakërdhi, por iu ke çarë tr*pin amerikanëve, iu ke dhj*rë sigurinë kombëtare

    Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho nuk e ka pritur mirë mos prezencën e Ramës në Kuvend për çështjen McGonigal. Pas kaosit në Kuvend dhe mbylljes së seancës, Rama ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar se pse nuk erdhi në seancë dhe se sa e pabazë është akuza e opozitës ndaj tij. Menjëherë Spaho ka shkruar në një postim në Facebook duke shpërthyer në ofendime por edhe në parashikimet e tij për kryeministrin. Me një fjalor banal, Spaho ka paralajmëruar Ramën për “fatin” që e pret.

    “Edi, ti mund të bësh kakërdhi, por në Kongresin amerikan nuk të shkojnë kakërdhitë.

    Do të japësh llogari dhe do të paguash një çmim të lartë, se iu ke çarë trapin amerikanëve.

    Lëre çfarë thotë Kim, ti do pirdhesh nga posti dhe do përfundosh në ndonjë burg amerikan. Mos o zot, të jetë Guantanamo!

    I ke ngacmuar rëndë. Iu ke dhjerë sigurinë kombëtare. Sidoqoftë, pyete Kimin, pasi ajo i di më mirë gjërat se ku do e kalosh pleqërinë, në burg apo duke u puthur me Koçon në Qeparo.

    Punë dreqi, Edi! Gjithmonë ke qënë i nxituar. Kokrra e idiotit, siç thoshtë një miku yt, kur ti dhisje ndeshjet e basketbollit, pasi nuk kontrolloje nervat”, shkruan Spaho.

    Çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bashkuar pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Ditën e djeshme, në një seancë të tensionuar dhe mes debateve të ashpra, ku deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, Kuvendi rrëzoi kërkesën e tyre për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish agjentit të FBI Charles McGonigal. 

  • Deputeti socialist “e bën baltë” në Kuvend/ Voton me të dyja duart, shtyp butonin për kolegen

    Deputeti socialist “e bën baltë” në Kuvend/ Voton me të dyja duart, shtyp butonin për kolegen

    Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, pasi deputetët e PD kërkuan që kryeministri Edi Rama të vinte në Kuvend për të dhënë llogari, lidhur me çështjen e McGonigal.

    Duke përfituar nga kjo situatë, deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij. Në momentin kur është hapur votimi, ai shihet se ka votuar elektronikisht për emrin e tij, si dhe për kolegen.

    Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PD Ina Zhupa, e cila thotë se nga 66 deputetë prezent në sallën e Kuvendit, dolën 73 vota pro projektligjeve.

    “Nga 66 deputet prezent nga mazhoranca u prodhuan 73 vota pro projektligjeve!

    Sic shihet votojne per kolegun, duke konsumuar haptazi shkelje te ligjit, duke fallsifikuar rezultatin dhe duke kthyer vendimarrjen ne ilegjitime.

    Urdheri per te mbyllur me shpejtesi kuvendin ku kerkohej nga opozita mocion me debat me Edi Ramen i vuri ne pozitat e ushtareve te paligjshem.”, shkruan  Zhupa.

  • Skandali për rastin McGonigal/ SPAK nis hetimin për Edi Ramën

    Skandali për rastin McGonigal/ SPAK nis hetimin për Edi Ramën

    Pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI mcgonigal, deputeti Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për  korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

    Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

    Deklarata e Gazment Bardhit pak dite me parë

    Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA.

    Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë.

    Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :

    Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

    Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

    Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
    Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal. SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA. Drejtësia që hesht përballë fakteve është drejtësi e vdekur. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një drejtësi që vepron ndaj kujtdo dhe që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

  • Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i lidhur me kartelin Sinaloa, ja pse Biden nuk ndërhyn

    Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i lidhur me kartelin Sinaloa, ja pse Biden nuk ndërhyn

    Gazetari amerikan, Dan Bongino, në programin e tij, është fokusuar te skandali i Charles McGonigal duke theksuar se ky i fundit ka punuar për narrativën politike të Edi Ramës. Bongino thekson në programin e tij se kryeministri shqiptar Edi Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa.

    Ai ngre pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret? ‘Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur.

    Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë’, është shprehur Bongino.

  • Zbulohet pse Edi Rama nuk po del në publik, kryeministri mungoi në eventin e rëndësishëm. Zbardhen detajet

    Zbulohet pse Edi Rama nuk po del në publik, kryeministri mungoi në eventin e rëndësishëm. Zbardhen detajet

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, teksa ndër të tjera në fjalimin e tij, zbuloi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama. Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

    “Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre. Një falënderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi.

    E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u shpreh Duka.

  • E dashura “fundosi” McGonigal, letra që i çoi FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

    E dashura “fundosi” McGonigal, letra që i çoi FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

    Në SHBA po dalin cdo ditë detaje të reja nga dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal që është vendosur në hetim. Në një artikull të publikuar sot “Businessinsider” shkruan se ka qenë e dashura e McGonigal që ka vendosur në lëvizje FBI-në për lidhjet e ish-agjentit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    “Allison Guerriero i dërgoi një email William Sweeney, që ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City dhe që, kujton ajo, e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal. Ajo kujton se i tha Sweeney-t në email se ai duhet të shikonte lidhjen jashtëmartesore dhe gjithashtu marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri.

    McGonigal tashmë ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte udhëtuar gjerësisht në vend. Marrëveshje që do të shfaqeshin më vonë në një nga aktakuzat e tij. Guerriero i tha Insajderit se e kishte fshirë emailin.

    Sweeney nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë përmes punëdhënësit aktual të Sweeney, Citigroup. Insajderi nuk mund të konfirmonte që Guerriero e kishte dërguar emailin ose që Sweeney e kishte marrë atë. Pavarësisht, deri në nëntor 2021, FBI po shqyrtonte McGonigal.

    Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” thuhet në shkrim.

  • Hetimi në SHBA/ Rama reagon për çështjen McGonigal: S’ka asnjë lidhje me mua,paratë e rusëve u morën nga PD

    Hetimi në SHBA/ Rama reagon për çështjen McGonigal: S’ka asnjë lidhje me mua,paratë e rusëve u morën nga PD

    Kryeministri Rama ka reaguar për emisionin “Opinion”, lidhur me përmendjen e emrit të tij gjatë hetimit për ish-funksionarin e FBI, Charles McGonigal. Përmes një deklarate të përcjellë nga zyra e tij e shtypit, Rama shprehet se konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me të apo  me qeverinë shqiptare.

    Në vijim të reagimit, Kryeministri deklaron se sa u takon parave të marra nga rusët për lobimin e PD, “nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht”.

    Zyra e Shtypit te Kryeministrit, deklarate e Kryeministrit

    Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.

    Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total.

    Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.

  • Sherri gjatë seancës plenare, plas edhe mes demokratëve, deputeti ofendon kolegun: Je një fundërrinë, ti je Edi Rama sot..

    Sherri gjatë seancës plenare, plas edhe mes demokratëve, deputeti ofendon kolegun: Je një fundërrinë, ti je Edi Rama sot..

    Seanca e sotme plenare u shoqërua me zhurmë dhe kaos. Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren duke kërkuar me forcë paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për të sqaruar përfshirjen e tij në skandalin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

    Duke qënë kaos, shumë fjalë nuk u dëgjuan. Mirëpo, mediat raportojnë se mes deputetëve të PD-së ka pasur një konflikt. Deputeti Tritan Shehu ka quajtur ‘fundërrinë’, deputetin Enkelejd Alibeajn. 

    ‘Je një fundërrinë, ti je Edi Rama sot..‘- mësohet ti jetë drejtuar Shehu, Alibeajt.