PLAS TE ELBASANI! Faza përgatitore në Serbi ndez revoltën e tifozëve: Turp, kjo është tradhëti (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Elbasani ka nisur numërimin mbrapsht për aventurën europiane dhe ka zgjedhur Serbinë si destinacion për fazën përgatitore të verës. Verdheblutë do të zhvendosen në Zlatibor nga 22 qershori deri më 2 korrik, ku do të zhvillojnë stërvitjet intensive dhe tre ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç do të testojë forcat fillimisht ndaj Sutjeska Niksiç më 24 qershor, ndërsa më 27 qershor do të përballet me Deiçiq. Testi i fundit është programuar për datën 1 korrik ndaj FK Zemun, përpara rikthimit në Shqipëri dhe hyrjes në fazën finale të përgatitjeve.

Fokusi kryesor i Elbasanit mbetet turi i parë kualifikues i Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë BATE Borisov. Verdheblutë synojnë të shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë për të rritur ritmin dhe për të krijuar grupin më konkurrues të mundshëm për sfidat europiane.

Megjithatë, vendimi për të zhvilluar fazën përgatitore në Serbi ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Nën njoftimin zyrtar të klubit në Facebook, një pjesë e tifozëve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për zgjedhjen e destinacionit, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm dhe duke e kritikuar hapur drejtimin e klubit. Komentet kanë ndezur debat mes mbështetësve, ndërsa klubi nuk ka reaguar ende ndaj polemikave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.