Futbollisti i Chelsea-t Raheem Sterling vlerëson Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është në huazim te Fulham për pjesën e mbetur të kampionatit. Ai po përpiqet t’i gjejë përsëri formën e tij pas një lëndimi afatgjatë që i ka shkaktuar jo pak probleme në karrierën e tij, por ai ende ka kaq shumë atribute të shkëlqyera si sulmues. Në veçanti, ai ka ritme për të frikësuar mbrojtjen.
Sterling, i cili është vetë një lojtar cilësor, e vendos Brojën përkrah Ëalker për sa i përket shpejtësisë. Kur u pyet shoku i tij më i shpejtë i skuadrës ndonjëherë, duke përjashtuar Ëalkerin, Sterling tha për STATSports : “Leroy Sane ose Armando (Broja). Unë mendoj se Armando është me Kyle (Walker) si më i shpejti”.
Broja shpreson që të rigjejë formën e lartë para përfundimit të sezonit, në mënyrë që të futet në listën për Euro 2024 të Shqipërisë dhe të shkojë në Gjermani.