Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: chelsea

  • Jo vetëm PSV dhe Parma, dy klube të Bundesligës interesohen për Armando Brojën

    Jo vetëm PSV dhe Parma, dy klube të Bundesligës interesohen për Armando Brojën

    Armando Broja do të zgjedhë në javët e ardhshme destinacionin e radhës së karrierës së tij që do të jetë larg Chelsea-t. Ai dhe klubi londinez praktikisht kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet dhe futbollisti thjesht pret të gjejë një skuadër të re për t’u transferuar.

    Mediat pranë klubit londinez bëjnë të qartë se kërkesat për lojtarin janë më të shumta nga jashtë Anglisë dhe katër prej tyre janë shumë më të avancuara. “Chelsea News” bën të ditur se interesimi i skuadrës së Parmës nga Seria A është konkret dhe jo thjesht një thashethem i merkatos.

    Gjithashtu, Stutgart dhe Leipzig nga Bundesliga janë në kërkim të një lojtari si Broja dhe kanë vendosur kontaktet e para me Chelsea-n që zotëron kartonin dhe vetë sulmuesit.

    Gjithashtu, pista e katërt interesante mbetet ajo e PSV në Holandë, ku sulmuesi do të kishte mundësinë që të rifitonte më me qetësi formën më të mirë, duke qenë gjithsesi në një klub me ambicie.

    LEXO ME SHUME:Futbollisti i Elbasanit nuk udhëton me ekipin në Greqi, shkak dëmtimi kundër Pogradecit

  • Broja, shfaqet hipoteza e bujshme për transferimin te klubi ku luajnë dy shqiptarët

    Broja, shfaqet hipoteza e bujshme për transferimin te klubi ku luajnë dy shqiptarët

    Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea. Opsioni më i fundit, që përflitet për sulmuesin e Kombëtares, është kalimi te Besiktas. Klubi turk e ka ndër alternativat, që po shqyrtohen për të përforcuar sulmin. Ish-trajneri i Manchester United, Solskjaer, kërkon një ekip sa më kompetitiv në Europë.

    Broja do të gjente në skuadër Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Sigurisht nëse Muçi do të qëndrojë, pasi në merkato është raportuar shpesh herë largimi i tij.
    23-vjeçari ka hasur shumë vështirësi në karrierë përgjatë dy viteve të fundit. Dëmtimet kanë qenë pengesa më e madhe. Në rast se do të ketë kalim në Turqi, për të do të jetë hera e parë. I vetmi vend, që ka luajtur jashtë Anglisë, është Holanda. Me Vitesen spikaste si i huazuar nga Chelsea.

    Sulmuesi kuqezi u kushtëzua nga dëmtimet. Kur ishte i aftë të luante përsëri, sezoni pothuajse kishte mbaruar dhe lojtarë të tjerë tashmë e kishin vendosur veten në ekip.

    Armando Broja shpërtheu në skenë gjatë një periudhe të shkëlqyer huazimi te Southampton në sezonin 2021/22, duke shënuar gjashtë gola në ligë me kombinimin e tij të shpejtësisë, fuqisë dhe lëvizjes së zgjuar.

    Por dëmtimet dhe konkurrenca për vende te Chelsea e bënë atë të binte poshtë në renditjen e lojtarëve. Me Blues që synojnë përsëri një numër 9 të ri këtë verë, ditët e tij në Stamford Bridge duken të numëruara.

    Kontrata e sulmuesit shqiptar të lindur në Londër me Chelsean është deri në vitin 2028, me një opsion zgjatjeje të kontratës me klubin, por SunSport kupton se lojtari dëshiron një transferim të përhershëm.

    Chelsea është i gatshëm të bëjë biznes, me një tarifë prej rreth 20 milionë eurosh, mund t’i bëjë ata të bien dakord për një shitje të plotë të një lojtari që ka dalë nga akademia.

    LEXO ME SHUME;VIDEO/ Partizani fiton derbin ndaj Dinamos, vendos goli i Kekos

  • Everton e konsideron të panevojshëm Brojën, trajneri Moyes: Duhet ta falenderoj për kontributin e dhënë

    Everton e konsideron të panevojshëm Brojën, trajneri Moyes: Duhet ta falenderoj për kontributin e dhënë

    Everton ka konfirmuar se Jack Harrison, Jesper Lindstrøm, Orel Mangala dhe Armando Broja do të kthehen në klubet e tyre mëmë kur marrëveshjet e tyre të huazimit të skadojnë në fund të muajit të ardhshëm. Harrison ka qenë i huazuar te Everton për dy sezonet e fundit nga Leeds United, duke bërë 73 paraqitje dhe duke shënuar pesë gola, duke përfshirë golin e parë në barazimin 1-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në mars.

    Sulmuesi Lindstrøm vulosi një kalim të përkohshëm nga kampioni aktual i Serie A, Napoli verën e kaluar, duke u paraqitur në 29 ndeshje për Toffees.
    Mesfushori belg, Mangala kthehet në klubin francez Lyon pasi ka luajtur 21 herë përpara se të pësonte një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në fitoren 1-0 në Brighton në janar.

    Broja erdhi nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar dhe luajti 11 ndeshje për Everton. Trajneri David Moyes tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Ata të gjithë përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub, dhe qëndrimi dhe angazhimi i tyre gjatë gjithë kohës së tyre te Everton ishte i klasit të parë”.

    LEXO ME SHUME:Serbia, Asllani dhe atmosfera në skuadër, Sylvinho hedh kartat në fushë: Ndaj tyre nuk do të jetë ndeshje normale

  • “Armando Broja ka dëmtim të rëndë”, trajneri i Evertonit i bën dalje sulmuesit: Huazimi mbyllet këtu, do të rikthehet te Chelsea

    “Armando Broja ka dëmtim të rëndë”, trajneri i Evertonit i bën dalje sulmuesit: Huazimi mbyllet këtu, do të rikthehet te Chelsea

    Armando Broja është kthyer në një “çështje” në Angli. Dëmtimet e shpeshta të sulmuesit shqiptarë kanë bërë që 22-vjeçari të mos jetë në gjendje të ketë vazhdimësi në këtë sezon.

     

    Trajneri i Everton ka tronditur tifozët me deklaratën e dhënë së fundmi. David Moyes ka theksuar se Broja mund të rikthehet te Chelsea dhe huazili të përfundojë këtu. Gjithashtu ka bërë të ditur se shqiptari pritet të mungojë 10-12 javë, pai ka dëmtuar kyçin e këmbës.

    “Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çelsi dhe huazimi të mbyllet këtu”, ka theksuar Moyes.

    Deklaratë kjo që tregon se dëmtimi që ka Broja është shumë herë më serioz seç dukej dhe sulmuesi do të humbë një pjesë të mirë të ndeshjeve, madje edhe me Kombëtaren shqiptare.

    LEXO ME SHUME:Armando Broja “trullos” Man.City-n, sulmuesi shkëlqen në 20 minuta ndaj kampionëve (video)

    NDESHJA E LUAJTUR NDAJ MAN.CITY-t

    Armando Broja shkelqeu per disa minuta. Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier League-s. Ndeshja e 4-t pa fitore për “qytetarët” (2 pikë të grumbulluara) që kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë janë në krizë të plotë rezultatesh.

  • E BUJSHME! Skuadra e Champions League e ka seriozisht për Brojën, bisedimet janë në një fazë të avancuar

    E BUJSHME! Skuadra e Champions League e ka seriozisht për Brojën, bisedimet janë në një fazë të avancuar

    Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë sezon dhe tabloidi “The Sun” shkruan se Borussia Dortmund shpreson të marrë sulmuesin shqiptar. Bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar dhe Broja gjithashtu besohet të jetë i interesuar për marrëveshjen.

    Lojtari ka qenë i huazuar te Fulham që nga janari, por deri më tani ka zhvilluar vetëm tre paraqitje. Chelsea kërkon 50 milionë euro, por një çmim i tillë nuk do të paguhet dhe mendohet gjysma e saj. Borussia Dortmund e ka mbyllur sezonin në vendin e pestë në Bundesligë dhe tashmë kanë siguar kualifikimin për në Champions League. Dortmundi ka treguar interes për Brojën më parë, por asnjë marrëveshje nuk u realizua.

  • Fulham merr vendimin që nuk do i pëlqejë Brojës, klubi londinez “djeg” 4 milionët e huazimit

    Fulham merr vendimin që nuk do i pëlqejë Brojës, klubi londinez “djeg” 4 milionët e huazimit

    Nuk është një moment i mirë për Armando Brojën te skuadra e Fulham, ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në këto dy muaj. 4 milionë ishte huazimi në varësi të paraqitjeve të tij, por ndikimi i tij ka qenë i kufizuar pasi sulmuesi kryesor i skuadrës londineze ka qenë Muniz i cili në shtatë ndeshjet e tij të fundit ka shënuar po kaq gola në Premier League.

    Ndërkohë, Broja ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar që nga ardhja e tij te Fulham. Ai ka nisur ndeshjen nga pankina katër herë, por paraqitja e tij më e gjatë në fushë ishte 16-minuta kundër Burnley-t në debutimin e tij. Në një shkrim të tabloidit “The Telegraph”, shkruhet se Fulham ka pak gjasa që ta kthejë huazimin e Armando Broja nga Chelsea në një marrëveshje të përhershme këtë verë pas shpërthimit të sulmuesit brazilian.

    DY NDESHJET ME SHQIPËRINË

    22-vjeçari luajti dy herë me Shqipërinë, fillimisht duke e nisur nga stoli ndeshjen kundër Kilit dhe më pas u vendos si titullar në takimin ndaj Suedisë.

    LEXO MË SHUMË: Armando Broja nuk po xhiron te Fulham, vetëm gjashtë minuta në sfidën ndaj Brighton

    Armando Broja vazhdon të ketë probleme te skuadra e Fulham. Sulmuesi shqiptar ende nuk po merr minutat që dëshiron. Në takimin ndaj Manchester United, qëndroi në stol për 90 minuta, ndërsa në sfidën e fundit fituar ndaj Brighton, për shqiptarin u rezervuan gjashtë minuta. (KLIKO LINKUN PËR TË LEXUAR MË SHUMË)

     

  • “Broja është futbollisti më i shpejtë më të cilin kam luajtur”, Sterling elozhe sulmuesit shqiptar (video)

    “Broja është futbollisti më i shpejtë më të cilin kam luajtur”, Sterling elozhe sulmuesit shqiptar (video)

    Futbollisti i Chelsea-t Raheem Sterling vlerëson Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është në huazim te Fulham për pjesën e mbetur të kampionatit.  Ai po përpiqet t’i gjejë përsëri formën e tij pas një lëndimi afatgjatë që i ka shkaktuar jo pak probleme në karrierën e tij, por ai ende ka kaq shumë atribute të shkëlqyera si sulmues. Në veçanti, ai ka ritme për të frikësuar mbrojtjen.

    Sterling, i cili është vetë një lojtar cilësor, e vendos Brojën përkrah Ëalker për sa i përket shpejtësisë. Kur u pyet shoku i tij më i shpejtë i skuadrës ndonjëherë, duke përjashtuar Ëalkerin, Sterling tha për STATSports : “Leroy Sane ose Armando (Broja). Unë mendoj se Armando është me Kyle (Walker) si më i shpejti”.

    Broja shpreson që të rigjejë formën e lartë para përfundimit të sezonit, në mënyrë që të futet në listën për Euro 2024 të Shqipërisë dhe të shkojë në Gjermani.

  • U largua nga Chelsea për të marrë minuta, por me Fulham po aktivizohet me pikatore; situatë jo e mirë për Brojën

    U largua nga Chelsea për të marrë minuta, por me Fulham po aktivizohet me pikatore; situatë jo e mirë për Brojën

    Situatë jo fort pozitive për Armando Brojën, te skuadra e Fulham. Sulmuesi shqiptar u huazua në këtë merkato janari nga skuadra e Chelsea-t drejt bardhezinjve të Londrës, për të marrë më shumë minuta, por deri tani, hapësira nuk ka qenë e mjaftueshme për talentin kuqezi.

    Në dy ndeshjet e aktivizuara me Fulham, Broja ka marrë thuajse të njëjtin mintuazh, 15 minutat e fundit. Si për ironi të fatit, me transferimin e sulmuesit shqiptar, te Fulham, duket se është ndezur “rivali” i tij, Muniz, që në 2 ndeshjet e fundit ka realizuar 3 gola, duke lënë në stol Brojën.

    Muniz realizoi edhe dy gola ditën e sotme në fitoren 3-1 ndaj Burnemuth. Ai nuk kishte shënuar asnjë gol në 11 ndeshje deri në momentin kur Broja mbërriti te Fulhem dhe 3 gola në 2 ndeshje kur Broja u bë pjesë e Fulham.

  • E KRYER/ Broja mbetet në Premier League, zyrtarizohet transferimi (FOTO)

    E KRYER/ Broja mbetet në Premier League, zyrtarizohet transferimi (FOTO)

    Armando Broja zyrtarizohet te Fulham. Marrëveshja u arrit për huazim deri në fund të sezonit me 4 milionë paund që do të shkojnë në arkat e Chelsea-t.

    Broja do të kryejë testet mjekësore sonte për të nënshkruar më vonë. Me kalimin te skuadra tjetër e Premier League, Broja pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion në mënyrë që të arrijë edhe formën më të mirë për Euro 2024. Kujtojmë se në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 1 gol në Premier League dhe këtë gol e ka pikërisht kundër Fulham.

  • “The Sun” zbulon të ardhmen e Armando Brojës, ja kushti që ka vendosur Chelsea

    “The Sun” zbulon të ardhmen e Armando Brojës, ja kushti që ka vendosur Chelsea

    Armando Broja duket gjithmonë e më afër largimit nga Çelsi, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që tashmë nuk është më në planet e “Bluve”.

    Siç raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, duket se drejtuesit e klubit nga Londra më në fund kanë marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit kuqezi.

    Sipas saj, Chelsea do ta lërë Brojën të largohet në janar i huazuar, por vetëm me një kusht, nëse shitet verën e ardhshme për plot 40 milionë euro. Deri tani për të janë interesuar ëest Ham, Fulham, Wolves dhe së fundmi Aston Villa.