Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: chelsea

  • Pritjes po i vjen fundi, Chelsea reklamon në rrjetet sociale gjendjen e Armando Brojës

    Pritjes po i vjen fundi, Chelsea reklamon në rrjetet sociale gjendjen e Armando Brojës

    Duket se pritja për të parë Armando Brojën në fushë nuk do të zgjasë dhe shumë. Sulmuesi kuqezi vazhdon të stërvitet me skuadrën e Chelsea-s, teksa pritet vetëm të kapi ritmin e pjesës tjetër të ekipit.

    Së fundmi, klubi londinez postoi disa foto nga stërvitja e lojtarëve, ku mes tyre ishte dhe Broja, i cili duket se është gati për minutat e para pas thuajse një viti.

  • Broja rikthehet nga dëmtimi i gjatë por e ardhmja duket larg Chelsea-t, sulmuesi drejt kampionatit ballkanas

    Broja rikthehet nga dëmtimi i gjatë por e ardhmja duket larg Chelsea-t, sulmuesi drejt kampionatit ballkanas

    Vetëm pak orë më parë, Armando Broja u rikthye në fushë me skuadrën për t’u stërvitur pas dëmtimit të rëndë të pësuar në një miqësore gjate muajit dhjetor. Sulmuesi kuqezi ka zhvilluar seancën e plotë me skuadrën e Chelseat U-21 dhe gjatë ditëve të ardhshme kur skuadra të grumbullohet nga trajneri Maurizio Poçhetino, ai mund të jetë pjesë e grupit të argjentinasit. Por pavarësisht kontratës afatgjatë që sulmuesi shqiptar ka me Chelsean, nuk përjashtohet mudnësia që ai të kërkojë një dëstinacion të ri për më shumë hapësira pasi sulmi i Chelseat mbetet reparti më i populluar dhe konkurrenca është shumë e lartë.

    Pak ditë më parë interes shfaqi West Ham por pferta më interesante mund të mbërrijë nga Turqia ku Galatasaray ka nisur më shumë se një interesim formal për shqiptarin. Largimi i mundshëm i Mauro Icardit te Roma krijon hapësira të mëdha për Brojën në Stamboll ku do të bashkohej me një shqiptar tjetër, Milot Rashicën. Gjithsesi, kjo mbetet një çështje e hapur dhe në zhvillim e gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi të reja interesante nga Stambolli ku interesohen gjithashtu edhe për sulmuesin e Atletico Madrid, Memphis Depay.

  • “Erdhi Harry”/ Ish-trajneri i Chelsea-t tallej nga lojtarët në dhomat e zhveshjes, pseudonimi i tij

    “Erdhi Harry”/ Ish-trajneri i Chelsea-t tallej nga lojtarët në dhomat e zhveshjes, pseudonimi i tij

    ur në fillim të shtatorit vendosi të shkarkonte Thomas Tuchel, Chelsea nuk kishte dyshime në zgjedhjen e Graham Potter si trajneri i ri. Për tia rrëmbyer Brighton, Blues i paguan Seagulls rreth 25 milionë euro. Që nga ajo ditë kanë kaluar 31 ndeshje. Londinezët kanë fituar vetëm 12 prej tyre dhe ndodhen në vendin e 11 në Premier League.

    Rezultate që e shtynë pronarin Todd Boehly të shkarkonte Potter dhe të ndryshonte përsëri drejtimin teknik. Në fund të fundit, trajneri 47-vjeçar nuk dukej se e kishte pasur ndonjëherë dhomën e zhveshjes në kontroll. Lojtarët ishin ende të lidhur me trajnerin e mëparshëm. E orët e fundit janë shfaqur prapaskena të reja që e konfirmojnë.

    I mirëinformuari The Athletic ka zbuluar disa të dhëna të reja në lidhje me marrëdhënien e tashmë ish-trajnerit të Chelsea dhe lojtarëve të tij. Sipas të përditshmes britanike, këta të fundit, i kishin vënë një pseudonim. E pikërisht me të e thërrisnin pas shpine Graham Potter.

    Sipas portalit sportiv britanik, dhoma e zhveshjes së Chelsea nuk e kishte parë kurrë me dashamirësi ish-trajnerin e Brighton. Madje arritën deri në atë pikë sa shpesh e tallnin. Në këtë kuptim, pseudonimi me të cilin e thërrisnin, kur ai nuk ishte i pranishëm, është emblematik, ‘Harry’ ose ‘Hogwarts’. Një insinuatë për lidhjen e mbiemrit të tij me sagën e famshme të djalit magjistar të shkruar nga JK Rowling.

    Largimi i Graham Potter nga klubi u pa nga senatorët e grupit si një çlirim nga një teknik që ata mendonin se kishte pak personalitet për të drejtuar një klub të një kalibri të tillë. Tregues në këtë kuptim është fakti se vetëm 4 lojtarë nga lista e madhe e Chelsea i kushtuan një mesazh lamtumire ish-trajnerit të tyre: Cucurella, Chilwell, Broja dhe Madueke.

  • Broja rikthehet në stërvitje pas 3 muajsh i dëmtuar, Sylvinho e pret me padurim (video)

    Broja rikthehet në stërvitje pas 3 muajsh i dëmtuar, Sylvinho e pret me padurim (video)

    Do të kishte dashur ta kishte në dispozicion që për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë, por Sylvinho mund të jetë gjithësesi i kënaqur. Armando Broja jep sinjalet e para të rikthimit, edhe pse për ta parë në fushë duhet ende kohë. Sulmuesi 21 vjeçar është kthyer të stërvitet me Chelsea pas 3 muajsh ndalesë. Broja u dëmtua në miqësoren e dhjetorit kundër Aston Villa dhe tani ka nisur rehabilitimin me punë në palestër e për herë të parë edhe me top.

    Në videon e publikuar nga Chelsea në faqen zyrtare, sulmuesi shkodran shihet duke punuar me topin. Një sinjal rikthimi që duhet ta entuziazmojë edhe teknikun Sylvinho. Broja nuk do të jetë nën urdhërat e brazilianit për ndeshjen me Poloninë, por tekniku shpreson që në qershor, për ndeshjet e ardhshme ai të jetë në dispozicion.

    Broja u dëmtua keq në 11 dhjetor, kur Chelsea po luante një miqësore ndaj Villians. Britmat e dhimbjes së sulmuesit u dëgjua fort dhe që aty u kuptua sa i rëndës ishte dëmtimi. Koha e rikuperimit për të u mendua të jetë rreth gjashtë muaj, gjithnjë nëse Broja nuk rikuperon më shpejt falë fizikut të tij.

  • Champions League/ Chelsea përmbys rezultatin ndaj Dortmund, Benfica argëtohet me gola ndaj Club Brugge

    Champions League/ Chelsea përmbys rezultatin ndaj Dortmund, Benfica argëtohet me gola ndaj Club Brugge

    Benfica rikthehet përsëri në çerekfinalet e UEFA Champions League, me portugezët që triumfuan edhe në Lisbonë përballë Club Brugge.

    Ashtu si edhe në Belgjikë, aty ku Benfica siguroi suksesin 2-0 edhe në “Estadio da Luz”, të besuarit e trajnerit Schmidt diktuan ritmin dhe rezultatin duke fituar 5-1. Në fund Benfica siguroi biletën e kualifikimit falë rezultatit të përgjithshëm 7-1, ndërsa Club Brugge mbyll këtu aventurën.

    Chelsea bën realitet ëndrrën kualifikim përballë Borussia Dortmund, me londinezët që fituan 2-0 duke zhvlerësuar humbjen 0-1 në Gjermani.

    Në një moment kritik, skuadra e Potter triumfoi përballë “verdhezinjve”, në një sfidë shumë të luftuar, me skuadrat që u prezantuan me shumë mungesa.

    Londinezët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë falë Sterling, me anglezin i cili realizoi në minutën e 43-të.

    Fraksioni i dytë nisi shumë mirë për londinezët, pasi dyfishuan me penallti, pas një prekje të topit me dorë nga Wolf. Kai Havert dyfishoi avantazhin në minutën e 52-të nga pika e bardhë e penalltisë, me gjermanin i cili goditi dy herë, sepse në momentin e parë kishte parregullsi, me arbitrin kryesor Makkelie i cili e përsëriti penalltinë dhe sulmuesi u tregua i saktë më pas.

  • Tottenham pa Conten në stol “bën zap” Chelsea-n, ekipi londinez nis fundosjen në klasifikim (video)

    Tottenham pa Conten në stol “bën zap” Chelsea-n, ekipi londinez nis fundosjen në klasifikim (video)

    Tottenham fiton derbin ndaj Chelsea-t, me “Blutë” e Londrës që janë në krizë totale rezultatesh ndërsa për pesë jave me radhë nuk dinë të fitojë në kampionat. “Spurs” triumfuan me rezultatin 2-0, në një takim që ishte shumë i luftuar nga të dyja anët.Pjesa e parë foli më shumë për ekipin e Potter, por pa mundur të gjenin rrugë drejt rrjetës duke bërë që ky franksion të mbyllej pa gola.

    Gjithçka ndryshoi në sekondat e para të pjesës së dytë, me Oliver Skipp që zhbllokoi sfidën në minutën e 46’ dhe njëkohësisht realizoi edhe golin e tij të parë në Premier League.

    Sfida vijoi me këtë rezultat deri në minutën e 82’, kur pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Heung-Min Son, Dier asiton Harry Kane, me këtë të fundit që e dërgon topin me lehtësi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin e derbit.

    Pas takimit të raundit të 25-të të Premier League, Tottenham renditet në vend të katërt me 45 pikë, teksa Chelsea vuan në vend të 10-të me 31 pikë.

  • VIDEO/ Armando Broja bërtet nga dhimbjet, sulmuesi shqiptar del me barelë nga fusha në miqësoren me Aston Villa-n

    VIDEO/ Armando Broja bërtet nga dhimbjet, sulmuesi shqiptar del me barelë nga fusha në miqësoren me Aston Villa-n

    Futbollisti i kombëtares shqiptare Armando Broja ka dalë me barrele nga fusha, pas një dëmtimi të rëndë në gju.

    Gjatë  miqësores  që Chelsea zhvilloi sot ndaj Aston Villa, në Dubai, sulmuesi shqiptar u përplas me qendërmbrojtësin Ezri Konsa dhe më pas u rrëzua në toke. 21 vjeçari  doli nga fusha mes dhimbjesh dhe lotësh.

    Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa nuk mundi të luajë më shumë se 18 minuta.

    Nëse dëmtimi në ligament konfirmohet nga stafi mjkësor sulmuesi kuqezi  do duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

  • Thiago Silva bëri një gjest të veçantë për tifozët e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes ndaj Tottenhamit

    Thiago Silva bëri një gjest të veçantë për tifozët e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes ndaj Tottenhamit

    Thiago Silva festoi fitoren e Chelseat në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Tottenham Hotspur duke kënduar dhe kërcyer së bashku me këngët e tifozëve ndërsa bashkëlojtarët e tij shkuan drejt zhveshtoreve.

    Chelsea siguroi me lehtësi kalimin e tyre në Wembley të mërkurën në mbrëmje me një fitore 1-0 në mbrëmje dhe një rezultati të përgjithshëm 3-0, pasi fitoi edhe  në ndeshjen e parë.

    Antonio Rudiger shënoi golin e vetëm të lojës, por ishte një nga shokët e tij të mbrojtjes që vodhi vëmendjen pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

    Bëhet fjalë për veteranin brazilian, Thiago Silva, i cili bëri një gjest të veçantë pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar vlerësimin e tij për tifozët.

    Silva për dallim nga bashkëlojtarët e tij, shkoi te tifozët dhe kërkoi e kërceu me këngët dhe thirrjet e tyre.

    Ndryshe, reprezentuesi brazilian mbërriti si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain në vitin 2020 dhe nënshkroi një kontratë njëvjeçare, por e zgjati atë edhe për një vit tjetër pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

    Tifozët kanë reaguar ndaj këtij gjesti dhe ata mendojnë se 37-vjeçari ka një mundësi për të qenë nënshkrimi më i madh i pronarit Roman Abramovich.

  • Chelsea – Juventus/ Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

    Chelsea – Juventus/ Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

    Chelsea është nikoqir i Juventusit në derbin që luhet në kuadër të rrethit të pestë në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja që fillon në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me The Blues që shihen si favoritë në letër.

    Për këtë sfidë, Chelsea do të jetë pa Mateo Kovacic, derisa në dyshime janë Romelu Lukaku e Kai Havertz.

    Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Federico Bernardeschin, Mattia de Sciglion, Aaron Ramseyn, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime janë Paulo Dybala e Danilo.

    Analizë

    Chelsea

    Lukaku është stërvitur me skuadrën para ndeshjes me Biankonerët, por Thomas Tuchel mund mos ta inkuadrojë nga fillimi, duke mos rrezikuar për ndonjë lëndim tjetër të belgut.

    Havertz është po ashtu në lëndime, shkaku i lëndimit të pësuar në përballjen ndaj Leicetserit.

    Timo Werner është rikthyer, pasi në fundjavë ishte në bankën rezervë dhe në këtë takim mund të luajë nga fillimi.

    Jorginho kishte disa dhimbje nga fundi i takimit me Dhelprat, por që do të jetë i gatshëm, derisa Kovacic nuk do të luajë.

    Juventus

    Allegri startoi kundër Lazios me tre mbrojtës, por Danilo u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe De Scigilo është po ashtu jashtë, derisa Juan Cuadrado mund të startojë në krah.

    Chiellini, Ramsey e Bernardeschi nuk do të luajnë ndaj The Blues.

    Dybala mungoi në fitoren ndaj Lazios, e që aktualisht është në dyshime.

    Statistika

    Janë shënuar nën 2.5 gola në 11 nga 12 takimet e fundit të Chelseat në Ligën e Kampionëve.

    Juventusi ka fituar nëntë nga dhjetë takimet e fundit në këtë garë.

    Zonja e Vjetër ka barazuar në pjesët e para të tre takimeve të fundit, por kanë fituar në pjesët e dyta.

    Blutë e Londrës e kanë mbajtur portën e paprekun në pesë nga gjashtë takimet e fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.

    Skuadra londineze ka fituar pesë nga gjashtë takimet e fundit në këtë kompeticion.

    Parashikim

    Chelsea pritet të fitojë në këtë takim me një gol epërsi ndaj Juventusit.

    Formacionet e mundshme:

    Chelsea: Mendy, Rudiger, Silva, Azpilicueta, Chilwell, Jorginho, Kante, James, Mount, Ziyech, Werner.

    Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Chiesa, Morata, Kulusevski

  • Hazard thyen heshtjen pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve

    Hazard thyen heshtjen pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve

    Eden Hazard ka lëshuar një falje të përzemërt për tifozët e Real Madridit pasi ai u kritikua për qeshjen dhe përqafimin me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të ekipit të tij nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

    Sulmuesi belg u prit me reagime të mëdha nga media spanjolle pas eliminimit të Real Madridit nga Chelsea.

    Hazard, u kap duke nga kamerat duke qeshur dhe përqafuar lojtarët e Chelseat pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

    Ish-ylli i Chelseat është kritikuar gjerësisht për mungesën e ndikimit të tij te Reali, pavarësisht se ishte i shumicën e kohës i dëmtuar që nga ardhja e tij te Mbretërit në vitin 2019.

    Reagimi polarizues i Hazardit pas ndeshjes madje ka çuar në raporte në Spanjë që pretendojnë se Real Madridi është i gatshëm ta shesë atë në afatin kalimtar të verës.

    Tani, përfaqësuesi belg ka thyer heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’u kërkuar falje tifozëve të klubit mbretëror.

    Duke postuar një ‘story’ në profilin prej 27 milionë ndjekës në Instagram, Hazard këmbënguli se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte tifozët e Real Madridit.

    “Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madridit”.

    “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin dhe kam ardhur këtu për të fituar”.

    “Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku ne tani duhet të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid!”, ka shkruar Hazard në Instagram.

    Ndryshe, Hazard këtë sezon ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje, duke shënuar tri gola, ndërsa në total me Realit ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar vetëm katër gola. 

    Burimi: Telegrafi