Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • Historia dhe origjina e drogës/ Si filluan ta përdornin paraardhësit tanë për të rritur adrenalinën

    Historia dhe origjina e drogës/ Si filluan ta përdornin paraardhësit tanë për të rritur adrenalinën

    Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festivale dhe lloj-lloj aktivitetesh. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si lindi droga apo kur u shfaq? Si paraardhësit tanë ndezën cigaren e tyre të parë me lëndë narkotike? Droga dhe përdorimi i saj masiv daton prej disa dekadash. Por le të zbulojmë drogat që përdornin paraardhësit tanë në kohërat e lashta!

    Marijuana

    Kanabisi është një nga bimët e para që është konsumuar nga njerëzit. Farat e tij gatuheshin dhe përdoreshin për të prodhuar vaj pasi nuk përmbanin substanca psikoaktive. Po ashtu, u përdor për rroba dhe tekstile. Lulja e kësaj bime thahej, tymosej për qejf ose përdorej për mjekim. Në Egjiptin e lashtë ekzistonin disa receta mjekësore me bazë marijuanën.

    Mendohet që kjo bimë kuronte procese të ndryshme inflamatore në trup. Egjiptianët e quanin “Shem Shamit”. Ata rekomandonin pirjen, ngrënien e tij dhe fërkimin e gjethes në lëkurë. Mesopotamia ishte një vend tjetër ku kanabisi përdorej për mjekim, por të dhënat që kemi nuk specifikojnë nëse ato receta janë përdorur ndonjëherë në jetën reale.

    Disa dëshmi të pirjes së kanabisit u zbuluan gjatë gërmimit të një varreze të lashtë në anën kineze të vargmalit të malit Pamir. 8 nga 40 varret përmbanin mangallë prej druri të mbushura me gurë. Nga analiza e radiokarbonit, rezultoi të ishin 2500-vjeçare, dhe anët e gurëve ishin të mbuluara me kanabinol. Ky produkt është substanca kryesore psiko-aktive te kanabisi, i njohur shkurt si THC.

    Opiumi

    Njerëzimi e njeh bimën e lulekuqes së opiumit që kur zbuloi edhe kanabisin. Në Europë, farat e saj janë gjetur në vendbanime që datojnë nga epoka neolitike. Madje një nga artefaktet më të hershme të lulekuqes daton që në mijëvjeçarin VI Para Krishtit. Gjurmë të farave të lulekuqes të gjetura në vendbanimet e lashta në Itali, janë shumë më ndryshe nga lulëkuqja e zakonshme, gjë që do të thoshte se ato ishin kultivuar enkas.

    Gjurmët e para të opiumit janë gjetur mbi një pllakë prej balte sumeriane që daton mbi 2000 vjet Para Krishtit. Egjiptianët e përdorën lëngun si një qetësues. Rëndësia e opiumit u rrit pasi ekzistonte një perëndeshë e lashtë e njohur si Kreta, statuja e së cilës kishte kapsula lulekuqeje në kokë të cilat kishin prerje të dallueshme në to. Arkeologët kanë zbuluar një vazo cilindrike që përdorej për të thithur avujt e opiumit pikërisht pranë statujës dhe një e ngjashme është gjetur në Qipro.

    Betel

    Në Azinë Juglindore njerëzit i preferonin shumë stimulantët, dhe në shpellën Dojeong në ishullit Palauan në Filipine, arkeologët kanë zbuluar një skelet. Ai ka në dhëmbë njolla të kuqe të dallueshme, dhe ai ka jetuar para 4500 vjetësh. Këto gjurmë janë zakonisht gjurmë të arrave Areka dhe gjetheve të Betelit.

    Arrat Areka përmbajnë një simulant që e bën një njeri të ndihet më i fortë, më i lehtë, më i sigurtë në vetvete dhe më i qetë. Por kjo bimë shkakton varësi, por edhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve, nxirje të dhëmbëve dhe mund të çojë deri në shfaqjen e sëmundjeve kanceroze.

    Soma

    Librat e shenjtë nga mijëvjeçari I dhe II Para Krishtit, të cilët përfshijnë “Rigveda” të hinduve dhe “Vesta”-n e Zoroastrianëve, janë plot me përmendjen e Somës, e cila është një drogë e famshme që gjendet në 3 forma të ndryshme. Forma e parë përmendet si përbërës por edhe si pije apo hyjni. Populli indian e quante Soma, pra një mjeshtër të botës, dhe që është një shok i perëndive. Besohej se kjo pije ishte ripërtëritëse, dehëse dhe halucinogjene. Ajo kishte edhe veti medicinale dhe mendohej se e çlironte një të varfër nga varfëria.

    Koka

    Amerikanët vendas dinin se si të futeshin në një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Dëshmia më e hershme e gjetheve të koka-s u gjet në një luginë në veri të Perusë, ndërsa gjurmë gjethesh janë gjetur në vendbanimet e lashta me prani të kalciti. Ky ishte një mineral që ndihmonte në nxjerrjen e alkaloideve nga gjethja, dhe e forconte efektit.

    Objektet e gjetura janë 8000 vjeçare. Duket sikur koka përdorej kudo në Amerikën e Jugut ishte shumë e zakonshme në Perandorinë Inkase. Korrierët dhe ushtarët mbanin në çanta

    veç sendeve të tjera rrugës shkumës edhe gjethe të kësaj bime energjike. Ata do ta matnin distancën e përshkuar në një ditë duke iu referuar sasisë së gjetheve të kokës që do të përtypnin.

    Meskalina

    Kjo bimë u përdor gjithashtu nga amerikanët vendas dhe shamanët do ta përdornin për të komunikuar me shpirtrat. Ekzistojnë disa lloje kaktusësh që mund të kenë një efekt psikoktiv shumë të madh pasi përmbajnë meskaline. Më e njohura mes tyre është Pejote e cila rritet në Meksikë, dhe që në gjuhën azteke do të thotë “shkëlqyese”.

    Gjurmët më të hershme të konsumimit të saj datojnë që në mijëvjeçarin e IV Para Krishtit. Pushtuesit spanjollë shkruan shumë për to, dhe i cilësonin efektet e tij si “puna e Djallit”. Ata bënë shumë përpjekje për t’i nxitur njerëzit të hiqnin dorë prej saj, por nuk ia dolën. Pejote përdoret ende për rite shpirtërore në shumë komunitete indigjene të Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut.

    Burimi: CNA

  • A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë?

    A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë?

    Na kanë thënë e stërthënë që veshjet me ngjyrë të errët siç është e zeza nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa.”

    Ideja fillestare është që ngjyra e zezë përthith më shumë energji ndërsa e bardha na mban më të freskët.

    Thua të jetë e vërtetë?

    A Është e Vërtetë Që Nuk Duhet Të Vishemi Me Të Zeza Në Verë?

    E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.

    Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur.

    Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

    Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.

    Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza.

    E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

    Njerëzit që jetojnë në  shkretëtirë  veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët.

    Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.

    Tek rasti i të bardhës ndryshone puna.

    Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

    Avantazhi i Mëngëve Të Gjata

    Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë.

    Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët.

    Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë koridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

    Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

  • Si sot 2 Korrik!

    Si sot 2 Korrik!

    Ngjarje:

    • 1839 – Robërit afrikanë në një anije “Amistad” ngrihen dhe rebelohen kundër zotërinjve të tyre.
    • 1881 – James Garfield, presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plagoset në Washington dhe si pasojë e kësaj vdes në muajin shtator.
    • 1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia i shpall luftë Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
    • 1961 – Shkrimtari Ernest Hemingway vdes nga infektimi i plagës së vetëshkaktuar nga një armë zjarri në Ketchum, Idaho.
    • 1964 – Presidenti amerikan, Lyndon Johnson, nënshkruan Projektligjin për të drejtat civile.
    President Lyndon B Johnson signs the Civil Rights Act in a ceremony at the White House, Washington DC, July 2, 1964 . (Photo by PhotoQuest/Getty Images)
    • 1990 – Filloi hyrja masive në ambasada. Filluan demostratat në gjithë vendin. Goditje e ashpër ndaj diktaturës dhe shërbetorëve të saj në Tiranë.
    • 1990 – Dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese në Kosovë.
    • 1992 – IRA pranon vrasjen e tre personave, për të cilët pretendonte se jepnin informata për aktivitetet e tyre.
    • 1999 – Shkrimtari amerikan, Mario Puzo – autor i librit “Kumbari” – vdes në moshën 78-vjeçare.
    • 2005 – Ngjarja më e madhe globale muzikore “Live 8” mbahet në tentim për të rritur vetëdijen për varfërinë në Afrikë.

    Festa dhe përvjetore:

    • Dita ndërkombëtare e gazetarëve sportiv
  • Ka dhoma nënujore! Ky është hoteli më i veçantë në botë, ja sa kushton një natë

    Ka dhoma nënujore! Ky është hoteli më i veçantë në botë, ja sa kushton një natë

    Hotel Manta Resort në Tanzani ndodhet 250 metra nga ishulli Pemba në Oqeanin Indian, dhe pjesa e poshtme e tij është ulur katër metra nën nivelin e ujit, gjë që i lejon vizitorët të shijojnë botën nënujore. Një natë në këtë hotel kushton më shumë se 600 euro.

    Meqë ra fjala, kjo dhomë nënujore ka një pjesë të sipërme prej druri dhe ka gjithçka që ju nevojitet për një jetë normale, dhe një çati e sheshtë u shërben të gjithë vizitorëve gjatë ditës për t’u bërë banja dielli dhe gjatë natës për të parë qiellin me yje.

  • Doni një gjumë të rehatshëm? Shmangni këto ngjyra të çarçafëve

    Doni një gjumë të rehatshëm? Shmangni këto ngjyra të çarçafëve

    Ngjyra ka ndikim në çdo dhomë të shtëpisë por veçanërisht në dhomën e gjumit. Janë disa nuance ngjyrash që nuk këshillohen pasi këto nuanca mund t’ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë.

    Veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjyrën e çarçafëve të krevatit pasi nuancat e zgjedhura ndikojnë në mirëqënien tuaj.

    Ngjyra e bardhë ndër vite ka qenë e përzgjedhur nga shumë njerëz, ekspertët thonë se ajo është një ndër ngjyrat që duhet shmangur. Gjithashtu, disa nuanca të së bardhës janë të dëmshme edhe përtej estetikës së tyre.

    Këshilluesit e gjumit keshillojnë që të përdoren çarçafë ngjyre bezhë sepse pëlhurat e bardha të ndezura mund të jenë shumë stimuluese për trurin. Truri mund t’i lidhë ato me dritën e ditës, e cila mund të çojë në uljen e niveleve të hormonit nxitës të gjumit të quajtur melatonin.

    Bluja e lehtë mund të admirohet për cilësitë e saj terapeutike, të ngjashme me qiellin, por ekspertët janë kundër kësaj ngjyre natyrale në dhomën e gjumit.

    Gjithashtu ngjyra kafe neutrale mund të nxisë një ndjenjë qetësie gjatë natës.

    Eksperti shpjegon se, sipas psikologjisë, e zeza provokon ndjenja negative si ‘trishtim, zemërim dhe frikë dhe të gjitha këto mund t’ju mbajnë zgjuar natën.

  • Sekreti i jetëgjatësisë mund të fshihet tek breshkat/ Ja çfarë thotë studimi

    Sekreti i jetëgjatësisë mund të fshihet tek breshkat/ Ja çfarë thotë studimi

    Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi, është ta ngadalësojnë plakjen

    (dhe të gjitha simptomat e lidhura me to), apo madje ta anulojnë krejtësisht atë (në një këndvështrim më trans-humanist). Një nga metodat që përdorin shkencëtarët për të kuptuar se si mund të ngadalësohet plakja e njeriut, është studimi i kafshëve që shfaqin ritme të çuditshme plakjeje, shumë më të ngadalësuara në krahasim me tonat.

    Breshkat kanë një model plakjeje “kundër-intuitive”

    Ky është rasti me shumë lloje breshkash. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Danimarkës Jugore, disa lloje breshkash duket se ndjekin një model “kundër-intuitiv” të dobësimit dhe degradimit të organizmit, me karakteristikat kryesore të pleqërisë që më pas çojnë tek vdekja.

    Këto kafshë duket se kanë gjetur një metodë për ta ngadalësuar procesin e plakjes, në disa raste edhe në një shkallë ekstreme. Rita da Silva, biologe në universitetin danez, autore e një studimi të ri të botuar së fundmi në revistën “Science”, thotë se këto karakteristika të veçanta, tregojnë se plakja nuk është një tipar i pashmangshëm për të gjitha format e jetës.

    Kur përmirësohen kushtet e jetesës, ngadalësohet plakja

    Studiuesja, së bashku me kolegët e saj, analizuan modelin e plakjes së 52 llojeve të breshkave të mbajtura në kopshte zoologjike ose akuariume. Ajo zbuloi se shumica e ekzemplarëve duket se plaken më ngadalë se njerëzit apo kafshët e tjera. Në shumë raste (rreth 75 për qind) efekti i plakjes duket “i papërfillshëm”, dhe shpejtësia e tij është “shumë e ngadaltë”.

    Studiuesit shpjegojnë se kanë zbuluar, se specie të ndryshme mund ta zvogëlojnë shkallën e plakjes kur përmirësohen kushtet e jetesës së tyre në krahasim me natyrën e egër (ky është rasti i disa kopshteve zoologjike dhe akuariumeve, ku këto kafshë nuk kanë nevojë të shqetësohen më për të gjetur ushqim).

    Dukuria e plakjes dhe teoria e “kompromisit”

    Sipas teorive tradicionale, plakja është një fenomen që nis të shfaqet menjëherë pas pjekurisë seksuale, dhe është një lloj kompromisi midis energjisë që përdor një qenie e gjallë për të riparuar dëmtimet qelizore, dhe asaj që i duhet të investojë për t’u riprodhuar.

    Teoria e “kompromisit”, nënkupton që kur gjallesat ndalojnë së rrituri, ato automatikisht fillojnë të përjetojnë plakjen. Në fakt, kjo e fundit, mund të përkufizohet si një përkeqësim gradual i funksioneve të trupit me kalimin e moshës.

    Ka disa organizma që vazhdojnë të rriten edhe pas pjekurisë seksuale

    Por sipas studiuesve, ka organizma që vazhdojnë të rriten edhe pas pjekurisë seksuale. Dhe i tillë është edhe rasti i breshkave. Prandaj, këto kafshë janë në gjendje të vazhdojnë të përdorin një pjesë të energjisë së tyre për të riparuar dëmtimin e qelizave.

    Gjithsesi, pavdekësia nuk ekziston

    Në çdo rast, studimi i ri nuk flet absolutisht për pavdekësinë. Bëhet fjalë për një nivel më të ngadalshëm, por jo për ndalimin e plotë të plakjes. Megjithëse rritet më pak me moshën, sesa në format e tjera të jetës, rreziku i vdekjes mbetet ende më i madh sesa zero. Në fund të gjitha qeniet vdesin.

    Burimi: CNA

  • Mbani rradhën ju të tjerët, shenja e zodiakut që do të jetë më e lumtura në muajin korrik!

    Mbani rradhën ju të tjerët, shenja e zodiakut që do të jetë më e lumtura në muajin korrik!

    Astrologët theksojnë se një shenjë e zodiakut në korrik do të ketë një dashuri të veçantë për yjet dhe planetët. Fituesit e energjisë së lumtur këtë muaj janë padyshim Shigjetari. Ata do të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës. Periudha më e suksesshme për Shigjetarin do të jetë java e dytë e muajit. Promovimi është i mundur në punë, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në financat e kësaj shenje të zodiakut.

    Astrologët këshillojnë të vazhdoni të punoni me shpejtësi të plotë, sepse gjithçka që ata mendojnë dhe planifikojnë tani mund të ketë një efekt pozitiv në të ardhmen. Shigjetarët që drejtojnë biznesin ose tregtinë e tyre presin sukses të veçantë. Në planin privat do të kenë mbështetjen e familjarëve. Nëse janë në një lidhje, do të kenë më shumë kohë për partnerin. Ata që nuk e kanë gjetur ende dashurinë, tani kanë mundësinë të bien në dashuri dhe të lidhen me një shpirt binjak.

    Ndërsa kjo marrëdhënie mund të duket si një aventurë në fillim, ka mundësi që të thellohet. Shigjetarët duhet të jenë të kujdesshëm me paratë në korrik. Nëse ata marrin më shumë para dhe fitojnë më shumë, është më mirë të kursejnë se sa të shpërdorojnë. Saturni dhe Jupiteri sjellin ndryshimet më të mëdha këtë korrik, ndërsa Hëna na kujton se sa e rëndësishme është të përqendrohemi te dëshirat dhe instinktet tona, por mos harroni anën praktike. Shigjetarë, shijoni në maksimum muajin tuaj më të lumtur!

    Ndërkaq, prej datës 22 Qershor kemi hyrë në sezonin e Gaforreve dhe sipas astrologëve është momenti i duhur për të mbledhur veten dhe për të përcaktuar qëllimet e reja për muajt në vijim. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit do ta kenë më të lehtë këtë periudhë, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi duhet të mësojnë të notojnë para se të mbyten në ndjenjat e tyre.

  • 12 faktet e pabesueshme rreth Kleopatrës – Faraonia e jashtëzakonshme

    12 faktet e pabesueshme rreth Kleopatrës – Faraonia e jashtëzakonshme

    Kleopatra është, padyshim, një nga monarket më të diskutueshme dhe të fuqishme egjiptiane të epokës antike. Një grua me bukuri të jashtëzakonshme, Kleopatra ishte faraoni i fundit aktiv dhe anëtar i dinastisë Ptolemaike. Quajeni të shkëlqyer, simpatike ose të pamëshirshme, ajo ishte gjithçka dhe shumë më tepër. Duke përdorur sharmin dhe intelektin e saj, Kleopatra ruajti pavarësinë e Egjiptit deri në frymën e saj të vdékjes, duke u bashkuar me armiqtë e saj më të fuqishëm. Sundimi i saj prej dy dekadash ishte dramatik në çdo aspekt – ajo vráu vëllezërit dhe motrat e saj për fronin, lùftoi kundër sundimtarëve të fuqishëm romakë, kishte joshur me pasion gjeneralët romakë Jul Cezari dhe Mark Antony si dashnorë të saj, u angazhua në mënyrë aktive në lùftime ushtárake, u hyjnizua si një Perëndeshë, dhe e përfundoi jetën e saj në mënyrën më të çuditshme. E kujtuar si një nga udhëheqëset më tërheqës në faqet e historisë, jeta e Kleopatrës është turbulluar nga shumë mite . Ka shumë fakte mahnitëse për jetën e saj dhe sundimin e saj monarkik, për të cilat jo të gjithë janë në dijeni. Me këtë shkrim, informoni veten me disa fakte interesante rreth Kleopatrës.

    1. Kleopatra nuk ishte egjiptiane.

    Ndërsa Kleopatra lindi në Egjipt, ajo e gjurmoi origjinën e saj të familjes në Greqinë maqedonase dhe Ptolemeu I Soter ishte një nga gjeneralët e Aleksandrit të Madh. Ptolemeu mbretëroi Egjiptin pas vdékjes së Aleksandrit në vitin 323 para Krishtit dhe ai krijoi një dinasti sundimtarësh greqishtfolës që zgjati për gati tre shekuj. Pavarësisht se nuk ishte etnikisht egjiptiane, Kleopatra përqafoi shumë nga zakonet e lashta të vendit të saj dhe ishte anëtarja e parë e linjës Ptolemeike që mësoi gjuhën egjiptiane.

    2. Ajo ishte produkt i incestit.

    Ashtu si shumë shtëpi mbretërore, anëtarët e dinastisë Ptolemeike shpesh martoheshin brenda familjes për të ruajtur pastërtinë e gjákut të tyre. Më shumë se një duzinë prej paraardhësve të Kleopatrës u martuan me kushërinjtë ose vëllezërit e motrat, dhe ka të ngjarë që prindërit e saj të ishin vëlla dhe motër. Në përputhje me këtë zakon, Kleopatra përfundimisht u martua me të dy vëllezërit e saj adoleshentë, secili prej të cilëve shërbeu si bashkëshorti i saj ceremonial.

    3. Bukuria e Kleopatrës nuk ishte pasuria e saj më e madhe.

    Propaganda romake e pikturoi Kleopatrën si një joshëse të shthurur që përdori tërheqjen e saj seksuale si një ármë politike, por ajo mund të ketë qenë më e njohur për intelektin sesa për pamjen e saj. Ajo fliste rreth 12 gjuhë dhe ishte arsimuar në matematikë, filozofi, oratori dhe astronomi, dhe burimet egjiptiane më vonë e përshkruan atë si një sundimtare “që ngriti gradat e dijetarëve dhe kënaqej me shoqërinë e tyre”. Ka gjithashtu prova që Kleopatra nuk ishte aq goditëse fizikisht sa besohej dikur. Monedhat me portretin e saj e tregojnë atë me tipare burrërore dhe një hundë të madhe e të fiksuar, megjithëse disa historianë pretendojnë se ajo e portretizoi qëllimisht veten si mashkullore si një shfaqje force. Nga ana e tij, shkrimtari i lashtë Plutarku pohoi se bukuria e Kleopatrës nuk ishte “fare e pakrahasueshme”.

    4. Ajo kishte gisht në vdékjen e dy vëllezërve dhe motrës së saj.

    Marrja e pushtetit dhe komplotet për vrásje ishin një traditë e Ptolemeut aq sa edhe martesa familjare, dhe Kleopatra nuk ishte ndryshe. Burri i saj i parë, vëllai Ptolemeu XIII, e largoi atë nga Egjipti pasi ajo u përpoq të merrte fronin vetëm në zotërim, dhe më vonë dyshja u përballën me një lùftë civile. Kleopatra rifitoi epërsinë duke u bashkuar me Jul Cezarin dhe Ptolemeu u mbyt në lumin Nil pasi u mund në betejë. Pas lùftës, Kleopatra u martua përsëri me vëllain e saj më të vogël Ptolemeun XIV, por ajo besohet se e kishte vrárë atë në një përpjekje për ta bërë djalin e saj bashkësundimtar. Në vitin 41 para Krishtit, ajo projektoi gjithashtu ekzekutimin e motrës së saj, Arsinoe, të cilën ajo e konsideronte një rivale të fronit.

    5. Kleopatra dinte të bënte një hyrje.

    Kleopatra besonte se ishte një perëndeshë e gjallë dhe ajo shpesh përdorte skenën e zgjuar për të tërhequr aleatët e mundshëm dhe për të përforcuar statusin e saj hyjnor. Një shembull i famshëm i prirjes së saj për dramatiken erdhi në vitin 48 para Krishtit, kur Jul Cezari mbërriti në Aleksandri gjatë grindjes së saj me vëllain e saj Ptolemeu XIII. Duke ditur se forcat e Ptolemeut do të pengonin përpjekjet e saj për t’u takuar me gjeneralin romak, Kleopatra e kishte mbështjellë veten në një qilim – disa burime thonë se ishte një thes prej liri – dhe u fut kontrabandë në dhomën e tij personale. Cezari u mahnit nga pamja e mbretëreshës së re me veshjen e saj mbretërore dhe të dy shpejt u bënë aleatë dhe të dashuruar.

    6. Ajo jetonte në Romë në kohën e vrásjes së Cezarit.

    Kleopatra iu bashkua Jul Cezarit në Romë duke filluar nga viti 46 para Krishtit, dhe prania e saj duket se ka shkaktuar mjaft bujë. Cezari nuk e fshehu se ajo ishte e dashura e tij – madje ajo erdhi në qytet me fëmijën e tyre të dashur, Cezarionin, – dhe shumë romakë u skandalizuan kur ai ngriti një statujë të saj të praruar në tempullin e Venus Genetrix. Kleopatra u detyrua të largohej nga Roma pasi Cezari u gòdit me thíkë në senatin romak në 44 pes, por deri atëherë ajo kishte lënë gjurmë në qytet. Flokët e saj ekzotike dhe bizhuteritë e saj me perla u bënë një trend i modës, dhe sipas historianes Joann Fletcher, “aq shumë gra romake adoptuan ‘pamjen e Kleopatrës’ sa imazhet e tyre shpesh ngatërroheshin me vetë Kleopatrën”.

    7. Kleopatra dhe Mark Antony krijuan klubin e tyre të pijes.

    Kleopatra fillimisht filloi lidhjen e saj legjendare të dashurisë me gjeneralin romak Mark Antony në vitin 41 pes Marrëdhënia e tyre kishte një komponent politik – Kleopatra kishte nevojë për Antonin për të mbrojtur kurorën e saj dhe për të ruajtur pavarësinë e Egjiptit, ndërsa Antoni kishte nevojë për akses në pasuritë dhe burimet e Egjiptit – por ata ishin gjithashtu të dashur. Sipas burimeve të lashta, ata e kaluan dimrin e viteve 41-40 para Krishtit duke bërë një jetë të lirë dhe të tepruar në Egjipt, madje formuan shoqërinë e tyre të pijes të njohur si “Mëlçitë e Paimitueshme”. Grupi merrej me gosti të natës dhe në verëra, dhe anëtarët e tij herë pas here merrnin pjesë në lojëra dhe gara të përpunuara. Një nga aktivitetet e preferuara të Antonit dhe Kleopatrës supozohet se përfshinte bredhjen e maskuar nëpër rrugët e Aleksandrisë.

    8. Ajo drejtoi një flotë në një betejë detare.

    Kleopatra përfundimisht u martua me Mark Antony dhe pati tre fëmijë me të, por lidhja e tyre shkaktoi gjithashtu një skandal masiv në Romë. Rivali i Antonit, Oktaviani, përdori propagandën për ta portretizuar atë si një tradhtar nën ndikimin e një joshëseje mashtruese dhe në vitin 32 para Krishtit, Senati Romak i shpalli lùftë Kleopatrës. Konflikti arriti kulmin e tij vitin e ardhshëm në një betejë të famshme detare në Actium. Kleopatra personalisht udhëhoqi disa dhjetëra anije lùftarake egjiptiane në përleshje së bashku me flotën e Antonit, por ato nuk ishin të krahasueshme me marinën e Oktavianit. Beteja shpejt u shndërrua në një shkatërrim dhe Kleopatra e Antoni u detyruan të depërtonin vijën romake dhe të iknin në Egjipt.

    9. Kleopatra mund të mos ketë vdékur nga gjarpri

    Kleopatra dhe Antoni arritën bashkë deri në vitin 30 para Krishtit, pasi forcat e Oktavianit i ndoqën deri në Aleksandri. Ndërsa Antoni thuhet se e ka godítur veten për vdékje me thíkë në stomak, metoda e vetëvrásjes së Kleopatrës është më pak e sigurt. Legjenda thotë se ajo vdïq duke joshur një “Vipera Aspis”, një nepërkë ose kobër egjiptiane – për të káfshuar krahun e saj, por kronisti i lashtë Plutarku pranon se “askush nuk e di se çfarë ndodhi në të vërtetë”. Ai thotë se Kleopatra njihej gjithashtu se fshihte një helm vdékjeprurës në një nga krehrat e flokëve të saj dhe historiani Straboni vëren se ajo mund të ketë aplikuar një “pomadë” fatale.

    10. Një mendje mjekësore

    Sipas studimeve të fundit, Kleopatra kishte studiuar shkencë dhe mjekësi siç bënin shumë femra në Egjipt, dhe shkroi një traktat të quajtur “Kozmetika”, jo në lidhje me makiazhin, por për mjetet juridike mjekësore.

    11. Basti me Mark Antonin

    Ekziston një histori e famshme se si Kleopatra një herë piu një koktej me një margaritar të tretur në mënyrë që të fitonte një bast me Mark Antonin.

    Sipas gojëdhënave, çifti vuri bast nëse Mbretëresha e Egjiptit do të mund të shpenzonte një pasuri të madhe në një vakt të vetëm. Prandaj ajo futi një perlë në koktejin e saj dhe e piu.

    12. Nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e saj

    Para se të vríste veten, Kleopatra shprehu dëshirën e saj për t’u várrosur ngjitur me Mark Antonin. Kronikat thonë se Oktaviani ia plotësoi, por várri i çiftit nuk është gjetur.

    Në vitin 2009, egjiptologu Zahi Havass njoftoi se ai kishte zbuluar vendin ku të dy ishin varrosur, një dhomë e fshehur nën tempullin e Taposiris Magna, 50 km në perëndim të Aleksandrisë, ku u gjetën 10 mumjet që i përkasin fisnikërinë e kohës. Gërmimet vazhdojnë, por zbulimi ende nuk është konfirmuar./ Burimi: History 

  • Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë! (FOTO)

    Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë! (FOTO)

    Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre.

    Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.

    Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

    Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët.

    Më shumë detaje për jetën në periudhën romake

    Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja.

    Burimi: DW

  • Do të habiteni! Ja cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë

    Do të habiteni! Ja cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë

    Një studim i porositur nga operatori rrugor francez Vinci Autoroutes ka bërë disa zbulime mjaft interesante këtë fillim sezoni veror.

    Duhet thënë se këtë radhë, shqiptarët ja hodhën paq! Kjo sepse studimi i pagëzuar ‘Barometri Europian i Shoferëve të Përgjegjshëm’ përfshiu vetëm 11 shtete të BE-së.

    12,4000 evropianët e intervistuar gjatë muajit maj të këtij viti, u pyetën rreth perceptimit të tyre mbi shoferët vendas në raport me fqinjët e tyre të tjerë në BE.

    Rezultatet ishin goxha interesante. Përgjatë të gjithë kontinentin, plot 79% e të anketuarve kishin një perceptim negativ për sa i përket performancës në timon të bashkëqytetarëve të tyre.

    Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse ama, Greqia ishte ajo që spikati më së shumti. Plot 91% e shoferëve grekë i gjykonin negativisht shoferët e shteteve të tjera. Por në të njëjtën kohë, grekët ishin ata që raportuan shifrat më të larta të ‘sjelljes së pacivilizuar’ edhe nga bashkëqytetarët e tyre.

    Kjo sjelle përfshinte të sharat, të bërtiturat, rëniet e burisë, afrimin e tepërt dhe parakalimin e parregullt, përdorimin e celularit apo edhe daljet nga mjeti për t’u ballafaquar me shoferët e tjerë. Grekët morën rezultatet më të larta për sa i përket shoferëve ‘gjaknxehtë’ – duke u përputhur hera herës deri në detaj me fqinjët e tyre në veri.

    Spanjollët dhe britanikët duket si ishin shoferët më pak gjykues ndaj shteteve të tjera, ndërsa gjermanët ishin ata që ndanin pikëpamjen më pozitive për bashkëqytetarët e tyre. Spanjollët ishin më ‘të përgjegjshmit’ për sa i përket përdorimit të telefonit gjatë udhëtimit me makinë. Sakaq, për sa i përket shoferëve më të zhurmshëm dhe atyre më të stresuar, Belgjika zuri vendin e parë.

    Vetëm 47% e shoferëve belgë pranuan se ndiheshin të qetë dhe të relaksuar kur ngisnin makinën – përqindja më e ulët nga të gjithë shtetet e tjera. Krahasuar me Holandën – plot 2 në 3 shoferë ndiheshin të relaksuar në timon.

    Sidoqoftë, holandezët u renditën të parët për sa i përket ngatërrimit të korsisë së biçikletave, ku 2 në 5 shoferë pranuan se kishin parkuar gabimisht në një korsi biçikletash.