Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Lifestyle

  • Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

    Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

    Afrimiteti emocional me partnerin tuaj është një hap i rëndësishëm për krijimin e një lidhjeje të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Komunikimi i hapur dhe ndjeshmëria janë çelësi për të ndihmuar lidhjen tuaj të rritet dhe të forcohet.

    Praktikoni dëgjimin aktiv

    Një nga mënyrat më të mira për t’u afruar emocionalisht është të dëgjoni me vëmendje atë që partneri juaj ka për të thënë. Dëgjimi aktiv do t’ju ndihmojë të kuptoni më thellë ndjenjat dhe nevojat e tij apo të saj, duke krijuar një hapësirë ku mund të shprehet lirshëm.

    Tregoni empati

    Për të forcuar lidhjen emocionale, është e rëndësishme të jeni të ndjeshëm ndaj ndjenjave të partnerit tuaj. Tregoni empati dhe përpiquni të kuptoni perspektivën e tyre, sidomos kur po kalojnë periudha të vështira. Kjo lloj mbështetjeje ndihmon në forcimin e besimit dhe afërsisë.

    Ndani përvoja dhe kujtime

    Për të ndihmuar në thellimin e lidhjes emocionale, është e rëndësishme të ndani përvoja dhe momente të veçanta së bashku. Kjo mund të përfshijë aktivitete të thjeshta si shëtitje, gatim së bashku, ose thjesht kalimin e kohës duke biseduar për ëndrrat dhe objektivat tuaj.

    Shprehni ndjenjat tuaja

    Për të krijuar një lidhje më të thellë, duhet të jeni të hapur dhe të sinqertë për ndjenjat tuaja. Mos kini frikë të shprehni dashurinë, mirënjohjen dhe çdo emocion tjetër që mund të keni për partnerin tuaj.

    Ky lloj komunikimi do të ndihmojë në rritjen e intimitetit dhe forcimin e lidhjes suaj.

    Respektoni hapsirën personale

    Ndërkohë që është e rëndësishme të afroheni emocionalisht, është gjithashtu thelbësore të respektoni hapësirën e nevojshme të partnerit tuaj. Të dy palët duhet të kenë mundësinë të zhvillohen individualisht dhe të ruajnë identitetin e tyre, ndërsa ende mbështesin njëri-tjetrin.

    Lidhja emocionale me partnerin tuaj luan rol të rëndësishëm në mënyrë që të ndërtoni një marrëdhënie më të thellë, më të sinqertë dhe më të qëndrueshme. Kjo do të bëjë që lidhja juaj të forcohet dhe të krijoni një lidhje të shëndetshme dhe të lumtur.

  • Ju na thoni numrin e fundit të datës së lindjes ne ju tregojmë tiparet tuaja të personalitetit por jo vetëm!

    Ju na thoni numrin e fundit të datës së lindjes ne ju tregojmë tiparet tuaja të personalitetit por jo vetëm!

    Duke analizuar numrat që lidhen me lindjen e dikujt, ju mund të zbuloni gjithçka, që nga personaliteti dhe sjellja deri te parashikimet e së ardhmes. Eksperti i Feng Shui dhe krijuesi i përmbajtjes Oriental Divination, u thellua në kuptimin e shifrës së fundit të datës suaj të lindjes. Ai u tërhoq nga numerologjia, astrologjia kineze dhe parimet e Feng Shuit për të siguruar një kuptim më të thellë të identitetit të dikujt. Nëse data juaj e lindjes përfundon me numrin:

    1

    Ju keni një intuitë të mprehtë dhe një natyrë të dhembshur, gjithmonë duke dhënë pa pritur asgjë në këmbim. Ata, datëlindja e të cilëve mbaron me numrin 1 janë të pavarur dhe i besojnë intuitës së tyre më shumë sesa mendimeve të njerëzve të tjerë kur marrin vendime.

    2

    Nëse shifra e fundit e datëlindjes suaj është numri dy, ju jeni inteligjentë, mendjemprehtë dhe njerëzit natyrshëm tërhiqen nga prania juaj.

    3

    Nëse data juaj e lindjes përfundon me numrin 3, ju jeni të shkujdesur, të pavarur dhe nuk mund të duroni të jeni të kufizuar nga të tjerët. Në numerologji, numri tre lidhet me entuziazmin, pozitivitetin dhe rininë.

    4

    Ju jeni ambiciozë dhe elastikë, duke ndjekur gjithmonë ëndrrat tuaja, pavarësisht nga pengesat. Ka të ngjarë të bëheni më të fortë nga fatkeqësitë, të keni aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe të kontrolloni mirë emocionet tuaja.

    5

    Ju keni një natyrë rebele. Ndërsa kujdeseni thellësisht për ata që keni afër, ju vlerësoni gjithashtu pavarësinë tuaj, shpesh duke kërkuar aventura dhe duke marrë rreziqe. Ju mund të keni vështirësi të qëndroni në një vend ose në një punë për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse ndiheni të kontrolluar ose nëse jeta bëhet shumë e parashikueshme.

    6

    Ju jeni tepër këmbëngulës dhe do të punoni pa u lodhur për të arritur qëllimet tuaja. Ju jeni shumë të përgjegjshëm dhe keni një ndjenjë detyre të rrënjosur thellë.

    7

    Jeni të kujdesshëm, introspektivë dhe thellësisht të intriguar nga konceptet shpirtërore ose mistike. Jeni të investuar thellë në anën shpirtërore të gjërave, por shpesh e shihni fenë e organizuar si tepër kufizuese, prandaj nuk besoni në fe.

    8

    Ju keni një pamje të jashtme të ashpër, por një zemër të butë. Është e rëndësishme të gjesh një ekuilibër të qëndrueshëm midis të dyjave. Edhe forma simetrike e numrit tetë nxjerr në pah harmoninë dhe ekuilibrin.

    9

    Ju luftoni me menaxhimin e kohës ose logjikën e gjërave, por sharmi juaj unik e kompenson këtë. Veçantia juaj do të thotë gjithashtu se jeni veçanërisht tolerantë ndaj të tjerëve dhe jo-gjykues.

    0

    Ju jeni persona që përshtateni shpejt dhe shumë inteligjentë. Ju dini se si të merrni vendime në një mënyrë jo cënuese ndaj të tjerëve.

  • Ja si të trajtoni rrudhat thjeshtë me metodën e mjaltit dhe kanellës!

    Ja si të trajtoni rrudhat thjeshtë me metodën e mjaltit dhe kanellës!

    Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave.

    Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët.

    Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

    Ju sjellim më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.

    4 Përfitimet Që Ofron Kanella Për Lëkurën

    Shëron Aknet

    Kanella është e pasur me antioksidantë.

    Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën.

    Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Hidratimi i Lëkurës

    Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

    Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.

    Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

    Kundër Lëkurës së Thatë

    Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj.

    Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

    Kundër Ekzemës

    Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës.

    Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.

    Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

    Maskë Me Kanellë Kundër Rrudhave

    Kanella rekomandohet gjërësisht edhe kundër rrudhave të moshës.

    Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysëm luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.

    Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.

    Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.

    Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.

    Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.

    Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.

    Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.

    Një Fjalë e Fundit

    Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.

    Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.

  • Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

    Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

    Kjo ndodh çdo vit. Temperaturat e jashtme fillojnë të nxehen, ju ndizni kondicionerin qendror dhe tani është koha e vendimit: Çfarë temperature duhet ta vendos kondicionerin në verë?

    Shpesh, veprimi i parë që tentojmë të bëjmë është të ulim temperaturën e kondicionerit sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

    Mirëpo, cila është temperatura e duhur që duhet të ruajmë. Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

    Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Temperatura e kondicionerit duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë celsius.

    Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin. Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambientit ku flini.

  • Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

    Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

    Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave.

    Dushi tingëllon idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa.

    Ndaj kur vjen puna tek higjena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës?

    Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo sipas ekspertëve është e tepruar. Ekspertët dermatologë thonë se njerëzit e teprojnë me dushin e përditshëm.

    Dushi i tepruar përthan lëkurën dhe prish ekuilibrat e vajrave mbrojtës të lëkurës.

    Për pasojë, dushi i përditshëm është i panevojshëm, sipas ekspertëve.

    Sa Herë Në Ditë Duhet Të Lahemi Në Verë

    Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin.

    Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë.

    Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik që nënkupton djersitje më të madhe, duhet të rrisin dozat ditore të dushit.

    Dermatologët thonë që të tregoni kujdes me lëkurën.

    Mbajeni ujin të vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës.

    Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin.

    Ju gjithashtu duhet të tregoni  kujdes me peshqirin.

    Ju nuk duhet ta fërkoni lëkurën me ashpërsi me peshqir sepse do ta dëmtoni.

    Dermatologët shprehen se ju duhet të shmangni leckat e lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit sepse ato prishin mikrobiomën e lëkurës.

    Rregulli i përgjithshëm për të cilin dermatologët bien njëzëri dakord është që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë.

    Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur.

    Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit.

    Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta  sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën.

  • Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi

    Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi

    Zymbyli është frymëzim i shumë krijimeve të bukura të foklorit shqiptar.

    Kjo lule natyrale arrin të magjepsë këdo. Ajo vesh me ngjyrat vjollcë dhe blu lëndinat dhe zonat pyjore të Shqipërisë.

    Në foklor, zymbyli njihet si lulja e zanave. Legjenda thotë se nëse vendosni kurorë me lule zymbyli, do të ndiheni të detyruar për të thënë vetëm të vërtetën.

    Zymbyli është simbol i përulësisë dhe shpesh i mirënjohjes. Kjo lule shpesh shoqërohet me simbolikën e dashurisë së përjetshme dhe qëndrueshmërisë.

    Rritja e zymbylit në ujë është mënyra më e bukur për t’i dhënë shtëpisë suaj ngjyra dhe aroma nga më fantastiket.

    Gonxhet e zymbylit kanë një aromë të mahnitshme ndërkohë që ngjyra e tyre me nuanca të rozës dhe vjollcës është krejt unike.

    Zymbyli kërkon vazo me grykë të vogël sepse i mban lehtë dhe të bashkuar kërcenjtë mbi ujë ndërkohë që pjesa e poshtme shijon hapësirën dhe ujin për të cilat ka aq shumë nevojë.

    Zhardhokun e zymbylit mund ta blini në tufa dhe ta rrisni në vazon përkatëse që të mbajë nën kontroll rritjen e lules.

    Këto vazo me grykë të vogël dhe bazë të gjërë lejojnë rrënjët e lules të rriten në hapësirë dhe në ujë të bollshëm.

    Ju këshillojmë të mbushni vazon me ujë të mjaftueshëm që të arrijë deri tek pjesa e zhardhokut, por mos ta prekë atë.

    Lini një hapësirë të konsiderueshme mes ujit dhe bazës së zhardhokut i cili nëse bie në kontakt me ujin ka tendencë të kalbet.

    Pas pak kohësh, rrënjët do të fillojnë të dalin e të zhyten në ujë ndërkohë që zymbyli dalëngadalë do të lulëzojë.

    Vazon vendoseni në një zonë të errët dhe të freskët deri sa rrënjët të jenë shpërndarë në ujë dhe sythat e bimës të kenë çelur pak. Ujin e enës duhet ta ndërroni dy herë në javë.

    Vazoja duhet të ketë gjithnjë ujë të freskët në mënyrë që zymbyli të çelë plotësisht dhe plot bukuri.

    Më pas, vazon transferojeni në një vend më të ngrohtë dhe me më shumë dritë. Momenti i duhur është kur gjethnaja e lules është 5 centimetra dhe rrënjët janë tejzgjatur deri në fund të vazos.

    Zgjidhni vendin më të ndriçuar (por shmangni dritën e plotë të diellit) në shtëpi dhe lëreni zymbylin të lulëzojë plotësisht.

    Zymbyli tërhiqet nga drita, ndaj rrotullojeni vazon çdo ditë që lulja të mos anojë në një drejtim të vetëm.

    Pas dy javësh, zymbyli do të ketë çelur plotësisht. Keni kohë plot për të shijuar aromën e zymbylit dhe bukurinë e tij.

  • Njihet si aksesori më i çmuar në jetën e një çifti! Por a e dini cila është historia e unazave të martesës?

    Njihet si aksesori më i çmuar në jetën e një çifti! Por a e dini cila është historia e unazave të martesës?

    Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë.

    Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë.

    Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari që i përkasin epokës së Egjiptit të Lashtë. Por para mbretërimit të Ptolemenjve, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare martese. Kontratat martesore praktikoheshin, por ato mbetën të kufizuara kryesisht ndërmjet familjeve.

    Nga Egjipti, përdorimi i unazave besohet se është përhapur te grekët dhe etruskët, dhe kësisoj në Romën e lashtë. Edhe pse në fakt grekët e lashtë shkëmbyen unazat si simbole të dashurisë, jo të martesës. Atëherë, kur nisën të përdoren filluan unazat e fejesës?

    Kur flitet mbi origjinën e përdorimit të unazave për fejesa, të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ose të paktën kështu do të dukej. “Unazat romake që bartin simbolin e 2 duarve të shtrënguara, kuptohen zakonisht si unaza fejese, shpjegon Karen Hersh, profesore e historisëklasike greke dhe romake në Universitetin Tempëll.

    Ky simbol i duarve të kapura me njëra-tjetrën, është një emblemë e përbashkët midis grekëve dhe romakëve, duke i dhënë njëfarë besimi faktit se midis këtyre popujve kishte njëshkëmbim të ndërsjellë. Në përgjithësi, unazat ishin tepër të rëndësishme për kulturat e lashta, thotë Hersh, që është edhe autore e librit “Dasma Romake: Rituali dhe kuptimi i tyre në Antikitet”.

    Ato tregonin pasurinë dhe statusin, dhe mbaheshin nga ata që kishin role të veçanta politike dhe përfaqësonin një rëndësi simbolike dhe fetare. Dëshmi të tjera nënvizojnë përdorimin e unazave në fejesat romake.

    Për shembull Plini Plaku, vuri në dukje se në kohën e tij “një unazë prej hekuri i dërgohet si dhuratë një gruaje kur është e fejuar, por pa asnjë gur në të”. “Ka prova të mjaftueshme tëthuhet se unazat jepeshin si një shenjë premtimi”- thekson Hersh.

    Unaza do të ofrohej në një ngjarje të njohur si sponsalia, një marrëveshje joformale për t’u martuar, normalisht midis dhëndrit dhe babait të nuses. Këto unaza fejese – të njohura si Annuli Pronubi – mund të kenë ndryshuar me kalimin e kohës, nga unazat e thjeshta të hekurit të përshkruara nga Plini në ato prej argjendi dhe ari.

    Rreth shekullit III Pas Krishtit, ishte një praktikë e zakonshme (të paktën në mesin e elitave) që fejesat të shoqëroheshin me këto materiale më të vlefshme. Megjithëse unazat e martesës ka të ngjarë të mos jenë përdorur në Romën e lashtë, praktika e ofrimit të tyre për të kremtuar fejesat, mund të ketë frymëzuar përdorimin e tyre gjatë ceremonive të dasmës nga Kisha e krishterë.

    Në mesjetë, ato ishin shndërruar në një simbol të dashurisë dhe të bashkimit të përhershëm.Pra akti i vendosjes së një unaze në gishtin e dikujt me synimin për t’u martuar, ka një histori të gjatë. Natyrisht, jo çdo pjesë e traditës është e lashtë:unaza e fejesës e zbukuruar me diamante, është krijuar si rezultat i një marketingu dinak që i ka fillesat vetëm nga mesi i shekullit XX-të.

  • Truku që eliminon njollat yndyrore, njollat nga bari dhe ndryshku!

    Truku që eliminon njollat yndyrore, njollat nga bari dhe ndryshku!

    Nëse keni vendosur që të merreni me punët e kopshtit apo në shtëpi, dhe ju ka ndodhur që nuk keni veshur rroba të vjetra, por i keni ndotur ato të cilat ju janë të preferuara, ekzistojnë truqe se si t’i shpëtoni!

    Këto më së shpeshti janë njolla të cilat njerëzit “i fitojnë” derisa janë në natyrë apo punojnë diçka:

    Bari

    E para që duhet patjetër të bëni sapo të vëreni njollën në rroba është që ta njomni në ujë të ftohtë. Shumica e njerëzve gabojnë kur njollën përpiqen ta eliminojnë me ujë të nxehtë, sepse kjo vetëm vështirëson zgjidhjen e problemit.

    Pasi që rrobat e ndotura kanë qëndruar pak në ujë, në njollë fërkoni detergjent dhe lajeni në mënyrën e zakonshme. Ekziston edhe një mënyrë – spërkatni njollën me llakun për flokë, sepse përmban alkool, dhe pastaj lajeni.

    Balta

    E para që duhet të dini kur njollat janë nga balta është që një kohë nuk duhet t’i prekni. Derisa është e njomë, balta vetëm sa do të rrisë njollën në rroba nëse përpiqeni ta pastroni.

    Njollën e thatë është shumë më lehtë ta eliminoni. Atëherë vetëm gërryeni sado që të jetë e mundshme me thikë apo me brushë të vjetër dhëmbësh. Pastaj në njollë qitni detergjent apo mjet për eliminimin e njollave, fërkojeni pak dhe lajeni në rrobalarëse.

    Ngjyra

    Kur zhytni rrobat me ngjyrë, është me rëndësi koha – patjetër duhet që sa më parë të filloni me eliminimin e njollës. Më parë me leckë të vjetër njomeni në atë vend në mënyrë që sa më shumë ngjyra të dalë nga rroba. Nëse ngjyra tashmë është tharë, gërryeni sado që të mundeni.

    Pastaj me ujë shpërlajeni njollën nga ana e brendshme e rrobës, për shembull me dush, sepse në atë mënyrë do të jetë “e nxjerrë” nga pëlhura. Pastaj merrni detergjent dhe lini rrobën të qëndrojë në ujë të ngrohtë.

    Gjithashtu, njollën mund të provoni ta eliminoni me alkool. Yndyra apo vaji. Në këtë rast njollën njomeni me leckë të vjetër apo me fasoletë letre nga të dyja anët, në mënyrë që të eliminoni sa më shumë yndyrë. Pastaj qitni mjetin për eliminimin e njollave apo detergjent dhe lëreni të qëndrojë gjysmë ore. Pastaj lajeni me ujë të nxehtë.

    Ndryshku

    Njolla nga ndryshku është njëra ndër më të vështirat për ta eliminuar dhe nevojitet që menjëherë të reagoni. Më efikase janë uthulla e bardhë dhe limoni, me këta përbërës njomeni mirë njollën.

    Nëse është moti i mirë, rrobën nxirreni në diell, sepse edhe dielli ndihmon që ngjyra e ndryshkut të zbehet. Pastaj lajeni si zakonisht. Nëse edhe pas larjes shihni që ka mbetur pak njollë, përsëriteni procedurën.

  • Ja si të rrisësh fëmijë të suksesshëm!

    Ja si të rrisësh fëmijë të suksesshëm!

    Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh pasionin tënd nëse dëshiron të jesh i suksesshëm?

    Absolutisht, thotë Steve Jobs. “Duhet të bëni atë që e doni. Mënyra e vetme për të qenë i suksesshëm, është të dashurosh atë që bën. Nëse nuk e ke gjetur ende, vazhdo të kërkosh.”
    Jo, thotë Mark Cuban. “Të ndjekësh pasionin? Jo. Të ndjekësh përpjekjen tënde. Askush nuk heq dorë nga diçka që di ta bëj mirë.”
    Uh, ndoshta? thotë Tom Brady.

    Ndoshta, por është më komplekse se kaq, raporton Shkolla e Biznesit të Harvardit. “Është më mirë të gjesh qëllimin tënd”
    Saktësisht, po: pasioni yt, por vetëm nëse je vërtet i suksesshëm në të, thotë një studim tjetër.
    Është një debat i këndshëm për t’u zhvilluar.

    Por së fundmi, intervistova një sipërmarrës të suksesshëm për herë të parë – për herë të parë rreth moshës 50 vjeç, të jemi të qartë – që shprehu një qasje të re për pyetjen që më mahniti.

    Takohuni me John Donohue, i cili kaloi 22 vjet duke punuar si redaktor në revistën New Yorker para se të pushohet nga puna në vitin e 20-të. Pas një viti reflektimi dhe zbulimi,  ai mori një punë të re ditore si zhvillues në organizatë jofitimprurëse.

    Ai gjithashtu filloi një iniciativë shtesë që u kthye në një biznes të vërtetë, të specializuar, quajtur “All the Restaurants”; Donohue vizaton dhe shet printime me edicion të limituar të restoranteve të mëdha në qytetet e mëdha, kryesisht në qytetin e tij të lindjes, New York. Ndërsa ky biznes filloi të rritej – si pasojë ai u largua nga puna e tij ditore për ta drejtuar atë në kohë të plotë – ai thotë se kuptoi “sekretin e jetës”, që dëshironte ta ndante me fëmijët e tij.

    Është një qasje e re në debatin e vjetër, dhe shkon kështu: “Duhet të gjeni diçka që mund ta bëni shpejt, që ju bën të lumtur dhe për të cilen njerëzit do t’ju paguajnë.”

    Le ta ndajmë. Mendoj se ka katër pjesë, edhe pse është organizuar në tre.

    Së pari, “duhet të gjeni diçka që mund të bëni …”

    Ka shumë gjëra në botë që vlejnë të bëhen, por ka vetëm një numër të kufizuar gjëra që çdo prej nesh mund t’i bëjë mirë – që të themi që mund t’i bëjmë ato mjaft mirë për t’u bërë të vlefshme.

    Së dyti, “shpejt …”

    Donohue tha se i duhet ndoshta 20 minuta për të vizatuar secilën vështrim, së bashku me disa orë për të shtuar ngjyra dhe për të bërë një printim. Pastaj, ai mund të shesë 365 printime të secilës veprë arti. Mendoj se mund të analizojmë këtë fjalë, “shpejt”, në disa mënyra, por kryesisht ka të bëjë me marrjen e asaj gjëndjeje në të cilën je i mirë dhe sigurimi që mund ta bësh atë në shkallë të madhe.

    Së treti, “që të bën të lumtur …”

    Në këtë kontekst, për mua të paktën, “lumturia” duket si një zëvendësim më i butë dhe ndoshta më i mirë për “pasionin”. Gjithashtu sugjeron se mund të ketë më shumë se një gjë që mund të gjeni; kjo duket pak më pak e ngarkuar me presion se sa të sugjerojë që dikush duhet të gjejë pasionin e tyre të vërtetë, të vetëm.

    Fundja, “dhe që njerëzit do të ju paguajnë për të.”

    Ndoshta nuk ke nevojë për para. Ndoshta je i pasur  dhe fëmijët e tu nuk do të kenë nevojë të punojnë asnjë ditë në jetën e tyre. Sa fatlum; ata mund të zgjedhin të studiojnë poezi elizabetiane në universitet. Por për shumicën prej nesh, qëndrueshmëria është pjesë shumë e rëndësishme e puzzle-it. Nuk është pjesa e vetme, por është po aq e rëndësishme sa të gjitha të tjerat.

    Shikoni, si pronar i biznesit, ndoshta tashmë ke gjetur ndërthurjen perfekte mes pasionit, qëllimit dhe qëndrueshmërisë. Por shumë sipërmarrës me të cilët flas gjithashtu duan të japin këshilla të mira njerëzve që mentorojnë dhe, për të vërtetën, edhe fëmijëve të tyre.

    Punoni për ide dhe gjeni përgjigjen tuaj. Por nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kenë sukses (dhe kush nuk e do?), tingëllon si një manifestim i mirë  për t’i bërë ata të mendojnë rreth saj.

    Burimi: businessmag.al

  • Pse të rinjtë dhe të rejat po ndahen gjithnjë e më shumë?

    Pse të rinjtë dhe të rejat po ndahen gjithnjë e më shumë?

    Në një treg ushqimor në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, dy vajza inxhiniere po diskutojnë se sa e vështirë është të takosh një burrë të këndshëm dhe të zgjuar. Paulina Nasilowska pati një rritje të madhe page disa vite më parë. I dashuri i saj e pyeti: “A kishe ndonjë lidhje  të fshehtë me shefin tënd?”. Ai tani është një ish i dashur.

    Shoqja e Nasilowska-s, Joanna Walczak, risjell kujtimet për një djalë që njohu nga Tinder, i cili zbuloi se ai ishte një djalë i të ashtuquajturës “pilulës së kuqe” (një referencë për filmin “The Matrix” që do të thotë dikush që e sheh realitetin qartë). Ai mendonte se punët e shtëpisë dhe kujdesi për fëmijët ishin punë e grave dhe se gratë nuk mund të ishin udhëheqëse. Sigurisht ata nuk patën një takim të dytë.

    Në mënyrë tipike për gratë e reja polake, Nasiloëska dhe Ëalczak mbështesin partitë e së majtës liberale, të cilat i marrin seriozisht çështjet e grave dhe premtojnë të legalizojnë abortin. Të rinjtë polakë, ankohen ata, janë më shumë në të djathtë, apo edhe në të djathtën ekstreme.

    Kini parasysh zgjedhjet e vitit të kaluar.

    Zgjedhja kryesore për meshkujt 18 deri në 29 vjeç ishte Konfederata, një parti që promovon ekonominë e tregut të lirë dhe vlerat tradicionale sociale. Rreth 26% e të rinjve e mbështetën atë; vetëm 6% e bashkëmoshatarëve të tyre femra e bënë këtë.

    Të rinjtë polakë kanë grupin e tyre të ankesave. Feminizmi ka shkuar shumë larg, thonë dy zjarrfikës rreth të 20-ave në një qytet të vogë. Në ditët e sotme “ato të gjitha po postojnë foto të paturpshme të tyre në mediat sociale,” ankohet njëri prej tyre.

    Në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, qëndrimet e të rinjve dhe të rejave janë polarizuese. The Economist analizoi të dhënat e sondazheve nga 20 vende të pasura, duke përdorur Anketën Sociale Evropiane, Anketën Sociale të Përgjithshme të Amerikës dhe Anketën Sociale Koreane. Dy dekada më parë kishte pak ndryshim midis burrave dhe grave të moshës 18-29 vjeç në një shkallë të vetë-raportuar prej 1-10 nga shumë liberale në shumë konservatore. Por analiza e re zbuloi se deri në vitin 2020 hendeku ishte 0.75. Për kontekstin, kjo është afërsisht dyfishi i hendekut në opinion midis njerëzve me dhe pa diplomë në të njëjtin vit.

    E thënë ndryshe, në vitin 2020 të rinjtë kishin pak më shumë gjasa ta përshkruanin veten si liberalë sesa konservatorë, me një hendek prej vetëm dy pikë përqindjeje.

    Për gratë e reja, triumfet e gjeneratave të mëparshme të feministeve, në rritjen e madhe të mundësive të grave në vendin e punës dhe në jetën publike, janë në të kaluarën. Ata janë të shqetësuar me padrejtësitë e vazhdueshme, nga dhuna e meshkujve te ligjet drakoniane të abortit (në disa vende) dhe boshllëqet në paga për gratë që mbajnë një pjesë joproporcionale të punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve.

    Në Francë në vitin 2022, të rinjtë ishin shumë më të mprehtë se të rejat ndaj Eric Zemmour, një kandidat presidencial që shkroi një libër duke kundërshtuar Simone de Beauvoir, feministen më të njohur të Francës.

    Zgjedhjet e Gjermanisë në vitin 2021 panë hendekun më të madh ndonjëherë mes së majtës dhe të djathtës midis votave të të rinjve femra dhe meshkuj, sipas Ansgar Hudde nga Universiteti i Këlnit. Në Portugali, ku partia e ekstremit të djathtë Chega u rrit në zgjedhjet e 10 marsit, mbështetja për të është e përqendruar mes votuesve që janë të rinj, meshkuj dhe më pak të arsimuar. Dhe Koreja e Jugut në vitin 2022 zgjodhi një president të hapur anti-feminist; më shumë se 58% e meshkujve në të 20-at votuan për të. Rreth 58% e vajzave në të 20-at e tyre e mbështetën rivalin e tij.

    Të rinj dhe të çuditshëm

    Hendeku i qëndrimit mes gjinive është i dukshëm edhe në mënyrën se si ata e shohin njëri-tjetrin. Njerëzit në 27 vende evropiane u pyetën nëse ishin dakord se “përparimi i të drejtave të grave dhe vajzave ka shkuar shumë larg sepse kërcënon mundësitë e burrave dhe djemve”. Çuditërisht, burrat kishin më shumë gjasa të pajtoheshin sesa gratë. Veçanërisht, megjithatë, të rinjtë ishin më antifeministë se burrat e moshuar, duke kundërshtuar nocionin popullor se çdo brez është më liberal se ai i mëparshmi. Gefjon Off, Nicholas Charron dhe Amy Alexander nga Universiteti i Goteborgut përdorin një analogji holandeze për të ilustruar ndryshimin midis të rinjve (18-29) dhe të moshuarve (65+) evropianë.

    Një model i ngjashëm vlen edhe në vendet e tjera të përparuara. Megjithëse një përqindje më e madhe e të rinjve britanikë mendojnë se është më e vështirë të jesh grua sesa burrë . Vajzat e reja britanike kanë më shumë gjasa se nënat e tyre të besojnë të kundërtën. Gati 80% e meshkujve të Koresë së Jugut në të 20-at thonë se meshkujt janë të diskriminuar.

    Në Kinë anketuesit nuk pyesin për qëllimet e votimit, por ata gjejnë një divergjencë të ngjashme midis të rinjve meshkuj dhe femra kur bëhet fjalë për rolet gjinore. Yue Qian i Universitetit të Kolumbisë Britanike dhe Jiaxing Li i Universitetit të Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Shangait shikuan të dhënat e anketës për 35,000 kinezë. Në analizën e tyre, ata zbuluan se të rinjtë kishin shumë më shumë gjasa se të rejat të pajtoheshin me deklarata të tilla si “burrat duhet të vënë karrierën në radhë të parë, ndërsa gratë duhet të vënë familjen në radhë të parë”.

    Cfare po ndodh?

    Shkaqet më të mundshme të kësaj ndarjeje në rritje janë arsimi (të rinjtë meshkuj po arsimohen më pak se vajzat e reja), përvoja (vendet e përparuara janë bërë më pak seksiste dhe burrat dhe gratë e përjetojnë këtë ndryshe). Gjithashtu, në demokraci, shumë politikanë të djathtë po ushqejnë me shkathtësi ankesat e të rinjve meshkuj, ndërsa shumë nga e majta mezi e pranojnë se të rinjtë kanë probleme reale.

    Në BE, përqindja e meshkujve të moshës 25 deri në 34 vjeç me diploma terciare u rrit nga 21% në 35% midis 2002 dhe 2020. Për femrat u rrit më shpejt, nga 25% në 46%. Në Amerikë, hendeku është pothuajse i njëjtë.

    Dallimet në arsim çojnë në dallime në qëndrim: njerëzit që ndjekin kolegjin e universitetin kanë më shumë gjasa të përvetësojnë një këndvështrim liberal. Hendeku arsimor çon gjithashtu në dallime në mënyrën se si burrat dhe gratë e përjetojnë jetën, punën dhe romancën. Për ta thjeshtuar: kur një grua largohet nga universiteti në një vend të pasur, ka të ngjarë të gjejë një punë me jakë të bardhë dhe të jetë në gjendje të mbajë veten. Por kur ajo hyn në tregun e takimeve (duke supozuar se është heteroseksuale), ajo zbulon se, për shkak se ka shumë më tepër femra të diplomuara sesa meshkuj, oferta e meshkujve liberalë dhe të arsimuar nuk përputhet me kërkesën.

    Skena e takimeve mund të jetë gjithashtu e zymtë për burrat që nuk kanë shkuar në universitet. Gratë me ambicjet lart i refuzojnë ato. Michal Pazura, një fermer i ri polak i qumështit, kujton një të dashur të tij që “nuk i pëlqente era” e fermës dhe e la atë për të shkuar për të jetuar në një qytet. “Doja një mënyrë jetese tradicionale dhe të qëndrueshme. Ajo donte argëtim,” thotë ai.

    Reagimi kundër feminizmit mund të jetë veçanërisht i fortë mes të rinjve, sepse ata janë ata që ndihen më të kërcënuar nga përparimi i grave. Punët më të mira për gratë nuk duhet të nënkuptojnë punë më të këqija për burrat – por shumë burra mendojnë se po. Burrat e moshuar shqetësohen më pak, pasi kanë më shumë gjasa të vendosen në karrierën e tyre ose të dalin në pension. Në të kundërt, burrat e rinj sapo kanë filluar, kështu që ata “kanë më shumë gjasa ta perceptojnë konkurrencën e grave si një kërcënim potencial për jetën e tyre të ardhshme.