Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • A janë mëngjarashët më të talentuar?! Faktet interesante që duhet t’i dini

    A janë mëngjarashët më të talentuar?! Faktet interesante që duhet t’i dini

    Prej shumë kohësh besohet se njerëzit mëngjarashë janë më të talentuar.

    Po t’i hedhësh një sy listës së njerëzve më të shquar në botë do të zbulosh se: Leonardo da Vinçi, Mark Tuejn, Mozarti, Nikola Tesla dhe Aristoteli ishin të gjithë mëngjarashë.

    Edhe në kohët moderne, shembuj të njerëzve të suksesshëm që janë mëngjarashë ka plot dhe veçojmë: Barak Obamën, Bill Gejts dhe futbollistin Lionel Mesi.

    A Është E Vërtetë Që Mëngjarashët Janë Më Të Talentuar?

    Një studim thotë se ky pretendim mund të vlejë kur bëhet fjalë për shkencat dhe veçanërisht matematikën.

    Ekspertët thonë se 10 deri në 13.5 përqind e popullësisë së globit shkruajnë me të majtën.

    Përzgjedhja e dorës është e lidhur direct me trurin.

    Hemisfera e djathtë e trurit tek një njeri që shkruan me të majtën është më e zhvilluar, thonë ekspertët.

    Për më tepër, tufa e nervave që lidhin të dy hemisferat e trupit është më e madhe dhe më e përqendruar tek mëngjarashët.

    Sipas një teorie, mëngjarashët janë të detyruar të përdorin të dyja duart për tu përshtatur me botën dhe kështu aftësitë e tyre janë më të zgjeruara.

    Kjo është edhe arsyeja përse mëngjarashët kanë epërsi në disa profesione krijuese: muzika, arti, arkitektura dhe shahu.

    Në këto aktivitete, përpunimi i informacionit dhe aftësi të tjera të trurit janë më superiore.

    Mëngjarashët Dhe Matematika

    30 vjet më parë, ekspertët zbuluan se kur vjen puna tek matematika, mëngjarashët janë më të talentuar se ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

    Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për mbledhje, zbritje, pjestime dhe shumëzime.

    Kjo sepse për këto të fundit, aftësitë e të nxënit nuk ndikohen nga përzgjedhja e dorës.

    Mëngjarashët janë më të talentuar në zgjidhjen e ushtrimeve më të vështira matematikore dhe nxjerrjen e formulave.

    Kohët e fundit pretendimi se mëngjarashët janë më superiorë sa i përket intelektit ka hasur disa sfida.

    Megjithatë  ekspertët janë të mendimit se përzgjedhja e dorës në të shkruar ka një ndikim tek aftësitë e të nxënit.

  • Sot Dita Botërore e Tokës – Çfarë duhet të dini

    Sot Dita Botërore e Tokës – Çfarë duhet të dini

    Dita e Tokës  festohet dhe është një moment reflektimi për më shumë se 192 vende, për ruajtjen dhe sigurinë e planetit tonë.

    Çështjet e shumta mjedisore nuk do të lihen pa u diskutuar, por është e sigurtë se ndërgjegjësimi është rritur shumë krahasuar me vitet 70, kur dhe është krijuar Dita e Tokës gjatë një manifestimi më 22 Prill 1970, ku me miliona amerikanë nga bota e Akademisë, por dhe e shoqatave të ndryshme krijuan Rrjetin e Ditës së Tokës.

    Një ngjarje, e cila më vonë u bë edhe pjesë e takimeve vjetore të Kombeve të Bashkuara.

    Në vendin tonë, ashtu si në të gjithë botën rreth 1 miliardë persona mobilizohen për ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

    Kombet e Bashkuara e përzgjodhën këtë ditë për të nënshkruar marrëveshjen e Parisit në 2016 mbi sensibilizimin dhe kontrollin e ndryshimeve klimatike nga faktorët e jashtëm si industrializimi.

    Në këtë ditë zhvillohen evente të ndryshme për mbjelljen e pemëve, forume të hapura, nënshkrime peticionesh, në mënyrë që të bëjmë zgjedhje më të mençura në lidhje me konsumimin dhe të mësojmë të ruajmë tokën.

    Një mënyrë e duhur për të na treguar të gjithëve ne, se toka duhet respektuar dhe ruajtur çdo ditë.

  • Ja si të zgjasni jetën e frutave dhe perimeve në shtëpi

    Ja si të zgjasni jetën e frutave dhe perimeve në shtëpi

    Të gjithë e dimë që mjafton një mollë e prishur për të kalbur gjithë shportën me mollë.

    Por a e dini që një mollë e kalbur mund të prishë edhe frutat që i keni vendosur aty pranë pa e menduar fort mirë?

    Disa fruta dhe perime shërbejnë si nxitës të kalbjes të simotrave të tyre duke shkaktuar pasoja ekonomike tek konsumatori.

    Çfarë duhet të dini? 

    Mbajtja e disa frutave dhe perimeve pranë, në të njëjtën hapësirë në frigorifer, është e gabuar pasi mund të detyrohesh t’i hedhësh në plehra shumë shpejt.

    E vërteta është që nëse një produkt kalbet, gazi i lëshuar brenda në frigorifer ul jetëgjatësinë dhe freskinë e një fruti ose perimeje tjetër aty pranë.

    Në këtë artikull kemi përgatitur një listë me produktet që mund të rrinë bashkë në frigorifer dhe të tjera që duhet t’i mbani sa më larg nga njëra-tjetrat.

    Sipas të dhënave, qershitë nuk ndikohen nga efektet negative të gazit të lëshuar nga produktet e tjera, ndaj ato mund të kenë partnerë të shumtë frigoriferikë.

    Mollët, dardhat, kajsitë, bananet, kivi, mango, pjeshkat dhe kumbullat lëshojnë gazra gjatë ruajtjes që çon në qullosjen dhe humbjen e ngjyrës dhe aromës.

    Patatet dhe ato të ëmblat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe të errët larg nga frutat.

    Produkte të tjera të ndjeshme ndaj gazit në fjalë janë shpargujt, brokoli, karrotat, sallata jeshile dhe bizelet.

    Qershitë dhe boronicat nuk prodhojnë gaz aq sa për të dëmtuar të tjerët dhe janë të paprekshme ndaj kalbjes së miqve frigoriferikë.

    Barishtet mund të vyshken shumë lehtë edhe në frigorifer. Por nëse ato i mbështillni mirë në një letër të njomur kuzhine dhe në kontakt të limituar me ajrin, atëherë freskia e tyre do të zgjasë deri në 10 ditë.

    Një tjetër mënyrë për t’ua zgjatur freskinë barishteve është nëse ato i fut në frigorifer të palara. Karrotat, panxharin e kuq dhe atë të bardhë ruhen në frigorifer. Manaferrat dhe rrushi gjithashtu duhen ruajtur në frigorifer.

    Lexoni këto këshilla për zgjatjen e freskisë së frutave dhe perimeve:

    Frutat e pyllit – Ruhen në frigorifer, të palara dhe në paketimin fillestar.

    Lulelakra – Ruhet në frigorifer të paketuara në një qese plastike dhe të vendosura kokëposhtë.

    Shegët – Ruhen jashtë të paqëruara, por në frigorifer kur janë të qëruara, të ndara në kokrra.

    Hudhra – Ruhet në cdo vend përveç frigoriferit. Mjafton të jetë vend i freskët dhe i errët. Kështu hudhra mund të ruhet deri në katër muaj.

    Pjeshkët – Ruhen në paketim letre të hapura larg dritës.

    Domatet – Duhet të rrinë larg dritës së diellit në mënyrë që të piqen në mënyrë të barabartë.

    Ruajtja e duhur e ushqimeve

    Së pari, është e rëndësishme që frigoriferi të jetë mjaftueshëm i ftohtë, me temperature nën 4 gradë Celcius.

    Së dyti, në frigorifer duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme. Ajri i ftohtë duhet të qarkullojë, pra frigoriferi nuk duhet mbushur plot.

    Nëse e bëni këtë, atëherë ushqimet do të prishen më shpejt. Së treti, çdo lloj ushqimi duhet ruajtur vecmas dhe nuk duhet përzier me të tjera.

    Mos harroni

    Oksigjeni nuk është miku më i mirë i ushqimeve, përkundrazi përshpejton prishjen e tyre.

    Mënyra më e thjeshtë për të mbrojtur shumicën e ushqimeve nga dëmtimet e shkaktuara nga oksigjeni është që produktet të ruhen në qese me vakum, pra pa ajër.

    Nëse nuk keni qese specifike me vakum, merrni një qese normale, fusni produktet dhe duke i shtyrë ato në fund të qeses nxirrni sa më shumë ajër prej saj që të jetë e mundur.

    Mbylleni qesen me një nyje dhe kështu ul nivelin e ekspozimit të produkteve ndaj oksigjenit dhe zgjatur jetën dhe freskinë e perimeve dhe frutave.

  • Nga arti i bërjes së reklamave – Historia e një afisheje

    Nga arti i bërjes së reklamave – Historia e një afisheje

    Që në kohët e lashta tregtarët shkruanin mbi pllaka guri listën e mallrave për të tërhequr vëmendjen e blerësve. Shekuj më vonë u zbuluan reklamat me afishe. Muzeu Folkwang ka një ekspozitë mbi historikun e tyre.

    Shikimit të mprehtë të Uncle Sam-it nuk i shpëton dot, që nga afishja ai përcjell qartë me gishtin tregues shtrirë drejt jush mesazhin: “I Want You for the U.S. Army.”- shqip “Ti më duhesh për ushtrinë amerikane.”

    Afishja e vitit 1917 u kujton djemve të rinj detyrën patriotike për të luftuar për atdheun në Luftën e Parë Botërore. Afishja, e dizajnuar nga new-yorkezi James Montgomery Flagg, është përdorur nga ushtria amerikane për të bërë fushatë rekrutimi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe përdoret edhe në ditët e sotme. Reklama kult njihet në gjithë botën.

    Kështu që nuk është rastësi që Muzeumi Folkwang në Esen të Gjermanisë Perëndimore ka zgjedhur titullin “We Want You!”, “Ti na duhesh!” si titull të ekspozitës aktuale mbi historinë e afisheve, ku tregohen dizajne që kanë marrë frymëzimin nga filmat vizatimorë, ilustrimet dhe fotografitë historike që nga shekulli 18-të deri në ditët e sotme, përfshirë edhe perspektivat e të ardhmes.

    Çfarëdo që të ndodhë, thotë kuratori Rene Grohnert, afishet do të ekzistojnë, edhe nëse do të kthehen në formë digjitale. Ai beson shumë në thënien: “Një pikturë ka vlerën e një mijë fjalëve.”

    Origjina e pllakave të lashta prej guri

    Paraardhësit e afisheve kanë qenë pllaka prej guri me simbole të gërvishtura nga egjiptianët e lashtë. Romakët vendosnin pllaka druri me njoftime publike në sheshet ku qarkullonin shumë njerëz dhe gjatë mesjetës njoftime si punë afishesh vareshin në sheshet e tregut ose përballë kishave.

    Por, afishja moderne u shfaq për herë të parë në mes të shekullit të 15-të, me shpikjen nga Johannes Gutenberg të shtypit të shkruar.

    Më vonë, rreth vitit 1796, muzikanti dhe dramaturgu bavarez Alois Senefelder shpiku litografinë, një teknologji shumë të rëndësishme për dizajnimin modern të afisheve dhe pararendëse e shtypit modern offset.

    Një ditë me shi ai po vëzhgonte imazhin e krijuar mbi një gur gëlqeror nga një gjethe, kur u frymëzua për krijimin e një procesi që lejon riprodhimin e një motivi të vizatuar në një pllakë guri duke e transferuar nga pllaka e gurit në letër.

    Që nga ai moment, shpikja e Senefelderit mundësoi riprodhimin në masë të afisheve për gjithshka, që nga njoftimi i aktiviteteve e deri tek politika.

    Artistët e afisheve kërkohen

    Dizajni i afisheve bëhej në fillim nga shtypshkruesit dhe litografët. Por dikur ata nuk ishin më në gjendje t’i përgjigjeshin kërkesave të klientëve për më shumë kualitet, gjë që bëri që gjithnjë e më shumë artistë të merreshin në punë edhe për të dizajnuar afishet.

    Artisti francez Jules Cheret njihet si babai i afishes moderne. Ai ngriti në vitin 1866 një punishte litografie dhe krijoi gjatë 40 vjetëve rreth 1200 afishe.

    I njohur është edhe bashkatdhetari i Cheretit, Henri de Toulouse-Lautrec, i cili ka bërë histori me artin e krijuar me afishet për shfaqjet e estradës së famshme të Parisit në Moulin Rouge. Ai e kalonte çdo mbrëmje duke hedhur në letër energjinë e jetës ekstravagante të jetës së natës në teatrin Montmartre.

    Në Gjermani u përhapën motivet e stilit të ri, Art Nouveau rreth fundit të shekullit të 19-të. Një nga afishet më të famshme të kohës është dizajnuar nga Alfons Mucha për pjesën teatrale “Gismonda,” ku rolin kryesor e luan aktorja me famë botërore në atë kohë, Sarah Bernhardt. Të gjitha kopjet e varura në publik të afishes u vodhën shpejt e shpejt nga dashamirësit e artit.

    Afishet si reklama

    Afishe të dizajnuara me shumë punë nga artistët krijohen edhe sot për muzeume dhe teatro, por që prej viteve 1920 fokusi i afisheve është kthyer tek reklama, ku produkti dhe marka e produktit i kanë zenë vendin ornamenteve zbukuruese, vëren kuratori Rene Grohnert.

    Gjatë shekullit të 20-të, afishet u zhvilluan vazhdimisht, me reklama të influencuara nga arti i kohës, që nga stili Bauhaus deri tek Art Deco.

    Disa prej artistëve përdorën në afishe motive psikodilike të viteve 60-të, gjatë periudhës së anti-kulturës, të tjerë u bënë provokativë në vitet 1980, duke bërë reklama me të sëmurët me SIDA.

    Afishet nuk janë krijuar vetëm për të bërë reklama për mallrat, por edhe për të dhënë mesazhe politike: Nazistët i përdorën afishet për të bërë propagandë, ashtu siç bënë regjimet komuniste në bllokun lindor. Rinia e viteve 1960 dhe brezi i ardhshëm varën në muret e tyre postera të revolucionarit Che Guevara. Postera të tjerë famozë të kohës kanë qenë kundër armëve atomike, Luftës së Vietnamit, ndotjes së ambientit dhe mbipopullimit.

    Mediat masive ndryshuan komplet qasjen e reklamës, televizioni i solli reklamat e mallrave direkt në dhomën e ndenjies së njerëzve.

    Megjithatë afishja nuk u zhduk. “Ajo nuk kishte më të bënte me dhënien e informacioneve, se sa tu kujtonte njerëzve për diçka që kishin parë më parë,” thotë Grohnert.

    Afishet mund të shihen ende të ngjitura në shtyllat e reklamave të shpikura në vitin 1854, megjithëse sot këto relike janë aktualizuar dhe tani në shekullin e 21 ato rrotullohen dhe afishet e ngjitura ndriçohen nga pas.

    Por, e ardhmja ka pamje tjetër, thotë Grohnert. “Afishet janë integruar në një koncept gjithëpërfshirës”, thotë ai, duke vënë në dukje se reklamat që ndriçojnë në një stacion autobuzi ose treni mund të kombinohen me informacione dhe me “gjelbërimin e çative” për të krijuar “një cope mobilimi të rrugës”.

    Në epokën e digjitalizimit, afishet janë ende larg të dalit nga moda.

    Ekspozita e afisheve “We Want You!” është e hapur në Muzeumin Folkwang Esen deri në 28 gusht, 2022.

    Burimi: dw

  • Ja pse fistikët quhen të preferuarit e perandorëve!

    Ja pse fistikët quhen të preferuarit e perandorëve!

    Një nga komplimentat më të bukura që i bëhet një femre që viziton Stambollin, kryeqytetin e dy kontinenteve është “fıstık gibi” “je si fistik” që përdoret për të përshkruar një femër shumë të bukur dhe të nxehtë.

    E megjithatë këtu nuk po flasim për Stambollin por për fistikun, një nga arrorët më të lashtë të njerëzimit që përdoret gjërësisht në gjithë botën. Fistiku ka origjinën në vendet e Azisë, veçanërisht në Iran, Irak dhe Siri.

    Historia e këtij arrori është me të vërtetë interesante. Faktet arkeologjike që vijnë nga Turqia tregojnë se njerëzit kanë shijuar fistikun që nga viti 7000 para Krishtit.

    Fistiku i ka rezituar klimës së nxehtë dhe ka arritur të shpërndahet në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe duke u bërë një element i rëndësishëm në gostitë e mbretërve, perandorëve, udhëtarëve dhe njerëzve të thjeshtë.

    Sipas gojëdhënave, Mbretëresha e Shebës, një figurë biblike që përmendet në librat e shenjtë të kulturave hebreje, arabe dhe etiopiane – ishte një grua me një pasuri, bukuri dhe fuqi marramendëse, e cila në shekullin e 10-të para Krishtit sundoi Mbretërinë e Sabës në Arabinë jugperëndimore.

    Mbretëresha publikoi një dekret mbretëror ku e shpallte fistikun një ushqim mbretëror.

    Ajo e dashuronte fistikun aq shumë sa që ndalonte me ligj njerëzit e thjeshtë ta përdornin këtë arror.

    Edhe Mbreti i lashtë i Babilonit, Nebuchadnezzar, kishte mbjellë pemë fistiku në kopështin e tij. Sipas gojëdhënave të fesë Muslimane, fistiku ishte një nga ushqimet e pakta që Adami solli në tokë.

    Në Shqipëri, fistiku është një nga arrorët më të përdorur, megjithëse e gjithë sasia e konsumuar në vend importohet kryesisht nga Turqia dhe Greqia.

    Pjesa më e madhe konsumohet direkt, por një pjesë e konsiderueshme gjithashtu përdoret nga punishtet e ëmbëlsirave, për torta, bakllava apo receta të tjera plot shije.

    Pa harruar këtu akulloret me fistik, të cilat gjatë verës janë një mrekulli më vete.

    Një pemë fistiku kërkon 10 deri në 12 vjet të prodhojë kokrrat e para, por fatmirësisht këto arrorë nuk janë sezonalë dhe mund t’i gjejmë gjatë gjithë vitit.

    Fistikun e gjejmë në disa lloje, me ose pa lëvozhgë, të ëmbëlsuar ose të kriposur. Lëvozhga e mbron fistikun nga dëmet fizike dhe infeksione të ndryshme.

    Fistikët e kriposur dhe ato të ëmbël ndoshta nuk janë një alternativë e duhur për shkak të nivelit të lartë të kripës dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit.

    Fistikët kanë një sërë avantazhesh.

    Ata janë ndër të paktët arrorë që përmbajnë shumicën e ushqyesve të rëndësishëm për shëndetin e plotë të njeriut.

    Vlerat shëndetësore të fistikut

    Mbron shëndetin e zemrës. Konsumimi i fistikëve pa e tepruar dhe për një kohë të gjatë e mban zemrën të shëndetshme.

    Kjo ndodh sepse fistikët janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura që luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e kolesterolit të keq.

    Ndaj ngrënia e fistikëve nga pak çdo ditë ëshë një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e problemeve të zemrës.

    Fistikët ushqejnë lëkurën dhe përmirësojnë tretjen.

    Antioksidantët që gjenden tek fistikët janë terapeutikë për lëkurën.

    Vitamina E mbron membranat e qelizave dhe i jep shkëlqim lëkurës. Këto antioksidantë mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

    Vaji esencial tek fistikët transformohet në një burim të shkëlqyer për të zbutur thatësinë e lëkurës, plakjen dhe shmangur pigmentimin e saj.

    Mbajnë peshën nën kontroll. Fistikët janë zgjedhja fillestare e njerëzve që mbajnë dietë.

    Të dhënat shkencore tregojnë se fistikët kanë pak kalori, shumë proteina dhe yndyrna të pangopura dhe pak yndyrna të ngopura.

    Ato janë një rival i rëndësishëm i arrorëve të tjerë dhe frutave të thata që rekomandohen për mbajtjen nën kontroll të peshës.

    Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve makulare të shkaktuara nga mosha.

    Fistikët kanë antioksidantë të fortë siç janë luteina dhe zeaksanthina.

    Këto antioksidantë ndihmojnë në pakësimin e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve makulare të shkaktuara nga mosha tek të moshuarit.

    Ushqejnë lëkurën

    Vajrat natyralë që gjenden tek arrorët kanë cilësi fantastike për të ushqyer lëkurën dhe mbrojtur atë nga thatësia ekstreme.

    Antioksidantët e fuqishëm si Vitamina A dhe E ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së qelizave të lëkurës që kjo e fundit të jetë e lëmuar dhe e re.

    Për më tepër, antioksidantët ngadalësojnë të gjithë proçesin e plakjes së lëkurës dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe njollave të moshës.

    Përmirësojnë shëndetin e syve.

    Ngrënia e fistikëve mbron shëndetin e syve kjo falë karotenoidëve të cilët mbajnë sytë të shëndetshëm dhe të sigurt nga probleme të moshës.

    Ndaj nëse dëshironi të keni një shikim “prej skifteri” konsumoni fistikë në sasi të moderuara çdo ditë.

    Fistiku si afrodiziak. Studime të vitit 2011 treguan që fistikët kanë një ndikim të fortë në performancën seksuale të meshkujve.

    Studimet treguan që meshkujt që konsumojnë çdo ditë rreth 100 gramë fistikë në ditë për tre javë me rrdhë kanë një përmirësim të performancës së tyre seksuale me 50%.

    Fistikët plot me antioksidantë

    Edhe lëvozhgat e fistikëve kanë një sasi domethënëse antioksidantësh të cilët neutralizojnë radikalet e lira që formohen në trup dhe mund të shkaktojnë sëmundje të kancerit dhe të zemrës.

    Përthithja e hekurit

    Fistikët kanë në përmbajtjen e tyre një nivel të lartë bakri që ndihmon në përthithjen e hekurit që gjendet tek ushqimet që konsumojmë nga ana e organizmit. Ky proçes ndihmon në kurimin e sëmundjeve si ajo e anemisë.

    Kundër plakjes

    Vitamina E luan një rol të rëndësishëm për të mbrojtur lëkurën nga plakja.

    Megjithatë, ky ushqim i veçantë përfshin antioksidantë të tjerë që luajnë një rol fantastik kundër plakjes së parakohshme, varjes së lëkurës, rrudhave etj.

    Këto antioksidantë që përfshijnë vitaminën E përpiqen të neutralizojnë radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe përshpejtojnë plakjen. Kështu do të keni një paraqitje më të re dhe një lëkurë me shkëlqim rinor.

  • Çfarë ndodh nëse e fikni telefonin çdo ditë nga 1 orë

    Çfarë ndodh nëse e fikni telefonin çdo ditë nga 1 orë

    E keni menduar ndonjëherë ç’mund të ndodhë nëse e fikni për një orë të plotë celularin para se të bini për të fjetur?

    Pas një eksperimenti të tillë të kryer së fundmi, u vu re se ata që e fikën telefonin para se të shtriheshin për të fjetur patën ndryshime të dukshme krahasuar me të tjerët. Cilësia e stilit të jetës u përmirësua dhe pas javës së parë, thanë se ndiheshin më të lumtur. Përse?

    Duke qenë se varësia për ta patur gjithnjë para syve telefonin filloi të binte, këta njerëz nisën të kishin më shumë në kontrroll jetën e tyre. Si rezultat ata nisën të bënin një zgjedhje- një zgjedhje për ta jetuar ndryshe përditshmërinë e tyre.

    Të gjitha ndryshimet që u vunë re pas fikjes së telefonit për të paktën 1 orë, ishin pozitive. Njerëzit e përfshirë në eksperiment nisën të flinin gjumë më shpejt se zakonisht, ishin më prezent në botën reale dhe më të kthjellët në bisedat që ndodhnin rreth e qark tyre. Pra, filluan të jetonin me mjedisin dhe natyrën rreth vetes.

    Niveli i ankthit nisi të reduktohej dhe krej papritur kuptuan se kishin më shumë kohë për veten, që do të thotë se nisën të bënin gjëra që nuk i bënin më parë.

    Një pjesë e mirë e tyre thanë se kishin kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për ditën tjetër, zgjoheshin herët në mëngjes dhe ndiheshin më produktivë. Një pjesë tjetër, vune re ndryshime edhe në marrëdhëniet e tyre personale, aq sa filluan të inkurajonin partnerët për të fikur gjithashtu telefonat, edhe pse nuk ishin pjesë e eksperimentit.

    Si rezultat bisedat që bënin mes tyre ishin më të thella, vëmendja më e madhe dhe intimiteti më i plotë.

    Kaq, mjafton për të kuptuar se fikja për të paktën një orë e asaj pajisjeje që na mer kaq kohë, mund të ndryshojë ndjeshëm jetën tonë. Mbi të gjitha, nuk të kushton asgjë, përveçse të bën të kuptosh sërish çdo të thotë të jetosh me realitetin.

  • Sa njerëz shihni në këtë iluzion optik? Fytyrat e tyre do të zbulojnë shumë për veten tuaj (FOTO)

    Sa njerëz shihni në këtë iluzion optik? Fytyrat e tyre do të zbulojnë shumë për veten tuaj (FOTO)

    Edhe pse në pamje të parë mund të mos duket, në këtë iluzion optik shihen pesë njerëz.

    Fytyra të cilën pikasni të parën tregon shumë për tiparet e karakterit tuaj, më saktë, nëse ju bëni vëmendje ndaj detajeve apo tentoni të shikoni pamjen më të gjerë.

    Imazhi unik ka si qëllim të zbulojë nëse jeni një person i orientuar nga detajet.

    Foto e shpërndarë nga rrjeti tregon në fakt pesë fytyra, dhe ajo që secili prej jush shikon të parën tregon shumë për karakterin tuaj.

    Nëse fillimisht shihni çiftin e moshuar, ju keni një pamje të gjerë për jetën.

    Nuk preferoni të merreni me detajet dhe kjo ju bën njëfarë lideri.

    Mendimi juaj strategjik dhe planifikimi i përkryer ju bëjnë të jeni “shefi” i përkryer.

    Por nëse shikoni në fillim tre njerëzit më të vegjël, keni vëmendje të përkryer për detajet.

    Ka dy njerëz brenda fytyrave të çiftit të moshuar, njëri duke luajtur në kitarë, si dhe një grua në sfond duke luajtur në kitarë.

    Ju preferoni të observoni në detaje mjedisin që ju rrethon, njerëzit rreth jush.

    Çdo detaj i vogël nuk ju kalon pa u vërejtur, preferoni të njihni gjërat në thellësi dhe jo në mënyrë sipërfaqësore.

  • A e dinit përse vrimat për pulla në këmishë janë horizontale në jakë?!

    A e dinit përse vrimat për pulla në këmishë janë horizontale në jakë?!

    Nuk bëhet fjalë për gabime të fabrikës apo për ndonjë detaj mode, por kanë funksion shumë praktik

    Vrimat janë të qepura horizontalisht në mënyrë që pullat të mund t’i qëndrojnë presionit nga tërheqja dhe lëvizja dhe që me atë rast të mos tërheqin këmishën apo vetë vrimën.

    Ky ndryshim i këndshëm dhe tegelat shtesë kujdesen që pullat të mos këputën apo thjesht të mos shpërthekohen.

    Këmishat kryesisht i fusim nën pantallona, andaj presioni në pulla është vertikal dhe për këtë arsye të gjitha vrimat e tjera në këmishë janë vertikalisht.

  • Zgjidhni një nga letrat dhe mësoni çfarë ju pret në të ardhmen!

    Zgjidhni një nga letrat dhe mësoni çfarë ju pret në të ardhmen!

    Parashikimi i fatit është ndoshta një nga dëshirat që të gjithë e kanë pavarësisht besimit, çdokush tundohet nga ajo që e pret në të ardhmen. Prandaj edhe horoskopi është një nga rubrikat më të pëlqyera dhe më të lexuara.

    Mirëpo fati nuk parashikohet vetëm nga yjësia por ka edhe nga ata që shohin letrat.

    Më poshtë mund të lexoni se çfarë përqaqëson secila nga letrat e mësipërme, por fillimisht sigurohuni të zgjidhni njërën prej tyre pa parë përshkrimin.

    Letra numër 1
    Së shpejti ju pret një periudhë tepër e favorshme gjatë së cilës nuk do të ketë probleme apo vështirësi. Edhe nëse ndodh diçka që mund t’ju shqetësojë, mos u shqetësoni, sepse nuk do të jetë e rrezikshme për ju dhe as nuk do të ketë pasoja. Një periudhë ku mund të arrini gjithçka pa pengesa. Gjëja kryesore që duhet të bëni është të mbani një qëndrim pozitiv dhe të besoni në veten tuaj dhe gjithçka do të funksionojë mirë.

    Letra numër 2
    Çfarëdo që dëshironi të përfundoni, bëjeni vetë. Lërini detyrat tuaja të jenë tuajat dhe gjithçka që duhet të bëni është të mbështeteni tek vetja juaj. Kjo është periudha kur ju jeni mbështetja më e madhe për veten tuaj dhe askush nuk do të mund t’i bëjë gjërat më mirë se ju. Mjafton të jeni të fokusuar në detyra, më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm se kurrë dhe do të arrini gjithçka që keni vendosur për qëllimin tuaj, transmeton portal

    Letra numër 3
    Periudha e ardhshme pritet të jetë shumë e mirë. Detyrat tuaja marrin fund, qëllimet dhe dëshirat fillojnë dalëngadalë të realizohen. Do të ndjeni se më në fund keni arritur gjithçka që keni dashur dhe ngjarjet pozitive do të pasojnë vetëm njëra-tjetrën. Rrethojeni veten me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Është koha për pushim dhe freskim.

    Letra numër 4
    Falë mirëkuptimit dhe racionalitetit tuaj, ju mund të bëni përparimin e qartë që nevojitet për të përmbushur dëshirat tuaja. Gjithçka që keni dashur ndonjëherë tani mund të arrihet. Ndaloni së pranuari më shumë sesa mund të bëni. Sado që jeni një person i aftë, duhet të bëni një detyrë në një kohë për të përfituar më të mirën prej saj.

  • Krijesa misterioze me kafkë dhe kthetra del në bregdet/ I riu mendon se është alien (FOTO+VIDEO)

    Krijesa misterioze me kafkë dhe kthetra del në bregdet/ I riu mendon se është alien (FOTO+VIDEO)

    Mbetjet me pamje të çuditshme të një krijese misterioze janë gjetur në një plazh në bregun ‘Sunshine’ të Australisë, duke e lënë plotësisht të hutuar Alex Tan, një banor i zonës. Krijesa me katër këmbë, një trup të zhveshur, të dobët dhe një bisht të gjatë si miu nuk kishte thuajse fare masë mishtore në kokë humbur, duke ekspozuar kështu një kafkë të gjatë “zvarranike”.

    Alex ndau një video (këtu) të shkurtër të gjetjes së tij rrëqethëse në Instagram, duke thënë “Kam hasur diçka të çuditshme. Kjo është si një nga ato gjëra që shihni kur njerëzit pretendojnë se kanë gjetur alienë.”

    Ai tha se zbulimi i tij drithërues dukej si “një posum pa flokë, por ndryshe nga çdo gjë që kam parë”, përpara se të vazhdonte të thoshte se mendonte se ishte “jashtëtokësor”.

    Duke afruar kamerën mbi kùfomën e fryrë, e cila ‘vizitohej’ nga miza të shumta, Alex tha “a nuk është e çuditshme?”

    Ai ftoi përdoruesit e tjerë të mediave sociale që të spekulonin se çfarë mund të ishte kjo kafshë.