Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • Ky është vendi më i lumtur në botë për vitin 2022! Ja si renditet Shqipëria

    Ky është vendi më i lumtur në botë për vitin 2022! Ja si renditet Shqipëria

    Çdo vit gjatë dekadës së fundit, Raporti Botëror i Lumturisë rendit sesi njerëzit në më shumë se 150 vende vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre për të gjetur vendet më të lumtura në botë. Për katër vitet e fundit, vendin e parë e ka marrë Finlanda. Sot, Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili publikon raportin së bashku me Gallup World Poll, njoftoi se vendi nordik kryeson sërish listën.

    Bujaria, perceptimi i dhembshurisë, liria për të bërë zgjedhje, mbështetja sociale dhe jetëgjatësia janë disa nga faktorët që vlerësohen gjatë përcaktimit të renditjes.

    Finlanda u emërua vendi më i lumtur në botë me një rezultat prej 7.821 nga 10, përpara Danimarkës (7.636) dhe Islandës (7.557), të cilat renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

    Shqipëria renditet në vendin e 90-të nga 146 gjithsej, një rritje me 3 vende krahasuar me periudhën 2018-2020. Duket se Shqipëria nuk ka ndonjë rritje të jashtëzakonshme në renditje, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit si Rumania dhe Serbia, të cilat renditen në përkatësisht në vendin e 28-të dhe 43-të. Kosova renditet e 32-ta në listë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet një numër para Shqipërisë (89).

    Vendet më të lumtura në botë për vitin 2022:

    1. Finlanda
    2. Danimarka
    3. Islanda
    4. Zvicra
    5. Holanda
    6. Luksemburgu
    7. Suedia
    8. Norvegjia
    9. Izraeli
    10. Zelanda e Re
    11. Austria
    12. Australia
    13. Irlanda
    14. Gjermania
    15. Kanadaja
    16. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    17. Mbretëria e Bashkuar
    18. Republika Çeke
    19. Belgjika
    20. Franca

  • Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe ç’kuptim ka?!

    Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe ç’kuptim ka?!

    Z është bërë simbol pro-luftës së Vladimir Putinit dhe në vetëm pak ditë, është parë kudo: në automjetet ushtarake ruse, nëpër rrjete sociale, e printuar në bluza, madje edhe në bluzën e një gjimnasti rus fitues medaljesh. Po çfarë do të thotë ky simbol?

    Ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë kuptimi ka simboli i cili është shkruar në alfabet latin dhe jo cilirik. “Për momentin, është më pak e qartë se çfarë është sesa për çfarë përdoret,” tha për Euronews Donnacha Ó Beacháin, një profesor në Dublin City University, i specializuar në politikën post-sovjetike.

    “Askush nuk e di me siguri se çfarë do të thotë, megjithëse ka teori të ndryshme. Disa mendojnë për Z si Za pobedy (për fitore), ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë Zapad (Perëndim). Gjithçka e huaj sepse shkronja Z nuk ekziston në alfabetin rus.”

    Shumë automjete ushtarake ruse që u drejtuan drejt Ukrainës për pushtim kishin Z të vendosur mbi to. Disa pajisje të tjera ushtarake kishin gjithashtu shkronja të ndryshme si V dhe O. Një teori e njohur në faqet e internetit ruse thotë se shkronjat Z, V dhe O janë “Volodymyr Oleksandrovich Zelenskyy”, referuar presidentit të Ukrainës.

    Ministria e Mbrojtjes në Rusi, në faqet zyrtare në Instagram dhe Telegram, ka thënë se Z nënkupton: “Za Pobedu” (“për fitore”), “Za Mir” (“për paqe”), “Za pravdu” (“për të vërtetën”), dhe “Za Rossiou” (“për Rusinë”).

    Për momentin është e paqartë origjina e simbolit, mirëpo Ryhor Nizhnikau, një studiues i lartë në Institutin Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare në Helsinki, është i mendimit se mund të jetë diçka e shpikur kohëve të fundit nga ata që njihen si “spin doctor”. Një “spin doctor” është një zëdhënës i punësuar për të dhënë një interpretim të favorshëm të ngjarjeve në media, veçanërisht në emër të një partie. Sipas tij, Z ishte sajuar si pjesë e një fushate ushtarake: duke zgjedhur një shenjë që do të kapej lehtësisht si në Rusi ashtu edhe në Perëndim. Sa më i lehtë të jetë simboli, aq më lehtë përhapet.

    Nizhnikau thotë se simboli Z përhapet për shkak të narrativës së fortë nacionaliste ruse të cilën Kremlini pëlqen ta promovojë. “Nacionalistët rusë për një kohë të gjatë kritikonin shtetin për mungesë veprimi dhe gjithmonë thoshin se po tregoni dobësi ndaj Perëndimit, nuk jeni mjaftueshëm aktiv apo proaktiv dhe nuk i mbroni mjaftueshëm rusët,” tha ai për Euronews.

    Sipas ekspertëve, Z-ja po përdoret për të mobilizuar rusët për t’i dhënë mbështetjen e tyre luftës.

    Si ka reaguar shoqëria ruse? Duke ecur nëpër Moskë, herë pas here vihen re makina me një Z mbi to, por shenja ende nuk është parë të përhapet masivisht në popullatën ruse. Gjatë mitingjeve mbarëkombëtare të së dielës kundër pushtimit të Putinit në Ukrainë, disa protestues u panë duke mbajtur tabela me fjalën Zachem (Për çfarë?).

  • Çfarë numrash shikoni? Ky imazh ka ngatërruar miliona përdorues të internetit! E GJENI DOT?

    Çfarë numrash shikoni? Ky imazh ka ngatërruar miliona përdorues të internetit! E GJENI DOT?

    Iluzioni optik që qarkullon në internet ka çmendur të gjithë përdoruesit, pasi u shkakton një “dhimbje” koke ndërkohë që u teston qëndrueshmërinë. Në veçanti, iluzioni vizual që dikush ngarkoi në llogarinë e tij personale në Twitter nuk vonoi shumë të bëhej virale pasi përgjigjet ishin të shumta.

    Imazhi tregon një numër pjesërisht të fshehur në një rreth të zi dhe gri me vija. Shikuesit pyeten nëse shohin një numër dhe nëse po, cili është ai. Vijat janë renditur në spirale të pabarabarta, duke e bërë numrin edhe më të vështirë për t’u gjetur.

    Shumica dërrmuese janë përgjigjur se shohin numrin 45283 dhe pyesin veten nëse ka kurth, ndërsa ka nga ata që janë përgjigjur se shohin numrin 528. Por, në fakt, përgjigja është më e madhe, pasi janë 7 shifra të plota, numri 3452839. Është e kuptueshme që iluzioni funksionon në atë mënyrë që të shkaktojë vështirësi.

  • Zgjidh një imazh dhe zbulo personalitetin tënd të fshehtë!

    Zgjidh një imazh dhe zbulo personalitetin tënd të fshehtë!

    Testet e personalitetit kanë aftësinë për të treguar gjithë botën tonë të brendshme thjesht përmes një imazhi të veçantë. Ato mund të jenë vizatime, fotografi të dyfishta, madje edhe fotografi abstrakte; në varësi të asaj që shohim në radhë të parë, ajo që ne zgjedhim do të tregojë personalitetin tonë. Një studim nga Universiteti i Los Anxhelosit thotë se ka nëntë lloje njerëzish: perfeksionist dhe mendimtar, besnik dhe të varur, sfidues, kujdestar dhe ndihmës, entuziast dhe i tejkaluar, individualist, studiues dhe krijues, besnik dhe i suksesshëm, paqebërës dhe i qetë . Cili mendoni se jeni?

    Në artikullin e sotëm, ne ju tregojmë këtë imazh:

    Natyrisht, në secilën prej katër seksioneve, ka të paktën një detaj që dallon një foto nga tjetra: ylli mund të jetë më shumë në të majtë ose në të djathtë dhe oqeani mund të ketë një valë të lartë ose të ulët. Tani ju takon juve të tregoni figurën që ju përshtatet më së miri. E pra, gjatë këtij posti do ta dini kuptimin e tij: personaliteti juaj do të zbulohet!

    1. Vizatimi me numrin 1

    Ky imazh zgjidhet nga pothuajse 20% e të anketuarve, dhe kuptimi i tij është me të vërtetë i veçantë. Hëna është në të djathtë dhe deti është i qetë, që shënon shumë qartë se kush je me të vërtetë: dëshirat tuaja për të krijuar janë të pafundme. Ju keni kuptuar se keni një imagjinatë të tejmbushur, ëndrrat tuaja dhe planet e ardhshme janë të mëdha, kështu që dëshirat tuaja për ti përmbushur ato e pushtojnë mendjen tuaj çdo ditë. Ju nuk do të pushoni derisa të arrini qëllimet tuaja, që në fakt do t’ju shkaktojë lumturi të madhe.

    Edhe nëse keni imagjinatë , e vërteta është se ju jeni shumë të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me botën reale. Ju e dini më mirë  se çfarë është e rëndësishme për të ardhmen tuaj, prandaj veproni në përputhje me të gjitha fazat e jetës. Kur vjen puna te dashuria dhe miqësia, nuk u pëlqen ndryshimet, kështu që ju keni të njëjtin partner për shumë vite dhe madje kur bëni miq, ata do të zgjasin një jetë.

    2. Vizatimi me numrin 2

    3 nga 10 njerëz zgjedhin këtë imazh si imazhi që u bënë më shumë përshtypje: hëna që shfaqet  në të djathtë dhe valët e detit të larta. Këto karakteristika janë të shënuara nga një personalitet i fortë i cili ndikohet në mënyrë të paimagjinueshme nga ndjenjat: zakonisht, kur marrin një vendim, peshojnë rëndë atë që thotë zemra e tyre. Të ndershëm, bujarë dhe të sjellshëm, presin të takojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me ta, gjë që në fakt do t’i bëjë ata shumë të lumtur. Ndryshimet janë të mirëseardhura në jetën e tyre, por pranohen vetëm nëse prodhojnë disa përfitime.

    Rutina e tyre ka qenë e njëjtë për vite: qëndrimi me të njëjtët miq, të njëjtat restorante etj. Ata duan t’i bëjnë njerëzit të buzëqeshni, sepse mendojnë se lumturia është motori i botës së tyre. Ata mund të jenë paksa të pasigurt, por kur ata fitojnë vetëbesim, askush nuk mund t’i ndalë dot.

    3. Vizatimi me numrin 3

    A keni zgjedhur këtë foto? Epo, ju i përkisni 15% të njerëzve të zgjedhur që ndiheshin mirë kur e panë atë. Çfarë do të thotë kjo foto me hënën në të majtë dhe valët e ulëta? Që ju duhet të keni stimulim intelektual. Ju keni pasur gjithmonë inteligjencën mbi mesataren, prandaj ju jeni tunduar ta rrisni atë duke shkruar artikuj shkencorë, vepra letrare nga autorë të mëdhenj dhe madje duke zgjidhur problemet logjike. Sa për shoqërinë, ju keni një grup të madh miqsh, por me të vërtetë kur është fjala për punë, preferoni ta bëni atë vetëm (mendoni se rezultatet do të jenë shumë më mirë nëse askush nuk  ju shqetëson). Ndonjëherë mund të ndjeheni xheloz për suksesin e njerëzve të tjerë dhe madje merrni zemër nëse dikush bën diçka më të mirë se ju, por kur mendoni për më shumë, do të kuptoni se duhet të punoni shumë për të arritur këtë nivel. Ju keni talent të madh në të folur dhe keni shumë argumente kundrejt të tjerëve.

    4. Vizatimi me nurmin 4

    Po vijmë pothuajse në fund të këtij artikulli, por para saj, duhet t’i referohemi figurës së fundit: 35% e njerëzve e kanë zgjedhur këtë imazh! Nuk është pak pasi kuptimi i tij është spektakolar. Për ju, qetësia dhe durimi janë dy aspekte jetësore të jetës tuaj të përditshme: gjithmonë përpiqeni t’i merrni gjërat me shumë qetësi, veçanërisht çdo vendim që bëni, në mënyrë që përgjigja juaj të jetë më e dobishme për ju. Kurioziteti është një nga virtytet tuaja kryesore: ju doni të njihni gjithçka që ndodh rreth jush. Doni të dilni dhe të argëtoheni me miqtë tuaj, edhe pse një mbrëmje me partnerin tuaj nuk është diçka që nuk e pëlqeni. Rezervat tuaja të energjisë janë gjigande, kështu që gjithnjë doni të bëni diçka: një udhëtim në mal dhe madje edhe aktivitete ekstreme si kërcimi nga lartësia dhe rafting janë ndër të preferuarit tuaj. Pas ditëve të tilla ngazëlluese ju duhet të pushoni, prandaj mos hezitoni të relaksoheni me të dashurit tuaj.

  • SONDAZH – Votoni kush doni të jetë fitues/e e “Big Brother VIP”

    SONDAZH – Votoni kush doni të jetë fitues/e e “Big Brother VIP”

    Katër emra, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Beniada Nishani, janë konkurrentët më të votuar nga publiku për të prekur finalen e “Big Brother VIP”. Më 18 shkurt, vetëm njëri prej tyre do të shpallet fituesi. Deri atëherë, le të shohim se si *mund* të jenë rezultat. 

    [yop_poll id=”1″]

  • Lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen – Ja cilat duhet të zgjidhni

    Lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen – Ja cilat duhet të zgjidhni

    E dinit se ajri brenda shëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?

    Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre.

    Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient.

    Por vetëm një lloj i caktuar lulesh  arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proçes.

    Një studim i vitit 2016 nga NASA, tregoi për rëndësinë e këtyre bimëve në jetën tonë të përditëshme.

    Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eleminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëptë tuaja.

    Ju sjellim më poshtë një listë me lulet që do t’ju mbushin shtëpinë me ajër të pastër.

    Fieri

    Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare.

    Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë.

    Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush.

    Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë.

    Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.

    Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja.

    Lule shpata

    Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju.

    Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim.

    Lule shpata  do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj.

    Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë.

    Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve  me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.

    Zambaku

    Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha.

    Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë.

    Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambjentet e dhomës.

    Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient.

    Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale.

    Fikusi

    Një bimë që rritet në vazo të mëdha përfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit.

    Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj.

    Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.

    Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë.

    Në verë përsëriteni i këtë proçes 1 herë në javë.

  • Ja historia që fshihet pas Shën Valentinit!

    Ja historia që fshihet pas Shën Valentinit!

    Ka shumë histori për origjinën e Ditës së Shën Valentinit dhe shumica e tyre kanë rrënjë italiane. Dita e Shën Valentinit festohet në kujtim të San Valentinos (Shën Valentinit), një peshkop dhe martir i lindur në Terni (qytet në Itali, provinca e Umbrias).

    San Valentino u njoh në Romë në vitin 273 para Krishtit, për shërimin e djalit të Crotone, një orator i famshëm athinas. Shtëpia e Valentinos në Romë shpejt u bë një vend shërimi për katolikët. San Valentinos ia prenë kokën më 14 shkurt si flijim për perënditë nga ata që nuk ishin dakord me besimet e tij. Eshtrat e tij u varrosën në një kodër në Terni, ku tani qëndron Bazilika e San Valentinos.

    Valentino gjithashtu u bë një simbol i mbrojtjes për të dashuruarit, kur martoi Sabinon dhe Serepian, martesa e të cilëve ishte e ndaluar për shkak të besimeve të tyre të ndryshme. Kur Serepia u sëmur me tuberkuloz, Sabino thirri San Valentinon për ta shëruar. Kur arriti Valentino, Serepia kishte vdekur.

    Sabino i kërkoi San Valentinos të sigurohej që ai dhe gruaja e tij të mos ndaheshin kurrë. Valentino ngriti krahët dhe u lut, duke bashkuar përjetësisht Sabinon dhe Serepian.

    Gjatë muajit shkurt, qyteti i Ternit bëhet Qyteti i Dashurisë, një festival çokollate dhe evente të mëdha, si fetare dhe jo fetare, njerëzit nga mbarë bota festojnë bashkimin e çifteve dhe fuqitë shëruese të San Valentino-s.

  • Njihuni me 10 gjallesat më të vjetra në Tokë!

    Njihuni me 10 gjallesat më të vjetra në Tokë!

    Nga trëndafili 1200 vjeçar, sfungjerët e detit 15 000 vjeçar, te pylli 80 000 vjeçar, këto janë dhjetë gjallesat endemike më të vjetra dhe më unike në Tokë.

    10. Zogu i egër, Wisdom: Rreth 70 vjeçar

    Wisdom, zogu më i vjetër i konfirmuar në botë, është të paktën 70 vjeç. Mendohet se ky shpend i llojit albatros, ka kryer më shumë se tre milionë milje fluturime, gjashtë herë më shumë se rruga vajtje-ardhje nga Toka në Hënë, si dhe i ka mbijetuar një cunami të fuqishëm. Wisdom ndodhet sot në skajin verior të arkipelagut të Havait.

    9. Breshka Jonathan: 190-vjeçar

    Jonathan, banori më i dashur i Shën Helenës – një ishull i vogël në Atlantikun e Jugut – lindi rreth vitit 1832, pesë vjet përpara kurorëzimit të mbretëreshës Viktoria. Gjiganti i butë zvarranik, e ka origjinën nga ishujt Seychelles në Oqeanin Indian, por u dërgua në Atlantik si një dhuratë për guvernatorin e Shën Helenës në vitin 1882. Që atëherë, Jonathan endet në rezidencën e guvernatorit, së bashku me breshka të tjera gjigante dhe mysafirë të shumtë.

    8. Trëndafili që lulëzon: Përafërsisht 1200-vjeçar

    I njohur si Trëndafili i Mijëvjeçarit, një kaçubë e lartë trëndafili në Gjermani, mendohet se është mbjellë në vitin 815. Kjo bimë, ndodhet pranë katedrales katolike kushtuar Shën Marisë në Hildesheim, një fshat i bukur mesjetar i shquar për kishat e tij të lashta. Përveç bukurisë dhe vjetërsisë, trëndafili njihet për historinë e veçantë pasi i rezistoi bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore, të cilat e kthyen katedralen në gërmadha. Mirëpo trëndafili, një Rosa Canina mbijetoi, vazhdoi të lulëzonte, dhe tani rritet më shumë se 30 metra pranë kishës së restauruar.

    Image

    7. Pema 2300-vjeçare

    Pema e fikut nën të cilën qëndroi Siddhartha Gautama në Indi, është zhdukur prej kohësh, por një degë e këputur prej kësaj peme dhe e mbjellë nga një besimtar në Sri Lanka, rreth vitit 250 p.e.s, rritet sot si një nga pemët më të shenjta nga bota budiste. Jaya Sri Maha Bodhi, Ficus religiosa, ka mirëpritur pelegrinë nga e gjithë bota që e vizitojnë atë, veçanërisht në ditët e hënës së plotë. Pema ndodhet në Kopshtet Mahamevnaëa në Anuradhapura, Sri Lanka.

    Image

    6. Ulliri 2500-vjeçar

    Rreth 2000 ose 3000 vite më parë, përpara ngritjes së Greqisë klasike, në ishullin mesdhetar të Kretës, mbiu një pemë ulliri që edhe sot prodhon sasi të mëdha ullinjsh. Një muze që nxjerr në pah teknikat tradicionale të vjeljes së ullirit të Kretës, u hap pranë kësaj peme. Kreta dikur ishte selia e qytetërimit Minoan, i cili lulëzoi në antikitet nga tregtia e vajit të ullirit.

    Image

    5. Bima e Egër: Përafërsisht 3000-vjeçare

    Yareta ose llareta, disa njolla të gjelbra që i ngjajnë gurëve të mbuluar me myshk, në fakt janë shkurre me lule që i bëjnë ballë në mënyrë perfekte, kushteve të lartësisë së maleve të Andeve në Peru, Bolivi, Kilin verior dhe Argjentinën perëndimore. Për shkak të ritmit të tyre të ngadaltë të rritjes, shkurret më të mëdha mendohet të jenë rreth 3000 vjet të vjetra. Duke pasur parasysh dendësinë e tyre, një kaçubë e tillë mund të mbajë lehtësisht peshën e një njeriu. Yareta është përdorur shpesh  si lëndë djegëse, por për fat të mirë, qeveritë e Amerikës së Jugut janë mbledhur për të mbrojtur speciet e rrezikuara.

    Image

    4. Pisha 5000-vjeçare

    Methuselah, një pishë halore në Malet e Kalifornisë, mendohet se është e vjetër rreth 5000 vjet, duke e bërë atë organizmin e gjallë të paklonuar, më të vjetër në Tokë. I emëruar sipas një figure të Dhiatës së Vjetër, vendndodhja e saktë e Pinus longaeva, mbetet një sekret shkencor, por ju mund të endeni pranë bashkëmoshatarëve të tij të lashtë, disa prej të cilëve mund të jenë edhe më të vjetër, ndoshta shumë më të vjetra edhe se piramidat egjiptiane.

    Image

    3. Sfungjerët e detit, 15 000-vjeçarë

    Sfungjerët e vullkanit të Antarktidës, Anoxycalyx joubini, ngjasojnë me disa vullkane në miniaturë dhe mosha e tyre vlerësohet duke u bazuar në madhësinë fizike të sfungjerëve të cilët rriten shumë pak, çdo vit. Ata qëndrojnë në thellësi, së bashku me krijesa të tjera të çuditshme, si krimba të egër që jetojnë brenda sfungjerëve, si dhe tufa me yje deti. Vetëm zhytësit profesionistë mund ta eksplorojnë këtë botë përrallore nënujore.

    Image

    2. Pylli 80 000-vjeçar

    Një pyll i përbërë nga më shumë se 50 000 pemë, por që kanë një sistem të vetëm rrënjor, duke u konsideruar një organizëm i vetëm, vlerësohet të jetë gati 80 000-vjeçar. Kjo koloni mbulon më shumë se 100 hektarë.

    Image

    1. Pylli i detit: Përafërsisht 200 000-vjeçar

    Sipas studimeve gjenetike, një livadh me bar nënujor në Spanjë, renditet si organizmi më i vjetër i njohur në Tokë. Posidonia oceanica, i njohur si bari i Neptunit, është një lloj endemik në Detin Mesdhe, dhe mendohet se është 200 000 vjet i vjetër.

    Image
    Image
    Image
    Image
    Image
    Image
    Image
  • Të gjithë i kemi thënë këto gënjeshtra të paktën një herë në jetë!

    Të gjithë i kemi thënë këto gënjeshtra të paktën një herë në jetë!

    Nëse jeni të sinqertë, gënjeshtra është ndoshta një pjesë e madhe e jetës suaj të përditshme. Edhe nëse nuk jeni duke drejtuar një skemë piramidale, pak “gënjeshtra të bardha” ose “të pavërteta” ka të ngjarë të dalin nga goja juaj. Ndonjëherë është për dashamirësi, ndonjëherë nga komoditeti, por sido që të jetë, është një gënjeshtër.

    “Do të jem aty për 5 minuta”

    Kur jeni vonë, “5 minuta” mund të nënkuptojë me të vërtetë nga 10 deri në 20 minuta.

    “Duhet të takohemi ndonjë ditë!”

    Bërja e një bisede të sjellshme kur hasni një koleg, shpesh mund t’ju bëjë të dëshironi të vraponi në drejtimin tjetër, megjithatë për disa arsye ne ndihemi të detyruar të bëjmë sikur duam të takohemi ndonjë ditë, para se të largohemi me shpejtësi. Në fakt ajo ditë nuk vjen kurrë.

    “Ky emër tingëllon i njohur”

    Jo, emri i ish të dashurës së shokut tuaj të kolegjit ndoshta nuk tingëllon i njohur, por gjithsesi ndihet mirë të duket sikur e mbani mend.

    “Nuk e mora mesazhin tënd”

    Fajësimi i një dështimi në teknologji është një nga truket më të vjetra. E morët mesazhin, thjesht nuk ju tërhoqi vëmendjen.

    “Sa do ta thosha këtë!”

    Jo, ju nuk do ta thonit atë gjë të zgjuar që sapo dëgjuat dikë tjetër ta thoshte. Ju thjesht do të dëshironit ta kishit thënë.

    “Jam shumë i lodhur”

    Në sipërfaqe, kjo është e vërtetë, të gjithë jemi të lodhur. Megjithatë, është gënjeshtër kur thoni se jeni shumë i rraskapitur për të shkuar në kinema me një mik, por qëndroni zgjuar deri në orën 3 të mëngjesit duke parë video në internet.

    “Nuk doja ta bëja!”

    Të gjithë kanë bërë diçka të gabuar dhe më pas kemi fajësuar një aksident. Ndoshta provoni një justifikim tjetër herën tjetër që do të kaloni 20 minuta duke hamendësuar fjalëkalimin e të tjerëve, duke lëvizur nëpër fotot e tyre dhe duke i dërguar vetes çdo foto të dyshimtë që ata kanë bërë ndonjëherë.

    “Do ta bëj më vonë”

    Po, ndoshta do ta bëni më vonë, por ndoshta edhe më vonë se sa e kishit imagjinuar fillimisht. Mos përdorni gjuhë të paqartë për të mbrojtur dembelizmin tuaj. Nuk po mashtroni askënd.

    “Ishte këtu një sekondë më parë …”

    Nëse do të ishte atje një sekondë më parë, kërkimi do të përfundonte. Ka më shumë gjasa që të ketë qenë atje dy ditë më parë dhe të jetë zhvendosur që atëherë – ose thjesht keni harruar.

    “Kjo është dhurata më e mirë ndonjëherë!”

    Një pulovër që nuk është në stilin tuaj, që nuk përshtatet dhe është aq e trashë saqë ndoshta nuk do ta vishni kurrë është “dhurata më e mirë ndonjëherë”? Duhet të jetë një nga ato mrekullitë e Krishtlindjeve për të cilat keni dëgjuar.

    “Jam i zënë atë fundjavë”

    Është shumë më e lehtë të bësh plane sesa të mbash ato reale. Sidomos nëse me të vërtetë nuk dëshironi.

  • Keni parë në ëndërr dikë që urreni? Ja cili është shpjegimi!

    Keni parë në ëndërr dikë që urreni? Ja cili është shpjegimi!

    Sipas ekspertëve nëse shikoni në ëndërr dikë që urreni, do të thotë që ky person është shpesh në mendjen tuaj.
    Në ëndërr ju dalin, ato gjëra që ju mendoni gjatë kohës që jeni zgjuar. Gjithashtu, shtohet se nuk duhet të bëheni merak, sepse nuk është diçka shqetësuese. Mos prisni t’ju ndodhë ndonjë gjë e keqe, prandaj qetësohuni!

    Njerëzit ose gjërat e mërzitshme na shoqërojnë edhe në gjumë. Supozohet të jeni duke pushuar, por sërish gjërat që ju shqetësojnë do ju shfaqen, nuk i shmangni dot. Të gjitha këto mendime dhe ndjenja së bashku krijojnë lloje të ndryshme emocionesh. Sipas ekspertëve, ëndrrat janë ndoshta manifestimi i këtyre mendimeve dhe ndjenjave. Prandaj, nuk duhet të mërziteni nëse dikush ju urren, sepse ju shikonka edhe në ëndërr.