Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • Femrat shqiptare problematike në timon, gjobat në dy muajt e fundit janë për të ‘vendosur duart në kokë’

    Femrat shqiptare problematike në timon, gjobat në dy muajt e fundit janë për të ‘vendosur duart në kokë’

    Gjobat në vendin tonë janë kthyer në tmerr. Vetëm në dy muajt e fundit janë vendosur 2412 gjoba ndaj shofereve femra. Përdorimi i celularit në timon është shkelja më e madhe që konstatohet nga policia rrugore. Sipas efektivë, vitet e fundit vihet re një rritje e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga femrat dhe kjo sipas Gerhard Bakës, specialist trafiku ndodh sepse toleranca ndaj shkeljeve të femrave ka sjellë më pak ndëshkime por në momentin që kemi një rritje alarmante të shkelësve femra kemi vendosur shtimin e gjobave pa dallim gjinie.

    Prej kohësh policia rrugore është pozicionuar në akset kryesore të vendit me radar apo edhe me makinën inteligjente, ku janë evidentuar mijëra shkelje të qarkullimit rrugor.

  • Këto janë 7 ushqimet më të njohura shqiptare që duhet t’i provoni!

    Këto janë 7 ushqimet më të njohura shqiptare që duhet t’i provoni!

    Ushqimi shqiptar është një përzierje e shijshme e kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanase.

    Pjatat dhe shijet variojnë sipas zonave, të larmishme dhe shumëngjyrëshe, ju patjetër duhet t’i provoni që të gjitha.

    Edhe pse gatimet padyshim që mund të jenë më shumë seç kemi listuar sot, ne ju njohim me disa prej tyre.

    Fërgesa

    Fërgesa është pa dyshim një nga pjatat më të preferuara në Shqipëri, e cila veçanërisht gjatë muajve të verës mbush me aromë të gjitha lagjet.

    Përbërësit kryesorë janë salca e domates, gjiza, specat jeshil dhe hudhra.

    Në shumë restorante ajo shërbehet e nxehtë, duke vluar në një enë balte.

    Megjithatë shija e saj mbetet po aq e mrekullueshme, në mos edhe më shumë, kur konsumohet e ftohtë.

    Byreku

    Byreku mbetet një nga ushqimet e preferuara edhe për faktin se mund të merret ose të konsumohet me lehtësi edhe si një ushqim i shpejtë e plot vlera.

    Shumëllojshmëria e mbushjeve si djathi, mishi, domatet apo spinaqi, sjell çdo herë në tryezë një shije unike.

    Tava e Kosit

    Njihet gjerësisht në të gjithë Ballkanin si tava e Elbasanit, pasi nga aty ka edhe origjinën.

    Tava zakonisht bëhet me mish qengji por disa shqiptarë përdorin edhe pulën si opsion.

    Kosi përzihet me orizin dhe vezët dhe piqet bashkë me mishin.

    Kjo pjatë ka një shije shumë unike, një teksturë të butë dhe mishi i jep balancën e duhur.

    Flija

    Kjo pjatë është e zakonshme në zonat veriore të Shqipërisë.

    Flija është një ushqim i lehtë, me shumë petë, që ka një strukturë krokante në pjesën e sipërme dhe butësi në mes.

    Gjalpi i shtuar i jep edhe shijen fantastike.

    Jahni me Fasule

    Edhe pse një nga pjatat më të përgatitura gjatë kohës së zisë së bukës në Shqipëri, pasi ishte më e lira për t’u gatuar dhe gjithashtu më me vlera ushqyese, ajo nuk e humbi popullaritetin e saj.

    Me një konsistencë trasparente dhe fasule, shpesh shërbehet me perime turshi dhe sigurisht me kulaç.

    Speca të Mbushur me Salce Kosi

    Një meze shumë e njohur, janë edhe specat jeshilë turshi të mbushur me salcë kosi.

    Është një pjatë e shkëlqyer dytësore që zakonisht shoqëron pjatat e mishit.

    Shija e tyre pikante, ndërthuret më së miri me shije e freskët të salcës së kosit.

  • Inteligjenca artificiale/ Nuk do ta besoni, por së shpejti mund të keni një “binjak dixhital”

    Inteligjenca artificiale/ Nuk do ta besoni, por së shpejti mund të keni një “binjak dixhital”

    Jetojmë në një epokë ku pothuajse gjithçka që ekziston në jetë reale kopjohet në botën dixhitale si makina, shtëpi apo dhe vetë qytetet.

    Falë teknologjisë së avancuar do të jetë e mundur edhe kopjimi i njerëzve, ndryshe ‘binjak dixhital’,  temë kjo, e cila ka qënë në krye të tendencave të fundit të teknologjisë.

    Një binjak dixhital është kopje e saktë e diçkaje që ekziston në botën fizike. Por binjaku dixhital  ka vetëm një qëllim: të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm  të versionit të jetës reale ose thënë ndryshe të ofroje reagime madje dhe shërbime  nga jeta reale.

    Edhe pse aktualisht ka filluar puna për krijimin e binjakëve njerëzor, këto projekte janë ende në një fazë shumë të papërpunuar dhe primitive.

  • E rrallë! Ndodh fenomeni i çuditshëm në qiell, shtangen qytetarët/ Ja ç’kapi kamera tek Gjiri i Lalëzit (FOTO)

    E rrallë! Ndodh fenomeni i çuditshëm në qiell, shtangen qytetarët/ Ja ç’kapi kamera tek Gjiri i Lalëzit (FOTO)

    Një pamje e rrallë është pikasur në Gjirin e Lalëzit. Siç duket në pamjet e publikuara në qiell është pikasur një send rrethor që lëvizte.

    Pamjet e filmuara në zonë, duket se kanë dyshuar se bëhet fjalë për një “unidentified flying object”, ose i njohur ndryshe si UFO.

  • Ana e errët e influencuesve në mediat sociale!

    Ana e errët e influencuesve në mediat sociale!

    Nga Samira Farivar, Fang Wang & Ofir Turel

    A i ndiqni influencuesit në rrjetet sociale? I kontrolloni gjithnjë postimet e tyre? A mendoni se po shpenzoni shumë kohë, apo se jeni të fiksuar pas kontrollit të llogarive të influencuesve që ndiqni? Dhe kur nuk mund ta bëni këtë, ndiheni si të shkëputur?

    Nëse i jeni përgjigjur me “po” të gjitha këtyre pyetjeve, mund të jeni prekur nga ajo që njihet si “angazhim problematik” me ndikuesit në mediat sociale. Por mos e fajësoni shumë vetenpër këtë gjë. Jeni thjesht një ndër shumë njerëzit, që keni rënë pre e ndikimit të fortë që kanëkëto personazhe në rrjetet sociale.

    Dhe kjo mund t’i atribuohet shumë tipareve dhe taktikave që përdorin influencuesit e mediavesociale, të cilat i ndihmojnë ata të ruajnë ndikimin  tyre, siç janë transmetimet e drejtpërdrejta dhe sondazhet në Instagram.

    Si ekspertë në mediat sociale dhe mbi sjelljen e përdoruesve, ne botuam kohët fundit një studim që analizon angazhimin problematik të ndjekësve me influencuesit në mediat sociale, që vetëm në SHBA është një industri prej 13.8 miliardë dollarësh. Në epokën e mediavesociale, shumica e njerëzve njohin ose ndjekin disa ndikues në mediat sociale.

    Këta të fundit janë përdorues me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Pavarësisht nëse jeni adhurues i modës apo nëse dëshironi informacion mbi shëndetin dhe fituesin, ka gjithmonë një ndikues për t”u ndjekur. Dhe ndjekësit priren shpesh drejt atyre që janë mëorigjinalë në përmbajtjet që postojnë.

    Por më pak vëmendje i kushtohet anës së errët të ndikimit në mediat sociale. Influencuesit motivohen dhe shpesh nxiten që të rritin fuqinë e tyre në mediat sociale, dhe shumë prej tyre po bëhen më të aftë në tërheqjen dhe angazhimin e ndjekësve.

    Nga ana tjetër, ndjekësit mund të bëhen lehtësisht të ndërvarur dhe të fiksuar pas influencuesve, dhe angazhimi i tyre mund të bëhet shpesh i tepruar dhe i pashëndetshëm. Angazhimi problematik me ndikuesit e mediave sociale është i zakonshëm në mesin e ndjekësve, por jo i njohur apo i kuptuar sa duhet.

    Ne kemi ekzaminuar kohët e fundit faktorët dhe mekanizmat, që çojnë tek një angazhim problematik. Ne u fokusuam tek 3 tipare (tërheqja fizike, atraktiviteti social dhe vetë-prezenca) dhe 2 atribute të pjesëmarrjes së ndjekësve (gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes dhe kohëzgjatja e ndjekjes) për të analizuar efektet e tyre në zhvillimin e angazhimit problematik.

    Bazuar në teorinë e lidhjes, studiuam 2 lloje lidhjesh – marrëdhëniet para–sociale dhe ndjenjën e përkatësisë, ku që të dyja janë shumë të rëndësishme për influencuesit e mediavesociale.

    Marrëdhënia para–sociale, është perceptimi i ndjekësve mbi marrëdhënien e tyre të njëanshme me një influencues, ndërsa ndjenja e përkatësisë i referohet ndjenjës së të qenit një anëtar integral i komunitetit të ndikuesit. Ne kryer një anketë në internet me 500 përdorues të Instagramit.

    Rezultatet treguan se kur ndjekësit zhvillojnë lidhje si ndaj ndikuesve (marrëdhënie para–sociale) ashtu edhe ndaj komunitetit të tyre (ndjenja e përkatësisë), kjo mund të çojë në një angazhim problematik. Ne zbuluam se tërheqja sociale e ndikuesve, ka një efekt më të fortë sasa faktorët e tjerë në ndërtimin e lidhjeve midis influencuesve dhe ndjekësve.

    Ndjekja e më shumë influencuesve, mund të zvogëlojë ndikimin e lidhjes me komunitetin (ndjenjën e përkatësisë) kur bëhet fjalë për angazhimin problematik, por jo për efektin e lidhjes me ndikuesin (marrëdhëniet para–sociale). Studimi ynë paralajmëron dhe shpjegon angazhimin problematik për përdoruesit e mediave sociale.

    Ne argumentojmë se përdoruesit e mediave sociale që tërhiqen nga ndikuesit, mund të lidhen lehtësisht dhe të angazhohen me tepri. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm, të kenë kujdes dhe të vetë-rregullojnë herë pas here sjelljen për të menaxhuar ndërveprimet e tyre me influencuesit.

    Për shembull, gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes – që i referohet arsyeve të ndjekjes dhe shkallës së pjesëmarrjes së ndjekësve (si shikimi, pëlqimi, komentimi, shpërndarja) – mund të çojë në zhvillimin e lidhjes. Megjithatë, kjo mund të menaxhohet me vetëdije nga vetë ndjekësit.

    Një mënyrë për ta bërë këtë, është duke përdorur funksionet dhe mjetet e telefonit si vendosja e kufijve ditorë kohorë në Instagram apo çaktivizimi i njoftimeve të aplikacionit. Po ashtu ndikuesit e mediave sociale duhet të jenë të vetëdijshëm për angazhimin problematik të ndjekësve të tyre.

    Edhe pse mund të jetë në kontrast me qëllimin e tyre për të rritur angazhimin e ndjekësve, ata mund të fokusohen në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me ndjekësit e tyre. Për shembull, ndikuesit mund të flasin hapur për problemin e angazhimit problematik, dhe të tregojnë kujdes për mirëqenien psikologjike të ndjekësve të tyre.

    Kjo do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e marrëdhënies, pasi studimet kanë treguar se përdoruesit e mediave sociale me sjellje problematike, kanë më shumë gjasa të ndalojnë pas një fare kohe përdorimin e platformave.

    Burimi: ”The Conversation”

  • Shkenca: Ja çfarë i duhet një njeriu për të qenë një gjeni!

    Shkenca: Ja çfarë i duhet një njeriu për të qenë një gjeni!

    “Talenti godet një objektiv, që nuk mund ta godasë askush tjetër. Gjeniu godet një objektiv, që nuk mund ta shohë askush tjetër”. Ky citim nga filozofi gjerman i shekullit XIX, Artur Shopenhauer përshkruan të gjitha vështirësitë që hasim zakonisht për të përcaktuar atë qëmeriton të quhet ”gjeni”.

    Gjeniu cilësohet shpesh si një person me fuqi magjike, e padepërtueshme dhe e pamundur për t’u kuptuar, siç është “krijimtaria”. Njerëzit që e bartin këtë fuqi, si gjenitë e përmendur shpesh si Leonardo Da Vinçi, janë shpesh të mbështjellë nga mistika dhe mite, ose lavdërohen si dëshmi e shkëlqimit dhe vlerës së njerëzimit.

    Disa njerëz e përkufizojnë një gjeni si asgjë më shumë se si një “person super të zgjuar”.

    Vetëm kaq? A mund të identifikohet gjeniu nga një metrikë e thjeshtë siç është testi iinteligjencës (IQ)? Apo a mund ta përcaktojnë studiuesit gjenialitetin e dikujt, bazuar në rrudhat e trurit të tij?

    Apo më saktë akoma:A duhet të përcaktohet gjeniu nga ajo që është, apo nga ajo që ai bën? A është gjeni dikush që ulet në një karrige gjatë gjithë ditës duke menduar mbi ide të shkëlqyera, që nuk thuhen apo zbatohen kurrë? Nga ana tjetër, gjeniu kërkon mjete shprehjeje.

    Për shembull ne themi gjatë bisedave se dikush si Pol Mekartni apo Dejvid Boiu është “një gjeni në muzikë’. Por a do të thotë kjo që Boui mund të kishte bërë matematikë siAjnshtajni? Po Johan Valer, njeriu që shpiku kapësen e letrës në vitin1899?

    Ai sigurisht që ka pasur ndikim në jetën e shumë njerëzve. Por nuk mund të quhet një gjeni. Po për personin që shpiku raketën? Në mesin e kaq shumë pyetjeve të vështira, shkencëtarët kanë disa përgjigje specifike. Nga dy disiplinat kryesore shkencore që mund të analizojmë për të përshkruar gjeniun, si neurologjia dhe psikologjia, mund të jetë e dobishme të shohim së pari shkencën më të vështirë:neurologjinë.

    Dhe kur mendojmë për të gjitha mënyrat e të shprehurit të një gjeniut, është e dobishme të ndalemi tek një person, shkëlqimin e të cilit nuk mund ta kundërshtojë askush:Albert Ajnshtajn. Ai ishte figura qendrore e një revolucioni të fizikës në fillimin e shekullit XX-të,dhe formuloi në 1905 Teorinë Speciale të Relativitetit (hapësira dhe koha janë një vazhdimësi në lidhje me një vëzhgues, nëpërmjet hapësirës) dhe Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm në vitin 1915 (masa e shtrembëron hapësirë-kohën, gjithashtu po nëpërmjet hapësirës).

    Një njeri shumë gjenial? Me siguri që po. Kur vdiq në vitin 1955, truri i shkencëtarit u ekzaminua për të parë se çfarë e bënte atë kaq të veçantë. Së pari, Ajnshtajni nuk kishte një tru më të madh sesa mesatarja. “NY Neurology Associates”, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje midis madhësisë së trurit dhe inteligjencës së njeriut.

    Por Ajnshtajni kishte më shumë rrudha në sipërfaqen e trurit, pjesa gri e trurit të lidhur me funksionimin më të lartë, sidomos lobi i djathtë frontal i lidhur me ndërgjegjen, vëmendjen, kujtesën, e kështu me radhë. Edhe ‘Corpus callosum’, tufa e nervave që lidhte të dyja gjysmat e trurit, ishte gjithashtu më e trashë, gjë që do të thotë se të dyja hemisferat komunikonin më shpesh dhe funksiononin në një mënyrë të sinkronizuar dhe më tërësore.

    Së fundi, Ajnshtajni kishte më shumë qeliza gliale sesa mesatarja. Këto qeliza e furnizojnë trurin me lëndë ushqyese. Ndërsa vetëm këta faktorë nuk mund të përbëjnë gjenialitetin e njënjeriu, ata na tregojnë se inteligjenca, shpikja, kreativiteti dhe gjëra të ngjashme kanë bazaanatomike. 

    Po ashtu Ajnshtajni shfaqi një karakteristikë të përbashkët nga cilido që do ta përkufizonim si një gjeni në çdo fushë:krijimtarinë  A e kuptoi Ajnshtajni se shpejtësia e dritës ishte e njëjtë për të gjithë vëzhguesit, sepse ishte vërtet shumë i aftë në përsëritjen përmendësh tëmësimeve të matematikës kur ishte në shkollën e mesme? Sigurisht qe jo.

    Atij i lindi kjo ide gjatë kohës që po ngiste një biçikletë drejt një llambadari në rrugë. 

    Kreativiteti është një koncept tjetër, që ashtu si gjenialiteti duket si i keq–përcaktuar, por në fakt nuk është kështu. Dr.Ana Abraham thotë se krijimtaria jo vetëm që duhet të pasqyrojë “aftësinë tonë për të gjeneruar ide që janë origjinale, të pazakonta ose të reja në një farë mënyre”, por që ato të jenë edhe “të kënaqshme, të përshtatshme ose të përshtatshme për kontekstin në fjalë”.

    Merrni për shembull rastin e Leonardo Da Vinçit, eruditin dhe artistin e njohur italian të Rilindjes. Ai shfaqi një kuriozitet të madh për çdo gjë që e rrethonte, mendonte jashtë skemave të kohës, përdorte shpesh arsyetimin hipotetik, ndërsa bënte gjëra të tilla si vizatimi i Njeriut Vitruvian, pikturimi i Mona Lizës dhe skicat se si njeriu një ditë do të fluturonte në qiell.

    Por puna e tij nuk ishte thjesht një grumbull idesh të rastësishme dhe të padobishme.

    Ajo ishte e qëllimshme dhe konstruktive. Roxher Beti, bashkëpunëtor postdoktoral në neuroshkencën njohëse në Universitetin e Harvardit, botoi në vitin 2018 një studim lidhur me këtë çështje.

    Beti zbuloi se njerëzit me një kreativitet më të madh, kishin lidhje më të forta midis tre rrjeteve nervore:ato të paracaktuara (ku ndodhin vegimet e ditës), të kontrollit ekzekutiv (qëndikojnë tek përqendrimi) dhe spikatja (ndërrimi midis të dyjave). Me sa duket bazat neurologjike të krijimtarisë, ndihmojnë në formimin e një gjeniu. 

    Nga ana tjetër ka kuptim lidhja e gjenialitetit me inteligjencën. Tek e fundit, duket e pamundur që njerëz si Aristoteli (filozof grek i shekullit IV P.E.S), Frederik Shopen (kompozitor i pjesëve komplekse në piano) apo Lui Pastër (kimist që zbuloi procesin e pasterizimit), të ishin individë jo shumë të zgjuar.

    Por hidhini një sy këtyre tre fushave: filozofisë, muzikës dhe biokimisë. Gjeniu mund të marrë shumë forma, dhe lloje të ndryshme inteligjence. Pra ai nuk duhet të lidhet drejtpërdrejt me IQ, pra “Koeficientin e Inteligjencës”.

    Pavarësisht nëse njerëzit e kuptojnë apo jo, kur flasin për IQ, ata ka të ngjarë t’i referohen shkallës së inteligjencës Stanford-Binet të zhvilluar në vitin 1916. Kjo shkallë prodhon shkallën “100” për një inteligjencë krejtësisht mesatare. Por nëse është shumë e thjeshtëzuartë vlerësosh diçka si një film sipas shkallës 7 nga 10, si mund të reduktohet kompleksiteti i intelektit njerëzor në një numër të vetëm?

    Gjithnjë e më shumë, studiues si dr.Houard Gardner, Profesor i Njohjes dhe Edukimit në Shkollën e Lartë të Arsimit në Universitetin e Harvardit, përshkruajnë lloje të shumta të inteligjencës në fusha të ndryshme.

    Libri i tij i vitit 1983 “Kornizat e mendjes:Teoria e inteligjencës së shumëfishtë” përshkruan 7 lloje inteligjence, të zgjeruara më vonë në 8:inteligjenca hapësinore (të kuptuarit e hapësirës dhe modeleve), inteligjenca trupore-kinestetike (koordinimi fizik dhe ndërgjegjësimi mbi lëvizjen e trupit), inteligjenca muzikore, inteligjenca gjuhësore, inteligjenca logjiko-matematikore, inteligjenca ndërpersonale (të kuptuarit e të tjerëve), inteligjenca ndërpersonale (të kuptuarit e vetvetes) dhe inteligjenca natyraliste (zoologët, botanistët, etj).

    Por a mund të shfaqet një gjeni diku jashtë kontekstit social, kulturor dhe historik? Pra a mund të kishte prodhuar të njëjtën vepër një Ajnshtajn anatomikisht identik, por i lindur në vitin 3500 Para Erës Sonë, me të njëjtin potencial dhe prirje intelektuale, por pa bazat shkencore të fillim–shekullit XX-të? Përgjigja është padyshim që jo.

    Marrë me shkurtime

  • A e gjeni dot përgjigjen e saktë? Sa fëmijë ka nëna në foto?

    A e gjeni dot përgjigjen e saktë? Sa fëmijë ka nëna në foto?

    Kjo enigmë duket e thjeshtë, por në fakt nuk është aq e lehtë për t’u zgjidhur

    Domethënë, detyra është shumë e vështirë dhe kërkon përdorimin e të menduarit logjik dhe një fuqi shumë të mirë për të vëzhguar detajet.

    Detyra juaj në zgjidhjen e enigmës së sotme është të përcaktoni se sa fëmijë ka nëna në foto.

    A mund të konstatoni në bazë të detajeve nga fotografia sa fëmijë ka kjo nënë?

    Zgjidhja fshihet në vazhdim të tekstit.

    Kontrolloni më poshtë nëse keni gjetur përgjigjen e saktë:

  • Me 27 maj kalon pranë Tokës asteroidi më i madh në histori/ Ja si mund ta shihni

    Me 27 maj kalon pranë Tokës asteroidi më i madh në histori/ Ja si mund ta shihni

    Më 27 Maj, të premten, do të kalojë pranë Tokës një asteroid gjigand, potencialist i rrezíkshëm. Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm me sy të lirë, si astronomët profesionistë ashtu edhe ata amatorë mund ta shikojnë shkëmbin e madh hapësinor teksa kalon.

    Asteroidi 7335 (1989 JA) është një asteroid me gurë i tipit Apollo (ashtu si asteroidi Chelyabinsk që hyri në atmosferën e Tokës në vitin 2013, duke thyer dritaret e banesave në mbi gjashtë qytete ruse). Asteroidi 7335 (1989 JA) nuk do të afrohet aq shumë, por do të jetë kalimi më i afërt i llogaritur i këtij shkëmbi të veçantë hapësinor deri më sot dhe për 200 vitet e ardhshme.

    Asteroidi 7335 (1989 JA) rrotullohet rreth diellit çdo 2,35 vjet. Ka një diametër të vlerësuar prej 1,100 metra, ose rreth 10 fusha futbolli. Afrimi më i afërt me Tokën ndodh në orën 14:26 UTC (10:26 ET) më 27 maj. Por mundësia më e mirë për ta parë me teleskop nga oborri i shtëpisë vjen dy netë përpara fluturimit të tij më të afërt, kur shkëmbi hapësinor do të reflektojë dritën e diellit.

    Për shkak të madhësisë së tij. asteroidi 7335 (1989 JA) klasifikohet si një asteroid potencialisht i rrezíkshëm . Por nuk ka absolutisht asnjë rrezík gjatë fluturimit të vitit 2022. Shkëmbi hapësinor do të jetë deri në 10.5 herë distanca Tokë-Hënë, në 2.5 milionë milje ose 4.011.441 km nga sipërfaqja e Tokës./ Burimi: EarthSky

  • Ekspertët tregojnë datën se kur njerëzit do të takojnë alienët

    Ekspertët tregojnë datën se kur njerëzit do të takojnë alienët

    Për vite të tëra është folur rreth alienvë megjithëse njerëzimi nuk është takuar kurrë me ta. Janë bërë shumë filma, dokumentarë e studime rreth tyre, por thuajse asgjë në dritë, ku janë alienët?!

    Së fundmi një grup ekspertësh nga Universiteti i Pekinit përmes një studimi kanë zbuluar datën e përafërt se kur raca njerëzore mund të ketë një kontakt me jashtëtokësorët.

    Sipas tyre, në rastin më të mirë duhen së paku edhe 2000 vite të tjera, në rastin më pesimist duhen edhe 400.000 vite të tjera.

    Në studimin e tyre thuhet:

    “Si qenia më inteligjente në Tokë, misteri më i madh që kemi është fakti nëse jemi unikë apo jo. Ka apo nuk ka qytetërime komunikuese në galaksi do të mbetet hipotezë, derisa të kemi kontaktin e pare. Arsyeja pse ne nuk kemi marrë një sinjal mund të jetë se jeta e komunikimit të njeriut nuk ka valë të gjata mjaftueshëm për momentin.”

    Ndërkohë studime të dy viteve më parë nga Universiteti i Nottingham ka zbuluar se në galaksi janë 36 qytetërime të tjera jashtëtokësore.

    Burimi: Daily Mail

  • E thonë astrologët/ Nëse vjehrra juaj ka lindur në këtë shenjë do e keni pak të vështirë me të

    E thonë astrologët/ Nëse vjehrra juaj ka lindur në këtë shenjë do e keni pak të vështirë me të

    Marrëdhënia vjehrrë-nuse është nga më delikatet ndër breza. Shpesh nuset nuk e kuptojnë botën konservatore me të cilën vjehrrat janë mësuar. Dhe nga ana tjetër, as vjehërrat nuk e kuptojnë se kohrat kanë ndryshuar dhe vajzat sa vijnë e po i largohen tradicionales.

    Por nëse edhe ju e keni të vështirë të mbani raporte të mira me vjehrrën, mos ja vini më fajin vetes por yjeve, pasi nëse vjehrra jote është një nga shenjat më poshtë do e keni të vështirë me të.

    Peshqit

    Besojeni ose jo, vjehrrat e lindura në këtë shenjë janë shumë të lidhura me djemtë e tyre, prandaj presin që t’i shërbeni atij si sulltan. Nëse i duket se nuk po merr vëmendjen e duhur, do të hidhërohet me ju. Nëse e keni inat, do të pendoheni më shpejt se sa mendoni.

    Akrepi

    Një ditë do t’ju hidhërojë edhe nëse nuk e keni lënduar apo ofenduar në asnjë mënyrë. Personat që i përkasin kësaj shenje pëlqejnë të kenë kontrollin dhe fakti që djali i tyre tani ka një person tjetër, të cilit i kushton kohë është shumë e vështirë për ta.

    Gaforrja

    Pas Gaforres, fshihet vjehrra më e”frikshme” në Horoskop. Mos e fajësoni sepse nuk ka shaka me të. Edhe pse nuk ju pëlqen, do të detyroheni të luani sipas rregullave të saj. Megjithatë, sapo të fitoni besimin e saj, nuk do të keni më kurrë probleme.