Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Histori

Kategoria Histori është kategoria ku do të gjeni artikuj nga më të ndryshmit rreth historisë shqiptare dhe atë të huaj.

  • A e dini se çfarë pinin ilirët?!

    A e dini se çfarë pinin ilirët?!

    Përveç ujit dhe qumështit, ilirët e lashtë konsumonin edhe disa nga pijet më të vjetra të njerëzimit.

    Sipas disa historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara fiseve greke.

    Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë. Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën.

    “Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit… Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin”. – Theopompi.

    Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6,000 vjet dhe përshkruhen nga qytetërimi i lashtë i sumerëve.

    Birra besohet se u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

    Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase me bazë elbin, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.

  • Zbardhet misteri! Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu!

    Zbardhet misteri! Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu!

    Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra dhe detaje nga më të voglat.

    Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm.

    Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti?Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij, shkruan Koha.net.

    Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

    Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

    Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:

    “Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje.

    Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

    Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar. Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore prej 1.75 m.

    Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra.

    Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m.

    Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë.

  • Njihuni me gruan që shpiku WiFi-n!

    Njihuni me gruan që shpiku WiFi-n!

    Hedy Lamarr, ishte një ikonë e bukurisë! Ajo u nda nga jeta më 19 Janar të vitit 2000 duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ajo ishte fëmijë i vetëm në një familje të pasur austriake.

    Mediat e huaja shkruajnë shumë për marrëdhënien e saj me të atin, i cili me profesion ishte bankier. Ai e merrte Hedy-n për shëtitje dhe në bisedat e tyre mbizotëronte dëshira për të ditur gjithçka mbi makineritë e kohës. Përpos kureshtjes në këtë fushë, Hedy shkonte në kurse baleti e pianoje.

    Në moshën 12-vjeçare, ajo fitoi një konkurs bukurie në Vienë, por ajo që i interesonte ishte aktrimi, kështu që filloi të merrte mësime fshehurazi nga nëna e saj. Në moshën 19-vjeçare, ajo takoi një tregtar austriak armësh, i cili do të luante një rol kyç në jetën e saj dhe në realizimin e asaj që ne njohim sot. Ata u martuan në vitin 1933 dhe ajo e kuptoi menjëherë më pas se “krijimtaria e saj ishte mbytur nga ana e tij”.

    “Ai ishte mbreti absolut në çdo gjë, unë isha si një kukull. Isha si një gjë, një vepër arti që duhej ruajtur dhe burgosur pa mendje dhe një jetë të vetën” , thoshte Hedy asokohe. Një nga gjërat që ajo nuk duronte fare te bashkëshorti ishin marrëdhëniet profesionale dhe miqësore të tij me Partinë Naziste.

    4 vjet pas martesës së saj, ajo arriti të arratisej fillimisht në Paris dhe më pas në Londër. Nga karriera e saj e shkurtër në Evropën Qendrore kryesonte pjesëmarrja e saj në filmin pionier për kohën “Ecstasy”.

    Të qenurit vetëm, pa të shoqin “toksik” dhe në një vend të largët si Amerika, vetëm sa i hapi rrugët e suksesit. Në SHBA ajo nënshkroi kontratën e saj të parë kinematografike, prej së cilës merrte 500 dollarë në javë (shumë e konsiderueshme për kohën).

    Ishte Louis Mayer ai i cili e kuptoi talentin e saj dhe e ndihmoi të ngjiste shkallët në karrierë. Madje ai nisi ta promovonte atë si “gruan më të bukur në botë”. Për të, Lamarr ishte “Greta Garbo e re”.

    Por nga ana tjetër, Lamarr e dashuronte teknologjinë dhe ishte tejet kreative. Piloti Howard Hughes, të cilin e takoi në një festë, i dha asaj grupin e parë të mjeteve, kështu që ajo filloi të punonte në ndërtime të ndryshme. Nëpërmjet Hughes, ajo vizitoi fabrikat e prodhimit të avionëve dhe filloi të përvetësonte njohuri të tjera të vlefshme që më vonë do të ishin shumë të dobishme për të. Hughes ishte i pari që kuptoi se Hedy ishte një “vajzë gjeni” kur ajo i tregoi një dizajn të sajin për ndërtimin e një krahu avioni.

    Ndërsa karriera e saj vazhdoi me role të ndryshme nëpër filma, Lamarr nuk e la pas hobin e saj. Në vitin 1940 , sapo shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ajo takoi muzikantin George Antheil, me të cilin ndante të njëjtën dashuri për inovacionin. Siç shprehej ai asokohe për mediat, Lamarr kurrë nuk e kishte dashur aq shumë Hollywood-in, sidomos në një periudhë kur bota po përjetonte luftën.

    Kështu, Lamarr bashkë me Antheil bënë bashkë forcat dhe krijuan një sistem frekuencash përmes të cilit përdoruesit mund të zbulonin raketat e armikut dhe të parandalonin goditjet, diçka shumë e rëndësishme për ecurinë e një lufte, pasi Gjermania naziste bëri çdo përpjekje për të përjashtuar aleatët nga frekuencat e saj radio. Edhe pse mori patentë për këtë, ushtria amerikane nuk donte ta vinte në punë këtë zbulim të Lamarr. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të saj, patenta skadoi pas disa vitesh ndërkohë as ajo dhe as Antheil nuk kishin marrë asgjë nga shfrytëzimi i saj.

    Ky zbulim gjenial i Lamarr qëndron pas WiFi, GPS dhe Bluetooth. Ishte baza për krijimin e të gjitha këtyre sistemeve të komunikimit, pa të cilat sot jeta jonë do të ishte krejtësisht ndryshe. Kontributi i saj nuk u njoh ashtu siç e meritonte sa ishte gjallë, megjithatë dashuria e botës për bukuroshen evropiane ishte një katalizator që të njihej kontributi i saj në përhapjen e inovacionit teknologjik, ndonëse shumë vonë.

    E po të ndalemi tek jeta e saj personale, mbase do mërzitemi. Nga 6 martesa, ajo kishte 3 fëmijë, megjithatë ajo nuk kishte qenë kurrë e lumtur me asnjë nga bashkëshortët. Me djalin e saj të madh, James, ata nuk kishin folur për dekada, pasi ai ishte larguar nga shtëpia për një familje tjetër. Pas divorcit të saj përfundimtar në vitin 1965, Lamarr filloi të tërhiqej nga artet e shfaqjes deri në vitin 1981, kur u transferua përgjithmonë në Florida. Pak para se të ndërronte jetë prej një problem në zemër, ajo e kalonte kohën e saj kryesisht në ambiente të mbyllura, duke folur në telefon, madje edhe për 6 deri në 7 orë në ditë. Ngjan një fund i mjerë për një grua kaq të jashtëzakonshme! Megjithatë ajo do mbahet mend gjithmonë si e tillë…

  • HISTORI/ Mehmet Ali Pasha, shqiptari që sfidoi Sulltan Mahmudin II dhe ndërtoi Egjiptin modern

    HISTORI/ Mehmet Ali Pasha, shqiptari që sfidoi Sulltan Mahmudin II dhe ndërtoi Egjiptin modern

    Pak figura kanë shënuar historinë e Egjiptit modern si Mehmet Ali Pasha. Një përmbledhje e jetës së tij do të kërkonte një vëllim të tërë, ndaj mund të kufizohemi duke nënvizuar se Mehmeti, i lindur në territorin ku sot është Shqipëri në vitin 1769, u ngjit në hierarkinë institucionale osmane falë cilësive të tij të mëdha në veprimtaritë qeveritare dhe çështjet ushtarake.

    Ai qeverisi Egjiptin, një provincë osmane, për më shumë se dyzet vjet (afërsisht 1805-1848), duke i dhënë vendit një shtysë të paparë teknologjike, ligjore, ushtarake dhe sociale.

    Në pak vite, Egjipti u bë de fakto autonom dhe Mehmeti në fakt u soll si një sovran. Nga ana tjetër, pjesa evropiane e Perandorisë Osmane është në trazira të plota dhe Sulltani mund të vëzhgojë vetëm ngritjen e Mehmetit. Në të vërtetë, ai detyrohet të kërkojë ndihmën e tij, duke i premtuar në këmbim ishullin e Kretës, kur grekët të fillojnë luftën që do t’i çojë në pavarësi.

    Mehmeti pranon, por flota e tij, e bashkuar me atë osmane, asgjësohet plotësisht në Betejën e Navarinos në 1827. Për më tepër, Sulltan Mahmudi II iu përgjigj në mënyrë të paorganizuar rebelimit grek, me veprime që Mehmeti nuk pajtohet (shih masakrat e popullsisë greke të Kostandinopojës, Kios dhe varja e patriarkut grek Gregori V) dhe tradhtoi premtimin për t’i dhënë Kretën.

    Pasi u rindërtua marina, Mehmeti vuri në lëvizje ushtritë e tij dhe, në 1831, pushtoi Sirinë osmane. Porta Sublime nuk mund të bëjë asgjë. Egjiptianët, në krye me Ibrahimin, djalin e Mehmetit, shkatërrojnë ushtrinë osmane njëra pas tjetrës.

    Nga Gaza në Damask nuk ka më asnjë qytet në duart e Turqisë. Në Qafën e Beilanit (syriae portae), në fund të korrikut 1832, 45.000 osmanë të tjerë u mundën nga Ibrahimi.

    Zgjerimi imponues territorial i Egjiptit nga Mehemet Aliu dhe pasardhësit e tij.

    Në Stamboll Mahumudi II dridhet.  Përvoja na ka treguar se Sulltan Mahmudi II ishte i paaftë për t’i udhëhequr turqit në asgjë tjetër përveç humbjes.

    Vetë Mahmudi II mund të ngrejë vetëm një ushtri të fundit, më të madhe se të gjitha ato të dërguara më parë. Ibrahimi pret urdhra të reja nga babai i tij. E fundit që ai mori ishte të pushtonte të gjitha vendet arabefolëse, por tani pushtimi i Anadollit duket i mundshëm.

    Midis ushtrisë egjiptiane dhe Stambollit ka vetëm fshatra, male dhe disa qytete. Ibrahimi përparon derisa është në distancën e gjuajtjes nga Stambolli. Në qytet shpërthen paniku. Sulltan Mahmudi II dërgon dërgesa me lutje për ndihmë në Angli dhe Francë, por të dy vendet kanë emergjenca të tjera.

    I vendosur në qoshe, ai detyrohet të lutet për ndihmë ushtarake nga armiku i tij i vjetër. Cari rus Nikolla I ia dha atë dhe dërgoi 18,000 burra për të garnizonuar kryeqytetin osman.

    Megjithatë, në realitet Mehmeti dhe djali i tij Ibrahimi janë të kënaqur me sukseset e tyre.

    Mehmeti, në veçanti, ra dakord të nënshkruante një traktat paqeje (Konventa e Kutahjes, 4 maj 1833) që legjitimonte blerjet e tij të mëdha territoriale (të cilat pas vdekjes së tij do të ktheheshin në Turqi, me përjashtim të Egjiptit).

    Pashai i Egjiptit bëhet një titull mbretëror, i cili kalohet nga babai tek djali (deri në vitin 1952, me revolucionin e Naserit).

    Mehmeti mbretëroi edhe për 16 vite të tjera, duke sjellë risi të tjera në të gjitha fushat e jetës egjiptiane (nga kodi penal i ndarë nga Sheriatit deri te hapja e shkollave mjekësore për gratë, deri në përdorimin e autopsive dhe provave mjeko-ligjore në gjykimet penale).

    Një figurë historike me rëndësi absolute që meriton vëmendje më të madhe edhe në tekstet e historisë evropiane.

  • Njihuni me vendin ku njerëzit i hanë të gjitha vaktet në errësirë!

    Njihuni me vendin ku njerëzit i hanë të gjitha vaktet në errësirë!

    Nga shtatori deri në mars të çdo viti, rjukanasit jetojnë në hije. Edhe pse e shohin diellin në shpatet e maleve që i rrethojnë, nuk e ndjejnë atë në fytyrë. Ata hanë mëngjes, drekë dhe darkë në errësirë. Nën mbulesën e errësirës, ata shkojnë në shkollë dhe punojnë, shkojnë në dyqane dhe luajnë sport. Ata jetojnë në gjysmë errësirë për gjashtë muaj të vitit.

    Kjo është arsyeja pse autoritetet lokale investuan 5 milionë krona norvegjeze në vitin 2013 për të instaluar pasqyra diellore në male që reflektojnë pak dritë dielli në sheshin kryesor të qytetit edhe në ato muaj më të errët të vitit. Dhe ndërsa disa ankohen se shumë para buxhetore janë shpenzuar për një rreze të vogël drite në një qytet të errët, të tjerë arrijnë në përfundimin se pasqyrat e kanë popullarizuar më tej Rjukanin në mesin e turistëve. Për shumë vite, qyteti ka qenë një vend interesant për t’u vizituar për shkak të Ujëvarës së Rjukanit 104 metra të lartë që ndodhet pranë tij.

  • Shkencëtarët ngrenë ALARMIN: Klima në planet po ngrohet më shpejt seç ishte parashikuar! Ja çfarë thotë studimi i fundit

    Shkencëtarët ngrenë ALARMIN: Klima në planet po ngrohet më shpejt seç ishte parashikuar! Ja çfarë thotë studimi i fundit

    Një studim i ri i udhëhequr nga James Hansen, shkencëtar përgjegjës për ngritjen e ndërgjegjes publike rreth ndryshimeve klimatike në vitet 1980, sugjeron se temperaturat globale po rriten më shpejt se sa pritej.

    Kujtojmë se James Hansen, shkencëtar klime i NASA-s, doli para kongresit 35 vjet më parë, me një deklaratë të guximshme.

    “Njerëzit po shkaktojnë një rritje të emetimeve të gazeve serë dhe kjo po ndryshon klimën tonë”, tha shkencëtari. Disa u tallën, por, në dekadat që pasuan, njerëzit panë se sa parashikues ishte ky paralajmërim.

    Studimi sugjeron se temperaturat globale do të rriten me 2 gradë Celsius në vitin 2050, më shpejt se sa pritej më parë nga konsensusi shkencor. Studimi i Hansen nënkupton se Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, i vlerësuar shumë, i cili përdoret shpesh si pikë referimi për studimin e klimës, nënvlerësoi urgjencën e ndikimit të ndryshimeve klimatike globale.

    NASA vlerëson se një rritje globale prej 2 gradë Celsius mund të shkaktojë përmbytje të mëdha përgjatë brigjeve të Tokës. Sipas studimit reduktimet në disa lloje të ndotjes, veçanërisht ndotësit me bazë squfuri që reflektojnë rrezet e diellit, mund të kenë përshpejtuar ngrohjen e Tokës.

    Studiuesit përdorën të dhëna nga mostrat e bërthamës së akullit për të vlerësuar sasitë e mëparshme të gazit serrë.

    Studimi sugjeron se ndërsa reduktimi i emetimeve të gazeve serë është thelbësor për të luftuar ndryshimet klimatike, ai është i pamjaftueshëm pa u shoqëruar me veprime të tjera.

    “Reduktimi i emetimeve të gazeve serrë sa më shpejt dhe praktik ka përparësinë më të lartë, por vetëm kjo politikë tani është e pamjaftueshme dhe duhet të plotësohet me veprime shtesë për të ndikuar në balancën energjetike të Tokës,” thanë studiuesit.

    Të enjten, Hansen dhe kolegët në mbarë botën publikuan një studim me një gjetje tjetër serioze, megjithëse të diskutueshme. Parashikimi i tyre alarmues se ritmi i ngrohjes së Tokës po përshpejtohet shkaktoi disa mosmarrëveshje brenda komunitetit të klimës.

  • Shkrimtari amerikan zbulon: Ja ku u fsheh Fatos Nano më 14 shtator pasi turma e armatosur sulmoi Kryeministrinë

    Shkrimtari amerikan zbulon: Ja ku u fsheh Fatos Nano më 14 shtator pasi turma e armatosur sulmoi Kryeministrinë

    Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998? Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.

    “Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.

    Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.

    Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër ministri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

    Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.

    Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë. “Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, – tha ai.

  • Alarmohen studiuesit! Tregojnë fenomenin E PAZAKONTË që po ndodh në Mars

    Alarmohen studiuesit! Tregojnë fenomenin E PAZAKONTË që po ndodh në Mars

    Një sondë hapësinore që vëzhgon planetin nga orbita e Marsit ka kapur atë që duket shumë si pemë pranë polit verior të planetit të kuq.

    A kanë përfunduar tashmë spekulimet për ekzistencën e jetës në Mars? Kjo është ndoshta ajo që shumë përdorues të internetit po pyesnin kur filluan të qarkullojnë fotot e çuditshme të marra nga sonda Mars Reconnaissance nga orbita e këtij planeti.

    Pamjet e marra pranë polit verior të Marsit tregojnë struktura që ngjajnë shumë me pemët. Por kur shkencëtarët ekzaminuan fotot, të bëra në vitin 2010, ata zbuluan se ishte një iluzion optik.

    Poli verior i planetit të kuq është i mbuluar nga ngrica e përhershme e bërë nga dyoksidi i karbonit të ngrirë (i ashtuquajturi “akulli i thatë”), ngjashëm me mënyrën se si akulli i ujit mbulon polet në Tokë.

    Rreth Polit të ngrirë të Veriut në Mars është një “unazë” dunash që ngjajnë me dunat e rërës në shkretëtirat në Tokë. Ato janë të mbuluara me një shtresë të hollë pluhuri dhe copa akulli të thatë, shkruan portali ueb space.com. Ndërsa akulli i thatë fillon të shkrihet në kushte më të ngrohta, ai shtyn rërën e errët të bazaltit në sipërfaqen e dunave.

    “Gjatë pranverës në Mars, dielli ngroh akullin dhe e bën atë të sublimohet drejtpërdrejt në avull, dhe gazi që rezulton heq pluhurin përreth dhe grimcat e rërës dhe ekspozon rërën e errët të bazaltit,” shpjegoi Candy Hansen, një anëtare e Mars Reconnaissance të NASA-s nga Universiteti i Arizonës.

    Edhe pse këto “vija” të errëta na kujtojnë pemët, në realitet ato nuk janë të drejta, pra nuk “shikojnë” në ajër, por shtrihen në tokë.

    Vetëm truri ynë i interpreton ato në atë mënyrë, pasi që imazhi me të vërtetë ngjan me imazhet e pemëve që ne njohim në Tokë. Sa i përket pemëve apo jetëve të tjera në Mars, deri më sot nuk ka asnjë provë të fortë për ndonjë lloj biologjie marsiane, të kaluar apo të tashme, bimë apo tjetër.

  • NGRIHET ALARMI/ Toka do të bëhet e pabanueshme! Shkencëtarët zbulojnë datën e re që do të shënojë fundin përfundimtar të jetesës

    NGRIHET ALARMI/ Toka do të bëhet e pabanueshme! Shkencëtarët zbulojnë datën e re që do të shënojë fundin përfundimtar të jetesës

    Toka do të bëhet e pabanueshme. Një Pangea e re, e cila do të çojë në krijimin e një superkontinenti, mjaft të nxehtë për të zhdukur racën njerëzore.

    Vështrimi i shkencës është gjithmonë i drejtuar nga e ardhmja dhe, duke marrë parasysh kushtet aktuale dhe përkeqësimin e tyre të mundshëm, shkencëtarët kanë formuluar një datë të re që mund të shënojë fundin përfundimtar të jetës (një pjesë e saj, red.) në këtë planet.

    Flitet për formimin e një superkontinenti, i aftë për të zhdukur racën njerëzore , duke zhdukur çdo formë gjitari nga Toka. Data për të shënuar në kalendar? Në 250 milionë vjet, pak a shumë.

    Si do të përfundojë jeta në Tokë
    Zhdukja masive do të shkaktohet kryesisht nga rritja e vazhdueshme e aktivitetit vullkanik, e aftë për të lëshuar dyfishin e dioksidit të karbonit aktual në atmosferë . Kësaj i shtohet edhe llogaritja e rrezatimit që buron nga një diell i moshës 250 milionë vjeçare, për të mos përmendur shtrirjen e shkretëtirave të brendshme të tropikëve.

    Ajo që realizohet në imagjinatën tonë, ose më saktë në atë të shkencëtarëve ekspertë, është një superkontinent, i quajtur tashmë Pangea Ultima . Në një të ardhme të largët, në fakt, kontinentet do të ribashkohen përsëri, si në kohët e lashta. Këtu është teoria e katastrofës e botuar në Nature Geoscience . Kjo është përpjekja e parë për të analizuar klimën e një të ardhmeje kaq të largët, e cila mund të bëhet tepër ekstreme pas rirregullimit të përgjithshëm global kontinental.

    Analiza e një të ardhmeje të largët për të kuptuar të shkuarën
    U përdor një model klimatik nga Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe superkompjuteri nga Universiteti i Bristolit. Simulimi që rezultoi gjithashtu siguroi të dhëna përkatëse tektonike për ngjarjet e kaluara të zhdukjes. E gjithë kjo mund të jetë e dobishme për astronomët që kërkojnë planetë të tjerë të banueshëm .

    Pasi të arrihet faza Pangea Ultima, majat e temperaturës do të jenë jashtëzakonisht dramatike, deri në atë pikë sa të jenë absolutisht të paqëndrueshme, ose pothuajse. Në këtë botë, temperaturat globale mund të rriten me 15°C mbi nivelet para-industriale , por edhe me 30°C në tokë. Prandaj, bota do të kthehet në nxehtësinë ekstreme me të cilën u përball për herë të fundit 260 milionë vjet më parë, në epokën Permian-Triasic. Për të kuptuar shtrirjen e fenomenit, më shumë se 90% e specieve u zhdukën nga planeti.

    Edhe pse gjitarët kanë qenë sfida e madhe e fituar në këtë botë, pas zhdukjes së dinosaurëve , aftësia e tyre (jonë, red.) për t’u përshtatur ka një kufi të dukshëm. Në fakt, ne nuk do të ishim në gjendje të evoluonim aq shpejt sa për të përballuar një rritje të temperaturës të kësaj shkalle. Ndikimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë duhet t’i shtojmë më pas shfaqjen e problemeve të tjera. Rënia totale e bimësisë dhe mungesa e madhe e ushqimit në mbarë botën. Autori kryesor i dokumentit është Alexander Farnsworth , nga Universiteti i Bristolit, i cili shpjegoi se si duhet të reflektojmë mbi kalueshmërinë, kur përballemi me perspektivën e një ngjarje të re zhdukjeje masive.

    “Toka ka një mjedis shumë të ndryshueshëm. Njerëzit janë jashtëzakonisht me fat që kanë kushtet aktuale . Ne nuk duhet ta shtyjmë klimën tonë përtej niveleve aktuale të evolucionit. Ne jemi speciet dominuese, por Toka dhe klima e saj vendosin se sa do të zgjasë kjo”. Ajo që na pret është një e panjohur e vërtetë, por është e qartë se si njeriu po luan me zjarrin dhe fatin e tij. Duke marrë në konsideratë periudhën shumë të gjatë kohore, është e qartë se studimi ka margjina të mëdha gabimi. Ajo që ka më shumë rëndësi, megjithatë, nuk është të kuptojmë se si do të vdesim, por të shpjegojmë disa ngjarje të kaluara të zhdukjes masive.. Në fakt, përmes analizës së tektonikës, dhe jo vetëm distancës nga Dielli, ekspertët mund të zbatonin kërkimin e një shtëpie të re për njeriun: “Nëse NASA mund të dërgonte një anije kozmike në vetëm një planet, unë do të zgjidhja një pa superkontinent. .”

  • Sa shqiptarë popullonin Athinën dy shekuj më parë? Gazetari francez irriton grekët

    Sa shqiptarë popullonin Athinën dy shekuj më parë? Gazetari francez irriton grekët

    Një shkrim në median greke me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, citohet një francez të ketë thënë se Athina banohej në një pjesë nga shqiptarët asokohe.

    “Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828 – 1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh.

    Në vitin 1856 ai botoi romanin e tij ‘Mbreti i maleve’, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën Le Figaro. Më pas mori drejtimin e gazetës Shek.

    Dhe ‘1/4 e popullsisë së Greqisë në mesin e shekullit XIX ishin shqiptarë shkruan Abou’

    Në kapitullin dy të librit të tij, Abou shkruan si më poshtë: ‘Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ata janë një racë e fortë dhe e duruar, po aq e përshtatshme për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

    Ata nuk kërkojnë punë dhe nuk kanë ambicie të ulen në zyrë. Çdo mbrëmje në perëndim të diellit takoni përreth Athinës karvanë të tërë shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga puna në fusha. Pothuajse të gjithë jetojnë në shpate të Akropolit, në të njëjtën zonë ku dikur jetonin pellazgët”.

    Por grekët nuk janë dakort me francezin dhe përshkrimin e tij.

    “Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-së na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë”, shkruan Protothema dhe vijon:

    Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit

    “A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha vendet dhe të bëjë një numërim të shqiptarëve? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë shqiptarë është i gabuar. Po kush ishin shqiptarët e Abou-së? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou-së, kanë qenë Atika, Hidra dhe Arkadia”