1839 – Robërit afrikanë në një anije “Amistad” ngrihen dhe rebelohen kundër zotërinjve të tyre.
1881 – James Garfield, presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plagoset në Washington dhe si pasojë e kësaj vdes në muajin shtator.
1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia i shpall luftë Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
1961 – Shkrimtari Ernest Hemingway vdes nga infektimi i plagës së vetëshkaktuar nga një armë zjarri në Ketchum, Idaho.
1964 – Presidenti amerikan, Lyndon Johnson, nënshkruan Projektligjin për të drejtat civile.
President Lyndon B Johnson signs the Civil Rights Act in a ceremony at the White House, Washington DC, July 2, 1964 . (Photo by PhotoQuest/Getty Images)
1990 – Filloi hyrja masive në ambasada. Filluan demostratat në gjithë vendin. Goditje e ashpër ndaj diktaturës dhe shërbetorëve të saj në Tiranë.
1990 – Dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese në Kosovë.
1992 – IRA pranon vrasjen e tre personave, për të cilët pretendonte se jepnin informata për aktivitetet e tyre.
1999 – Shkrimtari amerikan, Mario Puzo – autor i librit “Kumbari” – vdes në moshën 78-vjeçare.
2005 – Ngjarja më e madhe globale muzikore “Live 8” mbahet në tentim për të rritur vetëdijen për varfërinë në Afrikë.