Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Teuta

  • Denisson “zhyt” Teutën në fund, duartrokitjet i merr Sali me dy penallti të pritura (video)

    Denisson “zhyt” Teutën në fund, duartrokitjet i merr Sali me dy penallti të pritura (video)

    Dinamo fiton ndaj Teutës 1-0 ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të me golin e Denisson. Një ndeshje me raste e ritëm, por me kryeqytetasit që fitojnë në frymën e fundit.

    PJESA E PARË

    Në pjesën e parë, do të ishte Teuta që do të kërkonte golin në minutën e 4′ me anë të Beqaj-t, por tentativa përfundoi jashtë. Ekipi durrsak do të tentonte të gjente golin me Peposhin në minutën e 13′ nga një goditje jashtë zone por gjeti Salin të vëmendshëm. Momenti më pikant erdhi në minutën e 33′ kur Asion Daja merr topin në krahun e majtë të sulmit dhe hyn në zonë, Smaçi ka një kontakt me të dhe rrëzon mesfushorin e durrsakëve. Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Në të 35-tën, Peposhi gjuan penalltinë por sfera ndalet nga Sali. Lloci me shpejtësi vjen dhe shtyn sferën në rrjetë me kokë. Penalltia duhet të përsëritet pasi ka hyrje në zonë të lojtarëve. Në penalltinë e dytë, Sali pret penalltinë e Peposhit.

    PJESA E DYTË

    Denisson do të shënonte golin e fitores në kohën shtesë. Sulmuesi brazilian në një kros-goditje do të tentonte portën, duke lënë të palëvizur portierin Vata.

    LEXO MË SHUMË: Mehmeti, gati “kurthin” ndaj Teutës; Dinamo luan all-in për të arritur Play-Offin

    Dritan Mehmeti ka në dispozicion për ndeshjen e sotme me Teutën edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Albion Marku, që sot pritet ta nisë nga minuta e parë. Ai mungoi kundër Skënderbeut për shkak dëmtimi, që tashmë e ka kaluar. Ndoshta mund të luajë bashkë me Meksin, që e zëvendësoi në ndeshjen e fundit. Por blutë kanë probleme në sulm për këtë sfidë, pasi mungojnë Kaçorri dhe Vila.

  • Mehmeti, gati “kurthin” ndaj Teutës; Dinamo luan all-in për të arritur Play-Offin

    Mehmeti, gati “kurthin” ndaj Teutës; Dinamo luan all-in për të arritur Play-Offin

    Dinamo, trajneri Dritan Mehmeti ka në dispozicion për ndeshjen e sotme me Teutën edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Albion Marku, që sot pritet ta nisë nga minuta e parë. Ai mungoi kundër Skënderbeut për shkak dëmtimi, që tashmë e ka kaluar. Ndoshta mund të luajë bashkë me Meksin, që e zëvendësoi në ndeshjen e fundit. Por blutë kanë probleme në sulm për këtë sfidë, pasi mungojnë Kaçorri dhe Vila.

    FORMACIONI I MUNDSHËM

    Në portë: Sali

    Në mbrojtje:Marku,Hoxha,Behiratche,Looran

    Në mesfushë: Smaçi, Gudiaby, Qefalia

    Në sulm: Zabërgja,Denisson, Bardhi

    I pari u dëmtua ndaj korçarëve dhe rrezikon edhe Kukësin, kurse i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Përveç Denisonit dhe Zabërgjës, trajnerit Mehmeti i duhet të zgjedhë një lojtar për repartin e avancuar, ndërsa në mesfushë do të luajnë Smaçi, Qefalija dhe Gudiabi.

    LEXO MË SHUMË: Sherr dhe tension pas ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, dy stafet ndërhyjnë për të qetësuar gjendjen (video)

    Fitorja e Dinamos ndaj Skënderbeut me shifrat 2-0 ngjalli momente tensioni. Në fund të ndeshjes, teksa gjyqtari sinjalizoi fundin e takimit dhe lojtarët po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pati një përplasje mes mesfushorit të Dinamos, Ersildo Smaçi dhe portierit të Skënderbeut, Marko Alia. Mësohet se Smaçi fillimisht u kap me Gërçon, por më pas në këtë situatë të tensionuar u përfshi edhe portieri i skuadrës korçare. Përplasja verbale zgjati vetëm disa minuta, teksa më pas gjakrat duket se u shuan dhe futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin duket shtrënguar dhe duart në tunel në fund të ndeshjes Dinamo-Skënderbeu

  • Gafa e Kozit në portë dhe përgjumja e mbrojtjes, Tirana i jep “kamardaren” e shpëtimit Teutës (video)

    Gafa e Kozit në portë dhe përgjumja e mbrojtjes, Tirana i jep “kamardaren” e shpëtimit Teutës (video)

    Tirana tregon limite. Teuta fiton ndaj bardhebluve dhe merr 3 pikët në fitoren 1-2 në “Air Albania”. Ndeshja e vlefshme për raundin e 29-të të Kategorisë Superiore rezultoi shumë e luftuar, megjithatë “Djemtë e Detit” u treguan më të saktë në goditjen para portës. Në minutën e 45’ Jazxhi zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1, gafa e pafalshme e portierit te Tiranës Kozi.

    Ndërsa në fraksionin e dytë ishte Daci ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 51’  pas një përgjumje të mbrojtjes, me portierin Kozi që nuk kishte se çfarë të bënte. Tirana provoi të reagojë dhe në minutën e 90’ Lulaj realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund ishin miqtë ata që festuan.

    PËRFUNDIMI I NDESHJES

    Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me Tiranën që nuk ia del të ruaj ritmin e javës së shkuar dhe momentalisht renditet në vend të pestë me 39 pikë. Teksa Teuta nga ana tjetër e kthen në trend fitoren ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të tetë me 31 pikë.

    LEXO MË SHUMË:Tirana ende vuan çështjen e mungesave, mbrojtësi nuk do të jetë ndaj Teutës

  • KATEGORIA SUPERIORE/ Partizanin “e zë deti” në Durrës me golin e Peposhit, Teuta largon hijet e mbijetesës (video)

    KATEGORIA SUPERIORE/ Partizanin “e zë deti” në Durrës me golin e Peposhit, Teuta largon hijet e mbijetesës (video)

    Teuta ia del të fitojë ndaj Partizanit në Durrës me rezultatin 1-0, përballje e vlefshme për javën e 28-të Superiores. Një rezultat që nuk i shkon për shtat kryeqytetasve, që e kanë shumë të vështirë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve. Një ndeshje që nisi mirë për ekipin e Orges Shehit, por që gjeti një mbrojtje të ngjeshur mirë, aty ku durrsakët shpesh herë luanin me kundërsulme.

    Në pjesën e dytë, nuk pati më strategji nga të dy trajnerët, por që Teuta ishte skuadra më e aftë për të gjetur golin. Në minutën e 66′, pas një pasimi të mirë, Peposhi lëshon predhën drejt portës së Qirkos duke shënuar një supergol. Një realizim që qendroi në fuqi deri në fund të ndeshjes. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 8-të, duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

  • Stadiumi “Niko Dovana” dhe terreni sportiv i përmbytur, FSHF vendos për sfidën Dinamo-Teuta (video)

    Stadiumi “Niko Dovana” dhe terreni sportiv i përmbytur, FSHF vendos për sfidën Dinamo-Teuta (video)

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës s 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, Dinamo City – Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.

    Pavarësisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

    Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje.

  • Kushtet e rënda atmosferike, FSHF shtyn ndeshjen e Superiores

    Kushtet e rënda atmosferike, FSHF shtyn ndeshjen e Superiores

    Kushtet atmosferike kanë detyruar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të shtyjnë me 60’ startin e takimit mes Dinamos dhe Teutës.

    Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë me dije se takimi në fjalë nis në orën 18:00.

    Po sot është në program të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Kushtet e stadiumit në Korçë janë optimale dhe për këtë arësye Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos ndryshojë orën e startit të takimit (17:00).

  • Teuta gabon nga penalltitë, Tiranën e nderon një 20-vjeçar, duart e Kozit çojnë bardheblutë në gjysmëfinale (video)

    Teuta gabon nga penalltitë, Tiranën e nderon një 20-vjeçar, duart e Kozit çojnë bardheblutë në gjysmëfinale (video)

    Tirana është skuadra e tretë që është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra bardheblu kualifikohet falë penalltive me një përballje që zgjati plot 120 minuta, përballje që zgjati plot 120 minuta. Në pjesën e parë, Teuta do të kalonte në avantazh në minutën e 25′ me Peposhin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një ndeshje që skuadra durrsake e vendosi në përgjumje, duke ulur së tepërmi manovrat sulmuesi të kundërshtarit. Në pjesën e dytë, diçka te ndryshoi te Tirana, e cila u bë më agresive.

    Në disa momente nuk ia doli të shënoi, por në minutën e 97′, Nikqi godet dhe topi ndalet me duar jashtë zone nga Vata, teksa më pas Latifi me portën bosh e çon drejt rrjetës. U luajtën edhe 30 minutat e shtesës, por që nuk solli asnjë gol me dy skuadrat që iu drejtuan penalltive.

  • Derbi bregdetar i përket Teutës, skuadra e Martinit “zhyt” në fund Erzenin

    Derbi bregdetar i përket Teutës, skuadra e Martinit “zhyt” në fund Erzenin

    Teuta ka fituar 3 me 0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”. Me këto 3 pikë, durrsakët dalin nga zona e ftohtë, duke i marrë vendin e tetë shijakasve.

    Golat e sfidës u shënuan nga Lloci dhe Beqaj në pjesën e parë. Për të dytën mendoi Daci, që mbylli llogaritë. Teuta pas 26 javësh të luajtura në Superiore, numëron 2 pikë më shumë se Erzeni.

  • Hija e VAR “godet” dy herë Egnatian, Teuta kënaqet me 1 pikë në transfertë

    Hija e VAR “godet” dy herë Egnatian, Teuta kënaqet me 1 pikë në transfertë

    Egnatia ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat, teksa është ndalur në barazim pa gola përballe Teutës.

    Por ka qenë një barazim i cili ka lënë shije të hidhur te rrogozhinasit, të cilët kanë parë t’u anulohet goli i fitores në minutat shtesë të ndeshjes për një pozicion jashtë loje, ashtu siç u kishte ndodhur edhe në pjesën e parë të takimit.

    Kështu, rrogozhinasit rrezikojnë të shohin distancën me ndjekësit që t’u shkurtohet. Ndërsa nga ana tjetër, Teuta merr një pikë me shumë vlera në luftën e saj për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

  • Teuta me shumë mungesa ndaj Egnatias, Edi Martini shpreson në rikuperimin e tyre

    Teuta me shumë mungesa ndaj Egnatias, Edi Martini shpreson në rikuperimin e tyre

    Prej disa javësh, Teuta po kalon një moment të mirë në ecurinë e saj. Ndeshje pas ndeshje durrsakët kanë lënë pas krizën dhe kanë nisur të ndryshojnë fatet e këtij kampionati të tyre. Përballë bregdetarëve të dielën vjen Egnatia, një kundërshtar, që historia i ka buzëqeshur me 10 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara. Flasin faktet, por gjithçka i ngelet fushës.

    Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga beteja ndaj Egnatias, Teuta vijon përgatitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Edi Martini. Skuadra po punon me ritëm maksimal, teksa duhet theksuar se ndaj kryesuesve grupi nuk do të jetë i plotë. Kapiteni Kotobelli, Çyrbja dhe Qaqi po vazhdojnë riaftësimin, të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

    Asion Daja, një tjetër lojtar me probleme fizike, është drejt rikuperimit të plotë, por me të stafi po punon fort për ta pasur të gatshëm ndaj Egnatias, si një lojtar me peshë në mesfushë, mesfushori do të ndiqet me kujdes gjatë javës.