Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Teuta

  • Egnatia mposht Dinamon dhe zyrtarisht në vendin e parë, Teuta hedh kandidaturën për vendin e katërt, fiton derbin ndaj Erzenit

    Egnatia mposht Dinamon dhe zyrtarisht në vendin e parë, Teuta hedh kandidaturën për vendin e katërt, fiton derbin ndaj Erzenit

    Egnatia ka mposhtur në transfertë Dinamon me shifrat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida u vulos që në minutën e 22-të falë autogolit të Behiratçes. Pavarësisht tentativave të Dinamos për të barazuar apo përmbysur sfidën nuk ja dolën.

    Në fund rrogozhinasit ngelën me 10 lojtarë për shkak se Aleksi u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore Egnatia ruan kreun dhe Dinamo renditet në vendin e 7-të me 47 pikë.

    TEUTA-ERZENI 3-0

    Teuta ka mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e durrsakëve.

    Në pjesën e dytë, skuadra e Martinit gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin. Erzeni ngeli me 10 lojtarë në minutën e 88-të pasi Sadiki la fushën me karton të kuq.

    Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6-të me 47 pikë.

  • “Nesër luani për ne”/ Tifozët e Erzenit nuk duan asnjë tolerim në derbi, e konsiderojnë Teutën si pjesë e FSHF-së

    “Nesër luani për ne”/ Tifozët e Erzenit nuk duan asnjë tolerim në derbi, e konsiderojnë Teutën si pjesë e FSHF-së

    Erzeni ka në dorë fatet e Teutës nesër. Shijakasit kanë rënë nga Superiorja, ndërsa durrsakët luftojnë si për t’ju shmangur “Play Out” dhe për një mrekulli që do i çonte në “Final 4”.

    Për këtë llogaritë bëhen vetëm me fitoren te “Djemtë e Detit”. Ndeshja do të marrë jetë te stadiumi “Arena e Demave”, prej orës 16:00.

    Paralelisht do të luhen dhe takimet e tjera. Kujtojmë se Teuta është në garë me Laçin për t’i shpëtuar “Play-Out”, teksa këta të fundit do të përballen me Skënderbeun. Pavarësisht rënies nga kategoria, tifozët e Erzenit nuk duan asnjë tolerim në këtë përballje duke e konsideruar Teutën si skuadër që mbrohet nga FSHF.

  • Edi Martinin e kënaqin rikthimet e dy titullarëve, Teuta kërkon fitoren ndaj Egnatias

    Edi Martinin e kënaqin rikthimet e dy titullarëve, Teuta kërkon fitoren ndaj Egnatias

    Teuta pas fitores me Kukësin do të tentojë një tjetër 3 pikësh për t’iu larguar akoma më shumë “Play-Out”. Këtë herë kundërshtari i durrsakëve do të jetë Egnatia, me rrogozhinasit që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Superiore.

    “Djemtë e Detit” janë bërë gati për këtë përballje që është shumë e rëndësishme për objektivat e tyre. Lajm i mire për Edi Martinin është rikthimi i Elmando Gjinit dhe Ergys Peposhit. I pari ishte i pezulluar dhe mungoi ndaj Kukësit, ndërsa lojtari i dytë vuante nga një dëmtim dhe tashmë është gati për 3 sfidat e mbetura.

    Padiksutim që kjo gëzon Martinin, i cili ndaj rrogozhinasve do të ketë të plotë skuadrën dhe do të ketë mundësinë e zgjedhjeve të më të mirëve. Kujtojmë se dueli me Egnatian do të luhet në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

  • Vetëm 1 fitore në 15 ndeshje, Teuta është makth për Egnatian në përballjet direkte (STATISTIKAT)

    Vetëm 1 fitore në 15 ndeshje, Teuta është makth për Egnatian në përballjet direkte (STATISTIKAT)

    Teuta e Egnatia do të jenë përballë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 34-të të Superiores. Egnatia e vendit të parë do të udhëtojë në Durrës për të marrë një fitore e për të blinduar vendin e parë.

    Edlir Tetova  do të kërkojë të kthejë skuadrën te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë javën e fundit, ndërsa Edi Martini është krejtësisht i qetë pas tre rezultateve pozitive. Morali i lartë mund të bëjë që durrsakët të kërkojnë vendin e katërt pasi diferenca është vetëm gjashtë pikë larg nga Dinamo e Skënderbeu, por gjithcka do të varet nga rezultatet e dy skuadrave. 15 herë janë përballur mes tyre Egnatia e Teuta.

    Duelet mes tyre kanë filluar në vitin 2004, dhe tashmë Teuta numëron 10 fitore, katër barazime kanë përfunduar mes tyre, dhe cuditërisht Egnatia ka vetëm 1 fitore më 23 dhjetor të vitit 2021. Kjo tregon edhe dominimin e durrsakëve ndaj rrogozhinasve, me këto të fundit që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj “djemve të detit”.

  • Kukësi bie nga Kategoria Superiore pas 12 vitesh, Teuta shmang rënien direkte pas fitores ndaj verilindorëve

    Kukësi bie nga Kategoria Superiore pas 12 vitesh, Teuta shmang rënien direkte pas fitores ndaj verilindorëve

    Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

    Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominote e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën. Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

    Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

    KUKËSI 0-2 TEUTA
    45′ Daci, 89′ (p) Boçi

  • Teuta sheh Kukësin si “arkë pikësh” për t’iu shmangur Play-Outit, verilindorët krenohen me ndeshjet direkte

    Teuta sheh Kukësin si “arkë pikësh” për t’iu shmangur Play-Outit, verilindorët krenohen me ndeshjet direkte

    Kukësi e Teuta bëhen gati për një ndeshje shumë të komplikuar, në javën e 33-të të Kategorisë Superiore.  Ekipi durrsak kërkon t’i largohet zonës së Play-Outit, ndërsa verilindorët e dinë se janë të rënë nga kategoria, por Bledar Devolli është shprehur se ekipi I tij do të respektojë garën deri në fund të kampionatit.  Teuta ka një lloj impulsi pozitiv në dy ndeshjet e fundit, fitorja kundër Skënderbeut në transfertë dhe barazimi ndaj Vllaznisë.

    Kukësi aktualisht është mbrojtja më e thyer e kampionatit me 48 gola të pësuar. Sulmi i verilindorëve ka një gol më pak, ku numrat janë 28 me 29. Në këtë pikë, Kukësi mund të krenohet vetëm me përballjet direkte, në 51 takime të zhvilluara, ekipi verilindor ka 18 fitore, kundrejt 15 të Teutës, ndërsa 18 sfida kanë përfunduar në barazim.

  • Qatip Osmani nuk e bën dramë barazimin ndaj Teutës: Kjo pikë do të vlejë në fund të kampionatit

    Qatip Osmani nuk e bën dramë barazimin ndaj Teutës: Kjo pikë do të vlejë në fund të kampionatit

    Teuta dhe Vllaznia barazuan me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

    “Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë”, është shprehur fillimisht Osmani.

    “Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit”, tha më tej trajneri i Vllaznisë.

    Sa vlen kjo pikë?

    “Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”.

  • Pesë ndeshje radhazi pa fitore për Vllazninë, Teuta merr pikë mbijetese

    Pesë ndeshje radhazi pa fitore për Vllazninë, Teuta merr pikë mbijetese

    Në takimin tjetër të mbrëmjes, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta ka pritur Vllazninë. Ka qenë një sfidë kur shkodranët e trajnerit Qatip Osmani kërkonin rikthimin te fitorja, teksa erdhën me me formacion të plotë, duke mos pasur asnjë mungesë për këtë takim. Në krahun tjetër, pikët kanë qenë jetike për Teutën, që synonte të largohej nga zona e “play out”-it.

    Por ndryshe nga sfida e zhvilluar në kryeqytet, ajo e zhvilluar në Durrës ka qenë më e vakët në lojë dhe në raste dhe vetëm në minutën e 12-të, Vllaznia pretendon për një 11-metërsh, por prekja me dorë e Gjinit brenda zonës cilësohet e pavullnetshme dhe loja vazhdon.

    Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë dhe 3 minutat shtesë nuk kanë thuajse asgjë për të veçuar dhe 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura. 45 minutat e dyta do të shohin një rritje të nivelit të lojës dhe, në të 50-ën, Teuta e ka gjetur golin, po ai do të anulohet për pozicion jashtëloje. Vllaznia do të kundërpërgjigjet me Alivodën, që bllokohet nga mbrojtja 4 minuta më pas, ndërsa në vijim loja do të bjerë sërish në kllapi.

    20 minutat e fundit do të shohin Vllazninë të zgjohet dhe Çoba gabon në mënyrë të pabesueshme përballë portierit vendas në të 70-ën, duke vijuar të rrezikojë përsëri pak më pas. Por Teuta reagon dhe Faust është protagonist në dy raste, në të 79-ën dhe në të 82-ën minutë, duke goditur pasaktësisht në të parin dhe duke u ndalur nga portieri Qarri në të dytin.

    Minutat e fundit janë intensive, teksa Qarri bën sërish protagonistin në 84-tën dhe në të 86-tën, por një minutë më pas, Vllaznia ka një tjetër pretendim të qenësishëm për 11-metërsh, por, pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), kryesori Alla jep vetëm rivënie fundore për vendasit.

    Përtej 5 minuta shtesë, mbyllet me rrjeta të paprekura kjo sfidë midis Teutës dhe Vllaznisë, me të dyja skuadrat që mbeten në të njëjtat pozita në renditje, përkatësisht në vendin e 8-të dhe të dytë.

  • Krizë që nuk ka fund për Skënderbeun, Teuta “e mbyt” në Korçë me golin e Gjinit (video)

    Krizë që nuk ka fund për Skënderbeun, Teuta “e mbyt” në Korçë me golin e Gjinit (video)

    Krizë që nuk ka fund për Skënderbeun. Teuta ka fituar në transfertën e Korçës me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Në pjesën e parë Teuta humbi një rast të artë me Krujën i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 33′.

    Fatmirësisht për durrsakët kjo nuk rezultoi fatale pasi në minutën e 75′ Gjini realizoi golin e parë me fanellën e Teutës duke i dhënë dhe fitoren në një duel kaq të rëndësishëm. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve, ndërsa krizë që nuk ka fund për Skënderbeun që humbet pozita pasi nuk po fiton prej 3 ndeshjesh radhazi, duke iu larguar Play-Offit dhe mbetet në kuotën e 41 pikëve.

    KRONOLIGJIA E NDESHJES

    90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

    88’ Pas një rrëmuje në zonë, Rashica provon të shënojë me kokë por topi përfundon mbi traversë.

    86’ Liço lëshon predhën drejt portës por Vata bën një pritje fantastike.

    85′ Janaqi lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Moses.

    83′ Gjinollari ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Likës.

    82′ Largohet Dumfur, ka minuta për Likën.

    75’ Gol Teuta/ Kruja kroson nga këndi dhe gjen Gjinin në zonë, ky i fundit shënon me kokë në rrjetën e Aliajt. (VIDEO)

    43’ Pas një harkimi nga këndi, Gjini merr topin në zonë dhe e godet më kokë, por sfera përfundon jashtë.

    33’ Kruja gjuan nga 11 metra dhe topi godet shtyllën dhe më pas përfundon jashtë.

    29’ – 31’ Durrsakët pretendojnë 11-metërsh, Hamiti shkon në VAR për ta rishikuar. Arbitri akordon penallti

    15’ Rrëmujë në zonën e Teutës, Lloci arrin të largojë topin.

    12′ Shaqe ndëshkohet me karton të verdhë.

    3’ Gjini nuk arriti të përfitonte nga rrëmuja e krijuar në zonën e Skënderbeut edhe pse kishte mundësinë për të kaluar Teutën në avantazh.

  • Laçi rigjen fitoren pas nëntë ndeshjesh radhazi, kurbinasit parakalojnë Teutën në renditje (video)

    Laçi rigjen fitoren pas nëntë ndeshjesh radhazi, kurbinasit parakalojnë Teutën në renditje (video)

    Laçi nuk fitonte prej 9 ndeshjesh radhazi. Në takimin kundër Teutës, për javën e 30-të të Kategorisë Superiore, ekipi kurbinas ia del të amrrë një sukses me rezultatin 0-1. Një pjesë e parë e vakët me pak mundësi nga të dyja skuadrat. Arifi për Teutën dhe rrezikun e parë, një diagonale nga distanca me topin që përfundoi njashtë. Në minutën e 35’ mundësi e mirë e Laçit për të shënuar me Ujkën i cili gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e Vatës.

    PJESA E DYTË

    Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52’ sulmuesi i Teutës, Daci merr një pasim të mirë në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që është qendrore dhe ndalet nga Dajsinani. Pas shumë rasteve nga bregdetarët, në minutën e 71′, Laçi do të shënonte me William Melon. Një kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me topin që shkon te braziliani në të majtën, gjuajtja e tij kalon Jazxhi dhe portierin Vata, duke i dhënë avantazhin miqve.

    Teuta u mundua në minutat e mbetura por pa mundur të barazonin sfidën. Fitorja e parë e Armando Cungut në stolin e Laçit pas shumë javësh, me kurbinasit që i marrin renditjen Teutës, pasi me këtë fitore shkon në kuotën e 35 pikëve ne vendin e 7, ndërsa Teuta rikthehet edhe një në pikën zero, me bregdetarët që luftojnë me makthet e mbijetesës.