Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • “Turp, burrë 40 vjeç”/ Luizi reagon sërish për sherrin me Dea Mishel: Këtu do jem…

    “Turp, burrë 40 vjeç”/ Luizi reagon sërish për sherrin me Dea Mishel: Këtu do jem…

    Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjet një video ku Luiz Ejlli përmendi në një koncert në Shkodër një nga debatet me Dea Mishel brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ku kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

    Teksa ka patur një sërë reagimesh mbi deklaratën e tij, edhe vetë Dea është përgjigjur nëpërmjet ‘story-t’ të saj në Instagram, ndërkohë që fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka patur diçka të fundit për të thënë.

    Në një nga video live, fituesi i edicionit të dytë të këtij reality show, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar.

    “Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.

  • E shau nga nëna gjatë koncertit, Dea Mishel reagon ashpër ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë (FOTO)

    E shau nga nëna gjatë koncertit, Dea Mishel reagon ashpër ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë (FOTO)

    Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

    “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

    “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”

    Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.

    “Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time.

    Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë.

    Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, i thotë Dea Mishel-Luizit.

  • Nga skena me puthje tek “divorci” me Oltën/ Luizi flet për xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”

    Nga skena me puthje tek “divorci” me Oltën/ Luizi flet për xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”

    “Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor.

    Një nga protagonistët e saj është edhe Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, i cili ka si bashkëshorte në rol, Olta Gixharin. Ai ka treguar se emri i personazhit që luan quhen Besi, si dhe zbuloi se pjesa më e vështirë ka qenë momenti i puthjes, ose siç ai e quan, skena e djallit pasi kanë bërë 7 prova.

    Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.

    “Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi”-tha Luizi.

  • Prokuroria e Lushnjes kërkoi dënimin e tij, Luiz Ejlli reagon pas lajmeve për betejën e tij ligjore (FOTO)

    Prokuroria e Lushnjes kërkoi dënimin e tij, Luiz Ejlli reagon pas lajmeve për betejën e tij ligjore (FOTO)

    Luiz Ejlli ditën e sotme u bë kryelajm jo për ndonjë sukses por kësaj radhe u supozua për disa probleme të tij me drejtësinë.

    U tha se teksa ai ndodhej brenda “Big Brother Vip Albania” nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

    Lajmeve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet dhe këtë e ka bërë në mënyrën e tij.

    Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas”, ka shkruar Luizi sipër fotos nga një moment emocional ku ai fshin lotët pas shpalljes fitues në BBVA.

    Luizi në fakt me këtë reagim nuk pohoi dhe as mohoi ato që u folën gjatë ditës.

    AKUZA NDAJ TIJ

    “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

    Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal.

  • Emocionohet Luizi, shqiptarët e Londrës surprizojnë me dhuratën më speciale fituesin e “BBVA” (VIDEO)

    Emocionohet Luizi, shqiptarët e Londrës surprizojnë me dhuratën më speciale fituesin e “BBVA” (VIDEO)

    Luiz Ejlli ka ndarë pak minuta më parë një video në profilin e tij në Instagram ku tregon një dhuratë speciale që i kanë bërë fansat e tij nga Anglia.

    Shqiponja dykrenare që mban Luizin dhe Kiarën në ditët e tyre të dasmës. Kjo dhuratë ka emocionuar këngëtarin.

    “Një zotëri i nderuar, Hamdi Domazeti nga Londra ka 1 javë që ma ka sjellë një dhuratë dhe unë tani e hapa dhe u magjepsa. Se sheh mallin e shqiptarëve që kanë për vendlindjen. Është diçka e jashtëzakonshme, shumë e bukur”, shprehet Luizi i emocionuar.

  • “Jam këtu te zyrat e Top-it”/ Luizi ka një pyetje për fansat: A jeni gati për… (VIDEO)

    “Jam këtu te zyrat e Top-it”/ Luizi ka një pyetje për fansat: A jeni gati për… (VIDEO)

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se është rikthyer në Tiranë. Madje ai tha se ndodhej në zyrat e Top Channel dhe se kishte një pyetje për ndjekësit e tij të shumtë.

    Teksa po i afrohej zyrës të BB VIP, këngëtari i dashur për publikun shprehet:

    “Jam këtu te zyrat e Top-it dhe desha me ju pyetur diçka ‘a jeni gati për treshin’”.

    E me siguri që fansat do i shkruajnë se janë gati pasi ky reality show gjithmonë gozhdon publikun para ekranit të Top Channel.

    Ndërkohë kujtojmë se pas eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka publikuar këngë të reja si në bashkëpunim ashtu edhe solo. Por jo vetëm kaq pasi ka pasur koncerte të shumta në vendin tonë, Kosovë, shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.

    Gjithashtu Ejlli është edhe pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, xhirimet e të cilit po bëhen në Korçë.

  • Sot dy muaj të martuar, Kiara Tito ndan momentin special me Luizin! (FOTO)

    Sot dy muaj të martuar, Kiara Tito ndan momentin special me Luizin! (FOTO)

    Sot, martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbush 2 muaj. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara Tito e cila ka ndarë në InstaStory një postim të fansave të saj të cilët e kanë uruar me foton speciale krah Luizit.

    Kjo martesë bëri lëmsh një Shqipëri të tërë. Kudo flitej për Kiarën dhe Luizin ku nuk mungonin as pasiguritë rreth kësaj martese. Madje kjo martesë është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar. Dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës, tregoi se Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqarë.

    Gjithsesi, me mungesën e familjarëve të Luizit në ditën e martesës me Kiarën, shqiptarët e shpallën këtë kurorëzim “gjysmë të pavlefshëm”, prandaj shpresojmë që të dokumentat të mos i trondisin tepër. 

  • Sherri mes Ronaldos dhe Kiara-Luiz/ Futet në “lojë” edhe Maestro (FOTO)

    Sherri mes Ronaldos dhe Kiara-Luiz/ Futet në “lojë” edhe Maestro (FOTO)

    Armaldo Kllogjeri i njohur nga të gjithë si Maestro kërkon të dijë se çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës, pasi mesa duket nuk ia paska idenë se çfarë ka ndodhur këto ditë. Përmes një postimi në “Instastory”, ai kërkon të dijë nga publiku se ç’ka ndodhur.

    “Ju lutem më ndihmoni të di nga ju… çfarë po ndodh mes Kiarës dhe Ronaldos”– shkruan Armaldo Kllogjeri.

    Ronaldo tha në episodin te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos. Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.

    “Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.

    Më pas drama mes tyre vijoi edhe me reagime të tjera. E mesa duket një koment për këtë që po ndodh do e ketë edhe Maestro!

  • Luiz Ejlli e çon situatën në një tjetër nivel/ Plas sherri mes tij dhe ish-banorit të BBVA: Hajde merr ato 5000 eurot që të thashë se do ngelesh pa punë “butterfly”

    Luiz Ejlli e çon situatën në një tjetër nivel/ Plas sherri mes tij dhe ish-banorit të BBVA: Hajde merr ato 5000 eurot që të thashë se do ngelesh pa punë “butterfly”

    “Kepi i VIP”-ave ka nisur mbrëmë transmetimin në ekranin e Top Channel, duke marrë menjëherë gjithë vëmendjen e publikut.

    Në pjesën e parë të reality show-t u prezantuan të gjithë pjesëmarrësit, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit nuk ka lënë pa ngacmuar pjesëmarrësit e tjerë, por ka thënë edhe dy fjalë për moderatoren e emisionit, Kiara Tito.

    Sharka duket se nuk është aspak dakord që “Kepi i VIP”-ave të moderohet nga Kiara. Sipas tij, duhej të ishte ai duke e moderuar.

    Lidhur me këto deklarata ka reaguar sot fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Fillimisht ai tha se i vjen keq që nuk ka qenë pranë partneres për ta mbështetur, e më pas përmendi komentet që Ronaldo dhe disa personazhe të tjerë bënë rreth moderimit të Titos.

    Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun bëri edhe një tjetër postim në “Instastory”, ku duket se e ka sërish me Ronaldon.

    “Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi.

    Kujtojmë se kur Ronaldo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi i tha gjatë një bisede në oborr, se nëse do të fitonte çmimin e madh do t’i jepte 5000 euro.

  • “Të interpretoj në krah të…”/ Luiz Ejlli poston foto me aktorin e madh shqiptar dhe ka dy fjalë për të!

    “Të interpretoj në krah të…”/ Luiz Ejlli poston foto me aktorin e madh shqiptar dhe ka dy fjalë për të!

    Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Dihet tashmë se artisti Ndriçim Xhepa është pjesë e kastit të aktorëve të filmit. Ditën e djeshme Luiz Ejlli ka postuar një foto me të në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi që ka mundësinë të interpretojë në krah të një artisti të madh.

    Nder dhe privilegj të interpretoj në krah të ikonës së kinematografisë Ndriçim Xhepa

    Ditën e sotme Luizi ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë.