Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • Luiz Ejlli në mbështetje të Vllaznisë, mesazhi që ka për tifozët: Të gjithë në ‘Air Albania’, të ngrejmë trofeun që mungon prej 23 vitesh (video)

    Luiz Ejlli në mbështetje të Vllaznisë, mesazhi që ka për tifozët: Të gjithë në ‘Air Albania’, të ngrejmë trofeun që mungon prej 23 vitesh (video)

    Në Shkodër po pritet me mjaft entuziazëm gjysmëfinalja e “Final – Four”. Shumë shkodrqnë priten të “zbarkojnë” në kryeqytet në mbështetje të Vllaznisë, kun ë orën 20:00 në “Air Albania” do të duelojnë me Egnatian.

    E sigurisht në një ditë kaq të veçantë dhe të rëndësishme për kuqeblutë nuk ka sit ë mungojë i “madhërishmi” Luis Ejlli. Këngëtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon që tifozët të jenë sa më të shumtë në mbështetje të lojtarëve.

    Ndër të tjera thekson se fanella e Vllaznisë është më e bukura në botë dhe se skuadra e Barcelonës i ka “kopjuar”. Titulli mungon në shkodër prej 23 vitesh dhe pikërisht në këtë sezon janë më afër se kurrë për të ngritur lart trofeun, ndaj dhe Luizi bëhet bashkë me tgjithë shkodranët në mbështetje të Vllaznisë, që thekson se është djepi i futbollit.

    Kujtojmë se Vllaznisë i duhet vetëm fitorja për të kaluar në finalen e 26 majit, pasi në rast barazimi do të skualifikoheshin nga gara, pasi rrogozhinasit kanë përfunduar të parët në klasifikimin e Superiores.

  • A do të ketë një rol në “BBV3”? Luiz Ejlli lë me gojë hapur me përgjigjen e tij!

    A do të ketë një rol në “BBV3”? Luiz Ejlli lë me gojë hapur me përgjigjen e tij!

    Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

    Te ftuar në premierën absolute të filmit “5 Herë JO”, Luizi dhe Kiara janë intervistuar nga Ronaldo Sharka, i cili nuk mund të mos i pyeste pak për thashethemet e “BBV3”.

    Ronaldo : Flitet se Luiz Ejlli do jetë Vëllai i madh i “BBV3” sa të vërteta janë këto lajme?

    Luizi do prisni deri sa të fillojë një gjë ka gjithmonë, a rri dot unë pa bërë gjë?

  • “I kam pikë të dobët fëmijët”/ Luiz Ejlli reagon ashpër për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin jetën në dorë edukatoreve

    “I kam pikë të dobët fëmijët”/ Luiz Ejlli reagon ashpër për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin jetën në dorë edukatoreve

    Një natë më parë në një emision investigativ u treguan pamjet skandaloze brenda kopshtit privat “Stinët’ ku një edukatore rrihte një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.

    Ishin prindërit e vogëlushes të cilët denoncuan rastin, ndërkohë që ditën e sotme edukatorja është shoqëruar në polici, ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e kopshtit privat.

    Një reagim i gjerë publik ka ndodhur edhe në rrjetet sociale ndërkohë që aktualisht me dhjetra qytetareë kanë dalë në protestë, pas videoskandalit.Ndër presonazhet e shumtë publik që kanë reaguar ka qenë edhe Luiz Ejlli i cili duke treguar dobësinë që ka për fëmijët i bën thirrje shtetit të marrë masa për njerëzit që vihen në këto pozicione.

    “Ata prindër që lejnë fëmijët në kopësht, ata japin jetën e tyre në dorë të atyre edukatoreve. Lumturia është fëmija”, shprehet Luizit.

  • Vetëm Luizi e vizitoi, Arjan Konomi me mesazh të qartë ndaj mikeshave të tij VIP: Nuk erdhët kurrë (FOTO)

    Vetëm Luizi e vizitoi, Arjan Konomi me mesazh të qartë ndaj mikeshave të tij VIP: Nuk erdhët kurrë (FOTO)

    Pak ditë më parë fansat u shqetësuan për gjendjen e Arjan Konomit pasi u bë virale një video e tij ku shfaqej ndryshe në pamje.  Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në Australi. 

    Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshat e tij jo. Prandaj, opinionisti ka bërë një postim ku duket se hedh një thumb për to. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka vizituar opinionistin ndërsa ky i fundit shkruan se Luizi erdhi u interesua’ por mikeshat asnjëherë.

  • Elsa Lila dhe Luiz Ejlli do të garojnë në Festivalin e RTSH-së, të dy këngëtarët synojnë Eurovizionin

    Elsa Lila dhe Luiz Ejlli do të garojnë në Festivalin e RTSH-së, të dy këngëtarët synojnë Eurovizionin

    Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet këtë dhjetor në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime pranë artistes thanë për Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 57.

    Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Disa ditë më parë u zbulua se edhe Luiz Ejlli do të rikthehet në Festivalin e Fundvitit ç’ka e bën një garë shumë të fortë.

    Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

    Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë” në vitin 2006.

  • Intervista ekskluzive e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”! (VIDEO)

    Intervista ekskluzive e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”! (VIDEO)

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në Kuadër të Dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në Kuadër të Dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

    Në një intervistë ekskluzive ishte aktori protagonist, Luiz Ejlli, i cili luan rolin e Besit, bashkëshortit të Jonidës, e cila luhet nga Olta Gixhari. I pyetur se si ndihet ai në këtë premierë magjike dhe nëse para një viti do ta merrte me mend këtë ndryshim kaq të madh në jetë e tij, ai u përgjigj:

    Nëse do të ma kishe thënë këtë në tetor, do të kisha thënë ‘Po ik o Blendi’. Zoti është i madh. Është treguar shumë bujar me mua. Unë jam penduar për disa gjëra që kam bërë, dhe i kam pranuar me kokën lart e me lot në sy, dhe sot jam këtu. Është djersë, mund, vuajtje. Jam mirënjohës. Uroj mos ta prish se njerëz jemi, por tani kam Kiarën që më mban.

    Kiara Tito është shprehur:

    Unë e kam lënë sot ta shikoj për herë të parë, por jam e bindur se do të shkëlqejë ashtu siç ai shkëlqen në çdo gjë që bën. Kështu që i uroj shumë suksese, jo vetëm Luizit, por edhe kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

    Si shprehet aktori për personazhin e Besit?

    Kam qenë i vërtetë. Dhe në qoftë se kam shkëlqyer, ka qenë meritë e të gjithë kastit, që kanë patur durim. Ata më kanë njohur realisht. Më kanë trajtuar si të isha pjesëtar i familjes së tyre.

  • Zbulohet surpriza e madhe e Luiz Ejllit në premierën e “Dancing With The Stars” (FOTO)

    Zbulohet surpriza e madhe e Luiz Ejllit në premierën e “Dancing With The Stars” (FOTO)

    Teksa pritjes së Dancing With the Stars po i vjen fundi, një tjetër surprizë është zbuluar ditën e sotme. Producentja Sara Hoxha ka treguar se në premierën e madhe do të ketë një performancë magjike.

    Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale. 

    Spektakli i kërcimit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

  • E ëma po ikën nga Shqipëria, Luizi poston momentin e bukur me të! (VIDEO)

    E ëma po ikën nga Shqipëria, Luizi poston momentin e bukur me të! (VIDEO)

    Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, fitoi popullaritet shumë të madh gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”, ku edhe u shpall fitues.

    Edhe tani që reality show ka mbaruar me kohë, ai vijon që të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Fansat janë kuriozë që të dinë për të çdo gjë.

    Teksa është mjaft i angazhuar me projektet muzikore, Luizi gjithashtu gjen kohë edhe për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këngëtari i dashur për publikun ndan herë pas here me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria.

    Ditën e sotme, Luizi ka postuar një video të bukur ku shfaqet së bashku me nënën e tij. Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.

    “Mirupafshim mami”, ka shkruar Luizi në videon ku nëna e tij fillimisht shfaqet duke e ‘goditur’ dhe më pas e puth dhe e përqafon.

  • Çfarë fshihet vallë pas kësaj fotoje?! Luizi ka një surprizë për fansat: Po vjen…

    Çfarë fshihet vallë pas kësaj fotoje?! Luizi ka një surprizë për fansat: Po vjen…

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, me përmbylljen e pushimeve, po bëhet gati për një sezon të ngjeshur me projekte.

    Në një postimi në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari i dashur për publikun ka publikuar një foto të tij, në një vend ku shfaqet gjysmë errësirë.

    Ndërkohë bashkëngjitur me pozën që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, Luizi ka shkruar shkurt:

    “Po vjen…”.

    Në pamje të parë, duket sikur këngëtari ka gati këngën e radhës dhe fotoja e shkrepur është pjesë e videoklipit.

    Por me pjesëmarrjen e tij në rolin si aktor në filmin më të fundit shqiptar ‘Në Kuadër të Dashurisë’, nuk e përjashtojmë mundësinë që fotoja të jetë një paralajmërim për një film tjetër.

    Megjithatë, sesi qëndron e vërteta, këtë pritet të na i tregojë vetë këngëtari në ditët në vijim.

    Luiz Ejlli ka qenë një nga personazhet më të komentuar pas përfundimit të ‘reality show-t’ ku ai u shpall fitues. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku na përditëson me të rejat më të fundit nga projektet e tij muzikore, apo aktivitetet në përditshmëri dhe festat familjare.

  • Luizi publikon cover-in e këngës së Elvis Presley dhe komenti i ëmbël i Kiarës nuk mund të mungonte! (FOTO)

    Luizi publikon cover-in e këngës së Elvis Presley dhe komenti i ëmbël i Kiarës nuk mund të mungonte! (FOTO)

    Luiz Ejlli vijon të kënaqë fansat e tij me muzikë të bukur, me krijimet e tij artistike por jo vetëm, pasi ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka sjellë cover-in e një prej këngëve ikonike të Elvis Presley, “Can’t help falling in love”.

    Me zërin e tij të veçantë, artisti ka sjellë një version mjaft interesant të këngës, i cili është mirëpritur dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.

    Por duket se komenti më i bukur, Luizit i ka ardhur nga Kiara, e cila e ka ripostuar këngën dhe bashkangjitur ka shkruar: “Zëri më i bukur në botë Alban”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.