Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • Luiz Ejlli e quajti gënjeshtare/ Ja si i përgjigjet sot Olsa Muhameti kësaj deklarate

    Luiz Ejlli e quajti gënjeshtare/ Ja si i përgjigjet sot Olsa Muhameti kësaj deklarate

    Me siguri e mbani mend tensionin e krijuar mes Luiz Ejllit dhe Olsa Muhametit pak kohë më parë.

    Autorja e ‘Kepi i Tundimeve’ tha në një emision, se Luizi kishte qenë në Turqi disa herë bashkë me “Kepin e VIP-ave” për xhirime. Sipas saj, ai kishte  shkuar disa herë atje për të qenë pranë Kiarës, por nuk e kishte treguar në mediat sociale.

    Gjë që Luizi e mohoi asokohe, madje e quajti Olsën ‘mashtruese’.

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”, shkruante Luizi në një koment. Kujtojmë se gjatë xhirimeve të ‘Kepi i VIP-ave’ Luizi ndodhej në SHBA duke mbajtur koncerte.

    Tani Olsa është pyetur rreth kësaj deklarate në një intervistë për ‘Prive’. Ajo zgjodhi ta anashkalonte duke thënë se nuk ka koment, por e cilësoi “Kepin e VIP-ave” si një sukses.

    “Për deklaratën e Luizit nuk kam koment. Sa i takon “Kepit të VIP-ave” unë jam shumë e kënaqur. Është një produkt që u realizua shpejt. Mua më pëlqen. Ka një frymë disi ndryshe, është i qepur nga të gjitha anët dhe jam shumë e kënaqur me atë që ka përfaqësuar Kepi. Ishte më i mirë se ai i vitit të kaluar.”

    E pyetur se me kë e ka më mirë të bashkëpunojë mes Kiara Titos dhe Bora Zemanit, Olsa tha:

    “Mos ma bëj këtë pyetje se diçka të vogël të them unë fillon e nxehet. Do e thoja, por po e lë më mirë, edhe pse dihet.”

  • Nëna apo Kiara e para?! Luizi ka një përgjigje për ndjekësin

    Nëna apo Kiara e para?! Luizi ka një përgjigje për ndjekësin

    Kiara dhe Luizi kanë kaluar disa ditë pushimi në Turqi.

    Nga atje ata kanë qëndruar afër fansave me postime të shumta por në një moment artisti u fut edhe live për t’u përgjigjur në pyetjet e ndjekësve të tij.

    Dikush e pyeti nëse e do më shumë Kiarën apo nënën e tij dhe Luizi dha një përgjigje.

    Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha ai.

  • Luizi reagon pas komentit të fanses: Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke… (FOTO)

    Luizi reagon pas komentit të fanses: Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke… (FOTO)

    Ndërkohë që është duke shijuar pushimet e tij në Turqi së bashku me Kiarën, Luiz Ejlli vijon të jetë pranë adhuruesve të tij, duke postuar herë pas herë në rrjetet sociale.

    Në një prej postimeve të bëra së fundmi, Luizi shihet poshtë një peme, duke ngrënë shalqi dhe duke krijuar një poezi që sigurisht nuk kanë munguar notat e humorit.

    Në videon e postuar, një prej komentuese shkruan: “Atëherë një thirrje miqësore për të gjithë ne që po lëmë kokën për këta të dy. Vullnetarisht të kontribuojmë në të mira materiale që të bëjmë vazhdimin e pushimeve për çiftin. Nuk lejohen kundërshtime. Kjo vlen për të gjithë ne, na ndryshon ditën, na rregullon humorin dhe si pasojë na shton jetën“.

    Luizit nuk i ka shpëtuar ky koment dhe menjëherë ka reaguar duke shkruar: “Vetëm të lexoj që ju dhuroj sadopak kënaqësi në ato që bëj, për mua vlen më shumë sesa ana materiale. Falë Zotit nuk po më mungon asgjë dhe kjo falë jush përsëri”

    Me tej artisti shton: “Ju ma dhatë mundësinë të ndryshoja jetën time, tani unë do jua kthej duke ju bërë të qeshni dhe të bëjmë humor së bashku“.

  • Duke luajtur me top me Luizin, Kiara pëson një incident gjatë lojës? (VIDEO)

    Duke luajtur me top me Luizin, Kiara pëson një incident gjatë lojës? (VIDEO)

    Çifti më i përfolur i momentit, Kiara dhe Luiz ndodhen me pushime, ndërsa nuk mungojnë të jenë të pranishëm në rrjete sociale duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre.

    Në një insta story, moderatorja Kiara Tito ka ndarë një video të shkurtër, ndërsa po luan “futboll” me bashkëshortin e saj, Luizin, dhe në fund pëson një incident të vogël. Ndërsa kanë qene duke luajtur, ajo ka rrëshqitur në barin e blertë.

    Ndërsa ne duam dhe jemi kuriozë të dimë, kush e fitoi lojën nga ata të dy?

  • Mori nënën e tij për herë të parë në koncert/ Luizi habit me deklaratën e pazakontë! (VIDEO)

    Mori nënën e tij për herë të parë në koncert/ Luizi habit me deklaratën e pazakontë! (VIDEO)

    Luizi Ejlli, personazhi fenomen në Shqipëri, vijon të ketë vëmendjen kryesore në media. Ndërkohë që vazhdon të jetë shumë i ngarkuar me koncerte, artisti duket se gjithmonë gjen kohë të lirë për t’iu dedikuar personave të zemrës. Bëhet fjalë për Kiarën dhe nënën e tij, me të cilat së fundi, ka qënë në një dasëm dhe ka publikuar një foto familjare, e cila ka marrë pëlqime pafund në rrjetet socale. Në një koncert të dhënë së fundmi, Luizi është shprehur se ndihet tepër i emocionuar dhe shkak për këtë është nëna e tij, e cila gjendet në një klub natë për të ndjekur koncertin e të birit, për herë të parë.

    “Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.

    Ai gjithashtu nuk ka lënë pa i shtuar kësaj situate, disa nota humori, duke thënë: “Çuna mos ma ngacmoni”, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik.

  • “Je kokrra e legenit”/ Çfarë ndodhi? Plas keq sherri mes analistit të njohur dhe Luizit: Nuk po e mbaj dot më…

    “Je kokrra e legenit”/ Çfarë ndodhi? Plas keq sherri mes analistit të njohur dhe Luizit: Nuk po e mbaj dot më…

    Një konflikt virtual ka ndodhur mes gazetarit dhe analistit të njohur Mentor Kikia dhe këngëtarit shkodran, apo thënë ndryshe fenomenit Luiz Ejlli.

    Ka qenë një intervistë e divës së muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e cila tha se tani nuk është momenti që të bëjë një bashkëpunim me Luizin, në këtë moment kur ai është në kulmin e famës, pasi sipas artistes bashkëpunimet e mira vijnë atëhere kur publiku nuk i pret.

    Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht s’i kishte shpëtuar pa u kapur as nga analisti. Ai kritikoi mediet se si mundën të krahasojnë të madhen Aurela me Luizin, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë artistike.

    “Nuk po e mbaj dot më..Më dilni këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund, lajme-leshi që Aurela Gace refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj lajmesh janë lloqe mediatike për klik, e di unë këtë. Por si keni kurajen o bicim të përballni një këngëtare, një artiste, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di, nuk e njoh)”, shkruajti Kikia në postimin e tij, të cilin më pas e fshiu.

    Komenti i Kikisë u fshi, por Luizit nuk i shpëtoi. Ai e ripostoi statusin e analistit në llogarinë e tij në Instagram dhe i listoi atij arritjet, e madje i kujtoi edhe sukseset që ka arritur në karrierë. Duke nisur nga çmimi në “Ethet” dhe deri te pjesëmarrja e tij në Eurovision. Në postimin e tij këngëtari e ofendoi gazetarin dhe tha se ndryshe nga ai, postimin e tij nuk e do e fshijë. Por, të gjithë keni mundur të njihni pak Luizin brenda në shtëpi, çfarë thoshte tani, s’e thoshte pastaj e sigurisht ky postim ndonëse këngëtari tha që nuk do e fshijë, u fshi vetëm pak orë pas.

    “Te thuash, qe une jam pa kurrefare viere, nuk e di nga e nxjerr!

    Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu,

    Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.

    Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

    Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo un nuk e fshij o shok! Legen je dhe pik”, shkruante Luizi në postimin e tij.

  • Çfarë ndodhi në koncertin e Luizit?! Këngëtari detyrohet të ndalojë menjëherë performancën dhe… (VIDEO)

    Çfarë ndodhi në koncertin e Luizit?! Këngëtari detyrohet të ndalojë menjëherë performancën dhe… (VIDEO)

    Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP 2” këngëtari i njohur Luiz Ejlli po korr suksese të njëpasnjëshme.

    Së fundmi teksa ai po performonte në një nga koncertet e tij, një nga pjesëmarrësve i ka rënë të fikët, ndërsa artisti ka ndaluar për disa minuta muzikën në mënyrë që t’i vijë në ndihmë personit.

    E teksa gjendja shëndetësore e fansit u përmirësua, këngëtari shkodran vazhdoi sërish performancën.

    Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit duket qartë se veprim i Luizit u prit me duartrokitje dhe fishkëllimë nga fansat e ‘zjarrtë’ të tij, të cilët që pas pjesëmarrjes në këtë reality show e kanë mbështetur atë në çdo hap duke bërë që ai të shpallej fituesi i “Big Brother Vip 2”.

    Luizi përveç suksesit dhe angazhimit në fushën muzikore ai gjithashtu është fokusuar edhe tek aktrimi pasi së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë.

  • “Dallaverexhi me 5 yje”/ Bledi Mane nuk i ndahet Luizit, kapet keq me ish-banorin e BBV: Mos iu rikthe veseve…

    “Dallaverexhi me 5 yje”/ Bledi Mane nuk i ndahet Luizit, kapet keq me ish-banorin e BBV: Mos iu rikthe veseve…

    Bledi Mane i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ka folur edhe për Luiz Ejllin duke treguar se e ka këshilluar të mos i rikthehet veseve, por të shfrytëzojë mundësinë që i është dhënë.

    “E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha Bledi.

  • I niste dronë kur ishte në BB VIP/ Luizi bën gjestin e papritur për fansin e tij të zjarrtë! (FOTO)

    I niste dronë kur ishte në BB VIP/ Luizi bën gjestin e papritur për fansin e tij të zjarrtë! (FOTO)

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ishte një ndër konkurrentët e “Big Brother VIP 2”, i cili me lojën dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

    Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronët që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

    Mirëpo së fundmi fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’, i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar dronë kur ai ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës, Luizi ka kënduar live për të, ndërsa videon e ka postuar në “Instastory”. Krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrin.

    “Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh”, ka shkruar Luizi krahas videos.

  • Luiz Ejlli apo Nik Xhelilaj?! Moderatorja e njohur habit me përgjigjen e saj, ja kë zgjedh

    Luiz Ejlli apo Nik Xhelilaj?! Moderatorja e njohur habit me përgjigjen e saj, ja kë zgjedh

    Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel.

    Eva, e cila ka luajtur edhe në shumë filma, u pyet nga Lei Kraja se kë do zgjidhte mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, për të luajtur në një film.

    Teksa fillimisht tha asnjërin, pastaj Murati shtoi ‘me të dy së bashku’.

    Lei Kraja: Ti ke luajtur shumë, shumë filma, së fundmi edhe me Nik Xhelilajn. Do bësh ndonjë film tjetër dhe nëse duhet të zgjidhje mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, kë do zgjidhje?

    Eva Murati: Obobob tani. E di çfarë po mendoj unë? Domethënë mendoj titujt e portaleve po të zgjedh njërin dhe titujt e portaleve po të zgjedh tjetrin.

    Lei Kraja: Po me Nikun e ke bërë, kështu që mund t’a bësh me Luizin

    Eva Murati: Prandaj ma bëre këtë pyetje

    Lei Kraja: Jo, jo, po t’a lehtësoj

    Eva Murati: Nuk po zgjedh asnjërin. Ose të dy, pse jo, të dy së bashku

    Lei Kraja: Kështu që janë të gjithë në paqe, një super film me yjet e Shqipërisë