Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • Luiz Ejlli konfirmon këngën me reperin e njohur, ndan detaje nga xhirimet/ Ja çfarë po planifikon fituesi i “BBVA” për hitet e verës! (FOTO)

    Luiz Ejlli konfirmon këngën me reperin e njohur, ndan detaje nga xhirimet/ Ja çfarë po planifikon fituesi i “BBVA” për hitet e verës! (FOTO)

    Është konfirmuar tashmë bashkëpunimi ndërmjet Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit. Artisti shkodran në një nga koncertet njoftoi se po vjen në duet me reperin nga Kosova, ndonëse e ka përmendur mjaft shumë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.

    I njëjti zbuloi se është një nga artistët e tij të preferuar dhe se ia këndonte shpesh disa projekte brenda.

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother së fundmi ka shpërndarë një fotografi me Ghetto Geasyn, ndërsa shfaqen bashkë nga një makinë. Duket se ata tani kanë nisur edhe me xhirimet e klipit dhe se ky duet do të shpaloset së shpejti.

    “Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

    Krahas Getoarit, Luizi ka zbuluar se do të vijë edhe me disa bashkëpunime të tjera.

  • Çfarë ndodhi tani?! Tensione mes tyre në xhirimin e filmit? Luizi i “vë kapakun” marrëdhënies me Oltën

    Çfarë ndodhi tani?! Tensione mes tyre në xhirimin e filmit? Luizi i “vë kapakun” marrëdhënies me Oltën

    Një ditë më parë u raportua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.

    Marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur shpeshherë nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve. Ishte Olta ajo e cila ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit.

    E për këto raportime ka folur edhe Luizi. Në një video live që realizoi në Instagram, ai u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, e si për ta sqaruar një herë e mirë ai tha se nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira.

    “Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”– tha Luizi.

    Kujtojmë se xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” janë ende duke vijuar.

  • “Mund ta quaj puthja e djallit”/ Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha për herë të parë tregojnë skenën më të vështirë në film, ja çfarë thanë ata

    “Mund ta quaj puthja e djallit”/ Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha për herë të parë tregojnë skenën më të vështirë në film, ja çfarë thanë ata

    Në kuadër të dashurisë” është filmi më i ri i cili së shpejti do të shfaqet në kinemanë shqiptare, ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë.

    Mirëpo së fundmi Sara Hoxha e cila në film ka rolin e motrës së Olta Gixharit dhe Luizi kanë treguar momentin më të vështirë që ata kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij filmi.

    Këngëtari shkodran tregoi se skena më e vështirë për të ka qenë puthja me Oltën, të cilën ai e quajti puthja e djallit.

    Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekond për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme. Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova.”- tha këngëtari.

    Megjithatë edhe Sara e cila gjithashtu në film ka rolin e të dashuruarës u shpreh se puthja me Roerdin ka qenë skena më e vështirë.

    E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thoshin aty në set”, u shpreh fituesja e “DWTS”.

  • Pas “sherrit virtual”, si do punojnë së bashku Luizi dhe Dea?! Ja fotoja që publikon Olta Gixhari nga skenat e filmit

    Pas “sherrit virtual”, si do punojnë së bashku Luizi dhe Dea?! Ja fotoja që publikon Olta Gixhari nga skenat e filmit

    Dea Mishel Hoxha është duke marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Sot ajo ishte pjesë e xhirimeve, e kjo u zbulua nga Olta Gixhari e cila postoi në rrjetin e saj social një moment me Dean.

    Deri këtu jemi “ok”, por mos harruat që në këtë film protagonist kryesor është Luiz Ejlli, personi me të cilin Dea pak ditë më parë kishte një “përplasje” online pas ofendimit që u bë.

    E duke marrë shkas nga kjo, pyesim sesi do shkojë marrëdhënia mes tyre në sheshxhirim? A do ketë hatërmbetje? Do flasin apo s’bëhet fjalë…

    Për t’ju rikujtuar ngjarjen…

    Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër bëri xhiron e rrjetit.

    Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”. 

    Këto ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

    “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”, është shprehur Dea.

    Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i kujtoi momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.

  • Dedikim për Kiarën?! Luizit i zbulojnë këngën e papublikuar, ja reagimi i tij

    Dedikim për Kiarën?! Luizit i zbulojnë këngën e papublikuar, ja reagimi i tij

    Luiz Ejlli është në periudhën e tij të artë dhe po shijon frytet e famës. Artisti nga Shkodra këtë periudhë është mjaft i angazhuar me koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja.

    I njëjti së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku gjatë bisedës i është vendosur në studio edhe një pjesë nga projekti i ri.

    “Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.

    “Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh Luizi.

  • Plane për fëmijë? Luiz Ejlli më në fund shuan kureshtjen: Ashtu siç thotë Kiara, do…

    Plane për fëmijë? Luiz Ejlli më në fund shuan kureshtjen: Ashtu siç thotë Kiara, do…

    Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar planet mbi familjen dhe në lidhje me ardhjen e një fëmije në jetë.

    Ai tha se do ia lënë kohës, dhe se familja për të është e shenjtë.

    “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi.

  • Fansat “të çmendur” pas Luizit! Ja çfarë dhuratë i bëjnë për ditëlindje (VIDEO)

    Fansat “të çmendur” pas Luizit! Ja çfarë dhuratë i bëjnë për ditëlindje (VIDEO)

    Fituesi i Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli, dje festoi ditëlindjen.
    Ai ka mbushur 38 vjeç, dhe në këtë ditë nuk munguan urimet dhe dhuratat për të. Por, dhurata më e mirë që mori ishte ajo nga fansat e tij.

    Adhurues të artistit nga gjithë bota, i uruan ditëlindjen përmes një video.

    Ju jeni forca ime! Vetëm para jush ulem në gjunjë. Ju dua përjetësish”, ka shkruar ai në videon e postuar në Instagramin e tij.

  • Nuk ndalet Luizi, thyen një tjetër rekord! Ja për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

    Nuk ndalet Luizi, thyen një tjetër rekord! Ja për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

    Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, festoi ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kanë fund.

    E gjitha dita për këngëtarin ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.

    Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.

    “Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.

    Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik të mbushur me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin.

  • Sa vjeç mbushi sot? Luizi feston ditëlindjen dhe ka dy fjalë për fansat: Ju më ndryshuat jetën… (FOTO)

    Sa vjeç mbushi sot? Luizi feston ditëlindjen dhe ka dy fjalë për fansat: Ju më ndryshuat jetën… (FOTO)

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka vendosur që të falenderojë fansat e tij për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar.

    Këngëtari i dashur për publikun shprehet ‘se i kanë ndryshuar jetën’ dhe se ‘dashuria e tyre e bëri që të triumfonte’.

    Teksa ka postuar një fotografi me tortën pranë, Luizi bashkëngjitur me të shkruan:

    “Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që jeni. Faleminderit për gjithçka”.

    E siç ndodh me postimet e artistit, menjëherë shpërthyen pëlqimet në këtë foto dhe urimet e pafundme.

  • Luizi feston sot ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë: Ashtu siç ke zemrën… (FOTO)

    Luizi feston sot ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë: Ashtu siç ke zemrën… (FOTO)

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, feston sot ditëlindjen. Ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka falënderuar fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë.

    E në këtë ditë të veçantë, Luizi ka marrë urime të shumta, por sigurisht vëmendjen e mori ai i partneres së tij, Kiara Tito.

    Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ejllin. Bashkëngjitur me to, moderatorja e njohur ka shkruar:

    “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”.

    Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Artisti e pëlqeu atë që ditën e parë që e pa dhe dita-ditës ia shprehte këtë.

    Ishte ‘dasma’ që u organizua në BB VIP që zyrtarizoi lidhjen e tyre, pasi Tito i dha një puthje në buzë Luizit, i cili e priste prej kohësh. Edhe pse lidhja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati ulje dhe ngritje, tani ata janë më të dashuruar se kurrë.